Showing posts with label Yang Lian. Show all posts
Showing posts with label Yang Lian. Show all posts

Yang Lian: Poezi

Yang Lian është një nga poetët më të shquar kinezë. U lind në Bernë në vitin 1955, nga prindër ish funksionarë të shtetit kinez në ambasadën e Zvicrës. Yang Lian ka punuar në mbi 20 vende, ka botuar 6 vëllime poetike. Cilësohet si një nga zërat më të mëdhenj në panoramën letrare, politike dhe kulturore botërore. Në vitin 1994 vendoet në Londër, ku jeton e punon edhe sot. Më 1999 merr në Itali: “Çmimin Ndërkombëtar Flaiano” për poezinë, me librin “Atje ku Deti Rri i Qetë”. Gjatë viteve të fundit, falë një klime të ndryshme kulturore dhe politike, Yang Lian është rikthyer shumë herë në Kinë, ku veprat e tij janë botuar me sukses të madh.
  
Korrje

Këto çati me maja pas korrjes
ndrijnë në lëmin veror
këta qiej që i janë hapur qiellit nxihen papritur

deti tkurr tjegullat verbuese të argjendta
dy pemë rrëzohen në drejtime të kundërta
dy mungesa të mbjella me grurin e një burri

vdekja e vitit të shkuar është lajm i vjetër
dielli theu qafën
sytë e tu rrafshojnë dhe i heqin maskën qytetit të çmendur