Showing posts with label Ramadan Beqiri. Show all posts
Showing posts with label Ramadan Beqiri. Show all posts

Ramadan Beqiri*: Vështirësitë në përmirësimin e cilësisë së arsimit në Kosovë

Abstrakt

Në këtë temë bëhet fjalë për konceptin e cilësisë së arsimit dhe mundësitë për përmirësimin e cilësisë së tij në Kosovë. Qëllimi i shkrimit është identifikimi i problemeve të përmirësimit të cilësisë së arsimit dhe gjetjen e parametrave që duhet të përdoren për të matur atë. Në Kosovë një varg shkaktarësh të cilësisë së arsimit nuk janë akoma të identifikuar. Mjetet, metodat, teknikat, qasjet, metodat e përmirësimit të cilësisë së arsimit që janë të rekomanduara nuk përdoren aq sa kërkohet për përmirësimin e cilësisë së arsimit. Niveli i edukimit të qytetarëve për cilësinë e arsimit nuk është në nivelin e një koeficienti të pranueshëm. Identifikimi i shkaqeve kryesore që pengojnë përmirësimin e cilësisë në të nxënit e njohurive të reja si emërues i përbashkët i mësimdhënies, mësim nxënies dhe vlerësimit në institucionet arsimore të Kosovës, do të jenë udhërrëfyes për zgjidhjen e kësaj çështjeje e cila është madhore dhe shumëdimensionale. Gjatë hulumtimit janë shënjuar një grup faktorësh destabilizues që po rëndojnë edhe më shumë të nxënit kualitativ e kuantitativ sipas standardeve të vendeve të rajonit, ai tekstet shkollore, pajisjet e kabineteve me mjete të konkretizimit, krijimi i akademive online, përshtatja e kurrikulave të reja dhe metodat e matjeve të performances së shkollave për ngritjen e cilësisë së arsimit. Zbatimi i metodave të reja menaxheriale dhe metodologjitë inovative në të mësuarit e suksesshëm me standarde dhe kritere të Sistemit të Bolonjës, japin shpresë në përmirësimin e cilësisë së arsimit në Kosovë.
Përfundimi kryesor është se përmirësimi i cilësisë së arsimit është qëllimi themelor më madhor për të arrit unifikimin e plan programeve mësimore dhe njësimin e diplomave mes dy shteteve tona, të Kosovës dhe Shqipërisë si dhe, integrimin e vendit në rajon, Evropë dhe më gjerë.

Fjalë kyçe: vështirësitë në arsim, cilësia e arsimit, inovacionet në mësimdhënie, integrimi i arsimit evropian, globalizimi i të mësuarit.

1. Hyrje

E drejtë fondamentale e çdo fëmije është të arsimohet dhe edukohet. Garantohet e drejta për arsimimin e të rinjve të shtetas kosovar dhe personave pa shtetësi, pa u diskriminuar nga gjinia, raca, ngjyra, etnia, gjuha, orientimi seksual, bindjet politike ose fetare, gjendja, ekonomike apo sociale, mosha, vendbanimi, aftësia e kufizuar ose për arsye të tjera që në mënyrë të barabartë të ndjek shkollimin në të gjitha nivelet.