Showing posts with label Haemus Plus – 2017-‘20. Show all posts
Showing posts with label Haemus Plus – 2017-‘20. Show all posts

„Muza ime ka qenë jeta” – Humori i ndritshëm i Tudor Mushateskut

(”Muza mea a fost viața” – Umorul luminos al lui Tudor Mușatescu)

Njëri nga humoristët më të mëdhenj të letrave rumune, - nëse do të qe përkthyer si e sa duhet, padyshim do të kish pasur një vend nderi në humorin evropian e më gjerë, - u lind më 22 nëntor 1903 dhe ndërroi jetë më 4 nëntor 1970.

Pasi mbaroi studimet e larta për Letërsi e Filozofi në Bukuresht, punoi për disa vjet si inspektor teatrosh dhe drejtues i disa kompanive teatrore. I ati e shihte si avokat të shquar, e ëma si inxhinier, kumbara këmbëngulte t’ia hynte medoemos mjekësisë. I gjyshi qe bindur se nipi do të bëhej pronar i madh tokash, ndëra i ungji, Vlëdesku, ish-ministër, e shtynte drejt diplomacisë. Askush nuk më këshilloi të bëhesha ai që jam e as parashikoi se do të sosja shkrimtar, dëshmon më vonë Mushatesku. 

Mes vështirësish të panumurta, shkruan vetëm natën: komedi, drama, romane, poezi, epigrame, skenarë filmash. „Valsi i Titanikut”, i luajtur me aq sukses edhe në Shqipëri, e bëri të njohur, pa mbuluar me hije vepra të tjera, si „Esku” dhe „Ëndërra e një nate dimri”.

Ishte ndër nismëtarët e Akademisë së Humoristëve Rumunë. 

Shprehjet e Mushateskut qarkullojnë parreshtur në të gjitha shtresat e shoqërisë rumune dhe zgjojnë një buzëqeshje të përzier herë me hidhërim, herë me keqardhje e pendesë, por gjithmonë plot magjepsje. 

Ja disa nga shprehjet dhe dëshmitë e Mushateskut (shkëputur nga të famshmet mushatizma dhe nga Ditari intim):


Që kur dolën pasqyrat, u dyfishua bota.

 

U martova që të bindem se isha shumë më mirë si beqar.

 

E mbi të gjitha këto: varfëria, të cilën nuk e kam hak dhe që po nis të më shkatërrojë buzëqeshjet.

Petri Ilo: Shkëmb me duar që dridhen – katrén-e

Arkitekt, pedagog në F.A.U. të Universitetit Politeknik të Tiranës që nga viti 1985, Petri Ilo është lindur në Pogradec më 1960. Mbaroi studimet e mesme në qytetin e lindjes dhe të lartat (1980-1985, Universiteti i Tiranës, Dega Arkitekturë) me rezultate të shkëlqyera. Emërohet pranë Departamentit të Arkitekturës në Universitetin e Tiranës. Gjatë periudhës 1995-1996 ishte asistent pedagog në ESAM (Shkolla Superiore e Arkitekturës) në Montpellier, Francë, në fushën e kompozimit dhe metodologjisë së projektimit. I vleresuar me çertifikate mirënjohjeje nga F.A.U. dhe F.I.N. Mban titullin Docent dhe drejton lëndën e Kompozimit dhe analizës së formës dhe hapësirës pranë këtij fakulteti. Kontribute të vyera ka dhënë edhe në fushën e projektimit. Shkruan poezi qysh herët, veçmas katrene lirike (një zhanër gati në zhdukje), dhe boton shumë rrallë.

 

*

Të pathënat e shpirtit tim

Dua t’i them thjesht, pastër, pa ndroje,

Dhe ti, o ëngjëll që pranë më rri,

Fjalës sime bëj roje!


*

Erdha ku pashë dritën e parë,

U enda gjithandej,

Por njoha më shumë të vdekur se të gjallë.


*

Çapitet avioni si hamall i vjetër,

Me brengën tënde ngarkuar unë,

Pres të takohemi në ëndërr

E pamundur, nuk kam gjumë!

 

*

Ditës i munguan fjalët,

Nata rropatet të derdhë brenda meje

Dritën e yjeve të saj,

Kot lodhet të mundë sytë e tu!

Xhelal Tosku: Poezi/i

*

la început a fost cuvântul

noi am ales să lătrăm

 

Plecare din secție

(Ikja prej pavionit)

 

am ieșit din secția de nebuni

în afara altor sfaturi medicul mi-a prescris

să aplaud din nou

 

*

foc nu este

dar de ce-mi duc viața

ca-n fum

 

*

singuratici prin lume

căutăm Albania rămasă aici

 

chiparosul și eu

 

*

Cu toții învingători

statuia răsturnată-n centrul Tiranei

văd c-a fost a mea

doar eu am ieșit învins

Ymer Shkreli: Poeme

Născut în localitatea Shkrel din Kosova în anul 1945, a studiat Limba și Literatura albaneză la Universitatea din Prishtina. Talent de excepție, autor de romane, piese de teatru, volume de poezii, inclusiv pentru copii, Shkreli a emigrat în Elveția, unde duce o viață retrasă. Este cel mai premiat scriitor din Kosova. Poeziile sunt preluate din volumul “Cer condamnare la moarte” (“Kërkoj dënim me vdekje”)

 

Iubire

(Dashuri)

 

M-am găsit pierdut o dată

în părul tău;

acum sunt mai tânăr pentru o moarte

dar văd orbește –

și cu mult mai bine;

am găsit săruturile pe care tăcerea

le preschimbase-n pești

cât și-n ghețuri

vai –

între carne și unghie

am găsit mormântul promisiunii:

iubirea n-are ochi

și are salvare –

între carne și măduvă

sau trebuie îmbrățișat

capătul acestei mări nebune

planta naibii

 

s-o transformăm în pornire

să mergem în alte direcții

unde nu suntem doi

sau să continuăm –

până la finalul vechiului joc

unu ori unu

Mimoza Hysa: Ditari si modeli për ndërtimin e figurës së vetvetes në krijimtarinë e Isuf Luzajt

Abstrakt:

 

Trajtesa sjell në vëmendje ditarin si gjininë më të lëvruar në krijimtarinë e pasur të shkrimtarit, eseistit, poetit dhe filozofit Isuf Luzaj. Përmes kësaj gjinie autori ka synuar ndërtimin e modelit të figurës së vetvetes përmes përqasjes me figurën e profetit. Trajtesa ndjek rrugën e ndërtimit të këtij modeli profetik si përmes mënyrës së përzgjedhjes së fakteve jetike ashtu edhe mënyrës së përdorimit të stilistikës së qëlluar. Po përtej ndërtimit të qëllimshëm të modelit të vetvetes, ditaret e Isuf Luzajt janë dëshmi letrare eseistike të një personazhi historik aktiv, të një njeriu erudit, të një mësonjësi ngulmues dhe një kritiku të paepur ndaj shoqërisë.

 

Fjalë kyçe: Isuf Luzaj, ditare, letërsia shqipe, kritika

 

Përpjekja e kahershme e Isuf Luzajt për t’u paraqitur e përballur me lexuesin e tij në gjuhën shqipe dokumentohet jo vetëm nëpërmjet veprave të botuara dhe të njohura tashmë si: Rrëfimet, (poezi,1937), Gloria e çmendjes, (poemë, 1995), Ekzistenca dhe boshësia, (ese filozofike, 1996), Sëmundjet e shekullit tonë, (ese filozofike, 1999), Lamtumira e yjeve, (poemë, 2001), Topografi labçe, (poemë, 2001), Përtej së mirës dhe së ligës,(ese filozofike, poezi, 2003), Rindërtimi i fuqive shpirtërore, (ese filozofike, 2005, Filozofia e bukurisë, (ditare, rrëfime për veten, 2009), por edhe nga një korpus i gjërë dorëshkrimesh[1], të cilat presin dritën e botimit.

E gjithë krijimtaria e Luzajt mund të quhet një rrëfim i pandalshëm e i sinqertë për vetveten, ngulitur në kryeqendër, e për botën përqark të përcaktuar e të paraqitur po sipas vetes, tipar ky dallues për një shkrimtar modern. Mëvetësia dhe subjektivizmi në trajtesat eseistike, vetëdija letrare në ndërtimin e strukturave të hapura në prozë ku ndërthuret dokumentarizmi autobiografik me trillimin, si dhe fryma kritike përballë himnizmit romantik, përbëjnë edhe thelbin e modernitetit të veprës së Luzajt. Projektimi i modelit të vetvetes fillon tërthorazi që në poezitë lirike e romanin autobiografik “Lumejtë rrjedhin të kuq”, për t’u shfaqur qartazi në ditaret e shumta në dorëshkrim, si: Përpjekja e viganëvet (Lufta e Vlorës), Ditari politik, Kujtime pleqërie, Ditari i përpjekjes, Ditari i një zonje shqipëtare, Kujtime të një ditari të humbur, Ditari, Autobiografi, Ditari i mësonjësit, etj. Autori dëshmon se gjatë gjithë jetës së tij ka mbajtur pranë “një fletore dhe një laps për të regjistruar përshtypjet”[2], kujtimet, mendimet duke formuar kësisoj një lëndë “aq heterogjene sa është natyra e vetë jetës; aq homogjene sa mund të jetë mendimi i një mërgimtari në shërbim të të huajve që provojnë punën e tij”[3].

Por e gjithë kjo lëndë nuk është ende në duart e lexuesit dhe kritikës, gjë që përbën edhe një kufizim për të formuluar një mendim të përmbyllur e shterues mbi figurën e vetevetes të paraqitur nga autori. Kjo trajtesë do të përqëndrohet në dy ditaret e botuara në mënyrë fragmnentare në librin e fundit “Filozofia e bukurisë”[4]: “Ditari i përpjekjes” dhe “Ditari i mësonjësit”.

Agim Baçi: Mbretëria e përvojës dhe ideales në novelën e Mitrush Kutelit 'Hekuri dhe Çeliku’

Teksa mbyll kapakun e libërthit, pak pasi dy personazhet kanë mbyllur sytë, në dy vrasje që pasojnë njëra-tjetrën, madje që e shkaktojnë njëra-tjetrën, nis të pyesësh veten: A na çliron ndonjë ngërç leximi i tregimit të Kutelit, apo na krijon ndonjë ngërç? Ndoshta sepse lexohet me një frymë dhe ka nevojë të rimendohet çka ngjarë dhe se si mund të kuptojmë ngërçin që na rrok e njëkohësisht që na çliron.

Që në fillim të tregimit përvijohet një ndarje që ndizet nga zilia e që do të pasojë me pamundësinë e pranimit të botës së tjetrit. Në një anë është zëri i Hekurit që i ngjet butit të vjetër me dhoga të ngrëna nga krimbi e me rrathë të ndryshkur e në anën tjetër zëri i Çelikut, i fortë si bubullimë Kalivaçi, por edhe i freskët e i këndshëm. Janë dy zëra që transmetojnë dy botë.

Lumi i myshterinjve që anon nga Çeliku, që di të shesë përmes një zanati që e dashuron dhe e punon plot pasion, nis të sjellë rrokopujën e parë mes dy tregtarëve. Është një lumë që sapo ka nisur vërshimin e që Hekuri kërkon ta kalojë përmes ofertës. Edhe pse me “zërin e hidhëruar” Hekuri nis një bisedë – një bisedë mes dy njerëzve që ende kanë mundësinë të merren vesh për një bashkudhëtim.

Silvana Leka: Rasti Martin Camaj – romani “Dranja” përballë detit

Në kujtim të 25 vjetorit të ndarjes nga jeta

Rast krejt të veçantë në krijimtarinë letrare lidhur me kulturën detare dhe detin si kulturë përfaqëson vepra e Martin Camajt. Që krijimtaria e këtij autori “i ka rrënjët në kulturën shqiptare, sidomos në mitin e trashëguar”, në etnosin apo onomastikën e Temalit si vendlindje, mund ta vërejmë e ta gjejmë të dëshmuar në të gjithë veprën e tij të gjerë. Larg çdo dyshimi krijimtaria e Camajt në frymë ka përkatësi malore si topos dhe malsore si logos.

Peizazhi i Dukagjinit ka ndikuar te “ky pinjuell malesh[1]”, siç e cilëson Koliqi, aq sa një peizazh mund të ndikojë në formimin e botës së një shkrimtari të lindur, i cili kur kujton viset e veta shprehet: Kam lindë në një vis të egër ku s’ka shkel kurrë kamba e kalit, kaq i thyeshëm ashtë ky vend.[2]

Por, përkatësimin e Camajt për nga mali mund ta ndjejmë instinktivisht qoftë edhe duke iu drejtuar thjesht titujve referencialë në veprën e tij të gjerë, nisur që nga krijimtaria e tij e hershme apo edhe qoftë në tematika të shprehura. Vëllimet e tij të parë “Një fyell ndër male” (1953), “Kanga e vërrinit” (1954) sikur parathonë dhe skajojnë krijimtarinë e tij. Por kjo është veç dukja e thjeshtë.

Vëllimi me proza “Shkundullima”, përbën një pikë kthese, duke e shkëputur Camajn nga motivet vetëm tokësore dhe e hapur këtë autor drejt motiveve detare, prej nga Camaj nuk u nda, si në poezi ashtu edhe në prozën e tij, që paraqet një rast krejt të veçantë.

Ioana Crăciunescu: Poezi/i

Matje për një piedestal
(Măsurători pentru un piedestal)

 

Plotësonim gati të gjitha kushtet e kërkuara.

 

Pata pirë në një tryezë me ta.

Natën më kishin sulmuar edhe mua gjallesat

e vogla e të kuqe etur për gjak

(gjak poetik – siç thotë pastruesja)

një gështenjë e ngrohtë në duar aty nga perëndimi i diellit

kur dashuria ik me një veturë nikeli

drejt qytetit?

- Në të perënduar të diellit

(ç’marrëzi)

E gjer edhe mbi urën vigane që ndante

botën time nga e tyrja

patëm kapur miq me karrem e mëmëlige

(peshq për së mbari mbajtur më pas

në një shapkë fëmijësh) kur dashuria ik me një

veturë nikeli drejt qytetit...

 

e megjithatë

tek dilnim nga kisha

 

duke kënduar nën buzë këngë lehtas të mësyshura

duke u drejtuar çakërrqejf mes rojesh e zambakësh

drejt vaporrit tim të pandërtuar

ëndërror

 

askush nuk vinte të më bënte matje për piedestal

askush s’dukej të vinte as nga pas...

Ledia Dushi: Poem/e

Poetă, cercetătoare și jurnalistă născută la Shkodra în 1978, una din cele mai surprinzătoare voci lirice ale poeziei albaneze de după 1990.

*

aș fi vrut

linia purpurie a cerului

să mi-o trec părin gât

și-n inimă și-n cap

să-ncolăcesc

apele strălucite

ale boltei de-stele-picurătoare

pentru cei ce viețuiesc

(din) tăcere

zilele sunt

de miresme și tristețe

K. Th. Spiri: Ku ta dija unë i varfëri / D'unde să știu io sărmanu’

Ku ta dija unë i varfëri 

Mora pushkën dola malit

Të luftoja për atdhe,

Ku ta dija unë i varfëri,

Se armiku ishim ne!

 

Mora pushkën dola malit

Të luftoja për liri,

Ku ta dija unë i varfëri,

Se armiku ishe ti!

 

Mora pushkën dola malit

Të luftoja në furtunë,

Ku ta dija unë i varfëri,

Se armiku isha unë!

  

D'unde să știu io sărmanu’

 

Luai pușca pentru patrie

Sus în munte, la război

D'unde să știu io sărmanu'

Că dușmanu’ eram noi.

 

Luai pușca, sus în munte

Iarăși luptă se făcu

D'unde să știu io sărmanu'

Că dușmanu’ erai tu.

 

Luai pușca, tot pe munte

Chinuri și război mereu

D'unde să știu io sărmanu'

Că dușmanu’ eram eu.


În română de A.-Ch. Kuciuk

Letërsia, lavdia etj – në sytë e popullit / Literatura, gloria etc. – în ochii poporului

Kolegu im Gh., shkencëtar i ri dhe i varfër, gati gjithmonë i parruar, por jo mjekërrosh, veshur si me rrecka, nuk shkruan letërsi, duket gjithmonë i paushqyer sa duhet, me njëpalë sy të muzgët dhe me kapitjen e ndritshme të dikujt që është caktuar të flasë në emër të dy a tre popujve, - tek më rrëfehej për hulumtimet që po bënte ndaj një shkrimtari të famshëm bashkëkohor, përkthyer në nuk-di-sa gjuhë dhe që shet libra më shumë nga ç’shesin furrat e bukës bukë: “Më vjen keq t’ju them, por puna e tij ka marrë fund prej kohësh. Iu paguan deri më tash aq artikuj me lëvdata në gazetat më të mëdha, iu paguan aq udhëtime e pushime e promovime jashtë e brenda vendit, iu morën aq intervista, iu kushtuan aq filma dokumentarë, na e mpinë trurin duke na thënë radhazi se ‘nuk i ka mangësitë në karakter, por në vepër / nuk i ka mangësitë në vepër, por në karakter / i falen të gjitha, se ka qënë kundërshtar i regjimit / nuk mund t’i falen të gjitha, se u ka thurur himne diktatorëve’ etj, iu dhanë aq çmime, gjer edhe për paqe rajonale e mirëkuptim ndërfetar, madje pati edhe çmime që u shpikën enkas për të, s’mbeti universitet province pa e bërë doctor honoris causa, kushedi në sa vende është qytetar nderi, ndonëse në disa syresh s’ka qenë kurrë veçse si turist, iu kushtuan disa monografi dhe vëllime bibliografikë, mbi dhjetë tubime me rastin e përvjetorit të lindjes, ose të faktit që s’ka vdekur i ri, ia gjen librat edhe nëpër mall-e, farmaci e pompa benzine, ia has fytyrën edhe nëpër dritaret e autobusëve – dhe prapë asgjë… Më falni, por s’para del qartë çfarë u arrit nga e gjithë kjo lavdi. Apo vetëm fakti që sa më shumë autorë stërmundohen të kenë fatin e tij?! Mos më thoni se kanë në plan të mos u mbetet asgjë për pas vdekjes…”


***


Colegul meu Gh., tânăr și sărac cercetător, aproape mereu nebărbierit, dar nu bărbos, îmbrăcat parcă în zdrențe, nu scrie literatură, pare nehrănit cum trebuie, cu niște ochi apuși, cu oboseala strălucită a cuiva ales să vorbească în numele a două sau trei popoare – în timp ce-mi povestea despre cercetările pe care le făcea despre cărțile unui faimos autor contemporan, tradus în nu știu câte limbi și care vinde căți mai mult decât ”Pâine”-a pâini: ”Îmi pare rău să vă spun, dar treaba lui a luat sfârșit de mult. I-au fost plătite până acum articole lăudăroase în cele mai mari ziare, i-au fost plătite atâtea călătorii și vacanțe și promovări aici și-n străinătate, i-au fost luate atâtea interviuri, i-au fost dedicate atâtea documentare, ne-au amorțit creierii spunându-ne zi și noapte că n-are lipsuri în caracter, ci în operă / n-are lacune în operă, ci-n caracter / i se pot ierta toate, că a fost opozant al regimului represiv / nu i se pot ierta toate, că a ridicat în slăvi dictatorii etc., i s-au acordat atâtea premii, până și pentru pacea regională și înțelegere inter-religioasă, ba chiar au apărut premii inventate special pentru el, n-a rămas universitate de province care să nu-l facă doctor honoris causa, cine știe în câte locuri e cetățean de onoare, deși în unle dintre ele n-a călcat vreodată decât ca turist, i-au fost dedicate câteva monografii și volume bibliografice, peste zece întruniri festive cu ocazia zilei de naștere, sau pentru că n-a murit tânăr, îi găsești cărțile și prin mall-uri, farmacii și benzinării, îi vezi fața și prin ferestrele autobuzelor – și tot nimic... Iertați-mă, dar nu prea iese clar ce a ieșit în urma acestei glorii. Sau doar faptul că din ce în ce mai mulți autori se străduiesc să aibă norocul lui?! Să nu-m spuneți că au în plan să nu le rămână nimic în urmă după moarte...”

Ardian-Christian Kyçyku

Bukuresht, 2016

Haemus Plus 2017-'20 onLine

 

Haemus Plus 2017-‘20

 

Përmbajtje / Cuprins / Content

 

sapientiae

Letërsia, lavdia etj – në sytë e popullit / Literatura, gloria etc. – în ochii poporului      9

 

Kopi KYÇYKU: Globalizimi dhe identiteti ynë kombëtar

 

Ioan Aurel POP: Çtrunimi i brezave të ardhshëm përmes asgjësimit të kulturës kombëtare dhe të pëgjithshme nga edukimi…

 

Për t’u gdhendur në gur / De cioplit în piatră

K. Th. SPIRI: Ku ta dija unë i varfëri / D'unde să știu io sărmanu’

 

Arian LEKA: Biblioteca plutitoare / Biblioteka lundruese (fragmente)

 

me i ra heshtjes për ftyre

Ardiana SALIHU: Hija ime, Eja të flasim për motin, Nganjëherë, Ethno meme, Kohë e (p)lagur, Fat, Hilja e madhe, Badalë shkohëse, Te ama e buzës

 

Nikollai KANÇEV: Krahasim i dhimbshëm

Nikollai Kançev dhe ajka e figuracionit

 

virtus

Anton ÇEFA: Argumente të lashtësisë arketipale të psikologjisë sonë etnike

 

... poți face lucruri din lumină / ... mundesh me ba sende me driten

Ledia DUSHI: Poeme

 

të ftuar / invitați

Ioana CRĂCIUNESCU: Matje për një piedestal (Măsurători pentru un piedestal), Ngjarje gjahu (Poveste de vânătoare), Deliri (Delirul)

Ilir SHYTA: Sub acoperiș (Nën çati), Mecanismul băuturii (Mekanizmi i pijes), Gol (Bosh), Copacii strâmbi (Drurët e shtrembër), Prietenilor ce se sting (Miqve që shuhen), Tata (Babai)

Domnica DRUMEA: Dlirësi (Puritate)

 

mythopoesis

Fitim SULA: Rikthimi i Gjergj Elez Alisë

 

Dan COMAN: Bregdeti Arian (Litoralul Arian)

 

gjurmë / urme

Qendër e poezisë evropiane – The international poetry and chamber music festival, Bistrița, Romania, 2017

 

istoria literaturii / historia e letërsisë

Marian POPA: Gjithë ç’u zbulua, u dogj

Silvana LEKA: Rasti Martin Camaj – romani “Dranja” përballë detit

Agim BAÇI: Mbretëria e përvojës dhe ideales në novelën e Mitrush Kutelit 'Hekuri dhe Çeliku’

Mimoza HYSA: Ditari si modeli për ndërtimin e figurës së vetvetes në krijimtarinë e Isuf Luzajt

Merita BAJRAKTARI JANUZI: Beqir Musliu – Ligjërimi simbolik

 

master’s

Ion MUREȘAN: Shpresa (Speranța)

Ymer SHKRELI: Iubire (Dashuri), N-am titlu pentru tine (Nuk kam titull për ty), Prietenului fără nume (Mikut pa emër), Vino (Eja), Sabia (Shpata), Vulcanul (Vullkani), Zilele (Ditët)

 

grafema

Francesco ALTIMARI: Historia e grafemës-flamur <ë>

 

Eranda ALLMETAJ: Letërsia sociale si dukuri botërore: vështrim krahasues krijimtarisë së Migjenit dhe të poetit kinez Lu Xun

 

inima ca un războinic trăznit / zemra si luftëtar i krisur

Shqiptar OSEKU: Tu ești precum Drina (Ti je si Drini), Limbii (Gjuhës), Amenințare (Kërcënim), Alarmă (Alarm), Antipoezie (Antipoezi), Stratiot, De-a v-ați ascunselea (Kukamshefti), Întoarcerea lui Ulise (Kthimi i Uliksit), Epilog

 

e kush do të ndahej nga dhimbja dhe nga vetmia pa brengë?

Khalil XHIBRAN: Profeti / Përktheu Viktor BAKILLARI

 

esse-re

Augustin CUPȘA: ”Amok” de Stefan Zweig. Între obsesionalitate și sadism

Arqile GJATA: Kodet estetike të poetit Hiqmet Meçaj në vëllimin poetik „Vdekja e qirinjve”

Rovena VATA: Rëndësia e fjalës artistike në botën poetike të Ali Podrimjes

 

Ardiana Shala PRISHTINA: Casa număr' cincizecișișapte(Shpija numër pesëdhetëeshtatë), Berlin, Câmpiile disperării (Fushat e dëshprimit), Promisiunile pe care ni le făceam (Premtimet që ia bajshim vetes), Pe buza buzelor (Buzë buzëve), Drum (Udhë), Revanșă (Hak), Srebrenica, Fluturele (Flutura)

 

comunitas

Mimoza HASANI-PLLANA: Ndikimi i gjuhës dhe letërsisë në zhvillimin e komunikimit ndërkulturor (Njohja e gjuhës dhe letërsisë shqipe brenda hapësirës ballkanike dhe evropiane)

 

scola

Adelina VILA (TOLI): How to make mathematics interesting and understandable for students

Klementina SHIBA: Argumentimi element i thelbësor në ligjërim dhe komunikim

 

encyclopedia

Kopi KYÇYKU: Një shkencëtar i madh për një vend të vogël

 

focus

Amos OZ: Një mizë në mur / O muscă pe perete

 

“Nu este o apologie a epocii trecute, ci o deplîngere a epocii prezente…”

Convorbire cu scriitorul EUGEN URICARU

 

parabola

Flutura AÇKA: Furnica (Milingona)

 

un pumn de viață, cât să mori / një grusht jetë, sa me vdekë

Entela TABAKU: un pumn de viață, cât să mori (një grusht jetë, sa me vdekë), de cerul gurii ni s-au lipit cuvintele astăzi (për qiellzë na janë ngjitë fjalët sonte), copiii emigranților (fëmijët e emigrantëve), cu mâini reci (me duer të ftohta), această femeie (këtë gru), am croșetat cuvintele (i kam punu fjalët), îmi desfac pumnul (e lëshoj grushtin), zilele și nopțile acum s-au făcut una (ditët dhe netët tash janë ba një), basmul creșterii (përralla e rritjes), fluieratul (fishkëllima), când cerul se coboară așa (kur qielli ulet kështu), a pleca (me ikё)

 

prosarium

Guy de MAUPASSANT: E vdekura / Në shqip: Leda KUSHOVA

Mimoza HYSA: Live

 

medalion

Luan STAROVA. Cycle romanesque Saga Balcanique. Fragments et extraits da la critique française littéteraire

 

duo

“Na duhet njohja dhe pranimi i njëri-tjetrit me dallesat që na shoqërojnë” - Bisedë me shkrimtarin NDUE UKAJ

 

seenema

Iulia ENKELANA: Cratima / Viza

 

letërsi globale në gjuhë lokale / literatură globală în limbi locale

Lasgush PORADECI: Moartea Nositului

Penele jefuiesc Zborul

Mitrush KUTELI: Rugăciune

Când dorul chinuie, dar și scrie

Martin CAMAJ: Vârfuri în cer

Scriind din lăuntrul unei pietre

 

Haemus Institut – Studii Balcanice

“Trialog”. Stili: alter-ego e tekstit dhe përmasë e vërtetësisë

 

con-tempo

Augustin CUPȘA: Ç’do të ndodhë kur të vdes (Ce-o să se-ntâmple când mor)

 

vita et gestis

O scurtă poveste despre lărgirea spațiului – in memoriam Vasile ANDRU

Rüdiger SCHAPER: 55 sekondat Moisi, ose roli i jetës së tij

 

trans-poetica

Xhelal TOSKU: Poezi/i

 

je vetja e dikurshme që qan për ty / ești sinele de altădată care plânge după tine

Manjola BRAHAJ: Casa (Shpia), Suntem drumuri (Jem’ udhë), Destinul (Fati), A se ruga (Me u lutë), Nu te-am mai văzut (Nuk të pashë ma), Depărtările (Largsitë)

 

kujtesa / memoria

Alisa VELAJ: Simbolet e dritës dhe errësirës në prozën e Mitrush Kutelit

 

sine studio

Edval ZOTO: Zhvillimi i profesionit ushtarak dhe sfidat bashkëkohore

 

lupa

Arian LEKA: Nëse trupi politik i mumjes zhduket...

 

Pashë ëndërr unë fakiri…

K. Th. SPIRI: Autobiografia, Kungulli, Do hamë bar, Luga e floririt, Vërejtje në biografi, Ligji i agjitacionit, Sallami, Poezi erotike, Ndonëse të varfër jemi, A s’i thonë ”y”-së ”i”!?, Si poet ndizem kollaj, U plake, Do të bëhem thumb!, Epilog

 

poetycon

Corneliu D. ZEANĂ: Piramida

Maku PONE: Invitaţie de la Saphos (Ftesë nga Safoja)

Val POPA: Poezi. Dëbimi i së puthurës (Alungarea sărutului)

 

classic

Ramón del VALLE-INCLÁN: Sonatë pranverore / Në shqip: Petrit MAVROVI

 

po(rtr)et

Kopi KYÇYKU: Në kuvend me mjeshtrin e drurit LLAZI ICKA

             

po me fytyrën bukuroshe çdo të bëhej vallë?

Teuta SADIKU: Kukullat

 

Iubirea, un pământ între noi / Dashuria, një tokë mes nesh

Flutura AÇKA: Poezi/i

 

signum superior

Luigi PIRANDELLO: O i njërit, o i asnjërit / Zgjodhi e shqipëroi: Aida BARO

Louise GLUCK: Vita Nova – poezi / Zgjodhi e shqipëroi: Rajmonda ÇOLLAKU

 

ligo

Ernest Koliqi dhe Mircea Eliade – Nobel Prize

 

Të më falin që jam grua

Mirela PAPUÇIU: Camille Claudel vdiq vetëm, Gratë e familjes sime, Gjyshi im, Më bëjnë veshët, Pashë në ëndërr, Një burrë dhe një grua, Lule arratie, Sot isha e urtë, Më mësuan t’ia bëj pa ty, Paralajmërim, Edhe vdekjet kërkojnë kohë, Takohemi rrallë

Dan IBRAHIMI: Poezi/i

 

stilema

Mitrush KUTELI: Marele Fluviu (Lumi i Madh) / În limba română: Kopi KYÇYKU

 

theatron

Alina NELEGA: Amalia merr frymë thellë (Amalia respiră adânc) Fragment

Elis MATAJ: Tri drama problematike të kohës përballë dy standardeve kritike

 

genuri „proscrise” / zhanre të „ndëshkuar”

Petri ILO: Shkëmb me duar që dridhen – katrén-e

 

art-is

Denis BIZHGA: Roli i folklorit në muzikën e kultivuar shqiptare

 

libra / cărți

Flurans ILIA: “Epistolari i Zaratës” me autor Luan Ramën

 

ngjarje / evenimente

”The Bridge Magazine” – Një revistë e re për Evropën / O nouă revistă pentru Europa

Bashkim SHEHU: Jetojmë në një kohë kur ëndrra europiane është në rrezik / We live in a time when the European dream is at risk

 

verba manent

„Muza ime ka qenë jeta” – Humori i ndritshëm i Tudor Mushateskut (”Muza mea a fost viața” – Umorul luminos al lui Tudor Mușatescu)

 

arhetipal

Ioan Es POP: i sëmuri i madh (marele bolnav), më paralajmëruan qysh kur isha pesë vjeç (am fost avertizat de la cinci ani), e ardhmja mpaket, por tani si (viitorul se micșorează, dar cum am)

 

dixit

Shën Nikolla VELIMIROVIÇ: Mos u hakmerr! (Nu te răzbuna!)

 

I n f o  379