Etleva Durmishi ka studiuar për psikologji dhe
shkenca politike në Prishtinë, Maqedoni dhe Suedi. Është psikologe e
përqëndruar në psikologjinë politike dhe mënyrën e aplikimit të saj në Ballkan.
Durmishi ka botuar dy përmbledhje me fabula në vitet 2003/2004 (“Kopshti i
Drenushës” dhe “Pula në Internet”) dhe është autore e një morie tekstesh të
këngëve për fëmijë. Poezia mbetet pasioni i përhershëm dhe një veprimtari e
rëndësishme në jetën e saj, krahas profesionit. Etleva Durmishi jeton dhe punon
në Prishtinë.
Kafe mëngjesi
Mëngjesi
zbrazet në filxhan
dhe dozë e
fortë e kafesë
humbet
kuptimin e hershmërisë para orës së saj!
Dielli i
hershëm bie butë mbi filxhan
dhe poaq
butë ndeshen nxehtësitë
duke bërë
të dukshëm
pamjen e
patrajtë të avullit të saj
që s’duron
veten brenda në gotë!
Avulli…
Duket poaq i
ngatërruar, i ngadaltë dhe i lehtë
sikur
mendime njerëzish në këtë orë
që gjejnë
depërtim
në
shtresën e mbetur të kafesë
kur ikim,
lëmë
prapa këtë çast
për të
kapur ditën më gjithë forcën e gëlltitur.
Natyra
Natyra u
krijua nga fuqi e ngjyrës
dhe ҫdo
element përbërës i saj bashkëvepron
vetëm për pasqyruar në spektër hyjnor
e për të jetësuar pasurinë kromatike
… veҫ për qejfin
e saj.
Është ky
ritëm, kjo dendësi dhe dhe kjo
madhështi
estetike
që kushtëzon
ekzistencën e saj
e që
rezervojnë spektaklin e tyre
veҫ në
hapësirat e paana
e në puҫjet me
horizontet
ku nuancat
bëjnë lojën e tyre më të ҫmendur
dhe ku, jo
rastësisht, njeriu gjen më së paku
frekuentim
Dhe ne e
dijmë se
ҫiltërsia
natyrore është bollëk i koloritit
e dehje
nuancash të brishta
Por e gjithë
ç’mungon
është
ndjeshmëria
më e theksuar e njeriut ndaj ngjyrës
që do ta
bënte atë më njerëzor,
dhe t’ia
lejonte botës vitet që ajo ia ka premtuar
vetes.