Senad Guraziu
Epoka e Nderit
(Tempulli)
(Poemë-baladë
kontemporane) - Adem e Hamzë Jasharit…
dhe të tjerëve të
Epokës së Nderit
I. Ballkan, veshkë e
sëmurë Evrope
damarët e tu ngjizur
në gjak
portë e pasme ku
këlyshë lëpijnë eshtrat
backdoor1 a la
wild-wild west2
nga porta-flutur
dritat të marrin sytë
ndërsa nga pas thikën
në sy, tytën në gojë
se nuk sheh Evropë
kopshtin tënd në errësirë
më pak vlerë paska kjo
skutë për një llamburiçkë
sesa toaletët e tu –
keramikë muzeumeve të Indisë
aso
ku urinonin zonjat e diplomatëve
të
Londrës, të Berlinit, Moskës, Parisit
tash
të paprekshmit3 shohin në toaletët e tu, Evropë
futuristikën e
nevojtoreve të tyre publike
ditën kur të rilinden
pa etiketa të paprekshëm
presin frymimin kur do
t’jenë me nder: të prekshëm
jo
të njollosur, të vulosur - e si ta dinin,
as
ëndërruar nuk kanë për flush-teknikat
pastaj
për krenarinë e urinimit në porcelan
shkumbëzim,
mbase avullim i bardhë
e
njerëzit (ah, njerëzit…!) dhe ndër këta njerëzit
të
paprekshmit, më të ulëtit 4 bhangi5
flitet
se ndër bhangi gjeneralët-fëmijë njëjtë,
lëshojnë
brekushet në lojën e tyre ushtarake
tatata-trrrrrrrr…
të vrava bhangi i vogël
se
kam pushkën më të mirë, më i zoti jam
si
ata që bënë historinë e turpshme dy-treqind vjet
pas
keramikës lule-lule pothuaj kualitet porcelani kinez,
ngrohur
nga bythët-fildish të zonjave
a
nuk është ironike, (vallë) tash toaletët e tu
vezullojnë
muzeumeve të tyre, Evropë
e
ti nuk brengosesh çfarë do shëndrisë këtu
ndonjëherë… në
kopshtin tënd wild-wild east
kthyer
në karabahçe6 – harruar!
II.
Një
mençurak do të klithë - ngritni një Tempull, mungon Tempulli, duhet një Tempull
për Perëndinë, pastaj punët shkojnë më mbarë! Dikush ia kthen (bërtet) - ne
kemi një të tillë me shekuj, e kemi pasur gjithmonë këtu në zemrën e tokës
sonë, s’na duhet monument përpjetë si ndonjë raketë, asnjë shenjë,
as gur, shtatore,
lapidar as fanar!
III.
…Tempulli
është ngritur pra, shihni
mbi
pullazët e argjendtë si pushojnë
balada,
gojëdhëna, mite si frymojnë
I
veshur në ar dhe legjenda, i bekuar
ndër
kohëra e mbretëri, për t’mbetur
përrallor
sikur nga kristale, i kulluar
Nga aty do
t’ushqehe(n)shin ëndrrat
nga aty do
t’mprehe(n)shin vizionet
nga aty do
t’rendite(n)shin legjionet
Nga aty do t’dridhet-j
mali
i lindjes
nga aty do t’merr-te
dritë ylli i ditës
nga aty do t’shuhet-j
plagë e grigjës
(Ndër) më të krisur, prej besëlidhjes
disa patri(k)otë me
taka, pëshpëritet
si çdo mëngjes
trazuakan mallkimet
dhe ja, dëgjoni
vajtimet, thirravajet
qaramanët, qaralaqët,
qyqet me zë
thonë nuk ka kitara,
harpa tel për ta,
këngëzim s’e quajnë,
poezi hëpërhë
e Tempulli frymon
rëndë
peshon rëndë
rrënjëzon
ka rrënjët thellë, të
forta
përthekon fuqishëm
zemrën e tokës
lëshon hije
(është hijerëndë)
në tokën e zgjedhur
thuaj, ku s’ishin
(s’janë) të huaj
ata, ti, unë
gjithsecili
frymor
IV.
frymon
gjallëron,
rritet, merr frymë
beson në frymën e vet
të djeshme, të sotme
beson
në frymën e kësaj toke,
lutet
për frymën e tokës së vet, të huaj
përreth
çdo tokë jep e merr me tokën e bekuar,
me
tokën e "zgjedhur" - palca tokësore
kthehet
në djep ku bëhet gjumi i parë i rritës (egoiste),
sepse
çdo rritje qenka një lloj egoizmi i natyrshëm
qelizor,
që nga fryma e parë, shkëputja e parë e qelizave
lidhet
me frymën e “djepit” me synimin:
për t’u bërë djep i
ëndrrave – prapë
çdo ëndërr shkrihet,
bashkëdyzohet në secilën kiminë
secilën formulë
organikisht dhe inorganikisht
shihni: ”mashtrohen”
dhe vetë akademitë
legjenda pëson
metamorfozë, bëhet shkencë,
nga
akademikë-alkimistë, në ëndërr kombi…
simbolngulur pingul në
qiell, ngrehur përpjetë, monolit
i ngjanë atij në Washington , si kunj
modern
asgjë nuk ec mbarë pa
të – me të bekohen
prijësit e mëdhenj,
ata të bekuar
bëhen të fisnikruar,
të urtë misionarët
se kunji është vetë
shtylla kurrizore e Tempullit
si tragjedia që nis në epiqendër të
legjendës
ku shëtisin
duarlidhur… ndër mëngët, magjistarë vullkanoidë
urtakë
me mjekrra, me xharre… pelerina
përkëdhelin
mjekrrat me butësi
shekullore;
të egra, të zeza, herë të thinjura,
herë
valë-valë valëzuar (aspak si të Gandalf 7)
mërmërisin
pandërprerë diç, sytë përdhe
nën
xharret e zezë-korb rituale me shekuj të gjatë
aq
shumë ujë i shenjtë spërkatur ndër foshnjet
aq
shumë lutjesh e formulash pëshpëritur,
dritë
dhe kripë e ngjyer, bukë e thyer
plleshmëri
e kësaj toke për fëmijët e Perëndisë
edhe
gjeneralët pelegrinë të Tempullit
njohin
aromën e ujit në ballin prej foshnjeje
(madje
flitet tinëzisht se qenkan lazdruar si tepër)
edhe
ata çdo të dielë janë frymëzuar
nga
predikimet e misionarëve, janë magjepsur
janë
bekuar për bukën dhe kripën
janë
rritur nga drita e uji, nga buka dhe kripa,
sa
nuk rritet më shumë njeriu!
V.
Drenicë,
ti
nuk je legjenda e Atlantidës
e
gjallë je më pavdeksisht se kurrë,
e
vogël si zemër pulson në një trup të sëmurë,
ti
nuk ke faj; se asht… të Ballkanit, mish e lëkurë
baladat
i rëndojnë, ngjeshur rëndë si topuzëhijet
e
kreshnikëve, të bajlozëve ndër mote dhe shekuj
parazitojnë,
e kotë të perëndojnë, të shkojnë
ushtri
të panumërta parakalojnë, debutojnë
marshojnë
nga (dhe për në) të gjitha anët
me
gjasë këtu kryqëzohen rrugët e tërë rruzullit
por,
mos vallë për ty çdo rrugë qenka e mbyllur
një
gjeneral me ushanka8 të zezë pati thënë kështu
apo,
ishte thjesht krekosje për një tjetër të sojit
ardhur
nga Azia, ky me tubeteika9 të kuqe
-
ranë në dyluftim - shkas: kokëfortësia
kush
na paska vallë përparësi në udhëkryqin
më
të çoroditur të planetit
pa
semaforë të asnjë mbreti, pa drita të asnjë mileti
të
tjerët nuk shihnin, nuk dëgjonin,
edhe
më vonë shtireshin se s’kanë sy dhe veshë
Avrupa
“bënte plane” të përtej-oqeaneve
të nënshtronte ata me
tomahawk10, me bumerang11
ashtu dy kontinente
pushtohen, shumë ishuj e thesare
pse t’mos lësh në
mjerim një karabahçe
s’ke kohë të humbasësh
me pashallëqetë shesësh
trimëri me nizamë, me
kapedanë
ata nuk besojnë në
zbulues botërash,
asnjë sulltan në
kolumbianë - fat i mirë pra –
se ndryshe keqt’iu
tekej osmanlinjve të shtiren ameriganë
mrekulli që nuk dinë,
nuk janë –
përtej oqeanit
lëkurëkuqtë në wigwam12
më tutje engjëjt
aborigjinë australianë
ngritni vetëm pak sytë
ju të verbër evropianë
dilni nga kjo errësirë
mesjete, mprehni ëndrrat
nisni veloret; çfarë
pret ti kokëmadhi Amerigo
mos shiko asnjë
sulltan, mos u huto… më mirë çajë detin
injoro ethet aziatike,
koshmaret ballkanike
zjarrin ndër veshkë të
nënës Evropëse një veshkë
nuk është zemër (bënë
dhe pa një)
brengat
fundosi mes gjinjsh të zonjave
kur
të pudrosen toaleteve të Berlinit, Vjenës
mos
ke dert, me pak diplomaci ato ia dalin
(për
një vezir do bëjnë punë buzëqeshjet e sisëbardhave,
parfumet
e shtrenjta, muzikat e salloneve)
dhe
ushtritë e sulltanëve thjesht do mrizojnë
aty
ku janë… në Ballkan!
VI.
Dhe ja… tash
Evropë,
prapë si dikur
zhurmë
e trishtë, llahtari,
klithma
nga një skaj në tjetrin,
vaje
rrënqethëse nga zemra e tokës,
miliona
dridhje, miliona shkundje e lëkundje
baltës
rrahur nga lloj-lloj thundrash,
miliona
eho, miliona gjëmime përvidhen damareve
nëpër
mote e motmote barten, tërhiqen, rrëshqasin
në
këtë fundshekull, si në tobogan13
shpalosje
e një turpi të ri – njollosur, faqepërlyer
histori,
justifikuar nga neo-gjeneralë
ushanka
gjithfarëngjyrëshe, hije fantazmash
bekuar
nga fustanellëzinj të kërleshur
në
emër të Tempullit, të populizmit të verbër
mobilizohuni,
le të trazohen eshtrat, shpirtrat,
le
të kthehen në hi e pluhur – dhe shih
një
agshol i vetëm i nxjerrë bojën një shekulli
ngopur
përbuzje, nëpërkëmbje, ngopur grykësi
athua
vallë dikush (me bekimin e Perëndisë) lindka
për
të djegur, për të kthyer çdo gjë në pluhur…14
shih
Evropë e verbër si vriten fëmijët e tumë
parë
një Srebrenicë-masakër u desh të bindesh
monument
tmerri, si portë e turpit (ndoshta stargate)
të
pasosh, të hysh në mijëvjeçarin e ri
madje
dhe talleshin me gjeneralët e tu, Evropë
ke
parë fort mirë ata, ke ndier në lëkurënjëjtë
pelegrinë
të tempullit, dikur
prisnin
frazat e bekimit, foshnje njësoj të padjallëzuar,
engjëj të kësaj bote,
me gishtin e madh të thithur
me shkëlqimin e larë
nga lot-kristali në sytëkërthizëlidhur
(mbase) nyjëzuar
ngutazi
kromozom i vulosur për
një foton drite
për një tik-tak të
kohës së çalë ballkanike
tash të largët, të
verbër, të humbur në errësirë
kushedi sa shekuj
verbëri,
sa shekuj mugëtirë
me ftohtësi Karpatesh
në bebzë, akull Siberie
të falur, të dhuruar,
të huazuar, të vjedhur e të gjetur,
të blerë, të
stërblerë, të shitur, të stërshitur
si robër djajsh
VII.
Evropë,
përtej oqeanit askush
s’të fali kulaças seminollë, as apaçë
s’të fali kush një
pëllëmbë
e pra, edhe në Ballkan
tokat zotër kanë;
“e kujt është Ilirida”
- u kollit një burrë në Prekaz
i vuri diellin
verbërisë shekullore, si me lloz ndali për një çast
gjithçka ndali - vetë
historinë tënde, Evropë
do
të tretem, do shkrihem… nëse jam borxh e kam
e
ti barbar pretendo të më zbrampsësh,
provo
të bësh turpin e shekullit,
unë
isha dhe jam - mbes gjithmonë i gjallë
eshtrat
ilirikë fosilizohen në kristal
s’duhen
shkenca as akademi për t’i parë
frymojnë
frymën e të parëve, nderin e baballarëvea
nuk
është ironike ti shtypës, thundërzi
gjakatar
i un-it tim, ti shpirtzitankset e topat tu qysh në uzinat
“bekuar”
nga misionarët spërkatur me hijeshi,
fort
mirë besa, sa mrekulli
ndërsa grykëhollën
time paskan “mallkuar”
sa të çuditshëm
shërbëtorë perëndie, ata sojlinj!
Dhe
shih muret e kullave - kanavac qëndrese
façadat
e kësaj dite art i kulluar janë, barbar
e sheh pra - art i
brushave të Diellit
mëngjesor, i kësaj
përflakjeje
art i rilindjes, i
qëndresës, i besës dhënë nënëlokes
për qumështin, për
djepin, për ninulën… për tokën
ku
kam lindur dhe do mbroj nderin të shuhem -
besë
qe e njeh gjithë bota, gjithë kontinentet
anembanë
të gjithë mbretërit, e ti barbar s’deshe
por
do ta njohësh sot, të betohem në këtë ditëbardhë
të
mëdhenj e të vegjël do i kesh si për t’u bindur
se
ç’rrisin djepat shqiptarë;
ke
parë çerdhe shqiponjash ndonjëherë, barbar?
Do i shohësh sot… ja
Mic Sokolat
nëpër istikame
gjithkah do i kesh, besëlidhur
mes
këngësh, mes zjarresh, mes tytash
me dhëmbë plumbat t’i
ndalin, flijohen
bëhen një me dheun,
prapë i mprehtë
është, vigjëlim
shqipesh është, frëngjive shekullore
në logje mejdani, në
fushëbetejë kolona cep më cep Iliridës,
krenari arbërore – dhe
dëgjo, ti vrasës karpatesh, dëgjo,
do kthehem në çelik
sot, do shkrijë shkëmb
të të përpijë toka, të
të dridhet nën këmbë
xhamadanin do bëjë
parzmore titaniumi,
dhëmbët plumba
argjendi, projektilë termosenzorë
ndoshta, të të ndjekin
për majëtyte
të të ngulen në bebzë,
as dhe një t’mos shkojë huç
vargonjtë do i këpus
copë-copë njëherë e përgjithmonë!
VIII.
Eh, ju mjeranë,
ju vrastarë, si nuk e
shihni fundin
në zezonën tuaj – të
turpit mercenarë
në ballë me thika
ravijëzuar reliktet e urrejtjes,
çdo bëni tash? Do
hedhni puseve viktimat
në
sytë e fëmijëve shashtisur (s’ka se si)
hijet
e tmerrit nuk duken ndryshe, nuk shihen ndryshe
ata
që masakrojnë pleq e fëmijë – krijesa të trishta
kërcejnë
n'lumin e zi-katran, si alien-ë të Gigerit15
të
çartur, sypëlcitur nga gjaku - humnerave
të
gjejnë rrugët e ikjes; lemeri të dështuarish,
me nofkë o pa emër,
tatuazh i mërdhezur
gjetur metropoleve,
mjerim pijanecësh
skutave më të ndyera
të Lindjes, gjer në Siberi
për
t’varguar fallangat, legjionet e zeza,
hordhitë
mizore – ja si hanë dhe misht' e vet
në
emër (ndoshta) të mbijetimit kanibalistik
lloj-lloj
njësitesh shfarosëse, “tigra” arkanoidë
beret’kuqë-komando…
- për çfarë “dorë e zezë”
foshnjet
t’i masakrosh, të luash crematoria?
Tash nuk ke kohë as bishtin
të ulësh, ork i ndyer
gjaku
në alkohol kumbullash kthyer
të
kapërcesh kufomat e prishura prej kohësh,
hendeqeve,
gropave - viktima të pafajshme, pleq, gra, fëmijë…
këputur
me dorën tënde mpirë
gjilpërash
narkotike, sterilizuar në flakët e nëntokes
të
gjesh e të mbledhësh gjymtyrët tua tashpër
të
fshehur pasionin apokaliptik
pas
bishtit të atij që të solli, shtatë palë brirësh,
shtatë
herë përdredhur;
të
strukesh thellë bishë jazbinave më të errëta të ferrit,
si
gjakpirës
të
arrish në tokën tënde i ndyer, i dërguar,
i paguar për të
ngordhur,
për t’u shuare,
çuditërisht i gjallë
kthehesh!
IX. Për të tjerët,
të paemër legjionarë
koshmaret vazhdojnë të
quhen koshmarë;
ditë-netët mbesin
skëterrë
atje ndër strofka
hijenash lebetitëse;
pluhuri shkundet nga
fytyrat, uniformat
ndërsa gjaku, njollat
e kuqe… nuk lahen lehtë,
asnjë ujë s’i pastron,
sikur as mëkatet;
themelet e Tempullit i
gërryen gjaku,
asnjë ngrehinë
gënjeshtrash s’qëndron dot;
misionarët të groposur
(verbëri urithësh)
me
shputat e ndyera si të hijenave-totemë
gërvishtin
luspat e pafajsisë së tyre,
zombi-statujat
e zeza oborreve të turpit
duhet
bërë ballë shigjetat e dritës,
shtizat
e së vërtetës
tek
ngulen palcës që mban lidhur të ligat e shekujve,
frymimin
e plogshtë të gjallimit,
një
milion shpifjesh ugurzeza,
në
agonitë kullufiten në një fund nga një e vërtetë e vetme
-
se kjo tokë e shkelur paska zot!
X.
Në
këtë fundshekull të përgjakur,
në
këtë prag-shekull të shpresës
Tempulli
akoma ushqehetme mitet,
me
gënjeshtrat, me përrallat dhe legjendat
ruan
grahmën fisnike, frymën e vetstolisur me kurorën e gjembave
kurorë
për kokën e zgjedhur me kokallë
në
zemrën e tokës së rrallë – shpallur djep i shenjtë i kombit
djep
zbukuruar me një milion emblema, relikte
dhe
me (vetëm) një sekretnjë të vërtetë mykur në fshehje
errësirës
së katakombeve, labirinteve
atje
ku misionarët prapë përkëdhelin mjekrrat butësisht
luten,
mishërohen, e trurët kriposen devotshëm
për
të verbërit e mileniumit të ri!
APPENDIX
Lutja për Ballkanin!
O
Zot i Gjithëfuqishëm! Ne të lutemi para fronit hyjnor të na mëshirosh për bëmat
tona; mëshirë për shkatërrimin kaq të madh të jetës, për gjakun që është
derdhur në Ballkan, fëmijët që kthehen në jetimë, nënat që humbasin të dashurit
djem, djemtë që kanë humbur etrit e tyre, qytetet që janë shkatërruar, shumë
zemra që janë mbytur në gjak, shumë lotë që janë derdhur dhe shumë shpirtëra që
janë trazuar! O Zot! Ke mëshirë! Shuaj këtë frymim lufte, këtë flakë që
gllabëron çdo gjë, këtë rrezik, këtë ngrysje-errësirë, nga faqja e tokës. Afro
sëbashku këto zemra. Le të ndriçojë dielli i së vërtetës mbi të të gjithë. O
Zot! Kjo botë është në errësirë. Na udhëzo, na prij drejt një shkëlqimi drite;
horizontet janë të zymtë nga retë e luftës. Shpërndaj këto re të papërshkueshme
për ne. Na fal shenjtërinë dhe qetësinë; zhduk këto grindje, ngatërresa; mbush
dritë horizontin e jetës, kështu që dielli i besnikërisë së vërtetë të shëndris
me rrezet e tij. Le të ndriçohen këto zemra të errëta, le të shohin këta sy të
verbër, le këtyre veshëve të shurdhër t’iu falet dëgjimi. O Zot! Mundëso që
drejtësia hyjnore të shfaqet në këtë botë. Përbashko këta njerëz në festën
ndërkombëtare të paqes, që të mund ta gëzojnë jetën me një dashuri të thellë. Le
të përqafohen gjithë popujt dhe besimet me frymën e mirësisë universale, dhe le
të harrohet urrejtja. O Zot! Vendos këtë qeverisje të drejtë që të arrihet
paqja, le të ruajë sipri nëse nuk arrihen pajtimet në Ballkan. Le të ndriçojë
drita e dashurisë dhe flaka tutje t’mos njolloset. O Zot! I Gjithëfuqishmi, Ti
Gjithëmëshiruesi…
Abdu'l-Baha
- Publikuar në “The Christian Commonwealth” më 1 janar 1913, f.262-3
Përktheu:
S. Guraziu
1,
2 – derë e pasme e një restoranti (saloon) në stilin e Perëndimit të Egër
3
– të paprekshmit: Dalitët, pjestarë të kastës më të ulët në shoqërinë indiane
(Indi)4 – untouchables = të paprekshmit (Dalitët)
5
– Bhangi – personat në rangun më të ulët të Dalitëve që kryejnë punët më të
“vështira”, të cilat punë konsiderohen të ulëta. Bhangit të ashtuquajtur
“pastrues”, por ata në fakt kujdesen (shin) për nyjet sanitare publike (toaletë
publik pa ujë dhe në kushte të rënda higjienike).
6
– karabahçe ~ (përafërsisht) = kopsht i zi, i errët
7
- Gandalf është një karakter fiktiv në veprat e zhanrit të fantazisë të J. R.
R. Tolkien, ku ai shfaqet si një magjistar në “Hobbit” dhe në “The Lord of the
Rings”, më vonë luan një rol të rëndësishëm në Luftën që përshkruhet në librat
“War of the Rings”. J. R. R. Tolkien (John Ronald Reuel Tolkien) - Lindur: 3
janar1892, Bloemfontein, Afrikë e Jugut - Vdiq më 2 shtator 1973, në
Bournemouth, Angli - Shkrimtar, akademik, filologjist - Magnum opus: The Lord
of the Rings (Oxford Source: J. R. R. Tolkien: A Biography, by Humphrey
Carpenter)
8,
9 – lloje kapelash ruse
10
- tomahawk – një lloj sopate që përdorej nga indianët autoktonë të Amerikës
(përdorej edhe si armë lufte).
11
- bumerang - iu përshkruhet aborigjinëve të Australisë, objekt i drunjtë i
lakuar, përdoret për shumçka; një lloj përdoret edhe si armë, nëse hedhet si
duhet ai duke lëvizur në lakoren e vet të rrugëtimit, kthehet në pikën e
nisjes.
12
– wigwam - një lloj kolibe në formë kupole që përdorej nga fiset gjysmë-nomade
të indianëve të Amerikës
13
– toboggan – fjalë me prejardhje nga një fis autokton kanadez; sajë që përdoret
nga fëmijët (si rekreacion) por edhe për tërheqje nga të rriturit14 – Autori
aludon në vargjet e kriminelit të luftës, Radovan Karaxhiq
15
- H. R. Giger – piktor, skulptor, dizajner, arkitekt interieri, surrealist
zviceran, ideator i formës jetësore të trishtë (fantazi tmerruese) në filmin e
mirënjohur klasik të zhanrit fantastik “Alien”, për çka mori çmimin Oscar në
vitin 1980. Në natyrën e veprave të tij si fundamentale merret Estetika
Biomekanike, një dialekt ndërmjet njeriut dhe produkteve makinale, duke
prezentuar një univers në vetvete, paralelisht tmerrues dhe sublim.
S. Guraziu, 1999
Ripunuar dhe përgatitur për konkursin për poezi e pikturë, “Me Agim
Ramadanin, 2007”, prill 2007.
(Në këtë konkurs poema u cilësua dhe u shpërblye me vendin e parë, iu nda
Çmimi i Parë nga juria e konkursit. Konkursi është mbajtur më 28-29 qershor
2007 në Cyrih të Zvicrës).
Pasthënie nga autori
Pas
disa gjërave kontributive për revistën “Haemus” (poezi, humoreska ose ndonjë
ese, që janë publikuar aty gjatë viteve), poema “Tempulli” është rishkruar dhe
përpunuar me qëllim që të publikohet poaty, në "Haemus", në fillim të
2007-ës. Inspiracioni që të merrem rishtas me të më erdhi pasi kryeredaktori
(dhe miku im… Ardiani) gjatë një bisede më pati treguar se në numrin vijues
kishte në plan të përfshinte një bllok krijimesh kryesisht të autorëve kosovarë
me temën për luftën çlirimtare… ose kështu diç përafërsisht, siç e kuptova
atëherë! Nga ana tjetër (bashkëpunimi prej disa vitesh, respekti i ndërsjell
dhe qasja vëllazërore me Ardianin tashmë kishin një frymë akademike të
thjeshtësisë e të mirëkuptimit) disi sikur ndjeva se duhet ta ngjallja këtë
poemë për numrin e ri të “Haemus”.
Prova
e parë të bëjë diçka, dështoi. Nuk u ndava i kënaqur me rezultatin dhe mundin
që ia kushtova, sepse unë i hyra punës, por siç rezultoi e doli në dukje, jo aq
suksesshëm. Më pastaj, në një email ia shpreha Ardianit pakënaqësinë time me
rezultatin përfundimtar. Ai nuk më tha gjë, mirëpo unë e dinja se ai s’do të
komentonte rreth zhgënjimit… nga unë vetë për synimet e mia. Unë ia thashë atë
që mendova për momentin, por kjo ishte më shumë si shprehje e keqardhjes sime
se “plani për të kontribuar sadopak” në atë që ai kishte në plan për numrin e
ri, më ra në ujë.
“Tempulli”
si poemë me elemente më të ngjeshura ideore (ndoshta, pa e tepruar aspak, sa të
një vepre komplete në vete), ishte e qartë se "kërkonte" më shumë. Apo
ndoshta vetëm edhe pakëz më shumë…
Ca
kohë më vonë, në prill të v. 2007, duke shpërndarë një ftesë (në kuadër të
aktivitetit virtual të seguraweb-ars poetica) për pjesëmarrje në konkursin
poetik "Agim Ramadani" në Cyrih, më shkrepi një mendim që t’i qasem
edhe njëherë dhe ta përgatis për atë konkurs.
Pse
jo, thashë. Ashtu dhe bëra.
Ajo
më kryesorja… me çfarë nuk isha i kënaqur kishte të bënte me “mllefin” dhe
frymën e rëndë që reflektonte, ose “energjinë negative pothuaj si elektricitet
statik” përgjat gjithë shtyllës poetike, të cilën mund ta keqkuptonte lexuesi
(gjëra që në letërsi duhet të jenë të minimalizuara, tekefundit, sa më shumë që
të jetë mundur!!). Shkruar në kohën kur mllefi dhe ngarkesat psikologjike të
luftës ishin evidente, poema kërkonte një zbutje në rrafshin emocional nga
përspektiva autoriale, kërkonte një distancim më të madh (në shumë vende) në
raport me ndjesinë subjektive. Mirëpo hetova se kjo nuk ishte edhe aq e lehtë
të arrihej, ose jo tek ashtu, me ato çfarë vetë i kisha qullur e bërë brum
dikur.
Për
dallim, kësaj radhe unë dhe poema ia dolëm dhe gjetëm njëfarë kompromisi (them
kompromis… sepse shikuar holl-e-holl, as ajo por as unë prapë, nuk ishim tamam
100% të kënaqur).
Pas
shumë viteve pra të mbetjes e gjymtuar, jo e kryer, e kuptohet as e publikuar,
ajo u cilësua dhe u plasua në vendin e parë, iu nda Çmimi i Parë në konkursin
për poezi e pikturë, “Me Agim Ramadanin, 2007” (mbajtur më 28-29 qershor 2007
në Cyrih të Zvicrës). Këtij tributi, kryekëput personal poetik… për atë më
madhështorën si sakrifikim i vetëdijshëm kolosësh, tribut për më të skajshmën
që njeriu mund të ofrojë në altarin e lirisë, për aktin heroik të qëndresës së
kryekomandantit legjendar Adem Jashari, për aktin heroik të gjithë familjes
Jashari dhe gjithashtu si tribut personal për gjithë të tjerët dëshmorë të
Epokës së Nderit, me mirënjohjen publike si “baladë fituese” nga juria
profesionale e konkursit iu dha edhe një dimension tjetër.
Në
këtë mënyrë nderohet edhe autori i saj, nëse ai është munduar që një zë i
brendshëm sadopak të jehojë. Një eho për një vesh të vetëm shpesh mund të jetë
edhe aluzion, ose nuk është e mjaftueshme. Është vetvetiu nderim dhe kënaqësi
kur ndonjë eho aty-këtu e kapin edhe veshë të tjerë, shumçka përplotësohet kur
një mesazh e kapin edhe zemrash të tjera… Ky tekefundit është edhe qëllimi
kryesor i çdo krijimi artistik. Natyrisht se është nderim i madh, satisfaksion
e çfarë të duash kur autorit i thuhet në njëfarë mënyre se ai zë “dëgjohet”
qartë… dhe se ia vlenë të dëgjohet. Sepse sa i përket atij vetë në një krijim,
ndoshta kaq mund të ofrojë një poet, asgjë më shumë. Ai do të ofrojë zërin e
tij të ndërgjegjës dhe kumbimin e shpirtit… herë të flashkët e herë të fortë,
herë-herë të ëmbël, si çokolatash ndjesie, herë-herë të dhimbshëm-ngashërues,
shpeshherë aso të përmallshëm-nostalgjik, pastaj vajtues-elegjiak (si qaramanë
të pandreqshëm që janë) etj. etj.
Mirëpo
patjetër, zëri i poetit dhe kumti për liri githmonë do të jetë “zë pushke”, siç
pata rastin të lexoj një lloj shprehje impresive të dikujt, për baladën. Patjetër.
Ndonëse këtu s’duhet ngatërruar gjërat, nuk duhet absolutizuar “veglat a
mjetet” si definim. Për të sqaruar çfarë desha të them do të referohem në
vetëdijësinë mbi sakrifikimin e mundshëm të një dëshmori, të një luftëtari për
liri (p.sh. në këtë rast, të Adem Jasharit) dhe në sakrificën e poetit si
gjeneralitet. Armë e poetit mund të jetë edhe vetëm fjala, por edhe pushka e
mirëfilltë, të dyja sëbashku. Shembulli më i mirë dhe më i freskët në historinë
kosovare (shqiptare) është ai i poetit, Agim Ramadani. Nuk do lë anash në
këtë qasje p.sh. as poetin Jusuf Gërvalla. Ky i fundit u këput dhe ra ndryshe,
në tjetër kohë e në tjera rrethana por në zemrën e tij do ketë kumbuar ose do
kumbonte herëdokur mesazhi i njëjtë transcendental si në vargjet e Agimit, “m’u
shterrshin sytë nëse pushoj lirinë tënde me ëndërrue, mallkue qoftë gjaku im
nëse m’vrasin pa luftue”, sepse poeti sakrifikohet i vetëdijshëm se ndjenja për
ta bërë atë është ligj, duke ndjer sikurse është vetë frymëmarrja e tij.
Thelbin e sakrificës (si kualifikues-madhështi transcendente) natyrisht, nuk e
ka as ai vetë në dorë. Ato që i ka në dorë, ai do t’i kontrollojë për mrekulli;
organizimin e realitetit ndjesor konceptualisht… do t’ndjekë ekskluzivisht
vërtetësi, rregulla, parime, principe fundamentale, pastaj do t’i ndjekë
shtigjet e trasuara enkas për të, të rënda a të vështira ai do t’ecë zbathur
deri në gjakosje, do t’shkelë si i “çmendur” andej kah askush nuk shkelë duke
provuar të shkojë atje ku askush s’ka qene më parë. Kur ai ndjen nuk i përzihet
as vetë Zoti, në fakt ai është vetë zot i ndjesisë së vet.
Sigurisht, ai ka edhe
shumëçka tjetër më “minore” në dorë dhe shpesh ato më qesharaket, që s’janë dhe
aq-aq të “vështira”, do t’i rrëshqasin nga duart, mund dhe të thyhen madje,
copë-copë. Sa i gjorë, mjeran dhe qesharak është nganjëherë, ndoshta deri në
marrëzi, nëse bën kështu të thuhet!
Mirëpo sakrifica,
djegia e poetit është ligj universal, madhështi transcendente morale,
intelektuale, artistike por edhe fizike e metafizike. Kur ai është i aftë dhe
ndjen të “armatoset” edhe ndryshe, në shërbim të drejtësisë-fundament… të
luftës për lirinë e qenies, për lirinë e frymëmarrjes, le ta dijë çdo armik i
botës se ka të bëjë me ushtarin më të armatosur të universit.
Anise poeti do kapë
pushkë atëherë dhe vetëm atëherë kur ai ndjen se duhet bërë. Nëse ai ndjen, kjo
dhe do të ndodhë, nuk i përzihet askush… Duhet cekur me
këtë rast se poeti s’lejon ta manipulojnë e as nuk manipulon kurrë. Ai s’mund
të jetë i manipuluar dhe prapë kurrë s’do të kthehet në manipulant. Për faktin
e vetëm të thjeshtë: se është poet.
Pra,
poeti është ai që do t’i kuptojë ndoshta më mirë se askush tjetër jo vetëm
sakrificat e veta, por edhe të çdo qenie tjetër, ai kurrë s’gabon në këtë
drejtim. Si mund të jetë e mundur ndonjë lajthitje e tillë, jo, shpirti i tij
s’lejon kurrë as nuk pajtohet, poeti s’lejon të harrohet, të « minimalizohet »
madhështia e një luftëtari të lirisë, sepse ai është vetë luftëtar i përjetshëm
për arritjen e çdo lirie të mundshme, si koncept… që njeh njeriu, asaj
shpirtërore por edhe çfarëdo tjetër që të jetë.
S. Guraziu, 5
korrik 2007, Arnhem – The Netherlands