Kur nuk je në gjendje të
bësh asgjë, bën “shkencë”, pyet për shkakun, dhe, kur shkaku është një mëkat, bën moral. Gjithsesi,
edhe kur jemi të rrethuar nga pamundësia, bëjmë përpjekje për një masë
parandaluese. Atë që kanë pësuar të tjerët, mund të mos e pësosh, po qe se
mënjanon gabimet e tyre.
Ky shërim i
mrekullueshëm i të verbrit të lindur, është dëshmi e Shenjtërisë së Tij, dhe i
tregon njeriut caqet e fuqisë dhe të dijeve.
Ne anashkalojmë
"llazarët", por Jezusi i njihte dhe i quante Vetja. E njihte
Nathanailin qysh kur ishte fëmijë, fshehur nën gjethet e fikut prej mllefit të
Irodit. E njeh tashmë këtë verban para se të lindej, duke na zbuluar me të një
të fshehtë të Perëndisë: se nuk u lind i verbër as për mëkatet e tij, as për
mëkatet e prindërve të tij, por që përmes vetes të tregojë punën e Zotit.