nuk di si të dal. nuk gjej udhën, vijat përçarten.
kaq shumë hije për një njeri të vetëm. dhe ai duke mërmëritur.
një gjuhë fillim bote, ose një gjuhë fundi. gjithsesi e njëjta gjë.
as shputa e shtazës nuk le më gjurmë. as flutura nuk e di
nga ç’anë i vjen krahu i tejdukshëm. nga ç’anë – fluturimi.
dikush këndon ndonëse notat s’kanë marrë ende emra. ballkoni
mezi mbahet pas ca gozhdësh në ajër. sipër – fushë e korrur
poshtë – fushë e bardhë. nuk kthjellem nga kaq qartësi
që përshkoj mbi një qerre zjarri. plot jehona – shurdh ndaj tingujve. Unë.