Showing posts with label Eva Hila. Show all posts
Showing posts with label Eva Hila. Show all posts

nji copë dritë na thirri n’emën / o frântură de lumină ne-a chemat pe nume

Eva HILA

Poetă şi traducătoare albaneză stabilită în Franţa.


Vjeshtë

Hesht
Dhe ke me ndigjue
Si shkapetet shiu
Iluzionit që lind
Në zemër të dimnit

Hesht
Dhe ke me pa
Sesi pema e gjallë
Vdes si nji gjeth

Hesht
Dhe ke me ndie
Sesi duert e mia
Pikojnë iluzionin

Mandej
M’ thuej se Dielli
Ka me ardhë deri këtu.
(Tetor 2010)

Çast

Sjell nji tingulli zani yt
Mbi fijen e barit ndër flokë t’ mi
Zhytet
E del si dorë
Sa herë mbi kambët e tua
Zbret nj’ai yll
Vdes e ringjallet
Mbi botën që tenton të shembet
Kur shtegtojnë lamtumirat.
(11 Octobre 2010)

Pa Titull

Asht deti
Që shprazet në kraht e saj
Qyteti porti
Dritat e ndezuna të nji nate të fikun

Të mëdhej sytë e saj
Trashigimtarë të nji ideje modeste tokash t’premtueme
Të thellë sa deti
Lakuriq pikojnë mbi gjunjtë e kohës.  
(Tetor 2010)

Pa Titull I

Sapo bahemi ata që jemi
Duhet me u largue
Prej aty ku jemi
.................................

Ne lindim ndër riviera
Mandej fryen era
E toka vjen e na merr
18 Octobre 2010

Pa titull II

Edhe pak…
sa t’lexoj kohën n’ vargun e njelmët
që naivisht m’ka përqafë,
e krejt ajrin kam me e sjellë kah ti.

N’ turmën e reve
që si ortek ka me u dyndë,
nji gjerdan me perla ujit kam me vu’ n’qafë
e at’herë ndoshta,
si t’parën herë ke me u gzue. 
13 Janar 2011

Pa titull III

Ikën…
edhe ata që zbritën dikur prej naltësisht marramendëse
me dëshirën me na falë nji copë qiell ;
ikën të gjujzuem në nji tjetër mënyrë.
Bashkê me ta edhe koha u largue
e na mbetëm sterilë në gropën e orës
pa mujt’kurrë me matë
atë çka tashma kishim braktisë.
31 JANAR 2011

Pa titull IV

Ç ka do të ketë e vërteta
Aq të trishtueshme
Sa jeta e gzueshme
E ban me u mshehë ?

Në fillim ishte Fjala,
Por cila?
Me Jetue apo me Vdekë ?
Edhe disa kohë shpresë...shpresë me jetue ...
ose me vdekë .
Me u largue? , me ikë për mos me vdekë? ,
Apo ndoshta me vdekë gjallë
për mos me jetue të vdekun...? 
(novembre 2009)

Ora e murit

Unë isha hije për vedi
e s’mujshe me ra n’absurdin tragjik të dritës tande,
e qiri i ndezun mbi tavolinë
s’mund të sillte kurrsesi
ndriçimin e duhun n’at ‘ shi frymëmarrjesh.

Nën dihatjet e shkallës së drujtë
m’u duke baladë e idhët qiejsh,
fantazëm me pallton e zezë të syve të tu
 edhe pse une isha hije. 
(dhjetor 2010)

Pa titull V

Ne jemi çka e kaluemja na dha për emën
Kujtim i natyrshëm gjallnue mbas nji koma të gjatë
Na duhet kohë me shue etjen në lumin e qetsisë
Me prekë majën e malit
E prapë me u rrokullisë
E me ra n’ tokën e nji bime të re
(15 shkurt 2011)