Showing posts with label Viron Andrea. Show all posts
Showing posts with label Viron Andrea. Show all posts

VIRON ANDREA: Panteoni i Kombit në vëllimin enciklopedik “Kontribute Shqiptare në visarin e përbashkët të popujve”

Historiani Stilian Adhami, në vijim të veprave të tij, që në vitin 2003 ka prezantuar para botës së letrave shqipe fillimin e encikopedisë të figurave të shquara iliro-arbërore-shqiptare. Është një vepër që gjen dritë mbas një pune afatgjatë 50 vjeçare të autorit. Të gjithë e kemi ndjerë jo nevojën për të patur një encklopedi të figurave të shquara të kombit tonë, por një domosdoshmëri, ashtu siç e kanë dhe shumë kombe të tjerë me civilizim dhe kontribute të hershme dhe të tashme në kulturën dhe evolucionin në nivele kombëtare e më gjerë. Është një aspekt jo vetëm historik, por me rëndësi të madhe edukative shoqërore në përcaktimet e nivelit dhe thesarit intelektual që përbën atë plazmim të fuqishëm të krenarisë së një kombi, që përbën atë që përcaktohet si traditë dhe mbetet si një taban edhe për gjeneratat qe evulojne.