Showing posts with label Shqipërime. Show all posts
Showing posts with label Shqipërime. Show all posts

Méhes Károly: E fshehtë dimërore

 

(Téli titok / Taină hibernală)

 

(l. 1965, HU)


Dëbora ka një tingull fort të largët

e megjithatë të mprehtë prej klarinete


Ai tingëllon nga shpina e kodrave

të zbardhura përgjatë shinave

hyn në pyll ku jo vetëm gjethet

e thara por edhe dëbora mbulon qysh tani

gjithë ç’ish në beharin e shkuar

kafshë të përmbysura pa jetë shiringa

plastiku dhe ja edhe maska

 

po kush e ka h/artuar këtë muzikë

nëse muzika është tingull-psherëtimë-dëborë

ndërprerë nga ndonjë rënkim dege

dhe nga thëllimi që bën të vetën

Pun’e tij… Gjithçka veç gjallon

me një ngadalësi që shkon shpejt

me një vështrim të gjatë hedhur drejt largësive

dhe me qetësinë që shpërbëhet në tinguj

klarinete gjatë shëtitjes së janarit


Duhet të bësh lëvizje të marrësh ajër

Të kesh shumë durim të presësh

Por më shpesh duhet të presësh

Kjo është e fshehta e një jete të gjatë

Traducere de Kocsis Francisko

Në shqip: A.-Ch. Kyçyku

Paul Vinicius: historia e një plage të freskët

(l. 1953, Rumani)

e pra
kur kthehem unë në vendin
që të tjerët
rëndom
e quajnë nështëpi
nata ka rënë kaherë
dhe nis beteja me shkallët.
janë ca shkallë të koklavitura
spirale
motra me terrin
dhe alkoolin në venat e mia
e që tek bredhin sa andej-këndej
më marramendin.

s’është aspak e lehtë të zbresësh
bashkë me shkallët
nga kati i shtatë në të pestin
vëlla me terrin
dhe me alkoolin në venat e mia
që enden
të dehura me gjak
sa andej këndej
nëpër trupin e vrimuar e pothuajse të huaj
si ndonjë fabrikë rreziqesh.

ndonëse s’është rasti
përfytyrimi im mbi parajsën
është një fushë e rrafshët
plot me tryeza
me karrike
pa kurrfarë shkallësh
dhe
aty-këtu
nga një pijetore.
Shqipëroi A.-Ch. Kyçyku

Elena Vlădăreanu: krisja e tretë e kujtimit

(l. 1981, Rumani)


qysh tani do të nisin
të pluskojë mamaja dhe shtëpitë përreth
fabrika e çimentos në skaj të qytetit
po trokita në mur
muri tingëllon si bosh
mishi im i mavijosur nga e ftohta
gajasem e ngrirë më këmbë
duke u çmeritur mes çarjes së murit
të shoh në cep të udhës anësore
mbuluar kokekëmbë
me një tis të hollë çimentoje
tek tërheq pas vetes një tufë
ushtarësh teneqeje
nderon me dorën te kapela
pastaj ngrihesh në ajër
si një flluskë sapuni

Shqipëroi A.-Ch. Kyçyku


Ivo Muncian: Magjia e udhës (Magia drumului)

 

Magjia e Udhës

(Magia drumului)

 

Besoj se do t’ia dalësh mbanë me lehtësi

mes rrjetës prej merimange të ideve –

ato që janë kundër mendimit tënd

do të vuajnë mënjanë

meqë nuk sjellin fat.

 

Do të përshtaten, besoj, rruginat

me hapin tënd të vogël e të fisëm

dhe do të të dhurojnë mundësinë e përsosur të kaptosh udhëkryqin

kanë ato – rruginat –

disa fuqi mrekullibërëse.

 

Afër fundit, me përvojën e fituar

mbase do ta kesh më lehtë

të mposhtësh çdo pengesë

që s’është mjaftueshëm në ujdi

me këto kohërat e reja.

Nina Ceranu: Vargje

Po e nis këtë poemë njëlloj sikur lutem.
Po e shkruaj me bojë të zezë dhe me dorën prej dheu
të vdekatarit që jam.


*

Në Kryqin e natës çarvalitim
Barkun e mjegulluar.
Si një balenë
zhvesh
redingotën me toptha ari.

Hyjmë në mjegull –
si në një mushkëri duhanxhiu – me ndrojtje.
Në shpinë – e panjohura,
përballë një e panjohur edhe më e madhe,
ndërsa në errësirë pafundësia pa
kufi.

Khalil Xhibran: "Profeti"

Përktheu Viktor BAKILLARI


TITULLI NË GJUHËN FRËNGE “LE PROPHÈTE”
AUTORI: KHALIL GIBRAN (HALIL XHIBRANI)
SHQIPËROI: VIKTOR Z. BAKILLARI (viktorbakillari@yahoo.com)
REDAKTOI: Prof. Dr. NONDA VARFI
ISBN: 99943-628-5-2

Al - Mustafai, i zgjedhuri nga Zoti, i adhuruari, agimi i jetës së vet, kishte pritur plot 12 vjet në qytetin e Orfalezës kthimin e anijes, e cila do ta binte sërish në ishullin e lindjes.
Dhe ja, viti i dymbëdhjetë, në ditën e shtatë të shtatorit teksa i ngjitej një kodre që ngrihej matanë bedenave të qytetit, hodhi vështrimin në drejtim të detit, pa anijen që përparonte bashkë me një mjegull të lehtë.
Kanatat e zemrës iu hapën plotësisht dhe gëzimi i tij fluturoi tutje mbi dallgët. Atëherë mbylli sytë dhe në qetësinë e shpirtit u kroth në lutje.

Por, ndërsa zbriste kodrën, një trishtim i ri e kaploi dhe tha me vete: Po si t’ia bëj që të nisem i qetë dhe jo i brengosur? Jo, nuk mund të largohem nga ky qytet pa një brengë në zemër.
Të gjata qenë ditët e hidhura që kalova nën strehën e bedenave të tij, të gjata netët e vetmisë; e kush do të ndahej nga dhimbja dhe nga vetmia pa brengë?
Të shumta janë parcelat e shpirtit që shpërndava nëpër këto rrugë; të shumtë fëmijët e dëshirës sime që ecin këmbëzbathur nëpër këto kodra, e pra nuk mundem të shkëputem dot pa një barrë, pa një mundim.
Nuk është një petk që e heq sot, është një lëkurë që duhet ta zhvas me duart e mia.
Nuk është një mendim që po braktis, është një zemër e zbutur nga uria dhe etja.

Bogdan-Alexandru Stănescu: Poezi/i

Poet, eseist, studjues i letërsisë dhe botues rumun,
lindur në vitin 1979, autor i disa librave poetikë dhe studimorë.



Shtëpia e dhimbjes
(Casa durerii)

Mirseardhët në shtëpinë e dhimbjes!
Këtu strukemi pranë mureve
Dhëmbët ngulen në murin prej gëlqereje
shtesa e kalçiumit – e paçmueshme
Këtu nuk prekim, gjithçka bëhet me pëshpëritje, rëniet tona
janë të ëmbla porsi
Lartimi në qiej
Nderohemi, ashtu siç luani nderon drekën
duhemi, ashtu si bubuzhelët duan acidin borik
Mir-se-erdhët! Kemi nevojë për shikues
përndryshe ç’duhen kaq fjalë të zgjedhura?

Victor Eftimiu: Aforizma

Kohës nuk i pëlqen përveçse ajo që është ngjizur të mbetet. Ajo nuk i ruan çikërrimat.

Ngutja është armikja e përsosjes.

Kuptoj të luftoj për një ideal, por jo për një himerë.

Jam zvjerdhur nga fundërrinat, më jepni një maskara!

Gratë, kur martohen, fitojnë lirinë që humbin burrat kur martohen.

Klasikët më tepër citohen, se sa lexohen!

Më në fund e arrita idealin: pleqëria. Vetëm të zgjatet ca.

Çdo orë të cilën nuk e kalon i vetmuar është një orë që ia ke rrëmbyer jetës.

Jam modest, me një kusht të vetëm: të dihet!

Të siguroj, doktor, se e ndjek me përpikmëri regjimin që më ke caktuar, me të gjitha pakënaqësitë që më shkakton. Por a më garanton ti se ky regjim do të më shpëtojë nga një ftohje mushkërish, nga mbytja, apo nga rrotat e ndonjë kamioni? Jo. Atëhere lermë të qetë!

Harresa na duket tradhëti. Harresa është tradhëtia e epërme.

Gratë pyesin gjithmonë, por nuk e dëgjojnë përgjigjen, sepse përgatisin ndërkohë një tjetër pyetje.

Kur fillon t’i zgjedhësh femrat, është shenjë se po plakesh.

Të hartosh synime nuk domethënë se po qeveris.

Gratë të duan hero, por ta ndalojnë luftën.

Fakti që asnjë i vdekur nuk u kthye mbrapsht, dëshmon se të shumtët nuk kanë kujtime fort të këndshme që këtu.

Llogarite gjithmonë hasmin më të fuqishëm nga sa do të doje të ishte.

Mos fli mbi dafina. Lavdia ndalet në çastin kur harron se je prore një debutues.

Trajta reale e lumturisë është shpresa. Kush nuk shpreson, s’mund të jetë i lumtur.

Shpesh njerëzit pa asnjë cilësi janë më të durueshëm se sa ata pa asnjë mangësi.

Ka libra dhe drama që, ndonëse të botuara, mbeten të pabotuara. Iu vjen radha një ditë!... Janë ringjallje ngadhnjimtare.

Lexuesi është liqeni që di të bëjë rrathë të hijshëm, plot valë të kadifenjta e muzgore, prej krateresh hëne, kur e godet në zemër guri i hedhur nga bregu.

Librat na mësojnë, por nuk na udhëheqin. Nuk kam vrarë nën ndikimin e romaneve me krime, siç nuk jam vetëvrarë pas Verterit, dhe nuk jam bërë murg duke lexuar Jetët e Shënjtorëve.

Zgjodhi e shqipëroi A.-Ch. Kyçyku

Micro-antologii


Ion MINULESCU
(1881-1944)

Romanca e kyçit
(Romanţa cheii)



Kyçin që ma fale mbrëmë -
Kyçin e derës së gjerë -
S'di si e humba po mbrëmë!...
Por çdo kyç humbet një herë!

Kyçi që më fale mbrëmë
Më ra nga kulla e lartë
Nëpër shkallë, si një gjëmë
Ma fiku dritën e qartë.

Kyçin që e humba mbrëmë
E kërkova, e kërkova;
Por në shkallë
Ishte natë dhe gjë s'dallova -
Natë si nën kupolën e rrallë
Të harkuar të manastirit,
Kur u shuan në ikona
Qirinjtë prej dyllit - të dlirit.

Dhe mbeta në kullën gotike-
Në kullën me tri stema:
Të dashurisë,
Të Shpresës,
Dhe të Besimit të ardhshëm...
Të pleqërisë.
Dhe mbeta në kullën gotike
Zot mbi perandoritë e pafundme
Të së zezës kaotike.

Dhe kaluan qysh mbrëmë çaste,
Dhe kaluan qysh mbrëmë orë,
Dhe krahët e agimeve
Fluturuan mbi mua gaztorë,
Ashtu si çastet e jetuara
Mbi bardhësinë e parmakëve zanorë.

Dhe zbrita nëpër shkallë...
Por në këmbëshkallën e fundme
Çelsin që më dhe mbrëmë
E gjeta të shndrruar- gjë e rrallë-
Në një kupë të bardhë, plot
Me verë të gjelbër prej luleje, si lot.

Dhe mbi këmbëshkallën e fundme
U përgjunja
Dhe lotova -
Sepse në këmbëshkallën e fundit,
Si në një libër të mënçur, që flet,
Në fundin e kupës lexova
Mbytjen që më pret!...



Luan STAROVA
(n. 1941)

Când ne era greu în viață
(Kur e kishim rëndë në jetë)



Gëzimei
Când venea ziua neagră-n viață
Când soarta pe drum ne-a țintuit
Când în tăcere vorbeam
Când noul val din depărtări se simțea
Când umbra spaimei ne urmărea
Tu aveai un răspuns.

Începeai să croșetezi o dantelă mare
Pentru masa solemnă a vieții
Știind că nu-ți mai aparține
Dantela devenea manuscrisul vremii noastre
Pentru tot ce zilele trecute ne răpeau
În fața fiecărei curbe ce ducea la prăpastie
Tu prin dantelă poduri de speranță descopereai.

Și când dantela s-a terminat
Cu clipele vremelniciei interzise
Dantela – manuscris al destinului nostru
Dantela – labirint cu ieșire
În visele tale neliniștite
Leagăn al odraslei tale pierdute
Și tot ce-ți rămăsese în viață
Dantela – umbra vieții trecând.

Și când aveai s-o întinzi pe masă
La a cărei serbare mereu cineva
Veșnic avea să lipsească
Chipul tău era acoperit de un zâmbet invizibil
Și pe frunte ți se mișca un nou rid.


Flutura AÇKA

Copilăria

(Fëmijëria)



S-au umplut cu apă de ploaie
şoşonii goi ai copilăriei
uitaţi undeva-ntr-un colţ
al memoriei mele plângăreţe
de supărare că nu i-am scos
de mânii uitate
de alergatul de a nu mai fi copil.



Horia GÂRBEA

(l. 1962)

Dita e punës
(Ziua de lucru)



në mëngjes nga ora katër pa ngrënë
mblidhte princi-poet plehrambledhësit
dhe i pyeste
bre juve thoni se njeriu është dritë
po usta
thoshin ata është
mirë - kërcëllonte princi-poet
më shumë në mllef se në poezinë e vet
mirë marrsh në punë
dhe iknin dhe fshinin ç'të bënin

nga ora tetë thërriste ministrat
këshilltarët besnikë e të pabesë
dhe i pyeste
bre ju e dini ç'ka thënë bodleri
haberin s'e kishin
ka thënë se me ju a në një vend të shkretë
është e njëjta gjë për mua
disa fyheshin thoshin
ta kapnin atë bodlerin
e ta shtronin për therrje të shihnin
por ai ua priste mjaft me llafe
ju thoni se njeriu është dritë
po si jo
qeshnin të gjithë bashkë me barqet
si të mos jetë

i përzente që atje dhe mërzitej
sillte ndonjë këngëtar
i jepte ca kacidhe e urdhëronte
merrja asaj me derrin mistrec
atë me gjuetinë time
pastaj në mbrëmje mblidhte
zonjat e oborrit ca
kurva të paturpshme dhe i pyeste si në polici
ju e dini ç'ka thënë bodleri
ha-ha që nga ta dinë ka thënë se jeni ca kufoma
të shpërbëra
do të enden krimbat mbi ju
pastaj do të bëheni qeliza
pastaj molekula
ehej qeshte ndonjëra
kështu do të ndodhë gjer të bëhem unë kalbësirë
eja ti këtu të shohësh
sa kacidhe vlej dhe në s'të pëlqeftë
të më quash edhe mua molekulë

mjaft me qerratallëqe
kërcente princi-poet
ju thoni se njeriu është dritë
dhe tërë lavirat princërore
thoshin se po është

kurse ai nuk dinte kë të pyeste më
shkonte natën në shpellë
tek një dijetar dhe e nxirrte jashtë për mjekre
se flinte edhe ai si njerëzit dhe e pyeste
nëse dinte ç'pat thënë bodleri
s'e di bir
unë s'e di cili ka qënë ai
kurse princi-poet tërbohej
dhe e kapte për fyti
lëri këto thuaj vetëm kaq
është njeriu dritë
plaku puliste sytë
dhe tirrte zërin në terr
të them të drejtën bir
ca thonë po
ca thonë jo


Ardita JATRU
(n. 1972)

Veni o zi
(Erdhi një ditë)


Veni o zi
Și veni o zi atunci
de ne-au zis-o pe cea mai mare minciună
am mâncat-o cu pâine
şi adormit-am flamânzi.
Am creat şi-un zeu
Iar mama mea dona sânge
trei sute de grame lunar pentru trei mii de leka
şi sărutul ei mirosea a plumb dimineaţa
cu laptele-n geantă.
Tânăra mea mamă, anemică, părea bătrână
tata-n închisoare
fraţii mei, crescuţi prematur.
Apoi veni o altă zi
zeul ni l-am călcat în picioare plini de ură.
Poeţii de curte şi-au ars poeziile.
Apoi am plecat, nevăzând încotro
printre răspântii uimiţi.
Noi, săracii lumii.
Și veni ziua de azi
răsări aceeaşi seminţă veche
deveni copac
deveni pom cu rădăcini puternice.
Dintr-un punct al pământului
urmăresc calea întoarcerii prin cer.
Cu avioane de hârtie îi trimit salutări mamei.



Jamarbër MARKO
(1951-2010)

În camera mea la masa mică
(Në dhomën time tek tavolina e vogël)



Iarăşi aceşti trandafiri
Și iarăşi aceşti trandafiri
Straniu de miraculoşi şi indiferenţi
Precum zilele şi-ntâmplările
Precum oamenii mari şi cerşetorii
Cu mândria gloria şi plictisul
Iarăşi aceşti trandafiri
Și iarăşi aceşti trandafiri
Iarăşi ca întotdeauna
Precum oamenii şi gloriile
Ceea ce n-o poate exprima
Cel ce voieşte totul
Și are totul în sine pentru scurtă vreme

Zgjodhi e shqipëroi Kopi Kyçyku ©
Selecţie şi traducere: A.-Ch. Kuciuk ©

Eveniment: „Chira Chiralina” în limba albaneză

Panait Istrati, „Kira Kiralina,
În albaneză de Kopi Kyçyku
Editura PA, Prishtina 2015,
Cu sprijinul rețelei culturale Traduki


Într-un eseu intitulat ”Panait Istrati și rădăcinile prozei balcanice„, Prof.univ.dr. Ardian Kycyku îi oferă cititorului de limbă albaneză un tablou nepărtinitor al epocii dominate de opera istratiană. „Când un geniu apare în lumea literară – afirmă autorul – indiferent de limba pe care o alege să se exprime, inițial se întâmplă transformarea (pentru mentalitatea contemporanilor) a Ierarhiei Invizibile. Din profunzimile în care nu se poate merge pentru turism și unde critica oficială vede doar nedreptate în împărțirea darurilor, literaturilor respective li se zguduie zidurile (căci temeliile ordonă zidurile, nu invers). Din fericire, orice astfel de zguduire este un fel de respirație eliberatoare pentru cititorul cu minte deschisă. Îndeosebi în țările ex-comuniste, unde cerneala încă nu și-a achitat prețul sângelui, ca să scape de jugul realismului socialist – și unde presa încă este sufocată de autori care-și îngustează reciproc spațiul, că poate astfel vor deveni mai mari decât însuși spațiul – un geniu ca Panait Istrati uimește și bucură, dar produce și spaimă, și astfel riscă să fie tratat ca un geniu autohton, contemporan, și să fie pedepsit cu tăcere. Deși multiplu apropiat ca român și francez, el vine tradus într-una din acele limbi denumite mici și care, timp de peste o jumătate de veac, a fost supusă inovațiilor ordonate de sus. În vremea când porneau să zidească orice viitor, cu viteza întunericului, nu a luminii, aceste așa-zise inovații au exacerbat schizofrenia unora, paranoia altora, au ajutat viclenia și au îngenunchiat în rutină însăși revelația[1]. Din nefericire, de-zidirea poate dura uneori cât zidirea. Călătoria lui Istrati spre limba albaneză a durat 80 de ani, din clipa în care autorul a plecat la cele sfinte”.
HaemusPress, 2015



[1] Vezi Popa, Marian, Istoria literaturii române de azi pe mâine, Editura Semne, Bukurești 2003.

Arsenie Boca: Filxhani i çajit (Ceașca de ceai)

Parabola e Arsen Bokës: Rrëfenja më e njohur e priftit Arsen Boka synon t’ua zbutë dhembjet atyre që vuajnë. Shembulli i filxhanit të çajit, treguar prej atit të shenjtë nga Prislopi, i mëson njerëzit çfarë mund të bëjnë “në rast se jeta u duket e rëndë dhe goditen, rrihen e shtyhen pothuajse pa mëshirë; kur bota duket sikur rrotullohet pa kontroll dhe kur e ndjejnë se gjenden në një vuajtje të tmerrshme”. Ati Arsen Boka (1910-1989) është cilësuar si një nga priftërinjtë më të mëdhenj të rumunëve. Ai ka lënë një trashëgim shpirtëror mbresëlënës. Një nga rrëfenjat më të bukura shpirtërore, që ka lënë ish prifti i përndjekur nga regjimi komunist, është ajo e filxhanit të çajit, një shembull që synon t’ua lehtësojë dhembjet fatkeqëve. Ja si e ka treguar vetë ati Arsen Boka:


“Një familje shkoi në eskursion në Angli për të blerë diçka të bukur në një shitore sendesh antike, me rastin e kremtimit të 25-vjetorit të martesës. Si burrit, ashtu edhe gruas së tij u pëlqenin objektet prej argjili, prej qeramike dhe në veçanti filxhanët e çajit. Sytë u vajtën në një filxhan të pazakontë dhe pyetën: “A mund ta shohim atë filxhan? Nuk kemi parë asnjëherë gjë kaq të bukur!”. Teksa një zonjë po ua jepte atë që kërkuan, filxhani i çajit zuri të fliste: - Ju nuk mund të më kuptoni. Në fillim nuk kam qenë filxhan çaji. Dikur kam qenë thjesht një topth argjili të kuq.Imzot më mori dhe më rrotulloi, më rrahu fort, më tundi disa herë rresht, ndërsa unë bërtita: “Mos bëj kështu! Nuk më pëlqen! Më ler të qetë!”, por Ai vuri buzën në gaz dhe tha butësisht: “Prit edhe pak!”. Sakaq, ah! Më vuri mbi një rrotë dhe më vërtiti, më vërtiti, më vërtiti. “Ndal! Po më merren mendtë! Do të ndjehem keq!” klitha. Por Imzot vetëm tundi kokën dhe foli i qetë: “Prit edhe pak!””. Më rrotulloi, më lëklundi dhe më modeloi derisa mora trajtën që dëshironte dhe fil paskëtaj më futi në kuptor. Kurrë nuk kam ndjerë aq shumë nxehtësi! Bërtita, trokita dhe u përplasa pas derës... “Ndihmë! Nxirrmë që këtu!”. Pata mundësi Ta shihja përmes një vrime dhe T’ia lexoja buzët teksa tundte kokën sa majtas-djathtas: “Prit dhe pak!”. Kur pandeha që nuk do të duroja dot më as edhe një minutë, dera u hap. Me kujdes më nxori jashtë dhe më vuri në raft... fillova të freskohem. Oh, po ndjehesha aq mirë! “Ja, kështu është shumë më mirë” mendova. Por, pasi u freskova, më mori, më fshiu dhe më ngjyrosi krejt... erërat ishin të tmerrshme. Kujtova se po mbytesha. “Oh, të lutem, jepi fund!” klitha. Ai tundi sërish kryet dhe tha: “Prit edhe pak!”. Fill paskëtaj më futi edhe një herë në kuptor. Por tani aty nuk ishte si herën e parë. Nxehtësia ishte e dyfishtë dhe ndjeva se vërtet po më zihej fryma. Iu përgjërova. Këmbëngula. Ulëriva. Qava... m’u mbush mendja se s’kisha më shpëtim! Isha gati të dorëzohesha. Pikërisht atëhere dera u çel, Ai më nxori jashtë dhe përsëri më vuri në raft, ku u ftoha dhe prita e prita duke u vetëpyetur: “Çfarë ka ndërmend të bëjë më tej?”. Pas një ore më zgjati një pasqyrë e më foli: “Tani shikoje veten!” Bëra si më tha. „Ky nuk jam unë: nuk mund të jem... Është i bukur. Qenkam i bukur”! Ai më foli me ëmbëlsi: “Dua të mos harrosh se e di që të dhembi kur të vërtita, të tunda, të godita, të rrotullova, por, nëqoftëse do të mbeteshe fillikat, do të thaheshe. E di që t’u morën mendtë kur të vërtita në rrotë, por, po të ndalesha, do të bëheshe copa-copa, do të thërrmoheshe. E di që të dhembi, ndjeve nxehtësi tepër të madhe dhe të papëlqyeshme në kuptor, por duhej të të vendosja atje, se ndryshe do të plasariteshe. E di që erërat nuk të bënë mirë kur të fshiva dhe të ngjyrosa krejt, por, nëqëftëse nuk do të veproja kështu, nuk do të kaliteshe kurrë me të vërtetë. Nuk do të ndriçoje në jetë. Po të mos të futja për të dytën herë në kuptor, nuk do të mbijetoje për një kohë të gjatë, se përforcimi nuk do të mbante. Tani je një produkt i përfunduar. Je ai që kam pasur në mendje qysh kur fillova të punoj me ty”. Morali i rrëfenjës është ky, na mëson prifti Arsen Boka: „Perëndia di ç’bën me secilin nga ne. AI është Shtëmbari, ndërsa ne jemi argjili i Tij. Ai do të na modelojë, do të na ngjizë dhe do të na verë përballë trysnive të nevojshme, që të jenë punë të përkryera, të cilat të përmbushin vullnetin e Tij të mirë, të pëlqyeshëm dhe të shenjtë. Nëqoftëse jeta duket e vështirë dhe goditesh, rrihesh e shtyhesh pothujase pa mëshirë; kur bota të duket sikur rrotullohet pa kontroll; kur ndjen se po përjeton një vuajtje të tmerrshme; kur jeta të duket e padurueshme, bëj një çaj dhe pije me filxhanin më të hijshëm, ulu dhe mendo për ato që lexove këtu, pastaj kuvendo pak me Shtëmbarin”.

Daniel Turcea: ”... varrosini të vdekurit si farat”

Njohje

të njohësh
qiellin, do të thotë
të jesh qielli

dhe
ai ti
që flladit

është ujë dhe frymë
ai vend i rrallë
      për të cilin ju fal
atë që ka për të ardhur
na e sjell ndërmend
      megjithse trupi ndofta nuk është
veçse një kolibe në shkretëtirë

varrosini të vdekurit si farat

zërat
si një qytet prej qelqi 

Marian Drăghici: Poezi/i

Poet, eseist dhe gazetar, lindur më 25 mars 1953, autor i vëllimeve: „Mbi artin poetik”, „Loja e bilardos në pyllin rus”, „Snajperi dhe gjeli prej teneqeje”, „Harrum. Libri i dështimit”, “dritë, ngadalë”, Drăghic-i (Drëgiç) cilësohet si njëri nga poetët e shquar të rumanishtes

 

gotëza

(păhăruțul)


Vetëm njëri piu me gotë,
Ne të gjithë pijmë me gotëzë
(Nga një poemë e pashkruar)

ndërkaq gotëza
pati shijen e një fruti të pasqyruar.
kafshoj nga mishi i tij me kujdes: brenda
është krimbi.

brenda, thellë.

është një vajtim fëmije që kërkon vazhdimisht jashtë –
të shohë diellin gjer në mesditë
të këndojë vdekja me trumpetë, me diçka

dhe ai tingull të ngulmojë në gotëzë
si një puthje në gur
prore i dëgëzuar
në lëkurë
në tru.

thellë në brendi, thellë
ende fort afër
nën yllin e dyfishtë qeshja e bretkosës në ujra.

Nderim për poetin Manolis Anagnostaqis (1925-2005)


Manolis Anagnostaqis u lind në Selanik më 1925. Studioi për mjekësi dhe u specializua për radiografi në Vienë (1955-1956). E ushtroi profesionin e tij në Selanik dhe më 1978 u transferua në Athinë. Për veprimtarinë e tij politike në lëvizjen studentore u burgos gjatë viteve 1948-1951, ndërsa më 1949 u dënua me vdekje nga një gjyq ushtarak. U shfaq në letërsi në revistën Letra të Pireut (1942) dhe te revista studentore Nisja (1944). Në këtë të fundit ishte edhe kryredaktor për disa muaj. Botoi poezi dhe shënime kritike në shumë revista por kishte dhe veprimtari të dëndur në gazetën Agimi me tekste letrare dhe politike. Botoi revistën Kritika (Selanik 1959-1961), ishte anëtar i grupit botues të Tetëmbëdhjetë Teksteve (1970), të Teksteve të Rinj dhe të revistës Vazhdimi (1973). Ka botuar shumë vëllime poetikë dhe studime e kritika letrare. Është vlerësuar me çmim vjetor për poezinë dhe me çmim kariere nga Parlamenti i Greqisë. Poezitë e tij janë përkthyer në Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht. Vdiq më 22 qershor 2005. Anagnostaqis është një nga poetët e brezit të artë të poezisë së re greke. Siç duket edhe te poezia e tij me titull “Apologji”, ai pesëmbëdhjetë vitet e fundit nuk shkruajti. Në njërën nga intervistat e tij shprehet se edhe heshtja e poetit është poezi.

Shahu


Eja të luajmë.
Do të të të fal mbretëreshën
(Ishte dikur e dashura ime.
Tani nuk kam më të dashur).
Do të të fal të dyja kalatë
tani nuk i qëlloj më miqtë e mi
(Kanë vdekur prej kohësh para meje)
dhe ky mbreti këtu nuk ishte kurrë mbreti im
dhe gjithë këta ushtarë përse t’i dua?
(Çajnë përpara, të verbër, pa asnjë ëndërr)
Të gjitha, edhe kuajt, do të t’i jap,
vetëm këtë të çmendurin do ta mbaj
se di të shkojë vetëm te një ngjyrë
galopon nga njëri skaj në tjetrin
tallet me tërë armatimin tënd
duke hyrë papritur nëpër vijën e sulmit
i pështjellon formacionet e tua të mbrojtura mirë.

Kështu kjo ndeshje nuk mund të ketë fund.