Méhes Károly: E fshehtë dimërore

 

(Téli titok / Taină hibernală)

 

(l. 1965, HU)


Dëbora ka një tingull fort të largët

e megjithatë të mprehtë prej klarinete


Ai tingëllon nga shpina e kodrave

të zbardhura përgjatë shinave

hyn në pyll ku jo vetëm gjethet

e thara por edhe dëbora mbulon qysh tani

gjithë ç’ish në beharin e shkuar

kafshë të përmbysura pa jetë shiringa

plastiku dhe ja edhe maska

 

po kush e ka h/artuar këtë muzikë

nëse muzika është tingull-psherëtimë-dëborë

ndërprerë nga ndonjë rënkim dege

dhe nga thëllimi që bën të vetën

Pun’e tij… Gjithçka veç gjallon

me një ngadalësi që shkon shpejt

me një vështrim të gjatë hedhur drejt largësive

dhe me qetësinë që shpërbëhet në tinguj

klarinete gjatë shëtitjes së janarit


Duhet të bësh lëvizje të marrësh ajër

Të kesh shumë durim të presësh

Por më shpesh duhet të presësh

Kjo është e fshehta e një jete të gjatë

Traducere de Kocsis Francisko

Në shqip: A.-Ch. Kyçyku