A u t o r i
Prozator
i shquar i gjuhëve frëngjisht e rumanisht, lindur në qytetin Braila të
Rumanisë, më 10/22 gusht 1884. U end për të fituar bukën e gojës si punëtor me
mëditje, por edhe si gazetar e fotograf, që nga Bukureshti e Kostandinopoja, në
Aleksandri, Kajro, Napoli, Paris, Gjenevë, Lozanë etj. Për shkak të
vështirësive të mëdha, në vitin 1921, kur ndodhej në Nisë, u përpoq të vrasë
veten. Në xhep i gjetën një letër drejtuar nobelistit francez Romain Rolland, i
cili ia lexoi shkrimet dhe e mbështeti fuqishëm. Pritja që iu bë librave të tij
dhe ndikimi që patën në mjediset letrare evropiane
e botërore, ishin të jashtëzakonshëm. Pas peripecish e vështirësish
të shumëllojshme, i sëmurë nga tuberkulozi, Istrati kthehet përfundimisht në
Rumani në vitin 1933. Ndërron jetë në Senatoriumin Fillaret të Bukureshtit, më
16 prill 1935. Librat e tij janë përkthyer në mbi 30 gjuhë.
L i b r i
Rrëfimi
„Kira Kiralina“ u botua së pari në gushtin e vitit 1923 në Paris, në
frëngjisht, shoqëruar me një parathënie nga Rolland, dhe korri sukses të
pazakontë te kritika dhe lexuesit. Kjo kryevepër e letërsisë evropiane vjen për
herë të parë në shqip nga Kopi Kyçyku.
Shtëpia Botuese PA, 2015
Botimi i kësaj vepre u mbështet financiarisht nga
TRADUKI, një rrjet letrar ku bëjnë pjesë Ministria Federale për Evropë,
Integrim dhe Punë të Jashtme e Republikës së Austrisë, Ministria e Jashtme e
Republikës Federale të Gjermanisë, Fondacioni zviceran “Pro Helvetia”, Zyra e
Kancelarit Federal të Republikës së Austrisë, “KulturKontakt Austria”, Instituti
“Goethe”, Agjencia Sllovene e Librit “JAK”, Ministria e Kulturës e Republikës
së Kroacisë, Departamenti i Kulturës i Qeverisë së Principatës së
Lihtenshtajnit, Fondacioni Kulturor i Lihtenshtajnit, Ministria e Kulturës e
Republikës së Shqipërisë, Ministria e Kulturës dhe e Informimit e Republikës së
Serbisë, Ministria e Kulturës e Republikës së Rumanisë dhe Fondacioni “S.
Fischer“.
„Dy apo tre
vite rodhën të lumtur, të vetmit vite të fëmijërisë sime, që më kanë mbetur të
kthjellët në kujtesë. I kisha mbushur të njëmbëdhjetat. Kira ishte
pesëmbëdhjetë dhe nuk ndaheshim asnjë çast. E ndiqja këmba-këmbës, kudo, si
këlysh, s’ia ndaja sytë as kur shkonte në nevojtore, ia puthja rrobat e
parfumuara. Dhe vajza e gjorë mbrohej ashtu siç mundte, me ëmbëlsi, duke më
pandehur të pafajshëm. Me thënë të drejtën, nuk kisha asnjë mendim të saktë,
nuk dija çfarë doja, vdisja nga ëndja dhe shkrihesha pas saj.