Claudiu Komartin: Främling

Hijeshia në gjeste e këtyre ikanakëve
të kapitur e plot shpresë
më plagos

se unë s’besoj në asgjë dhe
kam pushuar së shpresuari

se dua të kthehem në shpi dhe dua të jem sa më larg shpisë

se dua këtu dhe dua atje

se dua të lihem në paqe
dhe dua që dashuria të më verë jastëkë mbi fytyrë
dhe të rëndojë mbi të

„më mirë të të këqyrë si brumbull
se sa të mos t’i hedhë sytë fare”

pashë aeroportet e tejmbushur
njerëz të qytetëruar dhe solemnë duke pritur të marrin fluturimin

dhe pashë dhjetra pëllumba
tek qitnin sytë për ca thërrime buke
në një shesh në zemër të evropës

dora është në vend të kafazit
goja ka gardh hekuri
flatrat e ngërçura përpëliten më kot

nxihen

dhe shkunden.

Stockholm, shtator / septembrie 2008
(nga  “Një stinë në Berçen” / din „Un anotimp în Berceni”,

Editura Cartier, 2009)