Showing posts with label Kira Kiralina. Show all posts
Showing posts with label Kira Kiralina. Show all posts

Eveniment: „Chira Chiralina” în limba albaneză

Panait Istrati, „Kira Kiralina,
În albaneză de Kopi Kyçyku
Editura PA, Prishtina 2015,
Cu sprijinul rețelei culturale Traduki


Într-un eseu intitulat ”Panait Istrati și rădăcinile prozei balcanice„, Prof.univ.dr. Ardian Kycyku îi oferă cititorului de limbă albaneză un tablou nepărtinitor al epocii dominate de opera istratiană. „Când un geniu apare în lumea literară – afirmă autorul – indiferent de limba pe care o alege să se exprime, inițial se întâmplă transformarea (pentru mentalitatea contemporanilor) a Ierarhiei Invizibile. Din profunzimile în care nu se poate merge pentru turism și unde critica oficială vede doar nedreptate în împărțirea darurilor, literaturilor respective li se zguduie zidurile (căci temeliile ordonă zidurile, nu invers). Din fericire, orice astfel de zguduire este un fel de respirație eliberatoare pentru cititorul cu minte deschisă. Îndeosebi în țările ex-comuniste, unde cerneala încă nu și-a achitat prețul sângelui, ca să scape de jugul realismului socialist – și unde presa încă este sufocată de autori care-și îngustează reciproc spațiul, că poate astfel vor deveni mai mari decât însuși spațiul – un geniu ca Panait Istrati uimește și bucură, dar produce și spaimă, și astfel riscă să fie tratat ca un geniu autohton, contemporan, și să fie pedepsit cu tăcere. Deși multiplu apropiat ca român și francez, el vine tradus într-una din acele limbi denumite mici și care, timp de peste o jumătate de veac, a fost supusă inovațiilor ordonate de sus. În vremea când porneau să zidească orice viitor, cu viteza întunericului, nu a luminii, aceste așa-zise inovații au exacerbat schizofrenia unora, paranoia altora, au ajutat viclenia și au îngenunchiat în rutină însăși revelația[1]. Din nefericire, de-zidirea poate dura uneori cât zidirea. Călătoria lui Istrati spre limba albaneză a durat 80 de ani, din clipa în care autorul a plecat la cele sfinte”.
HaemusPress, 2015



[1] Vezi Popa, Marian, Istoria literaturii române de azi pe mâine, Editura Semne, Bukurești 2003.

Prof.univ.dr. Ardian Kycyku: Panait Istrati dhe rrënjët e prozës ballkanike


(Fragment nga një studim i zgjeruar)

Panait Istrati, „Kira Kiralina, shqipëroi Kopi Kyçyku
Shtëpia Botuese PA, Prishtinë 2015,
me mbështetjen e rrjetit kulturor Traduki

Hyrje

Pa e synuar, ose pa ia dalë mbanë, - për shkak të vdekjes, të cilën e priste qysh fëmijë, por e cila duket më e parakohëshme se në raste të tjerë, - gjeniu i letrave Panait Istrati duket se u la lexuesve të zgjedhur një kryevepër të dyfishtë. Në thelb, çdo kryevepër mbështetet mbi një rrjet gojëdhanash[1] dhe / ose pamjesh me rrënjë të pakapshme në kohë, mbi durimin dhe hirin krijues të disa breznive, dhe është një kulm, ose një rrjet kulmesh. I bindur se njeriu nuk duhet ta shndërrojë veten në një kryevepër, por në një mjet lumturie (për të tjerët), sa i përket rrafshit artistik, Monsinjori Vladimir Gjika[2] shprehej se përcaktimi më i saktë i një kryevepre do të ishte: ”Nuk i ka të gjitha, por asgjë nga ato që nevojiten nuk i mungon”. Nga këndvështrimi i atij që i rrëmben kryevepra të padukshmes përmes skalitjes së gurit, Constantin Brâncuși, besonte se kryevepra është “barazpesha absolute[3].

Panait Istrati: Kira Kiralina (fragment)


A u t o r i

Prozator i shquar i gjuhëve frëngjisht e rumanisht, lindur në qytetin Braila të Rumanisë, më 10/22 gusht 1884. U end për të fituar bukën e gojës si punëtor me mëditje, por edhe si gazetar e fotograf, që nga Bukureshti e Kostandinopoja, në Aleksandri, Kajro, Napoli, Paris, Gjenevë, Lozanë etj. Për shkak të vështirësive të mëdha, në vitin 1921, kur ndodhej në Nisë, u përpoq të vrasë veten. Në xhep i gjetën një letër drejtuar nobelistit francez Romain Rolland, i cili ia lexoi shkrimet dhe e mbështeti fuqishëm. Pritja që iu bë librave të tij dhe ndikimi që patën në mjediset letrare evropiane e botërore, ishin të jashtëzakonshëm. Pas peripecish e vështirësish të shumëllojshme, i sëmurë nga tuberkulozi, Istrati kthehet përfundimisht në Rumani në vitin 1933. Ndërron jetë në Senatoriumin Fillaret të Bukureshtit, më 16 prill 1935. Librat e tij janë përkthyer në mbi 30 gjuhë.

L i b r i

Rrëfimi „Kira Kiralina“ u botua së pari në gushtin e vitit 1923 në Paris, në frëngjisht, shoqëruar me një parathënie nga Rolland, dhe korri sukses të pazakontë te kritika dhe lexuesit. Kjo kryevepër e letërsisë evropiane vjen për herë të parë në shqip nga Kopi Kyçyku.

Shtëpia Botuese PA, 2015


Botimi i kësaj vepre u mbështet financiarisht nga TRADUKI, një rrjet letrar ku bëjnë pjesë Ministria Federale për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme e Republikës së Austrisë, Ministria e Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë, Fondacioni zviceran “Pro Helvetia”, Zyra e Kancelarit Federal të Republikës së Austrisë, “KulturKontakt Austria”, Instituti “Goethe”, Agjencia Sllovene e Librit “JAK”, Ministria e Kulturës e Republikës së Kroacisë, Departamenti i Kulturës i Qeverisë së Principatës së Lihtenshtajnit, Fondacioni Kulturor i Lihtenshtajnit, Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, Ministria e Kulturës dhe e Informimit e Republikës së Serbisë, Ministria e Kulturës e Republikës së Rumanisë dhe Fondacioni “S. Fischer“.

„Dy apo tre vite rodhën të lumtur, të vetmit vite të fëmijërisë sime, që më kanë mbetur të kthjellët në kujtesë. I kisha mbushur të njëmbëdhjetat. Kira ishte pesëmbëdhjetë dhe nuk ndaheshim asnjë çast. E ndiqja këmba-këmbës, kudo, si këlysh, s’ia ndaja sytë as kur shkonte në nevojtore, ia puthja rrobat e parfumuara. Dhe vajza e gjorë mbrohej ashtu siç mundte, me ëmbëlsi, duke më pandehur të pafajshëm. Me thënë të drejtën, nuk kisha asnjë mendim të saktë, nuk dija çfarë doja, vdisja nga ëndja dhe shkrihesha pas saj.