Showing posts with label Revista Haemus Nr. 54-57. Show all posts
Showing posts with label Revista Haemus Nr. 54-57. Show all posts

Kopi Kycyku: Prit!

(Duke marrë shkas nga leximi i Lutjeve dhe i Librave të Shënjtë)

Të kam thirrur me dëshpërim, o Zot, me drithma, duke vajtuar,
Kam dëgjuar zërin Tënd të ëmbël që gjithkënd magjeps, mahnit,
T’u luta të më japësh dritë, udhën e drejtë për të më treguar,
Me mirësinë e pamatë më the veç kaq: “O biri im i dashur, PRIT!”

Më mësove të vij tek Ti, të kërkoja dhe do më jepje, vetëm të besoja,
Premtove se do të më ndihmosh kudo që të jem, edhe në infinit,
Por ndjehesha i humbur dhe të thërrisja prapë, papushim vajtoja,
Ti më përgjigjeshe butë me durim: “O biri im i dashur: PRIT!”

Outizmi, ose e sotmja kundër së përhershmes

Qysh në fillimet e tyre, mes letërsisë dhe politikës ka fryrë thëllimi. Përvoja komuniste i detyroi shkrimtarët që t’i shohin të paktën vëngër politikanët, teksa përvoja e ashtuquajtur demokratike nuk e pakëson asnjëherë ndruajtjen e politikanëve ndaj shkrimtarëve. Politikanët paditen edhe sot e kësaj dite si të vetmit fajtorë të varfërimit të shqipes, të fundosjes së humorit në pellgun e shakave bajate, të trymbetimit të dështakëve dhe shkatërrimit të ngadaltë të elitave të pavarura, ose sa më pak të varura. Me pak qetësi do të arrijmë të shohim se e ashtuquajtura shpërfillje ndaj letërsisë së fuqishme është një çështje shumë më tepër shpirtërore, sesa shtetërore. Ajo nis të zhvillohet njëherazi nga brenda një letërsie për jashtë dhe nga letërsitë e huaja për brenda. Në rrafshin e brendshëm, kur autorë e kritikë nuk kanë një kulturë të domosdoshme për talentin dhe as anasjelltas, bien në të gjendjen që quhet ves i truallit (aq i pranishëm në mendësinë e qenve) dhe i cili duhet pushtuar e kontrolluar mundësisht edhe pas vdekjes. Arrihet në një betejë shpesh të nëndheshme, ku secili mezi pret të dëbojë kolegun nga vendi krejt i merituar, t’ia kyçë librat në sirtar dhe në depot e librarive, - shpesh duke ia shndëruar në letër për librat e anëtarëve të bajrakut, - t’ia ndyjë emrin a faqen në prani të të huajve apo të kujtdo qoftë. Është e qartë se me qëndrime të lësaj natyre s’mund të sigurosh mbështetjen e askujt, aq më pak të strukturave shtetërore. Ose mund të kesh vetëm mbështetjen e ndonjë regjimi kalimtar.

Ingmar Bergman: The Magic Lantern (“Llampa magjike” – Fragmente)

Ernst Ingmar Bergman (14 korrik 1918, Uppsala - 30 korrik 2007, ishulli Fårö, Suedi) njëri nga regjisorët më të shquar të të gjitha kohërave, u lind në familjen e priftit luteran me prejardhje daneze Erik Bergman, - që u bë më vonë kapelan i Mbretit të Suedisë, - dhe Karinit (ish Åkerblom).
Bergmani ndoqi Shkollën e Lartë të Stokholmit dhe disa kurse letërsie në Universitetin e Stokholmit, por i ndërpreu, sepse, siç e dëshmon vetë: “iu përkushtua filmit”.
Pasi drejton për disa vjet teatrin Shtetëror të Helsingborgut, Bergmani bëhet i njohur botërisht me filmin “Vula e shtatë” (Det Sjunde inseglet, 1956), i cili hap serinë e disa kryeveprave, si "Manaferrat e egra" ("Smultronstallet"), “Pranvera e virgjëreshës” (Jungfrukällan, 1959), "Përmes një qelqi të errët", 1961.
Mes viteve 1963 dhe 1966 Bergmani është drejtor i Teatrit Mbretëror Shtetëror të Stokholmit. Filmat e kësaj periudhe, "Persona" (1966) me Liv Ullmann-in dhe Bibi Andresson-in në rolet kryesore, "Pasioni i Annës" (1969), "Prekja" (1970) apo "Britma dhe pëshpëritje" (1972), frymëzohen kryesisht nga nëna e regjisorit dhe çmohen për thellësinë dhe befasinë e vëzhgimeve e të mënyrave të xhirimit. Bergmani  vijon me filma televizivë, si "Skena nga një martesë" (1974) dhe "Ballë për ballë" (1976), që shfaqen edhe në kinema.
Për një kohë, Bergmani largohet nga Suedia dhe vendoset në Gjermani.
Në vitin 1982 mbaron së xhiruari kryeveprën autobiografike "Fanny dhe Alexander-i", që fiton Çmimin Oskar si filmi më i mirë i huaj. Pas kësaj arritjeje, Bergmani përqëndrohet në veprimtarinë si skenarist, regjisor teatri dhe shkrimtar.
Ingmar Bergmani ndërroi jetë në gjumë, në shtëpinë e tij në Fårö, më 30 korrik 2007, dhe u varros më 18 gusht të po atij viti.

“Llampa magjike” (Lanterna magica), botuar në vitin 1987, cilësuar nga Roland Barthes si “një autobiografi që ndruhet ta quajë veten roman” përshkruan me një forcë të jashtëzakonshme etapa nga jeta e Bergmanit, qysh nga fëminia e deri pasi u tërhoq të jetonte i vetmuar në ishullin Fårö. Mundimet e prindërve dhe të miqve, pesë martesa, nëntë fëmijë, pengesa e arritje të paharrueshme, mërgime e kthime, dështime, smira, adhurime të skajshme e humbje njerëzish të shtrenjtë – gjithçka përshkruhet si nga një kamerë, brenda së cilës drithëron një shpirt i vetmuar që nuk gjeti për asnjë çast paqe të mirëfilltë përveçse në art.
Për nga thellësia e vëzhgimeve, çiltërsia, humori, vetoironia, tematika dhe përkushtimi me të cilën trajton disa nga temat e përhershme të jetës, libri është një kryevepër letrare që do të duhet t’i jepet sa më shpejt edhe lexuesit shqiptar.

Dino Buzzati: Veza

Në kopshtin e Vilës Mbretërore, kryqi Vjollcë Ndërkombëtar do të organizonte gjuetinë e madhe të vezës për fëmijët nën 12 vjeç. Bileta 20 mijë lireta.
Vezët fshiheshin nën disa grumbuj fieresh, pastaj jepej sinjali i nisjes dhe të gjitha vezët që arrinte të gjente një fëmijë, ishin të tijat. Vezë me përmasa dhe lloje nga më të ndryshmet. Prej çokollate, prej metali, prej kartoni. Kishte dhe nga ato me lodra shumë të bukura brenda.
Xhilda Sozo, kameriere me orë, dëgjoi të flitej për këtë gjueti në shtëpinë Zernota ku punonte. Zonja Zernota do t’i çonte të katër fëmijët e saj atje. Që të gjithë bashkë kushtonin 80 mijë lireta.
Xhilda Sozo, 25 vjeç, as e bukur, as e shëmtuar, e vogël, e imët, fytyrëmprehtë, plot vullnet, por edhe me dëshira të ndrydhura – dhe me një vajzë 4-vjeçare, një krijesë e hijshme pa mbiemër atëror, eh – mendoi që ta çonte dhe ajo vajzën e saj atje.
Ditën e gjuetisë, e veshi Antonelën e saj me mantelin e ri dhe kapelën e kashtës, që e bënin të dukej njësoj si vajzat e zotërinjve.
Ndërsa Xhilda nuk mund t’i ngjante një zonje: rrobat i kishte tepër të vjetra. Por i lindi ideja për diçka tjetër; gjeti një lloj skufjeje, u rregullua pak a shumë si infermiere dhe po të mos e shihje me vëmendje, fare mirë mund ta merrje për një dado moderne, nga ato që kanë diplomën e Gjenevës ose të Noshatelit.

Veronica D. Niculescu: Njeriu, të cilin e pret në shtëpi një kanarinë (Omul pe care-l aşteaptă acasă un canar)

Veronica D. Niculescu (l. 4 maj 1968, Pitești, Rumani) prozatore dhe përkthyese e njohur rumune, autore e disa romaneve dhe vëllimeve me tregime.

Do të doja të shihja një herë në lajme, një herë të vetme, se si nga shumë viktimat e një aksidenti automobilistik, zgjidhet të vihet nën lupë e të shtrydhë lotë një njeri që s’ka fëmijë në shtëpi. Një njeri që ka në shtëpi një qen. Një njeri që ka në shtëpi një derrkuc Guineje. Një kanarinë. Një lule në parmak. Ose, edhe më mirë: një njeri të cilin nuk e pret askush askurrë. Nuk e pret as të gjallë, nuk do ta presë as të vdekur. Njeriu që s’do të jetë kurrë i denjë për një tregim. Njeriu që s’ngre peshë.
I shkruaj këto në mbrëmje, pasi shoh televizorin, pastaj pyes: po vallë jo për këtë ekziston letërsia? Që të shkruash:

Njeriu, të cilin e pret në shtëpi një kanarinë

Do ta përfytyrojmë atë njeri. Do të zgjedhim një njeri mes atyre që s’bien në sy, si unë e si ti, aq të rëndomtë, saqë nga largësia ku ndodhemi nuk shquhet veçse një ravijëzim i paqartë, një trajtë e vagët, me puls. Me mendjen tek përshkrimi, do të joshemi të përdorim, - duke u larguar me kujdes nga emisionet e lajmeve, - dy tipare të huajtura nga një libër, sepse na pëlqejnë aq shumë dhe se u përshtaten tani, për gjithmonë, të gjorëve që do të vdesin: mbase dikur pat kënduar me violinë dhe pat pasur një mi të bardhë. Por do ta mbajmë veten. Do të mjaftohemi vetëm me: ky njeri ka në shtëpi një kanarinë.

Ndue Ukaj: Pasqyra e një gjenerali


Në qytetin verior Sh, rrëzë maleve të larta që preknin qiellin kaltërosh, e përtej brigjeve të lumit, me një pamje përrallore, shtrihej fshati Lekë. Mu aty, në një lartësi të dukshme për çdo sy kalimtari, si shkëmb i thepisur, rrinte një shtëpi e vjetër, aq e vjetër, sa s’mbahej mend. Askush s’e dinte saktësisht vjetërsinë e saj. S’dihej kush e kishte ndërtuar, e ma pak, pronë e kujt qe. Prej kur mbahej mend, shtëpia ruante të pandryshuar një ngjyrë të frikshme, si ngjyrë dheu. E tillë çfarë ishte, ajo i kishte gjitha karakteristikat e një shtëpi misterioze.
E kjo s’ishte e tëra në lidhej me historinë e asaj shtëpie, sepse ajo që e bënte atë ma të ankthshme ishte diçka që ndodhej brenda saj. Ishte një pasqyrë, nga e cila shihej e gjithë shtëpia, madje edhe skutat ma të fshehta, ndonëse ajo ishte e vendosur në hyrje të ngrehinës disakatëshe, me shumë dhoma si labirinte. Përtej pasqyrës, ndodhej një korridor dhe disa dyer të mëdha, mirëpo, sipas rrëfimeve, askush deri me sot s’kishte arritur të kalonte matanë pasqyrës.

Bogdan Munteanu: Palltoja (Paltonul)


Bogdan Munteanu, lindur më 28 prill 1979 në Arad të Rumanisë, jeton në Timishoara, autor i tre vëllimeve me tregime (Vals mbi fije merimangash, 2010; Mirë se të humba, Incognito!, 2011 dhe Harrove të qeshësh, 2016).

   

Rri si hajvan para shtëpisë së Xhixhit, mbështjellë me pallton e tij të re. Është dhjetor, ftohtë, fryn era.
Tmerr fare.
Xhixhi po vdes dhe unë duhet të gjej një mijë lei*.
Si dreqin t’ia prish qejfin? Po vdes! Dhe s’i kam ato të holla, nga t’i nxjerr kur s’i kam? Flas edhe me vete në rrugë. Mjaft, qepe, qetësohu!
Nuk shkon. Dua t’ia dal mbanë, ta heq nga mendja këtë vizitë të çmendur, të bërtas, t’i ulërij dikujt. I telefonoj sime shoqeje. Telefoni, Laura, kështu. Ah, ia qif...! S’paskam kredi! S’kam punë, s’kam asgjë. Vetëm borxhe, kaq. Mor, Xhixhi, mor, ç’po më bën ti mua?

E njoh Xhixhin që kur isha një pëllëmbë. Banonte në pallatin B11, ndërsa unë sapo isha shpërngulur në B12. Plot dy javë ndenja mbyllur në shtëpi derisa mora guximin të dal. E kisha parë përditë Xhixhin nga dritarja, ishte më i madh e më i shëndoshë se bashkëmoshatarët dhe i rrihte të gjithë, po të mos i vinte për mbarë ndonjë gjë. Një ditë e mora zemrën ndër dhëmbë, si i thonë, dhe dola në rrugicë. Asnjë s’ma vari, me përjashtim të bullafiqit. Erdhi si plumbi tek unë. Dridhesha, nuk dija si qe puna. I pëlqeja, i kisha hyrë në zemër, ashtu papritmas, apo vetëm qe kurreshtar? Ky osh’ pallati im, hungëroi dhe më shtyu me gish në bark. Ti ç’kërkon këtu? Belbëzova se sapo jam vendosur aty dhe s’kisha ku të dilja. Nuk i erdhi për mbarë. Më vështroi vëngër, m’u avit dhe më gromësiu në fytyrë. Kjo më shpëtoi! Kisha marrë pjesë në qindra gara gromësimash me çetën e dikurshme të shokëve, para se të vija në qytet, dhe mund të gromësija në çdo lloj mënyre e në çdo kohë. U tërhoqa një hap mbrapa, thitha ajër mirë dhe lëshova më të përbindshmen gromësimë të jetës sime, me të cilën i magjepsa Xhixhin dhe të tjerët. Në fillim u ngurosën, sikur të kishin dëgjuar ndonjë dinozaur. Pastaj ia plasën së qeshurës sa iu shtrembëruan këmbët. Bëj edhe një herë, edhe një herë, e edhe një herë – më mbajtën ashtu nuk di sa kohë, gajaseshin së qeshuri pas çdo gromësime dhe më luteshin edhe një, edhe një, e fundit! Nuk më nxinin lëkurët nga gëzimi! Xhixhi më mori menjëherë nën flatrat e tij mbrojtëse. Kush krruhej me mua, krruhej me Xhixhin. Duhej vetëm të gromësija kur i tekej dhe kish qejf ai. Një ujdi që më vinte mrekullisht për mbarë. Futboll, cingla, zara, të fshehta të vogla, bixhoz, pastaj pije, femra, sërish të fshehta, më të mëdha – një miqësi që s’kish si prishej.

Despre lumea lui Panait Istrati și nu numai... – convorbire cu cercetătorul Zamfir Bălan


Zamfir Bălan este Cercetător ştiinţific I. De-a lungul timpului s-a ocupat de cercetarea manuscriselor aflate în fondul caselor memoriale „Panait Istrati" şi „D. P. Perpessicius", din Brăila; de editarea operei bilingve a lui Panait Istrati (franceză-română), stabilire text, confruntare manuscrise, redactarea notelor şi a studiilor introductive. Ca profesor ascociat, conf. univ. dr., a predat la Universitatea „Constantin Brâncoveanu” din Piteşti, Facultatea de Științe Juridice, Administrative si ale Comunicării, cursuri de Semiotică și Retorică, Cultură și civilizație contemporană, Retorică și teoria argumentării. La Universitatea „Dunărea de Jos” din Galați, la Facultatea de Litere, a predat Teoria literaturii și Poetică. Este Doctor în științe filologice. Cărți și îngrijire ediții: 17. Articole: 47

Revista Haemus: Stimate Domnule Bălan; apariția în limba albaneză a ”Kirei Kiralina„, la 80 de ani de la plecarea lui Istrati spre o lume mai înțelegătoare, ne îndreptățește să vă adresăm câteva întrebări, Dumneavoastră fiind unul dintre cei mai buni cunoscători ai operei și vieții lui Istrati nu doar la nivel național. Ce înseamnă o nouă apariție din opera istratiană, mai ales într-o limbă străveche și rară ca albaneza?

Zamfir Bălan: O nouă traducere a operei istratiene nu poate fi decât o nouă poartă, o nouă deschidere spre universalitate. Panait Istrati este printre puținii scriitori din lume care s-au bucurat de traducerea operei lor într-un număr foarte mare de limbi, încă din timpul vieții. La cele aproape treizeci de traduceri antume s-au adăugat multe altele, după moartea scriitorului. Iată, a venit rândul culturii albaneze să și-l apropie pe Panait Istrati, prin intermediul traducerii semnate de Kopi Kycyku, un foarte bun cunoscător al literaturii române, om de mare cultură, el însuși scriitor.

Ardita Jatru: Poezi/i


Poetă și prozatoare albaneză născută la 13 aprilie 1972 la Tirana, autoare a volumelor Vieții mă-nchin, Alter-ego, Aripi de hârtie (roman) și 66 kg singurătate. Trăiește la Salonic.


Mă duc să dorm

(Po shkoj të fle)


Mă duc să dorm
Puțină liniște, vă rog
Cum respiră noaptea s-aud
Și cum suflet-mi alunecă pe scări
iar trupu-mi se face țândări
spulberat în pat mi-l arunc
Apoi îl acopăr cu doi metri de oftate
Sinea mea obosită
s-a dus și ziua asta și n-a spus nimic
Fără o voce frumoasă
ca o glumă
Vă rog, puțină liniște
mă duc să dorm, fără dorință
căci mâine
iar mă voi bate cu zeii.


Claudiu Komartin: Poezi/i


Claudiu Komartin (l. 1983, Bukuresht) ka mbaruar gjimnazin dhe ka nisur të lexojë, të shkruajë e të përkthejë. Pa mbushut të njëzetat, ka botuar një vëllim poetik, Mjeshtri i kukullave dhe pagjumësi të tjera (Păpușarul și alte insomnii, Vinea, 2003), pasuar nga Cirku shtëpiak (Circul domestic, Cartea Românească, 2005), Një stinë në Berçeni (Un anotimp în Berceni / lagje e Bukureshtit, Cartier, 2009) dhe kobalt (cobalt, Casa de Editură Max Blecher, 2013). Dy vëllimet e parë janë ribotuar në vitet 2007 dhe 2010 jo ngaqë kanë pasur sukses të jashtëzakonshëm, por ngaqë fillimisht qenë botuar në shumë pak kopje. Në vitin 2012, shtëpia botuese vjeneze Korrespondenzen i botoi antologjinë dygjuhëshe Und wir werden die Maschinen für uns weinen lassen, përkthyer në gjermanisht nga Georg Aescht, ndërsa në vitin 2015 iu botuan vëllimet Vrpce potaman za balu mesa (Treći Trg, Beograd, përkhtim në sërbisht nga Ljubinka Stankov Perinac) dhe Bir Garip Roman (Yitik Ülke Yayınları, Stamboll, përkthyer në turqisht nga Gökçenur Ç.). Nga viti 2009 organizon serinë e takimeve dhe leximeve publike Instituti Bleher (Institutul Blecher), ndërsa nga viti 2010 është kryeredaktor i revistës  „Poesis internațional” dhe i Shtëpisë së Botimeve Max Blecher.  (C. Komartin)

Eshtërza

(Oscioare)          


S’ke asnjë arsye të trembesh, më tha S.-ja, furia e të cilit, e ftohtë, mezi
e përmbajtur, bënte llampat të puliteshin në restorantin e shkretë të katit përdhes
të hotelit.
Ështe i vdekur dhe pikë.
Po, ishte, ishte im atë, por ka vdekur.
E pata pritur këtë prej shumë kohësh, që tani të mund të ndiej ndonjëfare pendese.
Mendo sa i torturuar ka qenë, një njeri i shkëlqyer si ai, mbyllur ashtu në trupin e vet, gjithë këta vite.
S’mund ta humbasim kohën me pendesa. As që do ta vësh re se kur
Ka kaluar koha dhe je bërë ti ky plak i rrjedhur që zvarrit
këmbët slow-motion në korridor.
Gjithë do të pengohesh e do të biesh hundazi para hyrjes.
Sendet dinë më mirë se ne të zhduken. Gërmat – po ashtu,
fjalët.
Veglat muzikore kthehen më në fund në tallash.
Perdet, partiturat, ciflat dhe ashklat prej eshtrash bëhen pluhur i imët, dhe disqet
shndërrohen në një brumë të zi e të djegshëm, dhe sahatet me qyqe gëlltiten në
terr.
Krejt letërsia që ke lexuar dhe që ke dashur të lexosh,
Miliona vëllime nga bibliotekat e botës do të ngucen nesër në një çip
më të vogël se thoi, ndërsa debili kujdestar i stacionit kozmik
ku do të mbahen tërë këto vjetërsira do ta gëlltitë gabimisht njëheresh
me darkën.
Do t’i fryhet barku dhe do të vdesë.
Do të jetë një punë e fëlliqur.
Dhe të qeshurat do të ndalen, sepse do të marrin fund shakatë dhe askujt s’do
t’ia ketë ënda ta çojë kohën me ironira. Disa qenër të egër e të sëmurë
do të brejnë eshtërzat vezulluese të Woody Allen-it.
Çfarëdoqoftë, s’ke asnjë arsye të trembesh.

Silvana Leka: Asimetri tematike brenda krijimtarisë me fytyrë nga mali

Oksimoroni naimian

Duke iu rikthyer Naim Frashërit si rastin më tipik vërejmë edhe se ky poet shfaq dy qasje në krijimtarinë e tij të mëvonshme dhe që lidhet jo më me poezinë, por me poemën. Të dyja qasjet poetike i drejtohen origjinave si materie narrative. Bëhet fjalë për ato origjina që do t’i përkatësonin shqiptarët si të lidhur e të shprehur më fort se zakonisht me:
·       kulturën tokësore (pjesë e telurokracisë),
·       me kulturën detare (thalasokracisë),
·       me të dyja apo në mes të të dyjave.

Eduart Sulollari: Garoafele iarna (Karafilat në dimër)

Singuratice sunt...

ultimul boboc
explodat-a-n pieptul fetei îmbrăcate-n alb
cuscrii și-au spart toba
în flacăra arzândă din ochii ginerelui

Peste firele tăiate
vântul îi linge rănile vrăbiuției
zăpada ascunde cursele
în mănușa uitată a vânătorului

Timizi
desenează erotismul noului boboc
dimprejur
luna apropie pânza galbenă
geloasă

Vecini încrezuți
câțiva brazi
se zbat să-și scuture mândria

La sfârșit
doi păianjeni înfometați
țes firul subțire

al gheții

Lavdie Bakiu: Poezi



Lavdie Bakiu ka mbaruar studimet për Gjuhë-Letërsi në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Shkruan poezi qysh e vogël.

Mes andrrës e (Mos)zgjimit


Mes andrrës e zgjimit gëlojn' lumtunit'
e trishtimet e nji zemre t'dobsume,
n'grimçaste që shfaqen si nji drit',
dritëza t'nji jete t'jetume.
Mes andrrës e zgjimit, n'agim,
jeta t'vjen para sysh,
a thu t'vjen edhe n'nji tjetër andrrim,
kur shpirti don me u nda m'dysh?
Mes andrrës e (mos)zgjimit plot drit'
n'syt' e plakut t'ngrat',
bulza jete i lëshuen syt'
e iku n'nji udhtim t'gjat',
harroi me u kthy at' nat'....

Rudina Merkuri: Poezi


Më fal


Më fal!
nëse gjaku në remba mori vrull,
nëse dehjet tërbuan qepikët e një peme,
nëse stinës së përhumbur,
iu morën këmbët,
nga vijat boshe,
nëse dashurisë së gjymtuar,
i dhanë paterica dërrmuese.
Më fal!
pa kurrfarë ndrojtje,
jemi njerëzorë miopë,
si krater i lindur në këmishë,
si vullkan përcëllues në cipën e lëkurës,
ngelemi fëmija,
mbi zhubrosjen e udhës gabim.
Që ti të vije kaq bukur,
dimri duhet të dredhë qilimin e verdhe,
në thellësinë e tokës së virgjër....

Etleva Durmishi: Poezi


Etleva Durmishi ka studiuar për psikologji dhe shkenca politike në Prishtinë, Maqedoni dhe Suedi. Është psikologe e përqëndruar në psikologjinë politike dhe mënyrën e aplikimit të saj në Ballkan. Durmishi ka botuar dy përmbledhje me fabula në vitet 2003/2004 (“Kopshti i Drenushës” dhe “Pula në Internet”) dhe është autore e një morie tekstesh të këngëve për fëmijë. Poezia mbetet pasioni i përhershëm dhe një veprimtari e rëndësishme në jetën e saj, krahas profesionit. Etleva Durmishi jeton dhe punon në Prishtinë.

Kafe mëngjesi


Mëngjesi zbrazet në filxhan
dhe dozë e fortë e kafesë
humbet kuptimin e hershmërisë para orës së saj!
Dielli i hershëm bie butë mbi filxhan
dhe poaq butë ndeshen nxehtësitë
duke bërë të dukshëm
pamjen e patrajtë të avullit të saj
që s’duron veten brenda në gotë!
Avulli…
Duket poaq i ngatërruar, i ngadaltë dhe i lehtë
sikur mendime njerëzish në këtë orë
që gjejnë depërtim
në shtresën e mbetur të kafesë
kur ikim,
lëmë prapa këtë çast
për të kapur ditën më gjithë forcën e gëlltitur.

Ardian Vehbiu: Manhattan Park (Fragment nga romani “Bolero”)


Ky është stacioni i metrosë në Avenunë e 7-të dhe Rrugën 40 në Manhattan – ose një nga stacionet e Times Square, për ju të tjerët. Shtigje të panumërta të çojnë te çfarë mbahet, me arsye, si një nga portat më të trafikuara drejt Manhattan-it të nëndheshëm; me labirinte zbritëse shkallësh, të dyndura me njerëz ditën, të frikshme e ndoshta kërcënuese natën; shtigje të panumërta si tunele që të shpien në tunele që të shpien në tunele.

Stacioni i metrosë në Avenunë e 7-të dhe Rrugën 40 në Manhattan – shumë hyrje, shumë nivele, shumë trena; drejt veriut, drejt jugut, drejt lindjes, drejt perëndimit; njerëz që nisen për diku pastaj ndërrojnë mendje dhe kthehen mbrapsht atje ku ishin në krye dhe këshillohen, nervozë, me hartat e shpalosura keq dhe ekranet vezulluese të celularëve.

Arb Elo: Înline (Drejtvizore)


Arb Elo (pseudonimul lui Arenc Lohja), poet, prozator și traducător albanez născut în anul 1967, absolvent al Facultății de Construcții, secția Arhitectură, a Universității din Tirana; a cerut azil politic în Germania la 2 iulie 1990, când mii de albanezi au intrat în ambasadele străine acreditate la Tirana. Este autor al volumelor ”Povești / Spovedanii de umbre” (Rrëfime hijesh, 2010), "Miraj” (Mirazh, 2011), "Zero 3D" (2012), "Scântei negre” (Xixa të zeza, 2013), "Încă / Umblet(e) / Țesătură / Țesând” (End(j)e, 2014), ”Îmbrățișarëări / silabe mortal(e) (Rrokje vdeknisht, 2016) și al volumului cu proze ”Ursa Major”. Traducător în albaneză al integralei Georg Trakl și al unor autori precum Hilde Domin, Ingeborg Bachmann, Rose Ausländer, Paul Celan etc. 

Îl vedeam coborând scările zilnic, fericit ca un beefsteak medium, cu capul înroșit de despărțirea de nevastă-sa care nu uita să-l conducă până la ușă și să-i poruncească, în timp ce îi dădea mâncarea gen paie uscate, învelită în ziarul ”Panorama”[1]: ”... și nu uita s-o mănânci toată singur; nimic câinilor și nu arunca fărâmele la porumbei!”
Și așa făcea după aia, dar asta o știam din auzite, până când a murit și au fost transmise filmările; vai, ce viață înline: o bucată de pâine cu unt și gem dimineața, șapte cafele, un pachet de țigări, puțină trebăluială; în pauza de prânz o convorbire distantă cu colegul, după masă puțin somn, seara știrile, apoi trebuie să-și mulgă nevasta care zbiera în bucătărie: ”Vino, Goni, acum, că mă dor țâțele de lapte!”






[1] Cotidian albanez.

Astrit Cani: Pirati dhe Tristana


Dy shpija kishin mbetë buzë lagaterës ku dikur libojshin anitë venedike, aq të mdhaja sa me u quejtë faraona. Ishin të dyja shpija përdhese peshkatarsh të rrënuem. Aq përdhese sa me iu ra fiku në pullaz. Përtokë shpitë, përtokë ekonomitë. I kishte mbulue nji baticë qi vjen urtë e butë e s'din me ikw ma. Harresa. Zbatica e jetës.
Njena shpi, disi ma e mbajtun, ajo ma pranë kepit, ruente prapë ndoj shenjë prej shkëlqimit të dikurshëm; tjetra dukej herë e sapondërtueme, herë si ndërtim pa leje, e herë ma e vjetër se e para. Varej prej motit, si gjendja shpirtnore e banorve të rrallë t'asaj djerrine, që e kishte harrue mundsinë kjoftë edhe fantastiko-shkencore me kenë oaz.
Mbas dunet, shtrihej e shpartallueme, lagjia, ose fshati, ose çka mbetej prej të dyjave, pra asnjena.

Ndue Ukaj: Humusi kulturor e poetik i Martin Camajt

Shkrimtari dhe albanologu Martin Camaj, i lindur në Temal të Dukagjinit, shkoi në Kolegjin Saverian, aty ku para tij u edukuan shumë shkrimtarë e dijetarë shqiptarë. Aty mori bazat e para të formimit klasik, të cilat i thelloi nëpër qendra të ndryshme. Djaloshi i ri që la malet Temalit, “ku s’ka shkelë kurrë kamba e kalit” zbriti në Shkodrën e kulturës- dhe në kolegj, pati fatin të kishte për rektor, eruditin At Zef Valentini. Shkollimi iu ndërpreu në vitin 1946, kur regjimi komunist ndaloi përfundimisht aktivitet e kolegjit. Nga këtu, kaloi 4 vite të vështira në Prekal, dhe vendosi të largohej nga atdheu.
Janë momentumet politike të kohës, ato që ia prishin ëndrrat. Ideologjia staliniste lëshoi rrënjë në Shqipëri. Atëbotë, Camaj i ri e me ndjeshmëri të theksuara- i edukuar me frymë lirie e ndërgjegje refuzuese, vendosi ta braktiste vendin. Arshi Pipa, gjithashtu një i arratisur, duke e shpjeguar këtë akt thotë se Martin Camaj “është tipiku i intelektualit europiano-lindor që, për arsye politike, braktis atdheun dhe shëtit nga një vend në tjetrin. Po me të ngulitur diku- e ndërkohë s’është më i ri në moshë-e kupton se është e pamundur për të, të lëshojë rrënjë në tokën e re. E përndjek nostalgjia për atdheun e vet. E nëse qëllon të jetë shkrimtar, do ta shprehë këtë nostalgji duke u përpjekur të sillet rreth një teme-bazë, atë të humusit të vet kulturor.”

Elsa Demo: Shpëtim Gina dhe gjuha e nëndheshme*

Unë largohesha prej vetvetes,
por i pari njeri që takova në Q. Stalin
ishte Shpëtim Gina.(2)

Limbo                                 

Tridhjet vjet më pas

Në pranverë të vitit 2007, në një sallë të vogël njëqindvendëshe të Teatrit Kombëtar në Tiranë, luhet premierë absolute dhe vetëm për një natë, drama Pesha e paqes[3]. Autori është Shpëtim Gina.
Emri i Shpëtim Ginës ishte mbuluar në harresë dhe ajo premierë përmendi bashkëpunëtorët e magjepsur nga puna e një dramaturgu të ri në vitet shtatëdhjetë, veprat e të cilit i kishin kaluar dorë më dorë, madje i kishin ruajtur pas vdekjes së tij pa dijeninë e familjes. 
Regjisori Viktor Gjika, një pionier i kinemasë shqiptare, i dorëzoi familjes Gina asaj vere të 2007-ës, dramën “Shtëpia Nr. 1961”. Autori, qysh kur e kishte nxjerrë nga duart, ia kish dhënë mikut për ta lexuar. Ashtu si Pesha e paqes ose Akuzë kishte dalë në dritë nga aktori Minella Borova, i cili e ruante prej viteve ‘70. Kur Akuzë u përball me skenën, publiku e pa veten në pozitën e atij që mbërrin kur festa ka mbaruar. Prezantimi pas çerek shekulli me Shpëtim Ginën linte të kuptohej se ai, edhe pse jo njohës i kultivuar i teknikës dramaturgjike, ndërton një arkitekturë teksti të vetën që forcën e ka në dialogët e dendur dhe të tendosur psikologjikë, në shthurjen e monotonisë së rrëfimit teatral, në kapërcimet e befta nga skenat e vogla të realitetit konkret në ato të mëdhatë, të botës së mendimit abstrakt dhe asocasioneve, një procedim jo i zakontë për dramën shqiptare të realizmit socialist.