Showing posts with label ”Vargje”. Show all posts
Showing posts with label ”Vargje”. Show all posts

Zita Izsó: Poezi/i

 

(l. 1986, HU)

 

Identitet

(Azonosság)

 

Në strehim

të ardhurit nga vende të ndryshme

përpiqeshin ngathtësisht të ngushëlloheshin.

Pastaj u qetësuan

kuptuan se s’duhej të duheshin

se mjafton të ngrenë që përdhe

dy gurë me përmasa gati të njëjta,

e kur udhët e tyre do të ndahen

e asnjëri s’do mbajë mend emrin e tjetrit,

do të dinë se diku dikush ka

një gur të ngjashëm, me të cilin, sado dhimbje të ketë shkaktuar,

s’ka shkatërruar asgjë,

s’ka thyer ndonjë xham,

nuk i ka folur gurit, nuk e ka mbështjellë,

e s’ka coptuar me të kokat e atyre

që ulërinin dhunshëm,

gur të cilin thjesht e mban,

siç e mbajnë të tjerët.

dhe për çdo ditë që kalon ia ndjen peshën gjithnjë e më pak.