Më fal
Më fal!
nëse gjaku në remba mori vrull,
nëse dehjet tërbuan qepikët e një peme,
nëse stinës së përhumbur,
iu morën këmbët,
nga vijat boshe,
nëse dashurisë së gjymtuar,
i dhanë paterica dërrmuese.
Më fal!
pa kurrfarë ndrojtje,
jemi njerëzorë miopë,
si krater i lindur në këmishë,
si vullkan përcëllues në cipën e lëkurës,
ngelemi fëmija,
mbi zhubrosjen e udhës gabim.
Që ti të vije kaq bukur,
dimri duhet të dredhë qilimin e verdhe,
në thellësinë e tokës së virgjër....
nëse gjaku në remba mori vrull,
nëse dehjet tërbuan qepikët e një peme,
nëse stinës së përhumbur,
iu morën këmbët,
nga vijat boshe,
nëse dashurisë së gjymtuar,
i dhanë paterica dërrmuese.
Më fal!
pa kurrfarë ndrojtje,
jemi njerëzorë miopë,
si krater i lindur në këmishë,
si vullkan përcëllues në cipën e lëkurës,
ngelemi fëmija,
mbi zhubrosjen e udhës gabim.
Që ti të vije kaq bukur,
dimri duhet të dredhë qilimin e verdhe,
në thellësinë e tokës së virgjër....
S’kam
kohë
S’kam kohë të harroj,
zjarrin që gjymtyrëve bie,
fjalën që mbin qelizat,
flakët delir në sy të verbër,
dashurinë që e lodhur bërtet,
muzgun shkrepëtimë,
në vajosje hormonesh,
të bukurën absolute – që lutet,
netët përsëritëse trojane,
në monologun që thurr.
Sikur të pajtohesha me vijën,
e ashpra do më godiste,
"arrest kardiak",
me një tru të lodhur...
zjarrin që gjymtyrëve bie,
fjalën që mbin qelizat,
flakët delir në sy të verbër,
dashurinë që e lodhur bërtet,
muzgun shkrepëtimë,
në vajosje hormonesh,
të bukurën absolute – që lutet,
netët përsëritëse trojane,
në monologun që thurr.
Sikur të pajtohesha me vijën,
e ashpra do më godiste,
"arrest kardiak",
me një tru të lodhur...
Dashuroj...
Dashuroj!
edhe kur dhimbja kthehet pluhur,
kur nyja e një litari të mbyt,
e ti,
në ofshamën e fundit "thua je ti".
Dashuroj çastin pasthirrmë,
qesh... ulem këmbëkryq në frymën tënde,
ne erërat e tua,
në shiun me pika të egra,
në brigjet e mposhtura,
nga një dallgë,
që flinte në një uragan.
E di që sot melodia u harrua nëpër flokë,
pa pritur sytë e mëngjezit,
që shtrydhen mjaltë,
mbi një aromë...
edhe kur dhimbja kthehet pluhur,
kur nyja e një litari të mbyt,
e ti,
në ofshamën e fundit "thua je ti".
Dashuroj çastin pasthirrmë,
qesh... ulem këmbëkryq në frymën tënde,
ne erërat e tua,
në shiun me pika të egra,
në brigjet e mposhtura,
nga një dallgë,
që flinte në një uragan.
E di që sot melodia u harrua nëpër flokë,
pa pritur sytë e mëngjezit,
që shtrydhen mjaltë,
mbi një aromë...