Përpara
një gote vere
Me një vështrim, ai më fali bukuri
dhe sakaq e bëra timen.
E lume, gëlltita një yll.
Veten përfytyrova
të ngjashme me shëmbëlltyrën time
në sytë e tij. Vallëzoj, vallëzoj
nën valëvitje flatrash të befta.
Tryeza është tryezë,
vera, verë në gotën
që është veç gotë
e rri shtatdrejt mbi tryezë.
Kurse unë jam
përfytyrim,
sa s’ta merr mendja,
përfytyrim
gjer në palcë.