Rreth
moshës 14 vjeçare… isha njëfarë „djathë i
mirë në lëkurë të qenit”, siç më ‚përkëdhelte’ dhe më ‚spiunonte’ tek
prindërit, kur vinte tek ne gjoja i shtyrë nga çështje shpirtërore dhe
miqësoro-pedagogjike, por, në fakt, vinte për t’i shtuar ndonjë kacidhe xhepit
të tij, z. Mërtinash, profesori i vizatimit dhe njëherazi kujdestari im në pesë
klasat e fundit të fillores. Isha i atillë, sepse, - hej, Zot! - kisha fuqi e
vrull sa për pesë, kisha një tufë idesh kaçurrele në kokë dhe gati gjithmonë
unë isha kokë turku saherë duhej bërë ndonjë e pabërë, prandaj edhe nota ime në
sjellje nuk qe kurrë më e lartë se 6.45…
Mirpo, megjithëse isha si isha, lexoja jashtë mase. Jo, jo librat e shkollës, por letërsi. Por edhe shkruaja, ama fshehurazi. Prandaj, shumë më të pakëndshme se sa vizitat plot etje pijetari të z. Mërtinash, qenë bërë ftesat në takim me prindër nga madam Bornëlëu, zysha e rumanishtes, së cilës i qe ngulur gozhdë në kokë se vetëm prindërit e mi mund të ishin fajtorë, dhe bash ata dyshonte se m’i shkruain hartimet pas pushimeve, sepse një nxënës që nuk shkëlqen në lëndët e tjera s’kish si të pillte nga kungulli i tij hartime të atilla. Po të kish marrë vesh, ndoshta, se në rrugën ku jetoja, në një pallat pranë, banonte mjeshtri Viktor Eftimiu, që na mblidhte hereharës në shtëpinë e tij dhe na gostiste me lloj-lloj delikatesash, duke na dhënë edhe të holla që të shkojmë në ëmbëltore, zysha do ta kish thirrur atë në takim me prindër, jo prindërit. Vetëm se as ai nuk ishte fajtor për cilësinë e hartimeve të mi me temë të lirë. Unë vërtet i nxirrja nga kungulli dhe kisha grindje gjithnjë e më të ashpra me nënën, e cila qe mësuar të m’i kërkonte ‚për kontroll’ përpara se t’i dorëzoja, duke ngulmuar prore që të hiqja fjali tepër marramendëse për moshën dhe për notat e mia në sjellje, në përpjekje për t’u shpëtuar ftesave të znj. Bornëlëu.

Por
nëse mjeshtri Eftimiu ishte krejt i pafajshëm sa u përket fillimeve të mia
letrare, nuk mund të thuhej e njëjta gjë sa u përket zakoneve dhe shndërrimeve
për të cilat na u bë, në njëfarë mënyre, shembull dhe nxitës, në atë kohë të
mjegullt dhe të koklavitur të djelmurisë sonë, çunakë të rrugës Dr. Aleksandër
Markoviç – e ngushtë dhe, kur ne mungonim, e qetë, dhe që dilte, në skaj, në
Parkun Çishmixhiu – vendi ku edhe na humbi fëminia.
Ndonëse
atë vit, po të bëj një llogari të shpejtë, autori i magjisë me titull „Renditu, margatitë” (Înşir'te mărgărite) kish hyrë në të
78-at, ai ende ishte një burrë tërheqës, një plak „fisnik me rënjë të hershme”, që ende mbahej mirë, gjithë kohën
elegan, i gëzueshëm dhe zemërgjerë, dhe sidomos një njeri që pat ditur ta
jetonte jetën, duke i falur vetes gjithë ç’është më e mirë dhe me cilësi. Ai
vetë na rrëfeu njëherë, i zbavitur nga pyetjet tona për purot që tymoste, se
kish mbetur mik me Fidel Kastron, pasi pat vizituar Kubën e largët, dhe El presidente
i dërgonte personalisht, çdo muaj, nga një arkë me havana të cilësisë së parë,
që ta nderonte mikun shkrimtar, të cilit kish vënë re sa i patën pëlqyer gjatë
qëndrimit atje ato mrekulli të dredhura mbi kofshët e zjarrta të aq kreoleve
dhe zezakeve të industrisë kubaneze të duhanit. Heraherës e këqyrnim si i
tymoste me një ëndje pa fund dhe të përgjumur në ballkonin e vet, sidomos gjatë
pasditeve dembele të verës, meqë ballkoni ndodhej nga ana e Çishmixhiut,
pesë-gjashtë metra larg, dhe shpesh i hidhte mbetjet e purove me një gjest
mbretëror. Për të mos thënë se shpesh thithte vetëm disa herë tymin, mbase e
kërkonin në telefon, ose thjesht ashtu i vinte, dhe i flakte. Kështu na lindi
ideja. Gjithsesi, ishim në moshën kur mezi prisnim të bëheshim burra. Disa prej
nesh përdornin tashmë fshehurazi makinat e rrojes të baballarëve, që të na
rriteshin sa më shpejt qimet në fytyrë. Disa rruanin madje edhe gjokset…
Atëhere ç’na mbetej?! Po haj të fillojmë
duhanin, thamë. Ama jo dosido. Ta fillojmë me puro kubaneze, se jo më kot
kemi ‚thesarin’ në Çishmixhiu. Me të thënë, me të bërë. Kështui nisa të pi
duhan së pari, me Glopin dhe Vali Bullafiqin, një nate qershori, pasi mblodhëm
një tufë purosh disi më të gjata, hedhur nga Viktor Eftimiu. Ua premë me një
brisk kokëzat e djegura dhe nisëm të tymosim fshehur në ‚kështjellëzën’ e
Çishmixhiut, që ndodhet në majën më të lartë të parkut, por edhe në skajin më
të largët nga shtëpitë tona, që të mos na shohë ndonjë i njohur, apo fqinj. Ajo
ishte përpjekja e parë dhe e dështuar, sepse u mbytëm me tym, na mbyti kolla
dhe s’para na pëlqeu. Pastaj u hymë bomboneve me mente, që të mos mbanim erë në
shtëpi. E braktisëm idenë e duhanit për dy vjet, pas të cilëve unë ia nisa nga
e para dhe nuk shpëtova dot më.
Gjëja e dytë që zgjoi
brenda nesh shkrimtari plak ishte bukuria e femrave. Njihnim edhe ne tek-tuk
ndonjë mishërim bukurie femërore që t’i ndriçonte trutë gjithë ditën, po t’i
shikoje thjesht edhe vetëm dy minuta, por femrat me të cilat vinte në shtëpi
zotni Eftimiu na bënë copë e thërrime. Ndonjëherë kthehej në shtëpi jo me një,
por me nga dy, tri, katër, njëra më e bukur se tjetra, aq sa të vinte ta bëje
futbollin lanét dhe të ndiqje qentë rrugaçë nëpër park tërë natën e natës. I
rrethuar nga sqima dhe vëmendja e talenteve të reja, me pozitën që mbante,
ndoshta s’kishte kurrfarë vështirësish plaku ynë me mrekullira të atilla për
krahu. Por dalngadalë gjithë ato ‚parada’ kundërmonjëse e flatrimtare na i
plagosën mëngjeset. Ëndrrat e populluara prej atyre bukurive nisën të na
dhimbnin. Disa gjeste, drithma kalimtare e një fustani të ngritur nga ndonjë
fllad dhe ato fytyra ëngjëllore morën përmasa vigane dhe ne zgjoheshim të
djersitur e të kapitur, derisa na e rrëmbyen gjumin fare. Qysh nga ajo verë u
bëmë më të vëmendshëm ndaj faktit se, në
fakt, ishim të paplotë dhe të vetmuar. Ishim pjekur edhe pak. Gjithsesi,
jeta nuk mbeti më po aq pa halle, por u bë më befasuese, më e ëmbël, më e
gjallë.