As part of spiritual structure of Albanian people are arberesh’s and
arvanite’s to shown and dedicated some pages of analysis of acts to some
authors in the aspect of figurative art, especially those artists that had the
attention the way and the national clothes. In these artists are the traces of
love and the relation with the homeland of aborigines which can not be taken
differently except of the clothe and the reflection of traditions as one of the
bridges that keep them related with the past. The physical portraits of
different ages, we could make comparisons with our clothes and the common
features of two branches that start from the some root. Arvanit’s have
generated artist’s names that have passed greek borders becoming the most
prominent names of greek art. The time hasn’t stopped regarding the embracement
of new streams of art and interpretation. But what remains part of our analyses
is arvanites clothes and the way how it is conveyed. One of the most wonderful
moments of this picture is the interpreted fustanela which is painted by the
great arvanits painter, Nikos Egonopulos, put in surrealistic situations of
costume by two great artists from Çamëria, Abedin and Ali Dino and their point
of view over the new capitalist’s developments.
Kur bëhet fjalë për pikturë shqiptare
nuk mund të anashkalojmë artistët arvanitas si një grupim që bën pjesë në
strukturën shpirtërore dhe kulturore shqiptare. Informacionin e plotë mbi
krijimtarinë e këtyre autorëve e jep studiuesi Aristidh Kola në periodikun
“Besa” dhe më pas “Arvanon” publikuar prej shoqatës së arvanitasve në periudhën
midis viteve ’80-’90-të. Tek veprat e këtyre piktorëve të bie në sy tërheqja
drejt rrënjëve dhe kjo ndjehet fuqishëm sidomos tek disa prej tyre të cilët
kanë trajtuar gjerësisht tematikën, motivet, por sidomos veshjen shqiptare.
Ai që iu rikthye historisë duke nxjerrë
nga nënvetëdija historike një figurë si Skënderbeu ishte piktori Niko Egonopulos,
një ndër piktorët më të spikatur të Greqisë në fillimshekullin e njezetë.[1]
Surrealist në frymë, ai mjaftohet me kapjen e një elementi mbi bazën e të cilit
ndërton kompozimin e tij dhe strukturon veshjen. Tek portreti bust i
Skënderbeut merr shkas nga uniforma ushtarake që ka përdorur udhëheqësi dhe për
ta bërë figurën më impresionante, elementin bizantin të uniformës luftarake me
pllakëza metali e zmadhon, e ridimensionon dhe e kthen në një strukturë solide
që kufizon portretin e heroit.[2]
Me të njëjtin element punon edhe helmetën. Kjo veshje e ngrirë që ka izoluar
bustin dhe kokorja e metalte në kokë me një dekoracion linear për ta
identifikuar si mbret, e afron portretin me ikonat, por risjell dhe një figurë
që prej stoicizmit, palëkundshmërisë e forcës kishte marrë përmasa legjendare
që ngacmonin nënvetëdijen e brezave, sikundër dhe artistit vetë. Nga të gjitha
paraqitjet që i kanë bërë figurës së Skënderbeut kjo duhet të jetë më e
veçanta. Përveçse është shumë larg imazhit të mësuar prej syrit tonë, ai duket
më shumë si një nga luftëtarët arvanitas që luftuan për pavarësinë e Greqisë më
1881, duket si një Boçar, Kollokotron, Xhavella apo Karaiskaq, ka më tepër
tipare nga Epiri se nga Shqipëria e epërme, është më pranë portretit të Donikës
në strukturë. Mos ndoshta autori qëllimisht e ka zgjidhur të tillë për ta
simbolizuar luftën arvanitase në përmasën e trimërisë së heroit Skënderbe? (fig.1)
Mund të mos dyshonim shumë mbi këtë
hipotezë nëse nuk do shihnim tablonë e dytë, “Minotauri dhe Tezeu me
fustanellë”.[3]
Tezeut me veshjen e përrallshme me fustanellë të cilës nuk i mungon asnjë detaj
i periudhës së Marko Boçarit, përveçse portreti i tij i vendosur në fytyrën e
Skënderbeut. Edhe pas gati një shekulli, tregimet e fëmijërisë të ushqyera nga
prindërit e gjyshërit dhe gjithë mjedisi arvanitas në të cilin është formuar
autori, kanë lënë gjurmë të pashlyera në memorien e tij dhe është kjo memorie
historike që në mënyrë të pavullnetshme zbrazet
në telajo. I ngjashëm në stil me Giorgio de Ghiricho-n ku figurës ia heq
tiparet duke e lënë në strukturën fillestare të formës vëllimore si në trajtën
e një manekimi, ndihmon kostumin të jetë elementi dominant në këtë skenë ku
luhet një nga episodet homerike dhe është ai, arvanitasi me fustanellë, që ka
kapur demin prej brirësh me një gjest thuajse pa sforcime.
* Doktorante në Shkollën Doktorale të Studimeve Albanalogjike Tiranë
More in: Haemus Plus Nr. I / 2015