Showing posts with label Senad Guraziu. Show all posts
Showing posts with label Senad Guraziu. Show all posts

MEDALION

Dhurata Hamzai
Dhjeta e revistës “Poeteka”

Më në fund, numuri 10 i revistës “Poeteka” kurorëzohet me staturën e një modeli unik të një reviste të plotë për poezinë dhe kulturën poetike në gjuhën shqipe, e para kjo në llojin e vet. Tashmë është në treg me 135 faqe. Kjo revistë është edhe e vetmja në tregun e letrave që promovon krijimet poetike të një game të gjerë emrash dhe rrymash. “Poeteka” është themeluar dhe drejtuar nga poeti Arjan Leka. Numër pas numri këtu e katër vjet më parë, së bashku me festivalin e poezisë POETEKA që zhvillohet tradicionalisht në Durrës, e nisi rrugën e saj hapmatur revista me një Këshill Botues në përbërje të së cilit janë disa nga emrat më të njohur të poezisë shqiptare, asaj evropiane e më tej si Edoardo Sanguineti, Paul Vinicius, Xhevahir Spahiu, Olga Sjedakova, Ali Podrimja, Boris Biletiç, Agron Tufa, Ardian-Christian Kyçyku, Titos Patrikios, Robert Elsie, Romeo Çollaku, Mira Meksi, Ervin Hatibi, etj. Pas kësaj revista “Poeteka” u bë mbështetje e sigurt edhe për krijuesit e rinj, të cilët si rregull do t’a kishin vështirë të bëjnë më pas një libër nëse nuk do të jetë “në lojë” përpjekja për të kaluar sprovën e leximeve dhe botimeve të para. Arian Leka e ndjen sa e rëndësishme është dalja në dritë e një krijimtarie të tillë, por di edhe riskun që ka me lexuesin: “Shkrimtari është një krijesë me nge, i pret puna dhe rrallë e turbullon dilema nëse do të zgjasë shumë pritja e nëse do të vijë lexuesi i tij! Ai jeton në rrethin e parë të një Ferri të vetëkrijuar. Për të, gjithçka mbyllet në mënyrë perfekte atje ku nis, me shkrimin, me tekstin që mbase mund të mos bëhet kurrë libër, siç edhe mund të mos lexohet kurrë e të mos përkthehet asnjëherë për lexues hipotetikë apo të largët”, thotë ai. Kështu që poezia shqipe dhe e përkthyer nga autorë shqiptarw, evropianw e më tej që botohet në këtë revistë shkakton një gërvishtje të sinqertë në shqisat e (jo)lexuesit bashkëkohor si ftesw për një lexim më të freskët. Poezia lexohet tradicionalisht në aktivitetet e POETEKA-s në mjedisin e një publiku elitar me synim që të mos hidhet mënjanë si “për t’u lexuar më vonë”.
Leximi ky akt i shenjtë po rrallohet..! “Kuptohet, artet, sidomos letërsia e sidomos akoma pas iluminizmit, nuk bëjnë më mrekullinë që Krishti bëri me të verbërit. Tanimë artet janë si gjyslykët, qartësojnë shikimin për ata që kanë sy dhe që duan të shikojnë...”, pohon Arian Leka. Por këtë vetëdije ka pasur edhe poeti i shquar shqiptar i 4 shekujve më parë, Pjetër Budi, i cili mendonte se poezia nuk është për të gjithë dhe nuk iu drejtohet të gjithëve, por vetëm njerëzve më të ngritur. Sipas tij, për shijimin e saj lexuesi ose dëgjuesi duhet të kenë dhunti të larta: “N’dorë e merri e këndoni,
Ju qi dini me kënduom,
Vini veshët e ndëgjoni
Ju qi dini me ndëgjuom.”, shkruante Budi.
Kush do ta kishte durimin pas kësaj... për t’u marrë me misionin e poezisë..?! Megjithatë revista “Poeteka” u rrit duke mbërritur e plotë deri tek 10-ta. Dhjetë numra të saj kanë përkuar edhe me rritjen e prestigjit të festivalit POETEKA që nisi serinë e leximeve poetike të hapura për publikun si projekt i një grupi poetësh dhe artistësh të fjalës të cilët, në shtator të vitit 2004 në Durrës veprimtaritë i zhvilluan nën simbolikën e një anijeje liburne ankoruar në breg, pranë Torrës veneciane, zbukuruar me poezi të shkruara në vela e me mozaikë, sipas organizatorwve; për të dhënë një shenjë të eksportit të vlerave kulturore, veçanërisht në kulturën e shkruar. Një pjesë e poetëve kishin ngelur të panjohur deri në daljen e numrit tw parw tw kësaj reviste. Sot trokasin në derën e redaksisë së saj, takohen atje, bashkohen atje poetët. Nuk është rastësi që një nga poetet e reja Luljeta Dano, e promovuar si zë poetik prej dritareve të kësaj reviste fitoi çmimin për poezinë më të mirë në konkursin kombëtar të letërsisë për 2007-ën. Asgjë nuk është e rastësishme në suksesin e revistës dhe festivalit POETEKA që u bë zanafillë e saj. Ka një motiv të fuqishëm përtej sakrificave për krijimin e festivalit poetik dhe revistës që pasoi; të mbrohemi nga rreziku që afron: humbja e lexuesit. Sakrifica inteligjente e botuesit të revistës dhe drejtuesit të Festivalit POETEKA, Arian Leka, tashmë është shenjtëruar në një galeri të pasur vlerash, për të cilat fjalë më të hijshme do ishin vetë vargjet e poezisë së Silke Liria Blumbach, botuar në këtë numur:
“Pas këtij muri, shpresojmë, prapa kësaj galerie,
do na pres Dielli Qendror me një shkëlqim
që djeg të gjitha mërzitë nga zemrat tona”.
(Dielli Qendror, POETEKA 10, fq 62).

* * *

Revista botohet në version shumëgjuhësh: shqip për autorët e huaj dhe në gjuhë të huaj (anglisht, gjermanisht, italisht, frëngjisht, spanjisht, greqisht etj.) për autorët shqiptarë. E veçantë e revistës është edhe publikimi i konfrontuar i poezive që botohen origjinalit, duke u ofruar një mundësi më shumë si dhe duke u krijuar shijen e sfidës te përkthyesit, sidomos te të rinjtë.
Revista POETEKA shpërndahet në 58 qendra universitare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Itali, Austri, Francë, Spanjë, Belgjikë, Kroaci, Slloveni, Bosnjë, Serbi, Britani e Madhe, Bullgari, Rumani, Greqi, Rusi, USA (Nevv York, San Diego, Adelaide, Missouri, Alabama) Kanada (Quebec, Montreal, Toronto), etj.
“Poeteka” botohet 4 herë në vit. Ajo bën gjithashtu edhe paraqitjen e poetëve pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar “Poeteka”, që zhvillohet çdo pranverë në qytetin e Durrësit.
Në numrin e 10-të të “Poetekës” gjen poetë shumë të njohur e të rinj. Veç të tjerash është botuar një poemë e mrekullushme, Ligjërim dashurie, e Jorgo Seferis përkthyer në shqip nga Romeo Çollaku dhe një vend i veçantë i është lënë poetit të madh pers, Xhelaladin Rumiut, me 6 shkrime brenda ciklit: DOSSIER - UNESCO: 2007, Viti ndërkombëtar i poetit të madh persian. Po ashtu edhe në kopertinën e revistës, është vënë portreti i Rumiut.

Astrit Cani
Po vazhdova kështu, rrezikoj në nji të nesërme me pas ma shum libra se lexues...

Më flisni diçka për jetën tuaj.

Ka shum gjana me thanë, por poblemi asht se gjanat që mundem me shprehë këtu s’ia vlejnë të shprehen, kurse gjanat e randësishme s’di si me i thanë. (Më fal që e fillova me lojë fjalësh!)

Kur ka lindur pasioni për letërsinë?

Në fëmininë e parë. Admiroja rrëfimet e gjysheve të mia; brezi ynë kur t’ia mbërrijë asaj moshe s’do dijë me tregue kurrçka. Libri i parë që kam lexue ka qenë “Odisea”, libër që në shpinë tonë përmendej shpesh. Kurse, për të shkruemit kam nji datë të saktë: maj 1992. Nji poezi me titullin “Demokracia”, të cilën me ta paraqitë në shkollë më caktuen për ta recitue në radio të nesërmen. Shkoi nji shoqe pse unë mungova atë ditë nga droja. Kurse nji cikël me poezi e kam botue për herë të parë te gazeta “Rozafa”, gjashtë vjetë ma mbas.

Çfarë u ka mësuar puna dhe jeta larg shtëpisë?

Nga jeta në dhé të huej kam mësue me kërkue ma shum prej vetes se prej të tjerëve. Emigrimi asht soj burgu, pa disiplinë shpirtnore dhe fizike të kall për së gjalli. Etja universale që kam ndie gjithmonë, këtu veç asht shtue. S’kam ra kurrë me fjetë pa u përpjekë me e shue ate sadopak. Ka qenë nji periudhë që lexojshem mesatarisht nji libër në ditë. Mandej pata stres fizik që vazhdoj ta kem. Sporti asht shum i randësishëm edhe për shëndetin mendor. I admiroj ata që arrijnë me i pajtue dy gjanat: ushtrimin mendor e ate fizik. I lumtë Bruce Lee-s, atletit brilant të arteve marciale që kishte nji bibliotekë prej 2500 librash, mes të cilëve edhe Kuranin.

Ç’ka ndryshuar tek ju gjatë qëndrimit tuaj në Itali?
Çfarë do ndryshonit në Shqipëri?

N’Itali ka ndryshue ma së shumti sensi im kritik. Jo look-u, jo mënyra e jetesës aq sa mënyra e gjykimit. Tue njoftë shum njerzim e kam pranue ma në fund se për gjithkend u dashka nji kut i veçantë. Mtesa ime asht tashma kah e universalshmja. Në Shqipni do ndryshojshem standartin gjuhësor. Kjo gjuhë letrare që mban vulën e shkencës staliniste asht nji krim estetik dhe me vazhdue me e përdorë përban në rasën ma të mirë nji gabim estetik. Jemi tue përdorë nji kartmonedhë fallco që e ka legjitimue veç përdorimi.

Çfarë ndjeni kur shkruani?
  
Kur shkruej nuk ndjej se po shkruej, por se po jetoj plotësisht; qenia ime asht në komunikim me Qenien dhe ky kontakt derdhet në nji formë pozitive, reale.

Sa libra keni botuar? Cili është i fundit?
  
Kam botue tre libra. Tepër! Po vazhdova kështu rrezikoj në nji të nesërme me pas ma shum libra se lexues. I mbrami: Uniqueness – poezi. Nji sfidë e re për mue, pse për herë të parë kam shkrue drejtpërsëdrejti në gjuhën e Dantit. Asht nji sfidë kjo me italishten, që heret a vonë kam me e humbë, por letërsia shqipe inshallah ka me fitue nji shkrimtar.
  
Cili është mesazhi që përcillni?
  
Nuk përcjell nji mesazh në trajtë formule, si puna e “live and let die”. E di pse? Sepse shumica e njerzve i kanë “idetë” e qarta (zakonisht materialistat i kanë idetë e qarta, e ky po që asht nji oksimor), pra s’kanë nevojë për letërsinë; shumica e njerzve janë vetë të mirë e të bukur e s’kanë nevojë për të mirën e të bukurën; kurse idealistat e mirë të cilëve nuk u mjafton bukuria e vet, nuk kanë nevojë për mesazhe pse ata e kanë marrë mesazhin nga vetë ndjeshmënia e tyne, para se ky me u kumtue.
Unë shpreh jo atë që ndjej, por mënyrën si ndjej. Nse të ndjemët tim i intereson ndokujt, gëzohem; nse ky shkakton indiferencë, nuk mërzitem. Asht nji punë që e kam zgjedhë vetë dhe mundohem me e ba me dashuni e përkushtim.

Cili është shkrimtari juaj i preferuar i huaj? Çfarë mendoni për shkrimtarët italianë?
  
Ndër antikët më pëlqen Platoni; në kohën e mesme due njisoj Dantin e Omarin (djalin kokëshkretë të Islamit); kurse në kohën tonë due të drithshmit Nietzche dhe Franz Kafka. Ndër italianët e tanishëm, admiroj shkrimtarin Michele Mari, pinjoll i asaj aristokracie letrare që ka themelue Danti dhe shkrimtarin Carmine Abate, që shkruen në nji italishte shum arbnore magjinë e melodramën e arbëreshëve. Aldo Busi, asht i vetmi që për shkak të stilit (mjeshtëror), më ka ba me lexue jo pak nga faqet e tij që shpesh janë rrum me mtesa triviale.
  
Cili është mesazhi juaj për të rinjtë që duan të ndjekin rrugën e artit?
  
Mos lejoni njeri a send me ua pré rrugën, aq ma shum nse kte rrugë e keni zgjedhë sak me zemër!
  
Cili është sekreti i suksetit në jetë sipas jush?
  
Varet ç’nënkuptojmë me sukses. Suksesi për mue asht me dalë nga kjo dreqollë, pa e humbë idenë e së mirës e të së bukurës që janë idetë në themel të çdo shpriti të naltë. Sekret nuk ka për kte. Vetëm dashunia e Zotit mundet me të pështue.
  
Cila është ëndrra e mbetur në sirtar?
  
Andrrat kanë nji të mirë: nuk dështojnë kurrë; në nji truell a në nji tjetër lindin. Kështu, çdo andërr që kam pas, konvergon në atë çka shkruej. Kam pas andërr me u ba astronom (studjues i yjeve), e tash jetoj në nji qytet pa qiell ky yjet s’i shoh as për qejf. Por tana këto dështime s’më pengojnë me shkrue për universin, si te poezia “Uniqueness”. Sot asht ditë e re, jo për universin…/ asht ditë e re për frymëshkretën e fateve tona qesharake… //Sot asht universi ma i vjetër nji ditë, por koha s’egziston për pafundësinë.
Universi asht nji dhe i pafundëm, pse po të ishte i fundëm s’do ishte nji. Por koha s’egziston për pafundësinë. Tash, që të gjitha këto të jenë të vërteta njikohësisht, duhet të egzistojë Zoti. Çdo argument i çuem në pasojat e mbrame prun te argumenti ontologjik… Siç e sheh, ka paradokse të holla (si janë paradokset filozofike) sikurse ka edhe paradokse të trasha (si janë paradokset shqiptare a ballkanike) – mendimin time e joshin të parat.Andërr e mbetun në sirtar : regjizura. Por tue shkrue gjana të vogla për teatër jam edhe mikroregjizor, anipse jo edhe mizanskenist. I due shum zanatet, mjeshtritë. Vetë punoj banakier, që s’asht bash zanat. Kurse, gazetarinë nuk e due. Jo pse dyshoj te ndershmënia intelektuale e gazetarëve… Si mundesh me dyshue te ndershmënia intelektuale e dikujt, që s’ke dyshue kurrë se mund të jetë intelektual?!
  
A prisni dikë që ta keni në krah për gjithë jetën?
  
Këtë s’e kam mendue ende. Nuk e di, por di se unë due me iu ba krah letërsisë, jam shum i ndërgjegjshëm për këtë, shì pse ndërgjegjen time ia detyroj letërsisë. Qofshi mirë!

Intervistoi: Doriana Metollari

***

Krenar Zejno
Dy vargje për vargun


Racën e poetëve të pashpallur adhuroj.
Ata që fjalën fjalës ja falën
t’ja rikthente eterit pluhur kozmik
në dorëzani aromash prej çasti poetik.
Racën që kumtin s’e shtypi fletash ngujuar
Heshtjes prelud vetmie ia blatoi
Si epigrame pa emër
në hënëgërvishtje sqepash pëllumb shkruar.

Ata që pusullat ja postuan sërish qiejve
e veç shenja horizonti kanë lënë
Lakoret dhuruan si fluturime zanash anonime
busull e poetikës pa fishekzjarre e autografe shtënë.

Ata që kurrë rreshtin s‘e panë mbi letra përgjumur
as këngën që notat nis parreshtur mbi krahë vargu syshkruar.
Fli e bënë, e dogjën hi
detrave për t’ja kthyer ku çasti dallgëve dalldiset përjetësisht i zgjuar.
E vargjet gjumin largojnë mbi kreshta vale tek lagin troje gërmash
aty ku poema e shpupurisur rreshtet e ngjizet ndër poetë tokësorë mishëruar

Sikur foshnjëzat e botës gjithë një racë të bëheshin
e dimë, s’do kishte të dytë virgjin bukuri.
Veç racës prej poetësh të padëgjuar
fisnike si fëmijë, e fisme sa një poezi.
Fuqi hyu të kisha, një çast të vetëm. K’çast!
Çastin të thirrja me forcë dashurie që veç çasti qas
e të mblidhja në një pikë loti oqean
simfoninë pafund të poetëve të pashkruar.

Pa t’i shihja njëherë, një herë vetëm, elefantët mitik.
Ku mbi sofër peshë na e mbajnë tejendanë botën
Sa do tu rëndej barra kur t’u shtoja
oqeaneve pa anë, edhe më t’madhin oqean.

Ndëshkim me vargje
tu teket t’më kenë dënuar;
vargjekëputur do t’u lypja të fundit dëshirë
ajrit t’i fryja një varg për poetët e padëgjuar.
E po t’ma rroknin edhe at’ varg fillikat
qelive sterrë të steresë për t’ja çuar
le ta prangosin dorë për dorë me të një syrgjyn gjeniu
që dot s’ia mbërriti të mbetej i pashkruar.
E s’rreshti dot më parë se zulmi i tij, kështu paskej qenë e shkruar,
dhe i mërmërit zërave të botës: Mendoni një Bodler!
Mbarë botëruar do t’ishte, i madhërishëm si Homer
edhe në s’do ish botuar kurrë, asnjëherë.

Fuqi të kisha qenë, një çast,
sa mendtë t’mi përshkonte idea e fuqisë
dhe hop, brigjet t’i bashkoja e përtej
karvan të shkonin dëshirat e poezisë.
Sovran të paktën, që çastin dot s’thërret,
pa i lëshon hordhitë t’ja sjellin e ta rrisë si do vetë.
E ç’gjë zotëron nga të shumtat gjëra të gjithësisë
një sovran që s’u jep dot frymë tekave të poezisë ?

Unë sovran!
e di, sovran ëndrrash pa rëndësi,
me skllevër, të pabindur e rebelë, një zeje të stërmadhe do të bëja
prej këtu gjer në zabel.
E të gatitej brishtësisht, me bisqet e brishta në vesë lëndinash pambarim
një elizir aq erëmirë sa t’merrte dhenë e shpërthente eterit aromë bebéje
tundim çasti, varësi pjelle, ekstazë dhune, lavdi beteje
Të pushtetshëm si opium, të veçantë sa një nofkë.
Sa vetë njeriu të papërsëritshëm
të pazakontë dhe të përditshëm, si magjia e fjalës FEMËR
Elizir të vyer, tërë hirë e vlerë, ta pagëzoja me ç’tjetër emër?
Parfum BODLER

Vajzat ta dëshironin do dëshiroja.
Do t’ua falja e do t’u falesha, nëmospo do urdhëroja
gjokset të spërkatnin e gjithësaherë çdo mashkulli t’ua çelnin,
syve t’ua plasnin, në gojë t’ja kallnin për ta lëpirë e marrë erë.
Veç me një kusht:
të recitojë gjithsekush një varg poezie dashnorësh pa emër!

Korrik 1989

* * *

Sot, pas çastit që ndërkalla brenda intimit të kësaj poemthe
marrëzinë për t’ja shpallur çastin haptazi faqe botës,
i pashë një thinjë të re kokës sime në pasqyrë.
Për vite e vite me rradhë, rrallë që e shihja në fletore,
më shfaqej si onde flokëfoshnje që të cyt në ledha.
Herë si një petale që shtriqet në shtrat të pëllëmbës
diku për tu nisur nën puhizë malli psherëtime.
E dukej më virtuoze se flora e edenit
dërguar mërgatave virtuale sikur t’ishte shtrëng teshtime.

Ishte mosha kur për gjah ndaluar skutave të poetikës
barisja errëtirës i tunduar në vetmi.
Dhe vetëm për vete, si felin rishtar.

Pastaj koha kur çasti poetik nuk gjuhej për veten, po për të tjerët.
Ja sërish papritur, bisht-përpjetë e njësh me tokën, si qeni gjahtar.

Koha kur e thjeshta e të madhërishmes quhet thjeshtër
dhe e mjera e madhështisë çiban molepsur mbahet mjeshtër.

E pra sot kjo fletë shkrim dore
më ngjan si floknajë fëmije e posaqethur.
Dhe fill prej këtij çasti
fanepset koka e bardhë e një beduini shkretie.
Që pasi ka gjerbur me okë eurekën e burimit
diku behur papritur
shpërthen emfazë symbyllur e gojëhapur
në orgjinë e stërkalave përgjatë fytit të zhurritur.
Pastaj i dehur me çastin
zë endet ndënë hënë për shkarpa zjarri.
Dhe bistakë shkurresh për t’ja shitur gamileve gërmuqe të karvanit
që ndjen se po avitet… prej zhaurimës së rimës atypari

Korrik 2007


* * *

ja
këto
dy vargje
dorë për dore
si në një promenadë
ja kushtoj vetëm poetikës,
rinisë së kumtit dhe adultit t’vet
që bashkë me shkruesin, tek e vështron
shëtitjen larg e larg si me një farë kërshërie,
kanë lindur-a thua fill njëri pas tjetrit-nëpër zheg korriku
ndër kohëra të korrash me ndonja dy a tri gradë vapë në rritje,
ndërsa vakti i të mbjellave ka shkuar tok me muajin e kaluar dhe qershitë.

nxehtë 1989 – vapë 2007

***

Esther Jansma
Ku është koha? Këtu është koha

(Cikël poetik - I)


dhe ti nuk e kupton si. Ti rri shtrirë brenda në zemër

dhe pret e asgjë s'të kërkon ty, asgjë
s'të vë në gjumë kah drita, vazhdon vetëshpalosjen
derisa bie në vetvete...

Prezenca

Unë nuk do pyes më asgjë. Nga tash do t'i di gjërat.
Nga tash e tutje ajo nuk është trëndafil por julia
dhe gjumi i saj nuk është fjetje e gjërave.
Nga tash ajo mund të njihet, do shkoj tek ajo
të banoj bashkë me të dhe ta ushqej
ta mësoj të flasë dhe ajo më tregon si është
derisa ajo tutje ndryshon. Ajo akoma përdor fjalë të tjera.
Nganjëherë ia shkurtoj flokët. Kështu ndryshon koka e saj.
Vetë ndryshoj aq ngadalë sa ajo as që e heton,
se kur e rritur është
mjaftë e vjetër dhe e gëzuar isha gjithmonë.

Logjika e dashurisë

Një koleksion 'trëndafilash' është diç tjetër
nga ajo çfarë nuk quhet trëndafil
si 'unë' dhe gjithë 'trëndafilat'. Në termat jo-logjikë
tash e tutje kjo kështu vlen
duhet që ajo lule ta maskojë vetveten
për të mundur tek unë - përshembull
mundem vetëm në anglisht që ta dua
çfarë është bërë qysh moti is a rose is a rose is
pra s'ka shkencë koleksionesh këtu
mirëpo: ka mjaftë hapësirë për një
trëndafil të thjeshtë dhe mua.

Fraktal

Në të gjitha pjesët e saj është një trëndafil
trëndafil, në secilën petale ajo është e plotë
sikur vija rrethore e këtij kontinenti
në çdo milimetër përgjat gjithë bregut
velo më i plogshtë i mjegullës
si reja më e madhe qiellmbushëse është, është
një trëndafil deri në imtësinë
vijën rrethore të secilës petale
dhe aromëmolekulat përshkojnë hapësirën
ndërmjet petaleve: trëndafili
nuk e din këtë.

© 2000, Esther Jansma - Nga: Dakruiters - Botues: De Arbeiderspers, Amsterdam, 2000

Mes kllapive

Vdekja i kthen njerëzit në një pikë.
Pika ku njeriu ishte: trupi
(se si qimet e qafës tënde, dhe si
e si) zhytet në harresë
mbi gurët në atë rrugë, në atë qytet.
Më vonë, është natë, është një shesh loje
(ne: sup më sup, pa ngutësi,
një miqësi në heshtje) pyes akoma
a kanë gjërat mbamendje? Shenjojnë
dy nga të gjithë pllakat aty përdhe.
Arkivolë të gurtë. Pa mbamendje
rrinë ashtu kot, them, a nuk janë ata kjo
këtu, jo afër pranë e pranë. Asgjë.
Është qetësi ku qëndroj. Më vonë poashtu.
Është në rrugë, jo, kudoqoftë
kjo: që një pikë e bënë, pika nuk e din.

Rënia

Ne kalonim Stiksin*
Lundërtari shtrihej i dehur në lundrën e vet.
Unë mbaja timonin dhe ne fundoseshim si gurët.
Uji ekziston sikur dhe toka
nga shtresat, shiritat transparentë, stratat e shkëlqyeshme
me gjithnjë e më pak jetë, më pak ngrohtësi.
Në flokët të lulëzonin fluska ajëri
rryma të tërhiqte kokën prapa
dhe të përkëdhelte fytin.
Gurët valonin me krahët e algëve dhe fierët,
këndonin duke gurguluar butësisht 'paqe'.
Ata prenin rrobat tua nga trupi.
Peshqit lëpinin gjakun nga këmbët tua.
Unë mbaja dorën tënde fort. Doja të të ngushëlloja
mirëpo ne binim shumë shpejt dhe fjalët mungojnë
të tilla që pa ajër frymojnë, dashuria ime
mbetur lart, balonat e kaltër, bova për pak kohë
duke shenjuar vendin e fatkeqësisë
para se të lundronin tutje. Goja filloi të të hapej.
Fytyra t'u përskuq, duart tua kërkonin
drejtpeshimin, kërkonin krahët e mi.
Ti provoje në mua të ngjiteshe lart.
Ti ishe një xhamfryrës me një re diamantesh
në gojën e tij. Unë të mbaja fort si një mace.
Unë lëmoja gishtat e tu.
Ti nuk lëshoje.
Ti fjete dhe unë lëmoja gishtat e tu, të lëshova.

* Styx (Στυξ) - Stiks, nga mitologjia greke, lumi që ndante Tokën dhe Nënbotën... Hadin.

Mungesa

Si trëndafilat kur hapen, ti nuk e vëren
një trëndafil është trëndafil, është të dish papritur
çfarë ishte e thënë vetëpërsëritet, të të mungojë diç
është shumësi, vazhdon hapjen në të tashmen
dhe ti nuk e kupton si. Ti rri shtrirë brenda në zemër
dhe pret e asgjë s'të kërkon ty, asgjë
s'të vë në gjumë kah drita, vazhdon vetëshpalosjen
derisa bie në vetvete.

Arkeologjia

Nëse ne megjithatë duhet të vishemi,
kundër të ftohtit përshembull, në emër të diçkaje,
në mbeturinat e kësaj apo asaj kohe të shkuar,
tregimet dhe shtytësit e mbamendjes që asgjë
s'thonë më shumë se që ishim atje
në kohën që ekzistonte para kësaj të tashme
- nëse ne vetveten veç në të tashmen mund ta ruajmë
duke gjetur veten pandërprerë në të tanishmen
atëherë më me dëshirë thjeshtë, bazuar në rrobat.
Ti rri ulur mbi tavolinë. Papritur sheh si dikush
akullin tejkaloi, se si ftohtësia e mbërtheu
dhe një dikush ose një tjetër kush të thotë: shih,
këtu i ke këpucët e tij, mantelin e lëkurës, dorëzat.
'Ku është koha? Këtu është koha.'

Nga: Hier is de tijd - Botues: De Arbeiderspers, © 1998
© Përktheu nga holandishtja dhe përgatiti për sw - ars poetica: Senad Guraziu, prill 2007

Petraq Risto*
 Poezii

Muntele(Mali)

Sunt Muntele de pe sub cer:
Mikelangelo întins sub cupola cu afresce de stele şi de nori
Cu suflet de vârtej deşi fiind alb omor
Fulgere şi zei
La un banchet nebunatic ţip:
Veniţi,
dezumflaţi-vă,
aprindeţi-vă,
ardeţi-vă,
tremuraţi
fluieraţi vânt,,
îmbătaţi-vă cu ploaie
mâine nişte viorele: capacane primăvăratice
vă vor prinde
pe neaşteptate.
Lupilor le dau adăpost în peşteri visând
Osul Lunii,
Vulpile deloc mânioase faţă de fabulele mă blestemă că nu le-am dat de mâncare.
Mistreţii imită tunetele prin ceaţă văd vânători
Cocoşii şi păsările ce le port pe spinarea-mi: embleme care trebuie şi nu trebuie fi omorâte.
...mâine nişte viorele: capcane primăvăratice mă vor prinde pe neaşteptate.
Curg părâiaşele, pomii se apleacă, sus cerurile izbucnesc în orgii
Vârful meu
aidoma palmelor ce se roagă
se roagă pentru Dumnezeul cel nou.
Sunt Muntele de sub cer:
Mikelangelo întins sub afresce de stele şi de nori
care îi spune Papei: De mult sufăr
lasă-mă să-mi termin acest tablou sălbatic
iar apoi nu mă plăti.

Mâine nişte viorele: capcane de primăvară
Mă vor prinde şi pe mine pe neaşteptate.
21 iunie, 2005

Îmi voi cumpăra un vârf de munte
(Do ta ble një majë mali)

Îmi voi cumpăra un vârf de munte,
neapărat îl voi cumpăra
asupra-i voi trăi,
asupră-i voi dormi
Îmi voi cumpăra un vârf de munte, îl voi cumpăra
un vârf de munte îl voi cumpăra
să-mi atrag norii: părul de prinţesă să-l pieptăn
sub zăpadă pacate voi ascunde
în fiecare fir câte un cod voi lăsa
Îmi voi cumpăra un vârf de munte, ca pe moarte îl voi cumpăra.

Ecoul nu valorează mai mult decât vocea deşi se elaborează în vârfuri de munţi.

Îmi voi vinde cărţile şi voi cumpăra un vârf de munte
dacă banii nu mi-ar ajunge îmi voi vinde şi calul
apo îmi voi vinde casa şi grădina şi rodiile
rodiile care fără ruşine îşi deschid vestele
ca să-şi arate mărgăritarele de prisos.
Îmi voi vinde orice dacă banii nu-mi ajung
Îmi voi cumpăra un vârf de munte.

Îmi voi cumpăra un vârf de munte
când vei zări Soarele eu voi fi acolo
în Luna plină
cu vârful muntelui
o semnătură voi pune:
un autograf pe opera cea mai nouă.
Îmi voi cumpăra un vârf de munte, ca viaţa o să-l cumpăr.

Îmi voi cumpăra un vârf de munte, într-un Olimp să-l transform
vor veni zeii cu capetele aplecate învinşi
cu puţină supărare întoarsă în suflet
un pahar îşi vor ridica la vârful cel frumos.
Cu creionul muntelui o semnătură îşi vor pune zeii
Contractul:
Cerul desupra capului meu nu este al lor
deasupra capului meu va fi mai multă lumină.
Voi cumpăra un vârf de munte, ca lumina îl voi cumpăra.

Ecoul nu valorează mai mult decât vocea deşi se elaborează în vârfuri de munţi.

Îmi voi cumpăra un vârf de munte împreună cu Prometeul îl voi cumpăra
împreună cu vulturul îl voi cumpăra
şi lui Sisif o piatră ca un simbol o să-i las.
Un vârf de munte ca pe un suflet îl voi cumpăra.
Când voi muri acolo să mă înmormântaţi
oasele să mi se topească sub zăpadă şi trăsnet
strănepoţi vor spune: nu a fost un Prometeu
şi nici Sisif nu a fost.
Un vârf de munte îl voi cumpăra neapărat
chiar şi după o mie de ani acolo mă veţi găsi.
(Vânturile neîncrezătoare ţin isonul: iiii...!)


Partidă de şah în secolul al XXI-lea
(Lojë shahu në shekullin XXI)

Jocul de şah s-a inventat în deşert, iubito
Nu pentru război, ci pentru dragoste
În fiecare dimineaţă îmi bag o piesă
de şah în buzunar (pe cea albă)
iar tu, iubirea mea, în fiecare dimineaţă
o piesă de şah îţi iei (pe cea neagră)
şi coborâm în Tirana noastră cu pătrate:
tablă de şah gigantă în culoare de şoarece.
Prima mişcare: eu - un pieton (şomer)
Il pun lângă Soldatul Necunoscut
Tu - un cal negru (ca la Troia după Elena)
lângă calul lui Scanderbeg.

Din nou ziua următoare cu piese noi în buzunar
ne continuăm jocul nostru absurd.
Eu mişc turnul un petrolier
Şi ne se înfăţişează mirajul Bagdadului
Cu tigrii de foc pe malul râului Tigru.
Apar nizamii vechi albanezi la Karbala
Sub corbii ce le mănâncă ochii.

Tu iti mişti nebunul la Turnul Ceasului
[2]
iar neaua minutelor creează Dragostea...
Facem în fiecare zi câte o mişcare
eu te ameninţ cu rachete de eros
tu cu kamikazi de gelozie.
Regina mea se frământă, cântă arii triste,
Regele tău crud tremură - el ţine în genunchi
steagurile albe pe care le vede ca ceruri stoarse
pe buzele scrum.
Noaptea stăm nedormiţi şi ne gândim la viitoarea mişcare
stropită cu puţine săruturi
cu puţin dor şi niţică perfidie...
Învingătorii vor fi adevăraţi perdanţi
dacă această partidă nu va fi remiză....
21-27 martie, 2003

A venit fluxul
(Erdhi batica)

Noaptea săturată cu furtuni, departe un fel de cârcel de fulgere rahitice
din Rai un suflet de Pikasso măzgăleşte din nou Guernica
gura larg deschisă a Lunii dă ordin pentru un flux...
A venit fluxul cel mare: taur mitologic în arena cunoscută
Tremură stâlpii înfipţi în săgeţi de toreadori.
Taurul geme: spinarea cu pete roşii de amurg
săgeţile stâlpilor tremură la stânga - la dreapta. Geme taurul.

A sosit fluxul, iubito, a venit fluxul fii atentă când faci baie sub flux
o mare în flux mai mult decât valuri, aduce cu sine sinonime şi metafore
meduze cu tentacule din familia veiozelor: străluceşte şi arde.
Atenţie la mare - taurule
pe spinarea cenuşie: săgeţile stâlpilor...


Un umăr fraged la cabaret
(Një sup i njomë në kabare)

Un umăr fraged la cabaret este o scară de magie:
te coboară la subsol
te ridică pe pământ.
Un fraged umăr la cabaret ne îmbată pe noi de la purgatoriu.
Acest cabaret din lemn în asfinţit - ce instrument de muzică ciudat!

Un umăr fraged la cabaret... ah, lumina ochiul nu poate s-o ascundă
iar vinul devine flacără - te încălzeşte.
Iadul care arde jos, încălzeşte Raiul sus, îl îmbată
cabarete din lemn în amurg, dacă chitară nu eşti, ce dracu mai eşti...
Noi sărmanii de la purgatoriu nimic în van nu ne păcăleşte
doar umărul fraged la cabaret...
ne coboară jos
ne ridică sus.

Martin Cukalla**
 Simfonia vântului

Mă întorc
Suferinţa coboară peste frunzele dafinului,
pe un ram de liliac
dimineaţa încremeneşte,
veşnicia oarbă ţipă şi nu se duce:
Sunt vântul,
sau păsările
sub formă de V?
Amestecat cu norii păşesc sub stele,
amestec ziua de ieri cu cea de astăzi.
Sunt vântul,
sau pasăre
care măsoară cerul cu braţele întinse,
floare de aer care ţipă?
Un cer aşezat peste inima mea
rana libertăţii...
Dincolo de orice logică
nu sunt vântul!

Noaptea umblă inertă
(Nata baret e plogët)

Nici o cheie nu scârţâie, nici un lacăt nu se deschide,
supărarea vorbeşte deschis, disperarea e mută.
Ceaţa a închis ghişeurile,
bezna aiureşte dincolo,
neînţelesul vechi se repetă,
apropiata străină nu mă găseşte.
Neobosită cărarea limpede,
îmbrăcată în albastru suferinţa, zâmbeşte,
vocile sătule mor întruna;
de neuitat sunt numai clipele nebuniei!
  
... prin ramuri
(… nëpër degë)

Bunica mea ţinea o icoană în dormitor.
Tatăl meu ţinea o carte veche.
Eu - o vază spartă.
Fac vânt prin fluier
şi vin la tine apropiata îndepărtată,
limbă suferindă a semnelor supărate...
Ramurile nu au frunze.
Ramurile se prelungesc posomorâte.
Alunecă timpul în aiureală enumerându-i
pe cei morţi…

... prin frunze
(… nëpër gjethe)

Speranţa umblă aprinzând lumânări...
Mă păcăleşte mintea;
probabil oboseşte 
dorinţă determinată,
frunza în mâna vântului
izbucneşte în mânii fără teamă.
Tăcerea află suspiciunea;
lucrurile ciudate, mărunte, le vede ochiul minţii;
are jar frunza legănată de vânt?
Atrăgător acest vânt la respiraţie...!

Dimineaţă... zăpadă ... 
(Mëngjez… dëborë…)

Vocile au migrat,
o nouă zăpadă a căzut,
mierlelor le e frig şi se strecoară prin tufiş.
Melodia cântecului este încă adormită.
Misterios soarele alături de un munte,
vânător ostenit.
Cuibului părăsit al rândunicii i-e dor
pe pervazul ferestrei deschise.
Vântul nebun răpeşte mii de fluturi de zăpadă
şi aleargă în căutarea frunzelor căzute.
Doar izvorul murmură şi aleargă din piatră în piatră.
Dorm câmpia şi muntele.
Şi chiparosul doarme visând mortul săptămânii.
Minutele zilei se duc nepăsătoare.
Zgârieturile în zăpadă ale ciripiturilor îngheţate...

* Petraq Risto s-a născut în oraşul riveran Durrës la 9 qershor 1952. A studiat publicistica şi critica de teatru. A început să scrie poezii încă din copilărie. Printre numeroasele opere literare care poartă semnătura sa, figurează volumele poetice: “Îi spun secolului bună dimineaţa!” (I them shekullit mirëmëngjes!), “Trezeşte-te, prinţesa mea” (Zgjohu princesha ime), “Măr deflorat de trăsnete” (Mollë zhvirgjëruar nga rrufetë), “Partidă de şah în secolul al XXI-lea” (Lojë shahu në shekullin XXI), “Îngerul cu virus H5N1” (Engjëlli me virus H5N1), “Aleluia” (Hallelulja); volumele cu povestiri: “Moartea paiaţei” (Vdekja e palaços) şi “Uciderea lupilor este interzisă” (Ndalohet vrasja e ujqërve); romanele: “Avionul raiului “Butterfly“” (Avioni i parajsës “Baterflaj”) şi “Frumuşica fantomă şi eu, domnul Ating Moartea” (Bukuroshja fantazmë dhe unë zoti Prek Vdek), multe alte cărţi şi piese de teatru pentru copii etc. Creaţii ale lui Risto sunt traduse în engleză, spaniolă, italiană etc.[2] În albaneză Kulla e Sahatit, în centrul Tiranei.

** Martin Cukalla, născut la 9 aprilie 1943, în oraşul albanez Gjirokastra, şi-a efectuat studiile superioare în 1966 pe lângă Universitatea de Stat din Tirana, la facultatea de Geologie-Mine (secţia mine) şi a avut o carieră profesională în ascensiune neîntreruptă. Datorită capacităţilor, coectitudinii şi culturii largi, de la brigadier de tură, a reuşit să aibă posturi de conducere importante în mine de dimensiuni europene, în institute de cercetare, în administraţia locală şi centrală, obţinând, în acelaşi timp, cele mai înalte grade ştiinţifice, respectiv titluri pedagogice.
A început de mult să se ocupe de creaţia literară, publicând des poezii în presa albaneză. Volumele sale Îmi plătesc aştrii (1996), Trezirea (2001), Tremură genele (2003), Vrajă de martie - acuarelă, La casa mării, Kosova - construcţie, au fost întâmpinate vu entuziasm din partea cititorilor.


AB HONORES

Senad Guraziu
Epoka e Nderit
(Tempulli)

(Poemë-baladë kontemporane) - Adem e Hamzë Jasharit…
dhe të tjerëve të Epokës së Nderit

I. Ballkan, veshkë e sëmurë Evrope
damarët e tu ngjizur në gjak
portë e pasme ku këlyshë lëpijnë eshtrat
backdoor1 a la wild-wild west2
nga porta-flutur dritat të marrin sytë
ndërsa nga pas thikën në sy, tytën në gojë
se nuk sheh Evropë kopshtin tënd në errësirë
më pak vlerë paska kjo skutë për një llamburiçkë
sesa toaletët e tu – keramikë muzeumeve të Indisë
aso ku urinonin zonjat e diplomatëve
të Londrës, të Berlinit, Moskës, Parisit
tash të paprekshmit3 shohin në toaletët e tu, Evropë
futuristikën e nevojtoreve të tyre publike
ditën kur të rilinden pa etiketa të paprekshëm
presin frymimin kur do t’jenë me nder: të prekshëm
jo të njollosur, të vulosur - e si ta dinin,
as ëndërruar nuk kanë për flush-teknikat
pastaj për krenarinë e urinimit në porcelan
shkumbëzim, mbase avullim i bardhë
e njerëzit (ah, njerëzit…!) dhe ndër këta njerëzit
të paprekshmit, më të ulëtit 4 bhangi5
flitet se ndër bhangi gjeneralët-fëmijë njëjtë,
lëshojnë brekushet në lojën e tyre ushtarake
tatata-trrrrrrrr… të vrava bhangi i vogël
se kam pushkën më të mirë, më i zoti jam
si ata që bënë historinë e turpshme dy-treqind vjet
pas keramikës lule-lule pothuaj kualitet porcelani kinez,
ngrohur nga bythët-fildish të zonjave
a nuk është ironike, (vallë) tash toaletët e tu
vezullojnë muzeumeve të tyre, Evropë
e ti nuk brengosesh çfarë do shëndrisë këtu
ndonjëherë… në kopshtin tënd wild-wild east
kthyer në karabahçe6 – harruar!


II.

Një mençurak do të klithë - ngritni një Tempull, mungon Tempulli, duhet një Tempull për Perëndinë, pastaj punët shkojnë më mbarë! Dikush ia kthen (bërtet) - ne kemi një të tillë me shekuj, e kemi pasur gjithmonë këtu në zemrën e tokës sonë, s’na duhet monument përpjetë si ndonjë raketë, asnjë shenjë,
as gur, shtatore, lapidar as fanar!


III.

…Tempulli është ngritur pra, shihni
mbi pullazët e argjendtë si pushojnë
balada, gojëdhëna, mite si frymojnë
I veshur në ar dhe legjenda, i bekuar
ndër kohëra e mbretëri, për t’mbetur
përrallor sikur nga kristale, i kulluar
Nga aty do t’ushqehe(n)shin ëndrrat
nga aty do t’mprehe(n)shin vizionet
nga aty do t’rendite(n)shin legjionet
Nga aty do t’dridhet-j mali i lindjes
nga aty do t’merr-te dritë ylli i ditës
nga aty do t’shuhet-j plagë e grigjës
 (Ndër) më të krisur, prej besëlidhjes
disa patri(k)otë me taka, pëshpëritet
si çdo mëngjes trazuakan mallkimet
dhe ja, dëgjoni vajtimet, thirravajet
qaramanët, qaralaqët, qyqet me zë
thonë nuk ka kitara,
harpa tel për ta,
këngëzim s’e quajnë,
poezi hëpërhë
e Tempulli frymon rëndë
peshon rëndë
rrënjëzon
ka rrënjët thellë, të forta
përthekon fuqishëm
zemrën e tokës
lëshon hije
(është hijerëndë)
në tokën e zgjedhur
thuaj, ku s’ishin
(s’janë) të huaj
ata, ti, unë
gjithsecili
frymor

IV.
frymon
gjallëron,
rritet, merr frymë
beson në frymën e vet të djeshme, të sotme
beson në frymën e kësaj toke,
lutet për frymën e tokës së vet, të huaj
përreth çdo tokë jep e merr me tokën e bekuar,
me tokën e "zgjedhur" - palca tokësore
kthehet në djep ku bëhet gjumi i parë i rritës (egoiste),
sepse çdo rritje qenka një lloj egoizmi i natyrshëm
qelizor, që nga fryma e parë, shkëputja e parë e qelizave
lidhet me frymën e “djepit” me synimin:
për t’u bërë djep i ëndrrave – prapë
çdo ëndërr shkrihet, bashkëdyzohet në secilën kiminë
secilën formulë organikisht dhe inorganikisht
shihni: ”mashtrohen” dhe vetë akademitë
legjenda pëson metamorfozë, bëhet shkencë,
nga akademikë-alkimistë, në ëndërr kombi…
simbolngulur pingul në qiell, ngrehur përpjetë, monolit
i ngjanë atij në Washington, si kunj modern
asgjë nuk ec mbarë pa të – me të bekohen
prijësit e mëdhenj, ata të bekuar
bëhen të fisnikruar, të urtë misionarët
se kunji është vetë shtylla kurrizore e Tempullit
si tragjedia që nis në epiqendër të legjendës
ku shëtisin duarlidhur… ndër mëngët, magjistarë vullkanoidë
urtakë me mjekrra, me xharre… pelerina
përkëdhelin mjekrrat me butësi
shekullore; të egra, të zeza, herë të thinjura,
herë valë-valë valëzuar (aspak si të Gandalf 7)
mërmërisin pandërprerë diç, sytë përdhe
nën xharret e zezë-korb rituale me shekuj të gjatë
aq shumë ujë i shenjtë spërkatur ndër foshnjet
aq shumë lutjesh e formulash pëshpëritur,
dritë dhe kripë e ngjyer, bukë e thyer
plleshmëri e kësaj toke për fëmijët e Perëndisë
edhe gjeneralët pelegrinë të Tempullit
njohin aromën e ujit në ballin prej foshnjeje
(madje flitet tinëzisht se qenkan lazdruar si tepër)
edhe ata çdo të dielë janë frymëzuar
nga predikimet e misionarëve, janë magjepsur
janë bekuar për bukën dhe kripën
janë rritur nga drita e uji, nga buka dhe kripa,
sa nuk rritet më shumë njeriu!

V. Drenicë,
ti nuk je legjenda e Atlantidës
e gjallë je më pavdeksisht se kurrë,
e vogël si zemër pulson në një trup të sëmurë,
ti nuk ke faj; se asht… të Ballkanit, mish e lëkurë
baladat i rëndojnë, ngjeshur rëndë si topuzëhijet
e kreshnikëve, të bajlozëve ndër mote dhe shekuj
parazitojnë, e kotë të perëndojnë, të shkojnë
ushtri të panumërta parakalojnë, debutojnë
marshojnë nga (dhe për në) të gjitha anët
me gjasë këtu kryqëzohen rrugët e tërë rruzullit
por, mos vallë për ty çdo rrugë qenka e mbyllur
një gjeneral me ushanka8 të zezë pati thënë kështu
apo, ishte thjesht krekosje për një tjetër të sojit
ardhur nga Azia, ky me tubeteika9 të kuqe

- ranë në dyluftim - shkas: kokëfortësia
kush na paska vallë përparësi në udhëkryqin
më të çoroditur të planetit
pa semaforë të asnjë mbreti, pa drita të asnjë mileti
të tjerët nuk shihnin, nuk dëgjonin,
edhe më vonë shtireshin se s’kanë sy dhe veshë
Avrupa “bënte plane” të përtej-oqeaneve
të nënshtronte ata me tomahawk10, me bumerang11
ashtu dy kontinente pushtohen, shumë ishuj e thesare
pse t’mos lësh në mjerim një karabahçe
s’ke kohë të humbasësh me pashallëqetë shesësh
trimëri me nizamë, me kapedanë
ata nuk besojnë në zbulues botërash,
asnjë sulltan në kolumbianë - fat i mirë pra –
se ndryshe keqt’iu tekej osmanlinjve të shtiren ameriganë
mrekulli që nuk dinë, nuk janë –
përtej oqeanit lëkurëkuqtë në wigwam12
më tutje engjëjt aborigjinë australianë
ngritni vetëm pak sytë ju të verbër evropianë
dilni nga kjo errësirë mesjete, mprehni ëndrrat
nisni veloret; çfarë pret ti kokëmadhi Amerigo
mos shiko asnjë sulltan, mos u huto… më mirë çajë detin
injoro ethet aziatike, koshmaret ballkanike
zjarrin ndër veshkë të nënës Evropëse një veshkë
nuk është zemër (bënë dhe pa një)
brengat fundosi mes gjinjsh të zonjave
kur të pudrosen toaleteve të Berlinit, Vjenës
mos ke dert, me pak diplomaci ato ia dalin
(për një vezir do bëjnë punë buzëqeshjet e sisëbardhave,
parfumet e shtrenjta, muzikat e salloneve)
dhe ushtritë e sulltanëve thjesht do mrizojnë
aty ku janë… në Ballkan!

VI. Dhe ja… tash
Evropë, prapë si dikur
zhurmë e trishtë, llahtari,
klithma nga një skaj në tjetrin,
vaje rrënqethëse nga zemra e tokës,
miliona dridhje, miliona shkundje e lëkundje
baltës rrahur nga lloj-lloj thundrash,
miliona eho, miliona gjëmime përvidhen damareve
nëpër mote e motmote barten, tërhiqen, rrëshqasin
në këtë fundshekull, si në tobogan13
shpalosje e një turpi të ri – njollosur, faqepërlyer
histori, justifikuar nga neo-gjeneralë
ushanka gjithfarëngjyrëshe, hije fantazmash
bekuar nga fustanellëzinj të kërleshur
në emër të Tempullit, të populizmit të verbër
mobilizohuni, le të trazohen eshtrat, shpirtrat,

le të kthehen në hi e pluhur – dhe shih
një agshol i vetëm i nxjerrë bojën një shekulli
ngopur përbuzje, nëpërkëmbje, ngopur grykësi
athua vallë dikush (me bekimin e Perëndisë) lindka
për të djegur, për të kthyer çdo gjë në pluhur…14
shih Evropë e verbër si vriten fëmijët e tumë
parë një Srebrenicë-masakër u desh të bindesh
monument tmerri, si portë e turpit (ndoshta stargate)
të pasosh, të hysh në mijëvjeçarin e ri
madje dhe talleshin me gjeneralët e tu, Evropë
ke parë fort mirë ata, ke ndier në lëkurënjëjtë
pelegrinë të tempullit, dikur
prisnin frazat e bekimit, foshnje njësoj të padjallëzuar,
engjëj të kësaj bote, me gishtin e madh të thithur
me shkëlqimin e larë nga lot-kristali në sytëkërthizëlidhur
(mbase) nyjëzuar ngutazi
kromozom i vulosur për një foton drite
për një tik-tak të kohës së çalë ballkanike
tash të largët, të verbër, të humbur në errësirë
kushedi sa shekuj verbëri,
sa shekuj mugëtirë
me ftohtësi Karpatesh në bebzë, akull Siberie
të falur, të dhuruar, të huazuar, të vjedhur e të gjetur,
të blerë, të stërblerë, të shitur, të stërshitur
si robër djajsh

VII.
Evropë,
përtej oqeanit askush s’të fali kulaças seminollë, as apaçë
s’të fali kush një pëllëmbë
e pra, edhe në Ballkan tokat zotër kanë;
“e kujt është Ilirida” - u kollit një burrë në Prekaz
i vuri diellin verbërisë shekullore, si me lloz ndali për një çast
gjithçka ndali - vetë historinë tënde, Evropë
do të tretem, do shkrihem… nëse jam borxh e kam
e ti barbar pretendo të më zbrampsësh,
provo të bësh turpin e shekullit,
unë isha dhe jam - mbes gjithmonë i gjallë
eshtrat ilirikë fosilizohen në kristal
s’duhen shkenca as akademi për t’i parë
frymojnë frymën e të parëve, nderin e baballarëvea
nuk është ironike ti shtypës, thundërzi
gjakatar i un-it tim, ti shpirtzitankset e topat tu qysh në uzinat
“bekuar” nga misionarët spërkatur me hijeshi,
fort mirë besa, sa mrekulli
ndërsa grykëhollën time paskan “mallkuar”
sa të çuditshëm shërbëtorë perëndie, ata sojlinj!
Dhe shih muret e kullave - kanavac qëndrese
façadat e kësaj dite art i kulluar janë, barbar
e sheh pra - art i brushave të Diellit
mëngjesor, i kësaj përflakjeje
art i rilindjes, i qëndresës, i besës dhënë nënëlokes
për qumështin, për djepin, për ninulën… për tokën
ku kam lindur dhe do mbroj nderin të shuhem -
besë qe e njeh gjithë bota, gjithë kontinentet
anembanë të gjithë mbretërit, e ti barbar s’deshe
por do ta njohësh sot, të betohem në këtë ditëbardhë
të mëdhenj e të vegjël do i kesh si për t’u bindur
se ç’rrisin djepat shqiptarë;
ke parë çerdhe shqiponjash ndonjëherë, barbar?
Do i shohësh sot… ja Mic Sokolat
nëpër istikame gjithkah do i kesh, besëlidhur
mes këngësh, mes zjarresh, mes tytash
me dhëmbë plumbat t’i ndalin, flijohen
bëhen një me dheun, prapë i mprehtë
është, vigjëlim shqipesh është, frëngjive shekullore
në logje mejdani, në fushëbetejë kolona cep më cep Iliridës,
krenari arbërore – dhe dëgjo, ti vrasës karpatesh, dëgjo,
do kthehem në çelik sot, do shkrijë shkëmb
të të përpijë toka, të të dridhet nën këmbë
xhamadanin do bëjë parzmore titaniumi,
dhëmbët plumba argjendi, projektilë termosenzorë
ndoshta, të të ndjekin për majëtyte
të të ngulen në bebzë, as dhe një t’mos shkojë huç
vargonjtë do i këpus copë-copë njëherë e përgjithmonë!

VIII.
Eh, ju mjeranë,
ju vrastarë, si nuk e shihni fundin
në zezonën tuaj – të turpit mercenarë
në ballë me thika ravijëzuar reliktet e urrejtjes,
çdo bëni tash? Do hedhni puseve viktimat
në sytë e fëmijëve shashtisur (s’ka se si)
hijet e tmerrit nuk duken ndryshe, nuk shihen ndryshe
ata që masakrojnë pleq e fëmijë – krijesa të trishta
kërcejnë n'lumin e zi-katran, si alien-ë të Gigerit15
të çartur, sypëlcitur nga gjaku - humnerave
të gjejnë rrugët e ikjes; lemeri të dështuarish,
me nofkë o pa emër, tatuazh i mërdhezur
gjetur metropoleve, mjerim pijanecësh
skutave më të ndyera të Lindjes, gjer në Siberi
për t’varguar fallangat, legjionet e zeza,
hordhitë mizore – ja si hanë dhe misht' e vet
në emër (ndoshta) të mbijetimit kanibalistik
lloj-lloj njësitesh shfarosëse, “tigra” arkanoidë
beret’kuqë-komando… - për çfarë “dorë e zezë”
foshnjet t’i masakrosh, të luash crematoria?
Tash nuk ke kohë as bishtin të ulësh, ork i ndyer

gjaku në alkohol kumbullash kthyer
të kapërcesh kufomat e prishura prej kohësh,
hendeqeve, gropave - viktima të pafajshme, pleq, gra, fëmijë…
këputur me dorën tënde mpirë
gjilpërash narkotike, sterilizuar në flakët e nëntokes
të gjesh e të mbledhësh gjymtyrët tua tashpër
të fshehur pasionin apokaliptik
pas bishtit të atij që të solli, shtatë palë brirësh,
shtatë herë përdredhur;
të strukesh thellë bishë jazbinave më të errëta të ferrit,
si gjakpirës
të arrish në tokën tënde i ndyer, i dërguar,
i paguar për të ngordhur,
për t’u shuare, çuditërisht i gjallë
kthehesh!
IX. Për të tjerët,
të paemër legjionarë
koshmaret vazhdojnë të quhen koshmarë;
ditë-netët mbesin skëterrë
atje ndër strofka hijenash lebetitëse;
pluhuri shkundet nga fytyrat, uniformat
ndërsa gjaku, njollat e kuqe… nuk lahen lehtë,
asnjë ujë s’i pastron, sikur as mëkatet;
themelet e Tempullit i gërryen gjaku,
asnjë ngrehinë gënjeshtrash s’qëndron dot;
misionarët të groposur (verbëri urithësh)
me shputat e ndyera si të hijenave-totemë
gërvishtin luspat e pafajsisë së tyre,
zombi-statujat e zeza oborreve të turpit
duhet bërë ballë shigjetat e dritës,
shtizat e së vërtetës
tek ngulen palcës që mban lidhur të ligat e shekujve,
frymimin e plogshtë të gjallimit,
një milion shpifjesh ugurzeza,
në agonitë kullufiten në një fund nga një e vërtetë e vetme
- se kjo tokë e shkelur paska zot!


X.
Në këtë fundshekull të përgjakur,
në këtë prag-shekull të shpresës
Tempulli akoma ushqehetme mitet,
me gënjeshtrat, me përrallat dhe legjendat
ruan grahmën fisnike, frymën e vetstolisur me kurorën e gjembave
kurorë për kokën e zgjedhur me kokallë
në zemrën e tokës së rrallë – shpallur djep i shenjtë i kombit
djep zbukuruar me një milion emblema, relikte
dhe me (vetëm) një sekretnjë të vërtetë mykur në fshehje
errësirës së katakombeve, labirinteve
atje ku misionarët prapë përkëdhelin mjekrrat butësisht
luten, mishërohen, e trurët kriposen devotshëm
për të verbërit e mileniumit të ri!


APPENDIX
Lutja për Ballkanin!

O Zot i Gjithëfuqishëm! Ne të lutemi para fronit hyjnor të na mëshirosh për bëmat tona; mëshirë për shkatërrimin kaq të madh të jetës, për gjakun që është derdhur në Ballkan, fëmijët që kthehen në jetimë, nënat që humbasin të dashurit djem, djemtë që kanë humbur etrit e tyre, qytetet që janë shkatërruar, shumë zemra që janë mbytur në gjak, shumë lotë që janë derdhur dhe shumë shpirtëra që janë trazuar! O Zot! Ke mëshirë! Shuaj këtë frymim lufte, këtë flakë që gllabëron çdo gjë, këtë rrezik, këtë ngrysje-errësirë, nga faqja e tokës. Afro sëbashku këto zemra. Le të ndriçojë dielli i së vërtetës mbi të të gjithë. O Zot! Kjo botë është në errësirë. Na udhëzo, na prij drejt një shkëlqimi drite; horizontet janë të zymtë nga retë e luftës. Shpërndaj këto re të papërshkueshme për ne. Na fal shenjtërinë dhe qetësinë; zhduk këto grindje, ngatërresa; mbush dritë horizontin e jetës, kështu që dielli i besnikërisë së vërtetë të shëndris me rrezet e tij. Le të ndriçohen këto zemra të errëta, le të shohin këta sy të verbër, le këtyre veshëve të shurdhër t’iu falet dëgjimi. O Zot! Mundëso që drejtësia hyjnore të shfaqet në këtë botë. Përbashko këta njerëz në festën ndërkombëtare të paqes, që të mund ta gëzojnë jetën me një dashuri të thellë. Le të përqafohen gjithë popujt dhe besimet me frymën e mirësisë universale, dhe le të harrohet urrejtja. O Zot! Vendos këtë qeverisje të drejtë që të arrihet paqja, le të ruajë sipri nëse nuk arrihen pajtimet në Ballkan. Le të ndriçojë drita e dashurisë dhe flaka tutje t’mos njolloset. O Zot! I Gjithëfuqishmi, Ti Gjithëmëshiruesi…

Abdu'l-Baha - Publikuar në “The Christian Commonwealth” më 1 janar 1913, f.262-3
Përktheu: S. Guraziu
1, 2 – derë e pasme e një restoranti (saloon) në stilin e Perëndimit të Egër
3 – të paprekshmit: Dalitët, pjestarë të kastës më të ulët në shoqërinë indiane (Indi)4 – untouchables = të paprekshmit (Dalitët)
5 – Bhangi – personat në rangun më të ulët të Dalitëve që kryejnë punët më të “vështira”, të cilat punë konsiderohen të ulëta. Bhangit të ashtuquajtur “pastrues”, por ata në fakt kujdesen (shin) për nyjet sanitare publike (toaletë publik pa ujë dhe në kushte të rënda higjienike).
6 – karabahçe ~ (përafërsisht) = kopsht i zi, i errët
7 - Gandalf është një karakter fiktiv në veprat e zhanrit të fantazisë të J. R. R. Tolkien, ku ai shfaqet si një magjistar në “Hobbit” dhe në “The Lord of the Rings”, më vonë luan një rol të rëndësishëm në Luftën që përshkruhet në librat “War of the Rings”. J. R. R. Tolkien (John Ronald Reuel Tolkien) - Lindur: 3 janar1892, Bloemfontein, Afrikë e Jugut - Vdiq më 2 shtator 1973, në Bournemouth, Angli - Shkrimtar, akademik, filologjist - Magnum opus: The Lord of the Rings (Oxford Source: J. R. R. Tolkien: A Biography, by Humphrey Carpenter)
8, 9 – lloje kapelash ruse
10 - tomahawk – një lloj sopate që përdorej nga indianët autoktonë të Amerikës (përdorej edhe si armë lufte).
11 - bumerang - iu përshkruhet aborigjinëve të Australisë, objekt i drunjtë i lakuar, përdoret për shumçka; një lloj përdoret edhe si armë, nëse hedhet si duhet ai duke lëvizur në lakoren e vet të rrugëtimit, kthehet në pikën e nisjes.
12 – wigwam - një lloj kolibe në formë kupole që përdorej nga fiset gjysmë-nomade të indianëve të Amerikës
13 – toboggan – fjalë me prejardhje nga një fis autokton kanadez; sajë që përdoret nga fëmijët (si rekreacion) por edhe për tërheqje nga të rriturit14 – Autori aludon në vargjet e kriminelit të luftës, Radovan Karaxhiq
15 - H. R. Giger – piktor, skulptor, dizajner, arkitekt interieri, surrealist zviceran, ideator i formës jetësore të trishtë (fantazi tmerruese) në filmin e mirënjohur klasik të zhanrit fantastik “Alien”, për çka mori çmimin Oscar në vitin 1980. Në natyrën e veprave të tij si fundamentale merret Estetika Biomekanike, një dialekt ndërmjet njeriut dhe produkteve makinale, duke prezentuar një univers në vetvete, paralelisht tmerrues dhe sublim.

S. Guraziu, 1999
Ripunuar dhe përgatitur për konkursin për poezi e pikturë, “Me Agim Ramadanin, 2007”, prill 2007.
(Në këtë konkurs poema u cilësua dhe u shpërblye me vendin e parë, iu nda Çmimi i Parë nga juria e konkursit. Konkursi është mbajtur më 28-29 qershor 2007 në Cyrih të Zvicrës).

Pasthënie nga autori

Pas disa gjërave kontributive për revistën “Haemus” (poezi, humoreska ose ndonjë ese, që janë publikuar aty gjatë viteve), poema “Tempulli” është rishkruar dhe përpunuar me qëllim që të publikohet poaty, në "Haemus", në fillim të 2007-ës. Inspiracioni që të merrem rishtas me të më erdhi pasi kryeredaktori (dhe miku im… Ardiani) gjatë një bisede më pati treguar se në numrin vijues kishte në plan të përfshinte një bllok krijimesh kryesisht të autorëve kosovarë me temën për luftën çlirimtare… ose kështu diç përafërsisht, siç e kuptova atëherë! Nga ana tjetër (bashkëpunimi prej disa vitesh, respekti i ndërsjell dhe qasja vëllazërore me Ardianin tashmë kishin një frymë akademike të thjeshtësisë e të mirëkuptimit) disi sikur ndjeva se duhet ta ngjallja këtë poemë për numrin e ri të “Haemus”.
Prova e parë të bëjë diçka, dështoi. Nuk u ndava i kënaqur me rezultatin dhe mundin që ia kushtova, sepse unë i hyra punës, por siç rezultoi e doli në dukje, jo aq suksesshëm. Më pastaj, në një email ia shpreha Ardianit pakënaqësinë time me rezultatin përfundimtar. Ai nuk më tha gjë, mirëpo unë e dinja se ai s’do të komentonte rreth zhgënjimit… nga unë vetë për synimet e mia. Unë ia thashë atë që mendova për momentin, por kjo ishte më shumë si shprehje e keqardhjes sime se “plani për të kontribuar sadopak” në atë që ai kishte në plan për numrin e ri, më ra në ujë.
“Tempulli” si poemë me elemente më të ngjeshura ideore (ndoshta, pa e tepruar aspak, sa të një vepre komplete në vete), ishte e qartë se "kërkonte" më shumë. Apo ndoshta vetëm edhe pakëz më shumë…
Ca kohë më vonë, në prill të v. 2007, duke shpërndarë një ftesë (në kuadër të aktivitetit virtual të seguraweb-ars poetica) për pjesëmarrje në konkursin poetik "Agim Ramadani" në Cyrih, më shkrepi një mendim që t’i qasem edhe njëherë dhe ta përgatis për atë konkurs.
Pse jo, thashë. Ashtu dhe bëra.
Ajo më kryesorja… me çfarë nuk isha i kënaqur kishte të bënte me “mllefin” dhe frymën e rëndë që reflektonte, ose “energjinë negative pothuaj si elektricitet statik” përgjat gjithë shtyllës poetike, të cilën mund ta keqkuptonte lexuesi (gjëra që në letërsi duhet të jenë të minimalizuara, tekefundit, sa më shumë që të jetë mundur!!). Shkruar në kohën kur mllefi dhe ngarkesat psikologjike të luftës ishin evidente, poema kërkonte një zbutje në rrafshin emocional nga përspektiva autoriale, kërkonte një distancim më të madh (në shumë vende) në raport me ndjesinë subjektive. Mirëpo hetova se kjo nuk ishte edhe aq e lehtë të arrihej, ose jo tek ashtu, me ato çfarë vetë i kisha qullur e bërë brum dikur.
Për dallim, kësaj radhe unë dhe poema ia dolëm dhe gjetëm njëfarë kompromisi (them kompromis… sepse shikuar holl-e-holl, as ajo por as unë prapë, nuk ishim tamam 100% të kënaqur).
Pas shumë viteve pra të mbetjes e gjymtuar, jo e kryer, e kuptohet as e publikuar, ajo u cilësua dhe u plasua në vendin e parë, iu nda Çmimi i Parë në konkursin për poezi e pikturë, “Me Agim Ramadanin, 2007” (mbajtur më 28-29 qershor 2007 në Cyrih të Zvicrës). Këtij tributi, kryekëput personal poetik… për atë më madhështorën si sakrifikim i vetëdijshëm kolosësh, tribut për më të skajshmën që njeriu mund të ofrojë në altarin e lirisë, për aktin heroik të qëndresës së kryekomandantit legjendar Adem Jashari, për aktin heroik të gjithë familjes Jashari dhe gjithashtu si tribut personal për gjithë të tjerët dëshmorë të Epokës së Nderit, me mirënjohjen publike si “baladë fituese” nga juria profesionale e konkursit iu dha edhe një dimension tjetër.
Në këtë mënyrë nderohet edhe autori i saj, nëse ai është munduar që një zë i brendshëm sadopak të jehojë. Një eho për një vesh të vetëm shpesh mund të jetë edhe aluzion, ose nuk është e mjaftueshme. Është vetvetiu nderim dhe kënaqësi kur ndonjë eho aty-këtu e kapin edhe veshë të tjerë, shumçka përplotësohet kur një mesazh e kapin edhe zemrash të tjera… Ky tekefundit është edhe qëllimi kryesor i çdo krijimi artistik. Natyrisht se është nderim i madh, satisfaksion e çfarë të duash kur autorit i thuhet në njëfarë mënyre se ai zë “dëgjohet” qartë… dhe se ia vlenë të dëgjohet. Sepse sa i përket atij vetë në një krijim, ndoshta kaq mund të ofrojë një poet, asgjë më shumë. Ai do të ofrojë zërin e tij të ndërgjegjës dhe kumbimin e shpirtit… herë të flashkët e herë të fortë, herë-herë të ëmbël, si çokolatash ndjesie, herë-herë të dhimbshëm-ngashërues, shpeshherë aso të përmallshëm-nostalgjik, pastaj vajtues-elegjiak (si qaramanë të pandreqshëm që janë) etj. etj.
Mirëpo patjetër, zëri i poetit dhe kumti për liri githmonë do të jetë “zë pushke”, siç pata rastin të lexoj një lloj shprehje impresive të dikujt, për baladën. Patjetër. Ndonëse këtu s’duhet ngatërruar gjërat, nuk duhet absolutizuar “veglat a mjetet” si definim. Për të sqaruar çfarë desha të them do të referohem në vetëdijësinë mbi sakrifikimin e mundshëm të një dëshmori, të një luftëtari për liri (p.sh. në këtë rast, të Adem Jasharit) dhe në sakrificën e poetit si gjeneralitet. Armë e poetit mund të jetë edhe vetëm fjala, por edhe pushka e mirëfilltë, të dyja sëbashku. Shembulli më i mirë dhe më i freskët në historinë kosovare (shqiptare) është ai i poetit, Agim Ramadani. Nuk do lë anash në këtë qasje p.sh. as poetin Jusuf Gërvalla. Ky i fundit u këput dhe ra ndryshe, në tjetër kohë e në tjera rrethana por në zemrën e tij do ketë kumbuar ose do kumbonte herëdokur mesazhi i njëjtë transcendental si në vargjet e Agimit, “m’u shterrshin sytë nëse pushoj lirinë tënde me ëndërrue, mallkue qoftë gjaku im nëse m’vrasin pa luftue”, sepse poeti sakrifikohet i vetëdijshëm se ndjenja për ta bërë atë është ligj, duke ndjer sikurse është vetë frymëmarrja e tij. Thelbin e sakrificës (si kualifikues-madhështi transcendente) natyrisht, nuk e ka as ai vetë në dorë. Ato që i ka në dorë, ai do t’i kontrollojë për mrekulli; organizimin e realitetit ndjesor konceptualisht… do t’ndjekë ekskluzivisht vërtetësi, rregulla, parime, principe fundamentale, pastaj do t’i ndjekë shtigjet e trasuara enkas për të, të rënda a të vështira ai do t’ecë zbathur deri në gjakosje, do t’shkelë si i “çmendur” andej kah askush nuk shkelë duke provuar të shkojë atje ku askush s’ka qene më parë. Kur ai ndjen nuk i përzihet as vetë Zoti, në fakt ai është vetë zot i ndjesisë së vet.
Sigurisht, ai ka edhe shumëçka tjetër më “minore” në dorë dhe shpesh ato më qesharaket, që s’janë dhe aq-aq të “vështira”, do t’i rrëshqasin nga duart, mund dhe të thyhen madje, copë-copë. Sa i gjorë, mjeran dhe qesharak është nganjëherë, ndoshta deri në marrëzi, nëse bën kështu të thuhet!

Mirëpo sakrifica, djegia e poetit është ligj universal, madhështi transcendente morale, intelektuale, artistike por edhe fizike e metafizike. Kur ai është i aftë dhe ndjen të “armatoset” edhe ndryshe, në shërbim të drejtësisë-fundament… të luftës për lirinë e qenies, për lirinë e frymëmarrjes, le ta dijë çdo armik i botës se ka të bëjë me ushtarin më të armatosur të universit.
Anise poeti do kapë pushkë atëherë dhe vetëm atëherë kur ai ndjen se duhet bërë. Nëse ai ndjen, kjo dhe do të ndodhë, nuk i përzihet askush… Duhet cekur me këtë rast se poeti s’lejon ta manipulojnë e as nuk manipulon kurrë. Ai s’mund të jetë i manipuluar dhe prapë kurrë s’do të kthehet në manipulant. Për faktin e vetëm të thjeshtë: se është poet.
Pra, poeti është ai që do t’i kuptojë ndoshta më mirë se askush tjetër jo vetëm sakrificat e veta, por edhe të çdo qenie tjetër, ai kurrë s’gabon në këtë drejtim. Si mund të jetë e mundur ndonjë lajthitje e tillë, jo, shpirti i tij s’lejon kurrë as nuk pajtohet, poeti s’lejon të harrohet, të « minimalizohet » madhështia e një luftëtari të lirisë, sepse ai është vetë luftëtar i përjetshëm për arritjen e çdo lirie të mundshme, si koncept… që njeh njeriu, asaj shpirtërore por edhe çfarëdo tjetër që të jetë.
S. Guraziu, 5 korrik 2007, Arnhem – The Netherlands