Showing posts with label Haemus Plus I / 2015. Show all posts
Showing posts with label Haemus Plus I / 2015. Show all posts

Arsenie Boca: Filxhani i çajit (Ceașca de ceai)

Parabola e Arsen Bokës: Rrëfenja më e njohur e priftit Arsen Boka synon t’ua zbutë dhembjet atyre që vuajnë. Shembulli i filxhanit të çajit, treguar prej atit të shenjtë nga Prislopi, i mëson njerëzit çfarë mund të bëjnë “në rast se jeta u duket e rëndë dhe goditen, rrihen e shtyhen pothuajse pa mëshirë; kur bota duket sikur rrotullohet pa kontroll dhe kur e ndjejnë se gjenden në një vuajtje të tmerrshme”. Ati Arsen Boka (1910-1989) është cilësuar si një nga priftërinjtë më të mëdhenj të rumunëve. Ai ka lënë një trashëgim shpirtëror mbresëlënës. Një nga rrëfenjat më të bukura shpirtërore, që ka lënë ish prifti i përndjekur nga regjimi komunist, është ajo e filxhanit të çajit, një shembull që synon t’ua lehtësojë dhembjet fatkeqëve. Ja si e ka treguar vetë ati Arsen Boka:


“Një familje shkoi në eskursion në Angli për të blerë diçka të bukur në një shitore sendesh antike, me rastin e kremtimit të 25-vjetorit të martesës. Si burrit, ashtu edhe gruas së tij u pëlqenin objektet prej argjili, prej qeramike dhe në veçanti filxhanët e çajit. Sytë u vajtën në një filxhan të pazakontë dhe pyetën: “A mund ta shohim atë filxhan? Nuk kemi parë asnjëherë gjë kaq të bukur!”. Teksa një zonjë po ua jepte atë që kërkuan, filxhani i çajit zuri të fliste: - Ju nuk mund të më kuptoni. Në fillim nuk kam qenë filxhan çaji. Dikur kam qenë thjesht një topth argjili të kuq.Imzot më mori dhe më rrotulloi, më rrahu fort, më tundi disa herë rresht, ndërsa unë bërtita: “Mos bëj kështu! Nuk më pëlqen! Më ler të qetë!”, por Ai vuri buzën në gaz dhe tha butësisht: “Prit edhe pak!”. Sakaq, ah! Më vuri mbi një rrotë dhe më vërtiti, më vërtiti, më vërtiti. “Ndal! Po më merren mendtë! Do të ndjehem keq!” klitha. Por Imzot vetëm tundi kokën dhe foli i qetë: “Prit edhe pak!””. Më rrotulloi, më lëklundi dhe më modeloi derisa mora trajtën që dëshironte dhe fil paskëtaj më futi në kuptor. Kurrë nuk kam ndjerë aq shumë nxehtësi! Bërtita, trokita dhe u përplasa pas derës... “Ndihmë! Nxirrmë që këtu!”. Pata mundësi Ta shihja përmes një vrime dhe T’ia lexoja buzët teksa tundte kokën sa majtas-djathtas: “Prit dhe pak!”. Kur pandeha që nuk do të duroja dot më as edhe një minutë, dera u hap. Me kujdes më nxori jashtë dhe më vuri në raft... fillova të freskohem. Oh, po ndjehesha aq mirë! “Ja, kështu është shumë më mirë” mendova. Por, pasi u freskova, më mori, më fshiu dhe më ngjyrosi krejt... erërat ishin të tmerrshme. Kujtova se po mbytesha. “Oh, të lutem, jepi fund!” klitha. Ai tundi sërish kryet dhe tha: “Prit edhe pak!”. Fill paskëtaj më futi edhe një herë në kuptor. Por tani aty nuk ishte si herën e parë. Nxehtësia ishte e dyfishtë dhe ndjeva se vërtet po më zihej fryma. Iu përgjërova. Këmbëngula. Ulëriva. Qava... m’u mbush mendja se s’kisha më shpëtim! Isha gati të dorëzohesha. Pikërisht atëhere dera u çel, Ai më nxori jashtë dhe përsëri më vuri në raft, ku u ftoha dhe prita e prita duke u vetëpyetur: “Çfarë ka ndërmend të bëjë më tej?”. Pas një ore më zgjati një pasqyrë e më foli: “Tani shikoje veten!” Bëra si më tha. „Ky nuk jam unë: nuk mund të jem... Është i bukur. Qenkam i bukur”! Ai më foli me ëmbëlsi: “Dua të mos harrosh se e di që të dhembi kur të vërtita, të tunda, të godita, të rrotullova, por, nëqoftëse do të mbeteshe fillikat, do të thaheshe. E di që t’u morën mendtë kur të vërtita në rrotë, por, po të ndalesha, do të bëheshe copa-copa, do të thërrmoheshe. E di që të dhembi, ndjeve nxehtësi tepër të madhe dhe të papëlqyeshme në kuptor, por duhej të të vendosja atje, se ndryshe do të plasariteshe. E di që erërat nuk të bënë mirë kur të fshiva dhe të ngjyrosa krejt, por, nëqëftëse nuk do të veproja kështu, nuk do të kaliteshe kurrë me të vërtetë. Nuk do të ndriçoje në jetë. Po të mos të futja për të dytën herë në kuptor, nuk do të mbijetoje për një kohë të gjatë, se përforcimi nuk do të mbante. Tani je një produkt i përfunduar. Je ai që kam pasur në mendje qysh kur fillova të punoj me ty”. Morali i rrëfenjës është ky, na mëson prifti Arsen Boka: „Perëndia di ç’bën me secilin nga ne. AI është Shtëmbari, ndërsa ne jemi argjili i Tij. Ai do të na modelojë, do të na ngjizë dhe do të na verë përballë trysnive të nevojshme, që të jenë punë të përkryera, të cilat të përmbushin vullnetin e Tij të mirë, të pëlqyeshëm dhe të shenjtë. Nëqoftëse jeta duket e vështirë dhe goditesh, rrihesh e shtyhesh pothujase pa mëshirë; kur bota të duket sikur rrotullohet pa kontroll; kur ndjen se po përjeton një vuajtje të tmerrshme; kur jeta të duket e padurueshme, bëj një çaj dhe pije me filxhanin më të hijshëm, ulu dhe mendo për ato që lexove këtu, pastaj kuvendo pak me Shtëmbarin”.

Vera që nuk duron / Vinul care nu rabdă

Deri dhjetë vjet më parë mërgimi klasik, në të gjitha trajtat e tij, ende ishte një shans për të mos humbur kujtesën dhe shpirtin. Ikja nga vendi i lindjes, kalimi përmes kthetrave të kaosit dhe sprovat e botës së madhe, të sunduar nga urbanizmi, nga e paparashikueshmja, nga autizmi kolektiv, nga tinguj e erëra më tepër të panjohura, se sa të reja, dhe malli si shprehje e pendesës, - për të mos thënë e mundësisë për ta rishkruar jetën, - nuk dilnin nga kanunet e syrgjynit të lashtësisë. Mërgimi ende ishte Zhdukja e ngadaltë e mërgimit dhe, rrjedhimisht, e koncepteve shtëpi dhe mall. Asokohe, tek shkruaja një parabolë për verën që nuk e çmonte fisnikërimin përmes ndenjjes në shishe, por qahej parreshtur se po i zihet fryma, po prishet, po tjetërsohet, derisa e çliruan dhe u bë uthull, më dukej më e denjë për letërsinë, se sa për jetën. Ishte vështirë të përfytyrohej atëhere se uthullin nuk e ze kurrë malli të bëhet sërish verë.

Azem Shkreli: Înaintea elegiei (Para elegjisë)


Într-o zi vei lua în piept
frunzele căzute ale anotimpurilor tale
și te vei căuta în zadar
prin cărările pierdute ale unei vârste
nu vei mai avea nici păr de vânt
nici privire de curcubeu ca să măsori începutul
și sfârșitul scurtei tale înșelări.
Într-o zi vei răsfoi anii tăi
precum zestrea miresei moarte
și vei număra fluturii duși
ai zorilor și-ai amurgurilor
și nu vei mai avea foc pe buze
nici lacrimi în ochi să râdă cald
să plângi prefăcut și să uimești
flăcăi.
Într-o zi îți vei mânca buzele
vei scuipa pe urmele tale
și fiecare amurg îl vei boteza
cu câte un regret ce doare
și nu vei mai avea nici ochi de mare
nici pas săltăreț de căprioară
ai să vezi cum te vor batjocori mugurii
și să fugi de propria umbră.
Ferește-te, că pe cele mai frumoase fete
Le omoară propria frumusețe.

Acum sunt undeva departe de tine, departe de mine
și – de unde a ști pe unde mă topesc
multele răscruci ale vieții?
M-am făcut un salut uitat al trecătorilor,
m-am făcut lacrimă și cântec,
m-am făcut jurământ al drumurilor și rază sărită
din vârful pietrei.
Acum sunt undeva departe de tine, departe de mine
și – de unde a ști pe unde sfârșesc
firele rupte ale acestui cântec?
M-am făcut victima împietririi de la ochii-de-foc
m-am făcut binecuvântare și blestem
m-am făcut pasăre și nor pe aripa zorilor albe
Acum sunt undeva departe de tine, departe de mine
și – de unde a ști pe unde mă topesc

multele răscruci ale vieții?
În română de A.-Ch. Kuciuk

Kopi Kyçyku*: Vetëdija gjeopolitike e Ortodoksisë


Mesdheu Juglindor dhe Ballkani janë rajone që kanë luajtur rol të rëndësishëm në histori dhe që, në ditët e sotme janë të lidhur ngushtë me faktorët “energji” dhe “burime energjetike”. Gjithashtu, në Mesdheun Juglindor e në Ballkan, Ortodoksia, qysh nga epoka bizantine e deri sot, vazhdon të përbëjë elementin e përbashkët të popujve të rajoneve të lartpërmendur, të lidhur nga një e kaluar fetare e njëjtë. Si rrjedhojë, binomi Ortodoksi – Gjeopolitikë është real dhe i aftë për të treguar mënyrën se si Ortodoksia mund të konsiderohet faktor veprues në koniunkturën botërore bashkëkohore.
Historia e Europës është zhvilluar në varësi të disa “bërthamave” gjeografike: Europa Perëndimore, Europa Veriore, Europa Jugperëndimore, Europa Qendrore, Europa Juglindore, Europa Lindore-Rusia. Mendojmë se ndër këto “bërthama”, Europa Lindore-Rusia meriton një analizë gjithaq të hollësishme sa Europa Juglindore dhe Mesdheu Lindor.

Pjesa lindore e Europës përbëhet nga katër “botë” me veçori qytetëruese të ndryshme: ruso-ukrainase, baltike, euroqendrore dhe ballkanike. Pjesa lindore e Pellgut Mesdhetar, nga pikëpamja fetare përbëhet nga tri “botë”: krishtere, myslimane dhe judaike. Qëndrueshmëria politike e këtyre “botëve” është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme për mirëqenien ekonomike të Perëndimit duke qenë se përbëjnë “kërthizën” që lidh Europën ekonomikisht të zhvilluar me rajonet që e mbështesin këtë zhvillim. Njëkohësisht këto rajone ngjizin “bërthamën jolëndore”, nga e cila Europa ka marrë konceptet shpirtërore, morale dhe fetare, që e kanë ndihmuar të përpunojë ato anë të qytetërimit të saj që e kanë treguar veten të dobishme për njeriun.

Hiqmet Meçaj: Vjedhësi i rrugëve (tregim)

Atë ditë Nameti kishte vendosur të shkonte së pari te Jaja Poli. Melin për pëllumbat e egër mezi e gjeti aty ku e kishte fshehur, pas pasqyrës së vogël, që ta zmadhonte hundën e ta nxirrte si ajo kodra e shëmtuar plot gunga të kuqërremta, vendosur si me shejtanllëk përtej shumëbanesës së tyre të plasaritur nga pleqëria. E dinte që plaka do të gëzohej, do ta linte t’i merrte në dorë pëllumbat e, po të donte, mund ta lejonte t’ua puthte pak sqepin, por ama, vetëm aq.

Daniel Turcea: ”... varrosini të vdekurit si farat”

Njohje

të njohësh
qiellin, do të thotë
të jesh qielli

dhe
ai ti
që flladit

është ujë dhe frymë
ai vend i rrallë
      për të cilin ju fal
atë që ka për të ardhur
na e sjell ndërmend
      megjithse trupi ndofta nuk është
veçse një kolibe në shkretëtirë

varrosini të vdekurit si farat

zërat
si një qytet prej qelqi 

Ramadan Beqiri*: Vështirësitë në përmirësimin e cilësisë së arsimit në Kosovë

Abstrakt

Në këtë temë bëhet fjalë për konceptin e cilësisë së arsimit dhe mundësitë për përmirësimin e cilësisë së tij në Kosovë. Qëllimi i shkrimit është identifikimi i problemeve të përmirësimit të cilësisë së arsimit dhe gjetjen e parametrave që duhet të përdoren për të matur atë. Në Kosovë një varg shkaktarësh të cilësisë së arsimit nuk janë akoma të identifikuar. Mjetet, metodat, teknikat, qasjet, metodat e përmirësimit të cilësisë së arsimit që janë të rekomanduara nuk përdoren aq sa kërkohet për përmirësimin e cilësisë së arsimit. Niveli i edukimit të qytetarëve për cilësinë e arsimit nuk është në nivelin e një koeficienti të pranueshëm. Identifikimi i shkaqeve kryesore që pengojnë përmirësimin e cilësisë në të nxënit e njohurive të reja si emërues i përbashkët i mësimdhënies, mësim nxënies dhe vlerësimit në institucionet arsimore të Kosovës, do të jenë udhërrëfyes për zgjidhjen e kësaj çështjeje e cila është madhore dhe shumëdimensionale. Gjatë hulumtimit janë shënjuar një grup faktorësh destabilizues që po rëndojnë edhe më shumë të nxënit kualitativ e kuantitativ sipas standardeve të vendeve të rajonit, ai tekstet shkollore, pajisjet e kabineteve me mjete të konkretizimit, krijimi i akademive online, përshtatja e kurrikulave të reja dhe metodat e matjeve të performances së shkollave për ngritjen e cilësisë së arsimit. Zbatimi i metodave të reja menaxheriale dhe metodologjitë inovative në të mësuarit e suksesshëm me standarde dhe kritere të Sistemit të Bolonjës, japin shpresë në përmirësimin e cilësisë së arsimit në Kosovë.
Përfundimi kryesor është se përmirësimi i cilësisë së arsimit është qëllimi themelor më madhor për të arrit unifikimin e plan programeve mësimore dhe njësimin e diplomave mes dy shteteve tona, të Kosovës dhe Shqipërisë si dhe, integrimin e vendit në rajon, Evropë dhe më gjerë.

Fjalë kyçe: vështirësitë në arsim, cilësia e arsimit, inovacionet në mësimdhënie, integrimi i arsimit evropian, globalizimi i të mësuarit.

1. Hyrje

E drejtë fondamentale e çdo fëmije është të arsimohet dhe edukohet. Garantohet e drejta për arsimimin e të rinjve të shtetas kosovar dhe personave pa shtetësi, pa u diskriminuar nga gjinia, raca, ngjyra, etnia, gjuha, orientimi seksual, bindjet politike ose fetare, gjendja, ekonomike apo sociale, mosha, vendbanimi, aftësia e kufizuar ose për arsye të tjera që në mënyrë të barabartë të ndjek shkollimin në të gjitha nivelet.

Marian Drăghici: Poezi/i

Poet, eseist dhe gazetar, lindur më 25 mars 1953, autor i vëllimeve: „Mbi artin poetik”, „Loja e bilardos në pyllin rus”, „Snajperi dhe gjeli prej teneqeje”, „Harrum. Libri i dështimit”, “dritë, ngadalë”, Drăghic-i (Drëgiç) cilësohet si njëri nga poetët e shquar të rumanishtes

 

gotëza

(păhăruțul)


Vetëm njëri piu me gotë,
Ne të gjithë pijmë me gotëzë
(Nga një poemë e pashkruar)

ndërkaq gotëza
pati shijen e një fruti të pasqyruar.
kafshoj nga mishi i tij me kujdes: brenda
është krimbi.

brenda, thellë.

është një vajtim fëmije që kërkon vazhdimisht jashtë –
të shohë diellin gjer në mesditë
të këndojë vdekja me trumpetë, me diçka

dhe ai tingull të ngulmojë në gotëzë
si një puthje në gur
prore i dëgëzuar
në lëkurë
në tru.

thellë në brendi, thellë
ende fort afër
nën yllin e dyfishtë qeshja e bretkosës në ujra.

Ardian Vehbiu: Vizitë në varreza


Një artikull që po lexoja për rrëgjimin e filologjisë si disiplinë të dijes në Perëndim, më bëri të mendoj – pa shumë lidhje – se tek ne filologjia është gjallë e shëndoshë, madje si emër i një fakulteti të Universitetit të Tiranës; edhe pse figura profesionale përkatëse, ose ajo e filologut, nuk ekziston (më).
Kur ishte hera e fundit që u fol gjëkundi për këtë apo atë filolog në Shqipëri? Mbase edhe ka ndodhur, por më ka shpëtuar mua – por gjithsesi filologu tek ne është specie e rrallë, në mos e dalë krejt nga qarkullimi; sikurse nuk studiohet më filologjia, si disiplinë e dijes ose e albanologjisë. Përkundrazi, vendin filologëve duket t’ua kenë zënë pa shumë bujë studiuesit, për të mos folur për akademikët dhe publicistët gjithfarësh; me tek-tuk ndonjë historian të letërsisë që nxjerr kryet si ato personazhet e që dalin nga koma pas 20 vjetësh dhe kërkojnë VAPIK.

Nderim për poetin Manolis Anagnostaqis (1925-2005)


Manolis Anagnostaqis u lind në Selanik më 1925. Studioi për mjekësi dhe u specializua për radiografi në Vienë (1955-1956). E ushtroi profesionin e tij në Selanik dhe më 1978 u transferua në Athinë. Për veprimtarinë e tij politike në lëvizjen studentore u burgos gjatë viteve 1948-1951, ndërsa më 1949 u dënua me vdekje nga një gjyq ushtarak. U shfaq në letërsi në revistën Letra të Pireut (1942) dhe te revista studentore Nisja (1944). Në këtë të fundit ishte edhe kryredaktor për disa muaj. Botoi poezi dhe shënime kritike në shumë revista por kishte dhe veprimtari të dëndur në gazetën Agimi me tekste letrare dhe politike. Botoi revistën Kritika (Selanik 1959-1961), ishte anëtar i grupit botues të Tetëmbëdhjetë Teksteve (1970), të Teksteve të Rinj dhe të revistës Vazhdimi (1973). Ka botuar shumë vëllime poetikë dhe studime e kritika letrare. Është vlerësuar me çmim vjetor për poezinë dhe me çmim kariere nga Parlamenti i Greqisë. Poezitë e tij janë përkthyer në Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht. Vdiq më 22 qershor 2005. Anagnostaqis është një nga poetët e brezit të artë të poezisë së re greke. Siç duket edhe te poezia e tij me titull “Apologji”, ai pesëmbëdhjetë vitet e fundit nuk shkruajti. Në njërën nga intervistat e tij shprehet se edhe heshtja e poetit është poezi.

Shahu


Eja të luajmë.
Do të të të fal mbretëreshën
(Ishte dikur e dashura ime.
Tani nuk kam më të dashur).
Do të të fal të dyja kalatë
tani nuk i qëlloj më miqtë e mi
(Kanë vdekur prej kohësh para meje)
dhe ky mbreti këtu nuk ishte kurrë mbreti im
dhe gjithë këta ushtarë përse t’i dua?
(Çajnë përpara, të verbër, pa asnjë ëndërr)
Të gjitha, edhe kuajt, do të t’i jap,
vetëm këtë të çmendurin do ta mbaj
se di të shkojë vetëm te një ngjyrë
galopon nga njëri skaj në tjetrin
tallet me tërë armatimin tënd
duke hyrë papritur nëpër vijën e sulmit
i pështjellon formacionet e tua të mbrojtura mirë.

Kështu kjo ndeshje nuk mund të ketë fund.

Edlira Mantho*: Standard Albanian

The arguments for and against the proceedings of the Durrës Conference and the Interacademy Council regarding the Albanian language

Abstract

The Albanian language, like any other language, is in a state of continuous development and therefore over these years is characterized by different changes such as reductions or new lexical contributions. Consequently, it is necessary not only to study it continuously but also to re-assess and revise some rules which time imposes.
Regarding the abovementioned, a lot of debate has erupted recently in Albania concerning the established boundaries of language, the standard of the Albanian language. It is about the reaction that The Durrës Conference and the meetings of the Interacademy Council on the Albanian language have caused.
The goal of this paper is to expound the arguments for and against the revision of the standard of the Albanian language that these two scientific organisations try to undertake. A good part of the members of these two organisations who advocate partial changes in and which improve this standard are at the same time resolute not to change the basis of the standard or tamper with its system. Another group of members argue against the first group, claiming that the real background to everything which was advanced there is political and that the real goals go beyond simply revising the standard.
The most important thing of all is the tendency that it is necessary to revise the standard and check its performance in order to see to what extent and how it has spread in the Albanian-speaking area.

Key words: standard, revision, improvement, contestation, Tosk / Gheg dialect, arguments, counterarguments.

Valeriu Matei: Ekuacionet e pezmit (Ecuaţiile disperării)

Valeriu Matei (l. 31 mars 1959), shkrimtar, akademik, themelues dhe / ose drejtues institucionesh, botues vizionar, prani e jashtëzakonshme në jetën dhe vetëdijën kulturore e shkencore rumune, autor i një sëre veprash letrare – Shtylla prej zjarri (Stâlpul de foc, 1988), Gjumë ujku (Somn de lup, 1990), Vdekja s’ka stadium (Moartea n-are teren de fotbal, 1998), Elegjitë e Djalit Plangprishës (Elegiile Fiului Risipitor, 2010), Kafeneja „Kambana” (Cafeneaua „Clopotul”, 2016), pjesë teatri, ese, studime etj, – Valeriu Matei, siç ka vënë re kritika e specializuar „nuk shkruan me stilograf, por me degën e një shelgu lotues”. Lindur në të njëjtën datë me poetin e madh rumun Nichita Stănescu, “Matei vjen nga Kishinjevi në Plojesht, në qytetin e Nikitës, për të ripërjetuar momentin yjor ndërmjet qenies, metafizikës dhe historisë. Valeriu Matei është një nga figurat emblematike të lëvizjes së Rilindjes Kombëtare të Besarabisë. Kur ka qenë e nevojshme, poeti ka veshur edhe përkrenaren e politikanit. Nuk u kaplua nga ky mision dhe i dha poezisë zgjidhje estetike të mbamendshme. E ka përqafuar fort metaforën me historinë, duke u bërë poet modern, me zotërim të shkëlqyer të gjuhës rumune. Ka përkitje të thella me poezinë e madhe rumune. Ioan Aleksandru ka zbuluar tek Valeriu Matei “një fuqi të fjalës dhe një thellësi të ligjërimit si rrallëherë mund të haset tek një i ri i sotëm, në gjuhën e Emineskut”. Për Valeriu Matei-n poezia është një mënyrë përjetimi hyjnor, një mjet mbijetimi, por, në rast nevoje, edhe një mburojë e shtizë. Një poet i shquar dhe një njeri me mirësi të madhe. Një mik i rrallëgjetshëm. (George Parzha) 

 

 

1.

qytetthe mbi eshtra, Xhokonda të mbështjella në

veshjen e tymtë të një buzëqeshjeje

të hapur si një stacion treni,

 

Danubi prej lotësh nuk ka më shtrat

kripa e dherave është kalbur në gjak,

 

jo fitore, jo vetmi,

qeni hipur majë piramidës

do të vdesë në trekëndshin vigjilues

i dërrmuar në mesnatë

prej një fije bari

 

 

2.

përmes mendimit kolektiv të rrugës

kalon rinia e përskuqur e mjegullës

 hipur mbi kalë të bardhë,

kalon shqiponja e mbarsur e shënjuar

në të vetmen vijë të trurit

me yllin e kuq në pesë cepa të verbër,

 

kalon kamioni me xhamat të vrimuar

nga mustaqet e mëdha të xha xho-së,

kalëron një bullafiq i vrenjtur

mbi jetën politike

dhe një rreze e përkthyer në prapashtesat e habisë

puthitur me një emër apostulli,

 

kalojnë, kalojnë, na kalojnë,

nëpër mendimin kolektiv, nëpër

mënyrën e të menduarit të përbashkët

kurrgjëja, orvatja e kurrgjësë,

fjalimet e kameleonëve gagaçë

gjasmues të mendimit kolektiv të rrugës

 

Ramon Del Valle-Inclan: Sonatë pranverore (Sonata de Primavere)

Përktheu nga spanjishtja Petrit Mavrovi


Po bëhej natë kur karroca e postës kaloi Portën Salária dhe filluam të përshkonim tokën plot mistere e legjenda të herëshme. Ishte toka klasike e vrështave dhe ullinjëve me ujësjellësit e sajë të rrënuar dhe bregoret me kurbëzime të hírëshme si gjinjë femëror. Karroca e postës ecte në një rrugë të vjetër: mushkat që e tërhiqnin tundnin rëndë-rëndë qaforet dhe tingulli i gëzueshëm dhe i shrregullt i zileve jehonte ndër ullishtet e lulëzuara. Varre të lashtë kufizonin rrugën ndërsa qipariset e trishtuar hidhnin mbi ‘ta hijen e tyre plot respekt. Karroca e postës vazhdonte gjithmonë në rrugën e vjetër dhe sytë e mi të lodhur nga shikimi në errësirën e natës po mbylleshin nga gjumi. Më në fund fjeta dhe nuk u zgjova deri aty nga mëngjezi kur hëna, tashmë shumë e zbehtë, po zhdukej në kupën e qiellit. Pak më vonë, ende i mpirë nga mungesa e lëvizjes dhe të ftohtit e natës, fillova të dëgjoj këngën e hareshme të këndezëve dhe gurgullimën e gëzuar të një përroi që dukej sikur zgjohej së bashku me lindjen e djellit... Mure me bedena, të zinjë e të zymtë, shquheshin së largu¨në sfondin e reve me ngjyrë të kaltër e të ftohtë. Ishte qyteti i vjetër, fisnik dhe i dhimbsur i Ligurës.

Paul Vinicius: Si nisa duhanin dhe femrat (Cum m-am apucat de fumat și femei)

Rreth moshës 14 vjeçare… isha njëfarë „djathë i mirë në lëkurë të qenit”, siç më ‚përkëdhelte’ dhe më ‚spiunonte’ tek prindërit, kur vinte tek ne gjoja i shtyrë nga çështje shpirtërore dhe miqësoro-pedagogjike, por, në fakt, vinte për t’i shtuar ndonjë kacidhe xhepit të tij, z. Mërtinash, profesori i vizatimit dhe njëherazi kujdestari im në pesë klasat e fundit të fillores. Isha i atillë, sepse, - hej, Zot! - kisha fuqi e vrull sa për pesë, kisha një tufë idesh kaçurrele në kokë dhe gati gjithmonë unë isha kokë turku saherë duhej bërë ndonjë e pabërë, prandaj edhe nota ime në sjellje nuk qe kurrë më e lartë se 6.45…

Andi Meçaj: "gjurmët e limonave mbinë të kaltër"

Andi Meçaj u lind në Vlorë më 6.06.1975. Po në Vlorë mbaroi liceun artistik për pikturë në vitin 1994. Që nga ky vit gjendet në Greqi ku hap një ekspozitë pikture vetiake të vlerësuar nga shtypi vendas. Është fitues i çmimit të parë në tregim i konkursit letrar “Pranvera 2001” dhe i çmimit të parë në poezi në “Pranvera 2003” organizuar në Athinë. Është përfshirë në antologjinë poetike “PORTAT E HARRESËS” dhe antologjinë e tregimit “SHTËPIA MBI RROTA”, botime të shtëpisë botuese TOENA. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Botime: “Puthje ujore” poezi. Albin-Tiranë 2001, “Tokë e bekuar” poezi. Toja-Athinë 2002. “Nga letërkëmbimi me një fantazmë” poezi. Toja-Athinë 2003. Boton rregullisht në shtypin shqiptar të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ku vete kështu


Ku vete kështu,
mes ngatërresash kaq e sigurtë
dhe ikën, ikën si ditë nga kafazi i natës,
për të hedhur vellon në krahët e virgjërisë sonë,
duke pirë qiellin në kupë çaji,
rrugicën tonë në çantën e tualetit e fut,
pasqyrë të vogël, e vogël, por e lumtur për ne,
për grimcat e rërës që rrëshqasin duarve
si kujtimet,

gjurmët e limonave mbinë të kaltër,
karafili dhe shega mbi buzët e tua puthen.

Ti erë, ku vete kështu?!

Robert Walser: Shëtitja

Paraqitja dhe shqipërimi: Feride E. Berisha

Autori

Zvicerani Robert Walser (1878-1956) është, pranë Franz Kafkës, njëri ndër prozatorët më të shquar të letërsisë gjermane, të ashtuquajturit “minimalistë”.
Robert Walser (i lindur me 15 prill 1878 në Biel, Kantonin e Bernës, vdiq me 25 dhjetor 1956 pranë Herisau, Kantoni i Appenzell Outerrhodes) ishte një shkrimtar gjermano-zviceran. Ai shkroi vjersha, tregime, romane, etj. Proza e shkurtër u bë karakteristike për krijimtarinë e tij. Edhe pse vlerësohej shumë nga autorët si Christian Morgenstern, Robert Musil, Kurt Tucholsky, Franz Kafka, Walter Benjamin dhe Hermann Hesse, Robert Walser mbetet një kohë në harresë për lexuesin. Zbulohet sërish në vitet '70. Sot ai cilësohet si një nga autorët më të rëndësishëm gjermanë të shekullit të 20-të dhe ndikimi i veprës së tij mund të gjendet edhe në krijimtaritë e autorëve bashkëkohorë.
Walseri i kaloi 23 vitet e fundit të jetës në një qendër për trajtimin e shëndetit mendor. Vdiq në ditën e Krishtlindjeve në 1956, gjatë një shëtitjeje nëpër borë.

Novela “Shëtitja”

Ky tekst i Robert Walserit cilësohet nga disa njohës si “proza më e bukur e letërsisë gjermane”.

Artan Minarolli: Feribotul (Trageti)


În sala scaunelor, pe toți aproape îi cuprinsese somnul. La început, seara, peste tot se auzeau discuții, râsete, și oamenii intrau și ieșeau. Iar la miezul nopții totul începuse să pălească, zgomotele se opriră pe nesimțite, oamenii-și atârnaseră capetele peste bagaje, începură să sforăie și aerul s-a îngreunat. Sala se transformă într-un dormitor mare și banal. Pornisem cu linia Bari-Durrës la nouă seara și crezusem că nu voi simți călătoria, dar repede am înțeles că nu voi putea dormi, mai ales că feribotul începuse să se clatine atât de puternic. Deseori simțeam că sunt aruncat într-o prăpastie, apoi mă ridic, spre a mă lăsa iarăși în adâncuri. Auzisem că, în asemenea cazuri, trebuie să-ți ții capul drept, pe verticală. Am încercat de câteva ori, dar n-a funcționat. Până la urmă, m-am ridicat și, clătinându-mă printre scaunele înșirate, am ieșit din sală. Ajuns la pupă, mi sa-u umplut plămânii cu aer. Era foarte frig, ce-i drept, dar m-am înviorat și nimic nu se compara aici cu furnicarul înteţit de aer puturos și plin de sforăituri din sală. Mi-am plimbat privirea împrejur. Marea – neagră ca puțul, spumega și, ca un voal încurcat, sălta și tresărea în toate părțile, până la picioarele mele. Mi-am ridicat gulerul și m-am învelit bine cu paltonul. Vântul bătea puternic. Am simțit cum îmi străbate hainele și mă biciuieşte la spate. M-am sprijinit de un pervaz și am privit spre locul unde lumina cabinelor scotea la iveală valurile care se loveau de feribot și se retrăgeau zgomotos înapoi. Deși mă aflam destul de sus, câțiva stropi ajungeau până la mine, și am simțit gustul sării.

Anton Çefa: “Kush ma diti poezinë, dhembjet nuk m’i diti dot”

(Kuptimësia e dhembjes në poezinë e Lasgush Poradecit)


Për njeriun jeta është një dhembje e gjatë, për poetin është dhembje që përpiqet të shërojë dhembjet e të tjerëve. Bjelinski ka thënë me të drejtë “Poetët kanë fuqinë të ngrenë dhembjet e veta në lartësira arti, ku ne të gjithë gjejmë dhembjet tona”.
Poeti ynë i madh, Lasgushi, jetoi gjatë i harruar në vendin e vet dhe i mërguar në vetvete, në dhembjet e veta. Ai diti të vuajë dhe vuajti madhërishëm. Në vargjet e tij të lartësive poetike më të epërme buçet dhembja. Dhembja e fjalës, dhembja e zemrës, dhembja e vendit, dhembja e popullit, dhembja e një bote.
Dhembja e fjalës – Gjuha dallojë e kombit, shenja e parë, më e qenësishmja e identitetit të tij, për poetin tonë është një dhembje e fortë, e thekshme:
                Kur të këndoj me gojë, kur të kuptoj në kartë,
                Posi një kraharuar ti dhem, o Gjuhë e zjarrtë,
                Posi kullim i gjakut që rreh në zemër time

Poeti i njeh gjuhës atributin e komunikimit, e kumtit, e informacionit. Ajo ndriçon si drita dukuritë e jetës në thelbin e tyre, duke e nxjerrë botën nga errësira e së panjohurës në dritën e kuptimit, të dijes: “Ti ndrin në thelb të jetës, si dritë e përvëluar”, i drejtohet poeti gjuhës.

Elisabeta Luli (Anxhaku): Pretenca e Prometeut qytetar shqiptar

- Themistokli Gërmenji dhe familja e tij. 
Bota shqiptare, jeta, epopeja korçare dhe gjyqi në Selanik -

Ka raste kur fati vendos pretencën e gjyqit të historisë në çekiçin dhe daltën e skulptorit, i cili godet dhe godet në rrëmbat e rëndë të rrënjëve të gurit dhe, nga minuta në minutë e nga dita në ditë, paraqet Monumentin.
Kështu ka ndodhur edhe me Themistokli Gërmenjin, kur, më 1933, skulptori Odise Paskali shkoi në Korçë i ftuar nga qyetarët korçarë: Duhej të ngrinte një munument për Prometeun e qytetarisë shqiptare.
Në kujtimet e tij Odise Paskali shkruan: “Për monumentin e Themistokli Gërmenjit përgatita një maket të studjuar më shumë me kërkesat artistike, se sa të realitetit historik të personazhit. Dhe nuk ma pëlqyen punën në Korçë, ndaj bëra një tjetër, duke pasqyruar vetitë fizike dhe shpirtërore të atdhetarit të shquar.
Portretin e punova në shtëpinë e Themistokliut, në prani të së vesë dhe nën vërejtjet e personave që e kishin njohur.”

Në vitin 1919, nga patriotët shqiptarë u botua një libër me dokumente që iu paraqitën Konferencës së Paqes në Paris. Midis dokumentave më të rëndësishme ishte edhe një për veprën e Themistokliut: Shqipëria e shqiptarëve, kjo është kryefjala e tërë ndënjësve të fushës pjellore të Korçës...
... Qysh sot, dy muaj që është formuar Republika e Korçës dhe shqiptrarët po na e provojnë se janë të zot me jetuem në harmoni me njëri-tjetrin. Ngatërresa fetare nuk ka më kush t’i nisë.”
Republika Autonome e Korçës ishte familja e shënjtë e Themistokliut. Ishte vepra e madhe e jetës së tij. Me këtë vepër ai e shpëtoi Korçën nga pretendimet shoviniste dhe njeherësh tregoi para botës aftësinë për të qeverisur.

Xhevat Latifi: frânturi din Paradis… / copëza nga Parajsa…

Poet, eseist și jurnalist născut la 28 mai 1968 la Gjilan, Kosova, absolvent al Universității de la Prishtina, membru al Asociației Scriitorilor din Kosova. Este autorul volumelor “Moartea costă scump” (Vdekja kushton shtrenjtë) şi ”Ploaie pe părul tău” (Shi në flokun tënd).
Poeziile lui Xhevat Latifi au fost incluse în numeroase antologii, (inlcusiv în volumul ”Emanations” – 30 de autori din toată lumea, International Authors, 2012), fiind traduse și publicate în câteva limbi. Laureat al unor premii importante, autor deschis spre experiențe inedite și interdisciplinare, Latifi a participat și la câteva expoziții ale artelor alternative.

Frânturi din Paradis

(Copëza nga Parajsa)


Port în amintire câteva flori albe
ca lumânări ale nopţii de Paști
Ei îi e frig, febră, nu acceptă moartea
Iși mușcă buzele întru învierea unei iubiri

Mă ține-n frig amintirea
unei femei cu buzele rujate
Care-a vrut în lac să se-nece
ca o lebădă cu aripi frânte
Peste un nas drept spartan
pe frunte câteva puncte, ochii aproape-nchiși
Din câmpia mierlelor vine călărețul ieșit din negură…

Spune-mi pe unde trece drumul spre rai
Să-mi odihnesc genunchii
capul să-mi sprijin de iarba proaspătă
Stele să amestec pe pieptul tău alb
Spune-mi unde se omoară pentru dragoste bărbații
și unde se frâng de dragoste femeile
Să punem capac respirației
aburului ciobit să-i punem punct.

Port în amintire câteva flori albe
ca lumânări ale nopţii de Paști
Spune-mi pe unde trece drumul spre rai
Stele să amestec pe pieptul tău alb