Vinçenx Golletti Baffa: Një sëmundje që s’njeh kufij


Kur hipoteza bëhet njohuri dogmatike, racizmi është absolut e injoranca e historisë trashanike.
Dua të përmend shprehimisht se lëvizje të ngjashme kulturore bota perëndimore i ka njohur më se një herë, por suksesi i tyre qe çdoherë i përkohshëm. (...) Unë di vetëm se në jetën tonë njerëzore afirmohen shpeshherë rryma negative në fushën e kulturës, të politikës, të estetikës e të shoqërisë. Herë të tjera rryma të mira shkatërrohen në interes të grupeve shoqërore të posaçme e një përparim i vërtetë është rrallëherë i mundshëm.
Me sa duket, feja e re është konsumi – e konsumi është si një mani, si një ves, si një sëmundje e pashërueshme. Kjo sëmundje nuk njeh, mjerisht, asnjë kufi e rruga për në kriminalitet është e hapur e bëhet ditë për ditë më e gjerë.