Showing posts with label po të mos kisha qënë i detyruar të flisja (dacă n-aș fi fost obligat să vorbesc). Show all posts
Showing posts with label po të mos kisha qënë i detyruar të flisja (dacă n-aș fi fost obligat să vorbesc). Show all posts

Ioan Es Pop: po të mos kisha qënë i detyruar të flisja (dacă n-aș fi fost obligat să vorbesc)


po të mos kisha qënë i detyruar të flisja
nuk do të kisha folur kurrë.
gjer mbusha gjashtë vjeç s’ma kërkuan
dhe qe mirë, se rrija në të folme
si nën një këmbanë prej gize përsosmërisht të mbyllur.

fshihja atje një shkencë
që, në moshën gjashtë vjeçare, më detyruan ta humb
e shihja ëngjëllin jo në gjumë, po përnjimend
në mes të ditës
kur realiteti është i pakundërshtueshëm.

nuk ua kam falur as faktin
që më çuan në shkollë
ku duhej të flisja
kurse më vonë: të rropatem t’u ngjaj
të tjerëve, që s’pushonin së foluri
dhe tundnin duar e këmbë
duke me turbulluar me jetën e tyre.