Etleva Durmishi ka studiuar për psikologji dhe
shkenca politike në Prishtinë, Maqedoni dhe Suedi. Është psikologe e
përqëndruar në psikologjinë politike dhe mënyrën e aplikimit të saj në Ballkan.
Durmishi ka botuar dy përmbledhje me fabula në vitet 2003/2004 (“Kopshti i
Drenushës” dhe “Pula në Internet”) dhe është autore e një morie tekstesh të
këngëve për fëmijë. Poezia mbetet pasioni i përhershëm dhe një veprimtari e
rëndësishme në jetën e saj, krahas profesionit. Etleva Durmishi jeton dhe punon
në Prishtinë.
Kafe mëngjesi
Mëngjesi
zbrazet në filxhan
dhe dozë e
fortë e kafesë
humbet
kuptimin e hershmërisë para orës së saj!
Dielli i
hershëm bie butë mbi filxhan
dhe poaq
butë ndeshen nxehtësitë
duke bërë
të dukshëm
pamjen e
patrajtë të avullit të saj
që s’duron
veten brenda në gotë!
Avulli…
Duket poaq i
ngatërruar, i ngadaltë dhe i lehtë
sikur
mendime njerëzish në këtë orë
që gjejnë
depërtim
në
shtresën e mbetur të kafesë
kur ikim,
lëmë
prapa këtë çast
për të
kapur ditën më gjithë forcën e gëlltitur.