Historiani Stilian Adhami, në vijim të veprave të tij, që në vitin 2003 ka prezantuar para botës së letrave shqipe fillimin e encikopedisë të figurave të shquara iliro-arbërore-shqiptare. Është një vepër që gjen dritë mbas një pune afatgjatë 50 vjeçare të autorit. Të gjithë e kemi ndjerë jo nevojën për të patur një encklopedi të figurave të shquara të kombit tonë, por një domosdoshmëri, ashtu siç e kanë dhe shumë kombe të tjerë me civilizim dhe kontribute të hershme dhe të tashme në kulturën dhe evolucionin në nivele kombëtare e më gjerë. Është një aspekt jo vetëm historik, por me rëndësi të madhe edukative shoqërore në përcaktimet e nivelit dhe thesarit intelektual që përbën atë plazmim të fuqishëm të krenarisë së një kombi, që përbën atë që përcaktohet si traditë dhe mbetet si një taban edhe për gjeneratat qe evulojne.
Në vëllimin e parë dhe të dytë janë përfshirë 400 personalitete, ndërsa në të tretin, që është planifikuar të dalë së shpejti, parashikohen 300 figura të tjera. E veçanta është se në këtë seri autori komunikon me lexuesin në një formë të re, ku figurat nuk trajtohen sipas rendit alfabetik, por në mënyrë kronologjike dhe të ndara në 20 specialitete të ndryshme. Vlera e serisë është e shumanshme; lexuesi do të plotësojë dijet, ndërsa për një studiues përben një monitorim analatik në fushat përkatëse.
Në këtë seri, midis figurave iliro-arbërore-shqiptare jepet vetë evolucioni dhe metamormofoza e zhvillimeve historike-shoqërore në këtë trevë ballkanike.
Së pari, kemi të bëjmë me vazhdimësinë historike të një kombi, të ndryshme nga dramat që pësuan kombe të tjerë, siç ishin Trakët, Dakët, Maqedonasit, apo shtresëzimet e ndryshme midis tyre, që u asimiluan nga pushtimet romake apo sllave.
Së dyti, Iliria kishte një organizmim perandorak edhe si popullsi dhe hapësirat gjeografike e ndihmonin të fitonte një potencial ekonomik dhe politik me peshë në zhvillimet e asaj kohe. Veprimtaria e saj shtrihet dhe ishte e ndërlidhur me veprimtaritë e organizimeve apo shteteve të ndryshme të asaj kohe. Durrësi, Shkodra, Lezha, Berati përfaqësonin dhe u bënë vatra të qytetërimit, duke mbetur disa nga qytet më të vjetër jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë. Bijtë e këtyre trevave u bënë burra shteti me emër në Perandorinë e Bizantit. Anasatasi i Durrësit u bë perandor, Shën Eleuteri, Gjon Françesk Albani u zgjodhën Papë të Romës, Nifoni u zgjodh Patrik në Patrikanën e Stambollit; familja e Qypërlinjeve menaxhoi Perandorinë Osmane; Kapodistria u zgjodh i pari kryeministër në shtetin Helen; Françesko Krispi – nga të parët kryministra të Republikës Italiane, ndërsa Gjerjgj Kastrioti, në kohën kur pushtimet osmane kërcënonin pushtimin e Europës dhe Kristianizmin në veçanti, ndërtoi shtetin Arbëror dhe shkatërroi planet ambicioze të superfuqisë të botës të asaj kohe.
Së treti, interaktiviteti dhe koherenca e zhvillimeve në trevën iliro-arbërore-shqiptare pati baticat dhe zbaticat e saj. Vala e luftrave dhe pushtimeve shumëshekullore mbizotëruan në zhvillimet ekonomiko-shoqerore. Në kushtet e pushtimit dhe nën një strukturë administrative të ndërtuar nga pushtuesi, u shfrytëzuan energjitë për luftën për çlirim dhe mbijetesë. E veçantë, në dallim nga shumë popuj të tjerë, lufta nuk shteroi energjitë, por indetifikoi atë si popull trim dhe të paepur ndaj çështjes së lirise, përcaktime të cilat hynë thellë në gjenetikën, traditën dhe përcollën virtutet më të mira të mundshme që mund të ketë një komb. Në të gjitha aleancat ushtarake, historia, qysh nga kohët e lashta e deri në ato moderne evidenton se prijësit shqiptarë u kanë qëndruar besnikë bashkëpuntorëve. Në fjalorin politik tashmë është e njohur shprehja “si fitorja e Pirros”, është e njohur strategjia e artit ushtarak e luftës me njësitë e vogla, e aplikuar nga Skënderbeu, janë të njohur njohur vetmohimi dhe herozimi i shqiptarëve jeniçerë në luftrat shekullore të Perandorisë Osmane, është e njohur trimëria e arbëreshëve në fushatën e Garibaldit në Itali, dhe ishte një besim për revolucionin fshatar të Teodor Vladimereskut në Oltenia të Rumanisë duke patur luftëtarë shqiptarë në krah të tij. Nuk është e rastit që, krahas burrave kanë luftuar edhe gratë, dhe Teuta është një personifikim jo vetëm i emancipimit shoqëror, por edhe i një niveli të lartë kulture dhe aftësish, krahasuar me botën përreth. Si sintezë, vlen të përmendet thënia e francezit Lamartin “Dihet që Homeri gjeti në Shqiperi Akillin, Greqia Aleksandrin e Madh, Turqia Skenderbeun, heronj nga e njëjta racë e nga i njëjti gjak”
Por në rast se lufta imponoi në mënyrë kategorike ekzistencën dhe mbijetesën kombëtare dhe forcat mendore e materiale u përqëndruan në këtë drejtim, populli gjeti forma të tjera intelektuale për të marrë pjesë aktive në gjithë fushat ku përparimi përbënte një shqetësim po aq jetësor. Që në kohën prehistorike praktika Ilire e tumave, e cermonialeve të varrimit, sipas Hamodit, ka zanafillë lindjen e poezisë orale në Ballkan, ndërsa bashkëkohës dhe aktivistë në Rilindjen e kulturës europiane gjen edhe arbër si Gjon Gazulli poliedrik nga aftësitë si matematikan, astronom, diplomat dhe avokat i çështjes arbërore përkrah Skënderbeut, Leonik Tomeu, Marin Barleti, Marin Biçikemi e shumë të tjerë e vendosën kombin pa asnjë dallim me popujt më të përparuar të Europës në fillimet e Rilindjes Europiane. Dhe ky iluminizëm shkon deri ditët e fundit të shekullit 20 si një pishtar i ndezur dhe që përbën një ringjallje të re të shoqërisë shqiptare: Nënën Terezë, me Shenjtërimin e saj. Në kuadrin e akordimit të çmimit prestigjoz botëror Nobel zenë vend edhe dy bashkëkombas tanët: Nënë Tereza në vitin 1971 për iluminizimin dhe Dr. Ferid Murati në vitin 1998 në mjekësi.
Ne fushen e ndertimit eshte i njohur kryemjeshti Mehmet Isaja bashke kryemjeter ne ndertimin e Mazoleumit te Taxh Mahallit ne Indi (qe hyn ne mrekullit e botes), Koxha Mimar Sinan ne ndertimi e Xhamise Blu te Stambollit, Albanezet e Vicenses, deri te artiketi Karlo Gega shpiksi i ndertimit te hekurudhave malore, Gjovalin Gjadri ne projektimin nga te paret ne Europe te urave te varura, Thoma Filipeu ne projektimin e veprave hidroteknike,
Në fushën e letërsisë janë vendosur figurat e shquara të kombit, ata që i dhanë frymëzimin nëpërmjet artikulimit sa mirë të gjuhës në ide dhe në art, që nga ilirët Kuint Eni, Mark Pakuvi, paleokristiani Mark Pakuvi, vëllezërit Frashëri, Jon Luk Karaxhale, e deri tek i famshmi Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Rexhep Qosja, Ali Hadri, etj. Në fushën e aktrimit fillohet nga Aleksandër Moisiu, korife në Europë në vitet 30 të shekullit të kaluar e deri tek legjendat e skenës shqiptare si Sandër Prosi, Pjetër Gjoka, Naim Frashëri, Bekim Fehmiu e deri tek John e James Belushi.
Autori, në punim për këtë seri encklopedike, është mbështetur mbi faktet e shkruara dhe në logjikën e interpretimit të tyre dhe, siç pohon në një intervistë, në jetën e tij si historian është mbështetur në thënien e Tacitit: “historia nuk duhet të thotë asgjë të rreme, e të mos heshtë për asgjë të vërtetë” dhe është kundër thënies së Napolonit që “historinë e shkruajnë fitimtarët”. Duke qënë se historia përbën një rezyme të një kombi, ajo ndihmon për ta rikujtuar dhe analizuar atë në mënyrë që te shoqëria, si një element kolektiv, por dhe tek individi në tërësinë globale, të gjejë rrugët dhe mjetet për të zhvilluar veten në mënyrë të ndërthurur dhe në bashkëveprim me të.
Duke u nisur nga ekzigjenca e parimeve në pasqyrimin e historisë, aty janë figura të tilla që kanë dhënë kontribute në vendet dhe kombet ku kanë jetuar, dhe përbëjnë pjesë të historisë së tyre, por janë pjesë e thesarit kulturor të tyre duke ndryshuar dhe duke luftuar për të përvetësuar kombësine e tyre, kjo ndodh me kombet dhe shtetet fqinj në historite dhe enciklopeditë përkatëse. Kjo ndodh me figurat shqiptare që drejtuan deri në fitore Revolucionin Grek të vitit 1821, si Miauli, Boçari, Bubulina, Kollokotroni me familjen Gjika, Lupu, Dora D’Istrian, Jon Luka Karaxhialen etj në Rumani, me familjen Albanezi në Itali, me Sami Frashërin në Turqi. Debati për origjinën e Nënë Terezës, origjina e së cilës kërkohej të përvetësohej nga India dhe Maqedonia. Ndryshe ndodh me shoqëritë e hapura, si në e Austri, me arkitektin e tunelit të Semeringut Karlo Gegën, aktorin Aleksandër Moisiu, në SHBA me nobelistin Ferid Murati, me astronautin Uilliam Gregori, çështje që zgjidhen nëpërmjet dialogut midis formave të institucionalizuara shkencore.
Trashëgimia iliro-arbëro-shqiptare është e pasur dhe çdo shqiptar e bën krenar dhe e frymëzon të ecë në këtë traditë, jo vetëm si një komb i lashtë, por me një kontribut në trashëgiminë botërore në mënyrë modeste, pa kërkuar të jetë ksenofob ose kozmopolit ndaj kulturave të tjera. Sot, në kohët moderne dhe në përpjekjet për thellimin e kësaj njohjeje qoftë edhe me ndihmën e institucioneve ndërkombetare, veçanërisht të UNESCO-s, kjo trashëgimi do të thellojë akoma më shumë studimin në drejtim të vlerave si komb.
Organizmat ndërkombetare kanë caktuar kritere për të gjitha aktivitetet e jetës, për treguesit e saktë, siç janë ata ekonomikë, financiarë, të drejtave dhe lirive të njeriut, të arsimimit, analfabetizmit, të disa aspekteve të tjera indirekte siç janë shkalla e kompromentimit, shkalla e sigurisë që përbëjnë anën racionale abstrakte të shoqërisë, por nuk kemi ende ndonjë klasifikim të trashëgimisë kulturore, apo të kontributeve në të. Kultura apo trashëgimia, pavarësisht se është e para që merret në konsideratë, praktikisht në mënyrë të gabuar mbetet një sfond i përcaktuar nga politika e vendit. Në rast se kemi mundësi të hulumtojmë në kohë, padrejtësitë vendit tonë në mënyrë intuticionale nga organizma ose forume ndërkombetare kanë filluar që në gjysmën e dytë të shekullit të 19/të dhe fillimet e shekullit të 20-të, por edhe sot në forma të sofistikuara kjo ndodh edhe ndaj vendesh të tjera me influencë politike dhe ekonomike të dobët.
Trashëgimia e kulturës e kombit dhe e vendit përbën një kontradiktë thelbësore me zhvillimet politike të kohëve në histori, duke përfshirë edhe të sotmen; shtrirë kjo në hapësirën kohore historike ajo ka vepruar më të shumtit e kohës jashtë kufijve administrativë kombëtarë, kundër pushtuesit dhe regjimeve ndërsa sot vërehet pak a shum i njjti fenomen, por e veçantë është se kjo elitë intelektuale vepron brenda vendit, por pak ose aspak zëri i saj ka vend në vendimin që marrin organet ligjvënëse ose ekzekutive. Sot vihen re dy elita në kombin shqiptar, është një elite intelektuale që mendon dhe debaton, por pa mbështetjen në vendimmarrje dhe një elitë shtetare, e cila është e lidhur në luftën për pushtet dhe në interes të lobeve, kooperatizimit dhe familjeve personale të tyre.
Nga seria e mësipërme, nuk është një vështirësi që figurat me kontribute botërore ose shumë prej atyre që kanë kontribuar për mbarëvajtjen e kombit kanë qënë pjesë e diasporës shqiptare, të larguar nga vendi për shkaqe kryesisht politike, pushtimi ose opozitare dhe kundërshtare të regjimeve intsitucionale të shekullit te kaluar. Eksodet ilirike, ato të kohës së Skënderbeut, duke arritur deri në vitet 90 nuk shteruan energjitë e traditës kombëtare, por nëpërmjet kësaj diaspore u inkaruajuan të gjitha lëvizjet për përparim shoqëror dhe politik në vendin amë. Po të bëjmë një paralele me eksodin dhe diasporën israelite, pothuajse është i njëjti fenomen.
Aktualisht në Shqipëri vazhdon largimi intelektual dhe i intelektualëve në veçanti, por që për gati 20 vjet ky emigrim (washbrain) shqiptar, duke e krahasuar në raport me numrin e popullsisë, është fatal dhe ka pasoja në trashëgiminë, traditat dhe kulturën e një kombi. Arsyen mund ta gjejmë në krizën e pushtetit politik, ekonomik dhe institucional. Nuk mund të shlyhen nga kujtesa as cënimet e rënda të të drejtave dhe lireve të njeriut, si rrahja e gazetarëve, zhdukja e njerëzve, vetgjyqësia dhe fenomene të tjera. Në mënyrë të qëllimshme pushteti në këta 20 vjet thekson se e drejta e njeriut është e drejta e fjalës dhe reformat në çdo fushë, kur ky koncept dhe ky përcaktim jepen qëllimisht të cunguar, kur në botën e sotme për të futur në shtetet që respektojnë lirite dhe të drejtat e njeriut është të materializosh individin me strehim, punë dhe sherbime që të plotësojnë nevojat.
Shoqëria shqiptare edhe sot prezantohet si element me kërkesë për të bashke/jetuar në mjedisin përparimtar për një shoqëri të hapur civile; misionarë dhe ambasadorë të këtij qëllimi janë individualisht gjithë shqiptarët që jetojnë në diasporë, misioni i të cilëve është integrimi në jetën ku jetojnë, por njëkohësisht ata prezantojnë edhe kulturën shqiptare. Shoqërite post-komuniste në veçanti po kalojnë, si në çdo fushë, edhe një tranzicion akoma më të rëndësishëm në atë të idesë, atë që përbën rezultanten e tërësisë morale dhe materiale dhe reaksionin dhe reflektimin ndaj saj; ekziston transformimi midis traditës dhe modernizimit. Ndërsa në shoqërinë tonë po ndodh evolucioni shoqëror për afirmimin e një shoqërie të hapur civile, por ndërkohë ky ndryshim është diametralisht i kundërt me shoqëritë tribale, ose tradicionale. Sipas pionierëve të antropologjisë Ruth Benedict, George Foster çdo kulturë ka dinamikën, logjikën dhe mendimin e saj. Në këtë kuadër çdo shoqëri i përgjigjet procesit të ndryshimit në mënyra të ndryshme, këtu influenca e faktorëve të jashtëm është e dukshme, por kjo nuk do të thotë se në këtë proces do të merret një formë ose model për zhvillim që duhet të ndërtohet brenda realitetit dhe tendecave të shoqerise shqiptare. Këto fenomene nuk janë të reja për shoqërinë njerëzore në tërësi dhe atë shqiptare në veçanti. Në çdo etapë historiko-shoqërore, që nga egjiptianët e lashtë, grekët nëpërmjet kolonizimit të tokave të Mesdheut, Romës në kohën e pushtimeve të saj, Osmanllinjve në pushtimet në Lindje dhe në Perëndim. Sot predominon kultura Amerikane dhe Europiano-Perëndimore, Japonezët duke patur si traditë të ndryshme mbasi e kanë studiuar këtë kulturë, e kanë adaptuar dhe në disa drejtime adaptimet janë më të përmisura se vetë kultura e adoptuar.
Janë pikërisht Akademia e Shkencave dhe institucione të shkencave shoqërore ato që duhet të analizojnë tendencat dhe sjelljet e shoqërisë në këto etapa, duke dhënë edhe rrugët që duhet të kapërcejmë, që fatkeqësisht ose u dobësuan, ose shkatërruan. Pavarësisht nga motivet, politik, ekonomik, apo finaciar, është një dëm më i madh se ai që iu bë Shqipërisë në vitet e para të tranzicionit. Pa mendim të shkencave shoqërore nuk mund të ketë përparim dhe zhvillim të shoqërisë dhe ekomisë shqiptare.
Puna voluminoze e Prof. Dr. Stilian Adhamit është një gur qosheje modest e për ndërtim me përmasat e dëshiruara në ndriçimim e një të kaluare që përbën bazë të shëndoshë për të ardhmen e kombit tonë.
Boston, Tetor 2009