Unë i mbrapshti i
kam humbur të gjitha dhe gjalloj si ndonjë kafshë e pagjuhë, por kur punonte
renda meje me fuqi, falë hirit të Zotit, kujtimi i vdekjes, as ta përshkruaj
s’do të kisha qenë në gjendje, aq i mrekullueshëm ishte punimi i saj. Dhjetë
vjet me radhë zgjati, duke u rritur hap pas hapi në fuqi; pata mbërritur gati në
habinë e përkryer; krejt bota në sytë e mi, – edhe në sytë e mendjes, madje edhe
në ata të trupit, – qe shndërruar me një trajtë të çuditshme; koha e pat humbur
peshën, aq sa një shekull apo një ditë qenë gati pa rëndësi për vetëdijen time,
madje mbarë bota e dukshme fanitej si një ëndërr;
tundimet trupore fshihen krejt nga kujtimi i vdekjes; një frikë e madhe pushton shpirtin dhe e ndalon të mëkatojë. Njerëzit më dukeshin aq të denjë për mëshirë, ngaqë ‘ditët e tyre shuhen në shkreti’, ngaqë vdekja i mban larg Zotit, pa njohur as qëllimin, as thelbin, as kuptimin e qënies së tyre; sa fuqishëm dhe sa shumë hidhërohesha atëhere për njerëzit; kujtimi i vdekjes ta mëson lutjen e vërtetë. Mbaj mend: shtrihem të fle, pas një lotimi dhe një lutjeje, i rraskapitur, kur fjalët më dilnin nga goja si ndonjë flakë, dhe, sapo më merr gjumi, shpirti nis ta thotë vetë lutjen, gjithë natën, përsa kohë trupi prehet në shtrat; nën kujtimin e vdekjes shpirti s’mund të shkulej nga lutja. Trupit të shëndetshëm, në fakt, nuk i shkon për shtat të sjellë ndërmend vdekjen dhe zbavitet. Mirpo në kohët e sëmundjeve shfaqet në shpirt ndjesia e afrimit të vdekjes dhe mundësia e saj, e atëbotë njeriu përjeton një frikë, ose një tmerr kafshëror, dhe njëheresh me to një kundërshtim. Kurse ndjesia shpirtërore e vdekjes sate, falë punimit të Shpirtit të Shenjtë, është aq larg ndjesisë njerëzore-kafshërore sa edhe qielli nga toka. Kur Perandori i Pavdekshëm, Sundimtari i dëshiruar i shpirtrave tanë na prek me frymën e Tij, koha shkurtohet në vetëdijen tonë dhe shpirti nis të ndjejë pevdekësinë e vet. Pas kësaj, mendja nuk mund të ndryshojë më; hesapet dhe kriteret tokësore largohen prej saj. Në një gjendje të tillë, njeriu vetëm me këmbët ec në tokë, sepse me mendje e shpirt është në tjetër botë.

(…)
E këto që të rrëfeva
nuk është pa rrezik t’ua tregosh atyre që nuk e kanë njohur jetën shpirtërore,
që nuk dinë ta ndajnë hirin nga marrëzia, dhe të cilëve u pëlqen t’u ‘shpjegohen gjërat nga pikëpamja shkencore’.
T’u tregosh këtyre njerëzve se Zoti fali gabimet, apo diçka të ngjashme, është
si ‘t’ua hedhësh gjërat e shenjta qenve’
[Fragment nga libri Mundimi
i njohjes së Zotit, Sofron Saharovi i Essex-it]