Showing posts with label "Ndikimi i gjuhës dhe letërsisë në zhvillimin e komunikimit ndërkulturor". Show all posts
Showing posts with label "Ndikimi i gjuhës dhe letërsisë në zhvillimin e komunikimit ndërkulturor". Show all posts

Mimoza Hasani-Pllana: Ndikimi i gjuhës dhe letërsisë në zhvillimin e komunikimit ndërkulturor

(Njohja e gjuhës dhe letërsisë shqipe brenda hapësirës ballkanike dhe evropiane)

Abstrakt

Në studimet kulturore, letërsia është një element qenësor, përmes së cilës studiuesit njohin traditën e një populli, organizimin shoqëror dhe historinë e tij. Element i rëndësishëm është edhe gjuha, përmes së cilës studiuesit formojnë modele kulturore duke njohur më mirë mentalitetin dhe fenomenet shoqërore, zakonet, trashëgiminë, të kaluarën historike dhe normat tjera të një shoqërie. Pra, gjuha dhe letërisa janë në harmoni dhe në funksion të njëra-tjetrës në komunikimet ndërmjet kulturave.
Identitetet kulturore ndryshojnë mes vete nga kode të shumta që i transformojnë ato në identitete komplekse dhe të vështira për t`u njohur dhe kuptuar si në rrafshin personal dhe atë universal, sidomos për kulturat e vendeve të vogla, deri diku të izoluara, siç kategorizohet kultura dhe identiteti shqiptar në përgjithësi. Në këtë punim do të prezantojmë informacionin mbi nivelin e njohjes së kulturës shqiptare në Ballkan dhe Evropë përmës hulumtimeve, punës së albanologëve dhe përkthyesëve të letërsisë shqipe.
Gjuha dhe letërisa bashkëveprojnë ngushtë me elementet tjera që formojnë kulturën e një vendi. Relacionet e gjuhës dhe letërsisë nuk mund të vlerësohen më të rëndësishme dhe më të veçanta se disiplinat e tjera të artit, sjelljeve apo kodeve tradicionale për ndërtimin e një identiteti kulturor. Hulumtimi ynë do të përqëndrorohet në kompetencën e këtyre disiplinave në funksion të zhvillimit të komunikimit kulturor.