*
Ky ravgim
është rrënja e fundit.
Ushqehem
me mall që të mos ushqehem me furi
Sot isha
fantazmë –
si
zakonisht, vetëm se këtë mbrëmje edhe trupërisht
dyert ishin
hapur dhe hyra
e
padobishme të them se hapësira qe mpakur
„Gjithçka
është e vdekur”, thashë
teksa më
mbytnin
të gjitha
ato
copëza të
ndritshme
që ndonjëherë më janë e vetmja ndihmë e parë.
Të tjerët
i ndajnë disa dhjetëvjetësha
nga ky
lloj malli
që mua më
mpin gjithnjë
jam një
adoleshente me rrudha të gjelbra në brendësi
dhe duhet
të jetë diçka e trashëguar –
nëse jo, mbetet
gjithsesi një përligjje e mirë;
duket se
kam trashëguar nga të dy kahet
përzierjen
e ngadalësisë me shpejtësinë:
tret me vështirësi
shënjoj
gjithçka
ëndërroj
me shpejtësinë e dritës
me çiltërsinë
e dritës
mësohem
me zor e kthehem shpesh
shijoj
duke zgjedhur
çdo grimë
nga drita e së shkuarës
disa herë
me radhë
derisa
grimcat harxhohen
pastaj i
jap kohë dritës të rimbushet
dhe e
shijoj nga e para
në rast
nevoje
e jetoj të
tashmen shumë herë
mbledh të
tashme të paçmueshme
i vendos
mbi dritaret që të tjerëve s’u thonë asgjë
mbi
shkallët e errëta
mbi
ngrehinën gjithnjë e më të hirtë.
jam një shkallë lirike*
kujtesa është
paradigma ime
asgjë s’më
tradhëton
fytyrën e
kam të kthjellët
jam
shpirtërore, di kufijtë e rrëfimit
ky ravgim
është rrënja e mbrame
mësoj të
mërgoj
* Ka edhe kuptimet shembull, copëz, "shkallë"-njësi që është e aftë të gjykojë vlera.
*
Çdo fjalë
një hap i
mundshëm i gabuar
mbi një
truall të minuar
Lëndohemi
duke u ruajtur
thellohemi
secili
si
mungesa e tjetrit
rrënjosemi
njëri në
pritjen e tjetrit
tjetri në
dëshirën e njërit
a nuk të
duket se është bukur
si çon një
jetë të pavarur
në dëshirën
time
si je
shndërruar
në më të
shquarën ndër mungesa
e vetmja
përçartje me fytyrë njeriu në shkreti
rrënjosemi
me çdo
hap
kujdesemi
për mungesën tonë
si për një
vend varri
ti më
vdes në ëndërr e më dhemb gjoksi
se s’kam
asnjë të drejtë të të vajtoj
s’kam
asnjë të drejtë të mbaj zi
dridhem të
shkruaj një letër
të
fanitem në ëndërr si një prani e ndritshme
pabesueshëm
e durueshme
bën një
hap
të brishtë,
por në siguri të plotë
nuk pyes pse
gërmoj ti
shkund rërën nga duart
i them
vetes e bëra timen
të them po plasën minat të paktën do vijë fshirja
nga faqja e dheut
më thua mos mbaj zi para kohe
*
Në fillim
të botës u nda nga fjalët.
Tha: Fjalët mund të lindin dhe ua kam frikën.
U nda nga
meloditë me vargje, nga librat dhe poemat.
Vetëm për
një kohë,
tha.
Duhet të
mësoj t’i bëj ballë realitetit;
çdo fjali
është një perde ndarëse më tepër.
I buzëqeshi
ajo ide.
Hoqi dorë
nga dialogë dhe dialogë të përfytyruar.
Iu avit
thelbit duke arritur të mposhtë sipërfaqen –
Ose të
paktën ta shohë.
Nuk takoi
askënd.
Vëzhgoi.
U bë e tëra
sy.
Ngujoi
kujtesën, se nuk i vlente.
Shmangu ëndërrimet,
se rrezikonin ta plagosnin –
Ishin si
fjalët:
krijonin
varësi dhe ishin prore shtatzëna.
Vërejti: I zgjoi interesin realiteti i parmë.
Ishte
paqartësisht e thënë –
Nuk qe
fjala për interes, po për nevojë.
Aty nga
mesi i muajit zbuloi e gëzuar:
Po shërohem, po shërohem!
Planifikonte
vagëllimthi të shkruante për këtë.
(...)
Curriculum Vitae i Autores
Iulia Enkelana (pseudonimi i Iulia-Maria Kyçykut) është lindur në Bukuresht në vitin 1999 në një familje shqiptaro-rumune.
Autore që shkruan rumanisht e anglisht, ka botuar romanin Dacă există o voce / Nëse ekziston një zë (2021) disa pjesë teatrore (tre prej të cilave u përfshinë në vëllimin DeMontat, Presa Universitară Clujeană, 2021), tregime të shkurtër (botuar në revista kulturore rumune dhe shqiptare: Neuma, Viața Românească, Haemus, Poeteka etj.), dhe poezi (botuar në The Bridge Magazine, Suprerpresent Magazine, A New Ulster Review, Liternet) dhe esesh shkencore apo letrare.
Pjesët e saj teatrore „Skeleti i zogut” (Scheletul de pasăre) dhe „Nishani” (Semnul) kanë pasur lexime publike dhe shfaqje radiofonike (Reactor, Teatrul Postnațional Interfonic, Hearth). ”Skeleti i zogut” ishte njëra ndër tri pjesët finaliste në edicionin e parë të Çmimit për Dramaturgji „Tamási Áron“ të Institutit për Kërkime Teatrore dhe Multimedia (ICTM).
Iulia Enkelana ka realizuar disa filma të shkurtër (Poezia e bërë me dorë, I dridhen qerpikët, M’u desh të lija peng diamantin, Qyteti i munguar, de/mascat, Rruga për në shtëpi, Lindja e një ideje, Prenaissance, Shkrepëse etj.), disa prej të cilëve janë përzgjedhur zyrtarisht në festivale dhe / ose kanë qenë finalistë në festivale ndërkombëtare të filmit, si Festivali i Filmit të Pavarur Ridgefield, Tirana International Film Festival, Her Independent Film Festival, Lift-Off Global Network, Festivali Rajonal i Filmit Juglindor, Retrospektiva e Jupiterit, Festivali SIMULTAN ose Channel BUEIFF.
Iulia Enkelana ka botuar albumet digjitale: a ju kujtohet vetmia juaj e parë (fotografi, 2017) dhe Eyeland (vizatime, 2016). Ka qenë e pranishme në disa ekspozita fotografie (LoosenArt, ESPY 2019 Photography Awards në Elysium Gallery, Shame and Lost and found, Bucureşti – mon amour; Bucureștiul în alb și negru, Bucureşti – mon amour). Dy nga fotografitë e Iulias u përfshinë në albumin #OurLakeOhrid, Photo & Story Contest 2017, nga UNESCO.
Në vjeshtën e 2019, Iulia Enkelana botoi kredon e saj artistike dhe një përzgjedhje fotografish në revistën The Bridge.
Iulia
ka mbaruar studimet për teatrologji në Fakultetin e Teatrit dhe Filmit,
Universiteti Babeș-Bolyai, Cluj-Napoca, duke shkruar një tezë që shqyrton
debatin mbi veprat kanonike dhe rëndësinë e Hamletit,
Shtëpia e një kukulle dhe Gjashtë
personazhe në kërkim të një autori.
Ndjek programin e masterit në CESI – Qendra e Ekselencës në Studimin e Imazhit pranë Universitetit të Bukureshtit.
Vijon në Haemus Nr. 66-70
Shqipëroi nga rumanishtja. A.-Ch. Kyçyku