*
Ky ravgim
është rrënja e fundit.
Ushqehem
me mall që të mos ushqehem me furi
Sot isha
fantazmë –
si
zakonisht, vetëm se këtë mbrëmje edhe trupërisht
dyert ishin
hapur dhe hyra
e
padobishme të them se hapësira qe mpakur
„Gjithçka
është e vdekur”, thashë
teksa më
mbytnin
të gjitha
ato
copëza të
ndritshme
që ndonjëherë më janë e vetmja ndihmë e parë.