Showing posts with label Master's. Show all posts
Showing posts with label Master's. Show all posts

Fatos Arapi: Poeții se grăbesc mereu spre undeva (Poetët shpejtojnë përherë për diku)


Poeții se grăbesc mereu spre undeva
Să bea o cafea c-un prieten ce-i așteaptă
Și de mult a murit
Se grăbesc neștiind de ce
Spre somnul răvășit se grăbesc
Toamna încă nevenită, ei toamnă sunt
Singurătatea unde-i, sunt singurătate
Luminițe de tristețe le lucesc printre degete
Ca-un puf de licurici. Amintirile-și ceartă:
Ah, te vei uita, te vei uita și tu
Poeții mereu se grăbesc spre undeva
Se grăbesc în vis și nu știu de ce
O lacrimă de necaz – se grăbesc și spre ea
Mângâie nebuniile
Consolează tragediile
În cântece făr' de cântec, în drumuri făr' de drum
Din buzunarele roase le cade sinele
Ei caută omul care nu-i
Și se-nchină, două lumânări aprind:
Una pentru suflet, una pentru tine
Poeții se grăbesc să moară
Și nu știu unde.

* Fatos Arapi (1930-2018). Laureat al Cununii de Aur a Serilor de Poezie de la Struga (2008)

În română de A.-Ch. Kyçyku

 

Lorenc Vangjeli: Ëngjëjt e errësirës

I njohur shumë më tepër si analist e gazetar, autor i librit „Të gjitha rrugët fundojnë në varreza” (Sh. B. Marin Barleti, Tiranë, 1995), Lorenc Vangjeli (l. 1969) është talent sipëror në prozë. Përmes botimit të kësaj novele, që do të pasohet nga të tjera, Revista Haemus synon të verë në vend tekst pas teksti një padrejtësi ende të pashpjegueshme dhe t’i rifalë vëmendjes së kritikës dhe lexuesit të zgjedhur një autor të paktën befasues. [Haemus]


Mos u mërzit, shpirt, arritëm. Edhe pak, edhe pak. Unë banoj këtu pranë. Do të kthehemi majtas e pastaj do të zbresim ca shkallë, pastaj ca shkallë të tjera, e së fundi do të vazhdojmë të zbresim shkallë. Por ti nuk duhet të mërzitesh. E di që ke ftohtë dhe të tremb errësira, por duro edhe pak. Ke duruar muaj të tërë pa ke nxjerrë kokën nga këmbët e sat ëme. Nuk është mirë të ankohesh nga uria, sepse, edhe po të vajti mendja tek tryeza, nuk mund ta çosh gojën atje. Ti duhet të mësosh të jetosh vetëm me ajër, madje më saktë, me kujtimin e ajrit që ke thithur dikur. E mban mend? Njëherë mbusheshin mushkëritë, njëherë zbrazeshin e kështu vazhdimisht, pambarim, deri në mbarimin tonë, mbushnim zbrazëtinë e ditnetëve. Ja pra, edhe ca shkallë dhe mbërritëm. Kam ëndërruar shumë gjatë për një mik. S’mbahet mend kur kam fjalosur për herë të fundit. Dhoma ime është e vogël, mure betoni të zhgarravitur, një shtrat i drunjtë dhe një çati që pikon edhe kur nuk bie shi. Askush nuk vjen tek unë, madje as zhurmat që bujtin papritur nga përtejbota, nuk janë zhurma, por heshtje. Heshtja pikëzohet nga tavani, pastaj bie mbi qafën time, pastaj më rrëshket nëpër gjoks, pastaj unë vazhdimisht ngjethem nga të ftohtit, ndonëse e di mirë që kurrë nuk mund të ngrohem. Dhe lekura ime e çjerrë nga heshtja më gjakosej, dhe gjaku dukej që ishte tharë, dhe ndonëse i tharë ai vizatonte mbi gjoks tatuazhe të çuditshme, dhe tatuazhet dukeshin si mesazhe të përtejbotës, dhe përtejbota nuk çuditej nga asnjë mesazh. 

Vasile Andru: Mjeshtëria e të menduarit (Meseria de a gandi)

Vasile Andru (lexohet: Vasíle Ándru, pseudonimi letrar i Vasil Andrukoviçit; n. 22 mai 1942, Bahrinești, Rădăuți, sot Ukrainë, 22 maj 1942 - Bukuresht, 21 tetor 2016), prozator, dijetar, eseist dhe isihast* rumun, autor, mes të tjerash, i Nusja vjen me mbrëmjen, Arkeologjia e dëshirave, Nata e perandorit, Kulla, Mali i kalvarit, Një gjithësi me një dalje të vetme, Zogjtë e qiellit, Parajsa më e largët, Jetë dhe shenjë, Terapia e fatit, Mistikë nga Karpatet, Histori dhe fshehtësi në Malin Atos, Takime me mjeshtra e vizionarë, Isihazmi, ose mjeshtëria e qetësimit. Ka qenë anëtar i Bashkimit të Shkrimtarëve të Rumanisë, i European Academy of Performing Arts dhe i disa institucioneve të tjera të rëndësishme.

Në fillim një anekdotë. Një mësues thyen një degë shelgu para nxënësit. Pastaj i kërkon: ”Më përshkruaj çfarë bëra në këtë çast. Çfarë bëra?” Nxënësi përgjigjet: „Thyet, me veprime të shpejta, një degë të gjelbër”. Mësuesi e quan dembel në të menduar, të joshur nga përshkrimet dhe të paracaktuar që të huajsohet. Nxënësi kërkon një mënyrë tjetër për të ‚përshkruar’ gjestin e mësuesit. Ai jep shumë përgjigje shpjeguese, por mësuesi mbetet gjithmonë i pakënaqur; më një fund, nxënësi kupton se përgjigja e saktë do të kish qenë: të marrë (nxënësi) një degë shelngu dhe ta thyejë.
Me një fjalë: mund të shmanget e folura, e cila krijon realitete të dorës së dytë dhe na largon nga thelbi. Filozofia praktike ka parapëlqyer ta kuptojë veprimin përmes veprimit, dhe objektin përmes identifikimit me objektin, jo përmes koncepteve. Jo me shpjegim, por me njësim. Jo me përshkrim, por me rijetim. Përtej koncepteve. (Nuk di nëse  Wittgenstein-i ka ditur diçka për Hui Nang-un kur ky ka shkruar: „Ajo që mund të tregohet, s’mund të thuhet”). I mençuri ka synuar gjithmonë ta verë në jetë mençurinë, jo të filozofojë rreth saj.

Për një kohë, filozofia praktike shihej si tipar i Lindjes. Por ajo është veçanësi, siç shohim, e një niveli të mendimit, që arrihet përmes një disipline të qetësisë, pavarësisht nga hapësira gjeografike. Ajo është më fort një veçanësi e njeriut jokohor, të njësuar, e njeriut të shpirtëzuar në nivele të larta. Vërtet Lindja e ka çmuar më shumë këtë lloj njeriu dhe e ka kthyer në një ideal të kërkimeve... Por, mes kësaj, nuk e ka përvetësuar plotësisht dhe përjashtueshëm. Vjen vërejtja: Por janë, megjithatë, disa dallime mes Lindjes dhe Perëndimit! Për shembull, në marrëdhënien subjekt-objekt është vënë re se Lindja shtyn drejt njohjes përmes njësimit, shkrirjes, ndërsa Perëndimi mjaftohet me dallimin.

Artan Minarolli: Zhurmat

(tregim)*

Papritur ishte bërë me shtëpi të re. Arriti më në fund ta shesë apartamentin e vogël në qendër të qytetit dhe të sajojë një tjetër në periferi. Ishte i kënaqur, shumë i kënaqur, që e kishte braktisur atë të vjetrën dhe kishte hyrë në një të re. Kishte shpëtuar nga ai vend i mallkuar… Trafiku i rrugës kryesore ishte bërë aq zhurmëmadh, saqë ai kishte filluar të shqetësohej e më pas të vuante shumë gjatë natës. Jo vetëm që nuk e zinte gjumi, por dhe irritohej, gulçonte e mbushej me djersë nga ato zhurma që vinin nga të gjitha llojet e makinave, pikërisht poshtë dritares së tij, e sidomos nga ata të mallkuar autobuzë të mëdhenj që niseshin në mes të natës dhe shpërdaheshin në të gjitha drejtimet: Greqi, Kosovë, Kroaci, e vërdallë nëpër botë. Po të niseshin të gjithë në një orë, nuk do të ishte fare shqetësim, do të ishte vetëm një çast dhe më pas ai do të shpëtonte e do të rehatohej. Ai mund të qetësohej dhe, i përhumbur në gjysmë-gjumin e tij, të përballonte kalimin e veturave të vogla që nuk arrinin t’ia shkatërronin cipën e hollë të respektit që kishte për qytetërimin. Ai mund të bënte disa përpjekje të vogla dhe ta fitonte betejën me zhurmat e parëndësishme kur, në gjëndje jermi, mund ta kalonte natën me përshtypjen se kishte fjetur. Por nuk ishte kështu; autobuzët niseshin në orare të ndryshme. Ai duhej të përballonte gjithë natën nisjet e njëpasnjëshme të të gjitha linjave. Ai i kishte mësuar përmëndësh oraret dhe drejtimet e autobuzëve. I numëronte ato me radhë. Në fillim dëgjonte bisedat me zë të lartë të pasagjerëve kur fillonin të ndaheshin me ata që i përcillnin. Në këtë çast mendonte pothuajse gjithnjë se pse duhej të ndaheshin me aq zhurmë. Pse putheshin e bërtisnin aq shumë? Edhe diçka tjetër; i bënte shumë përshtypje se sa shumë dëgjoheshin ato zhurma në këtë orë të natës. Kishte mbajtur vesh gjatë ditës të njëjtën situatë në ca vende të tjera të qytetit. Ishte tamam si nata me ditën. Dukej tamam sikur nata e heshtur kishte vënë altoparlante shumë të mëdhej që përhapnin zhurmat nga të katër anët.

Hiqmet Meçaj: Vjedhësi i rrugëve (tregim)

Atë ditë Nameti kishte vendosur të shkonte së pari te Jaja Poli. Melin për pëllumbat e egër mezi e gjeti aty ku e kishte fshehur, pas pasqyrës së vogël, që ta zmadhonte hundën e ta nxirrte si ajo kodra e shëmtuar plot gunga të kuqërremta, vendosur si me shejtanllëk përtej shumëbanesës së tyre të plasaritur nga pleqëria. E dinte që plaka do të gëzohej, do ta linte t’i merrte në dorë pëllumbat e, po të donte, mund ta lejonte t’ua puthte pak sqepin, por ama, vetëm aq.