Arkitekt, pedagog në F.A.U. të
Universitetit Politeknik të Tiranës që nga viti 1985, Petri Ilo është lindur në Pogradec më 1960. Mbaroi studimet
e mesme në qytetin e lindjes dhe të lartat (1980-1985, Universiteti i Tiranës,
Dega Arkitekturë) me rezultate të shkëlqyera. Emërohet pranë Departamentit të
Arkitekturës në Universitetin e Tiranës. Gjatë periudhës 1995-1996 ishte
asistent pedagog në ESAM (Shkolla Superiore e Arkitekturës) në Montpellier, Francë,
në fushën e kompozimit dhe metodologjisë së projektimit. I vleresuar me
çertifikate mirënjohjeje nga F.A.U. dhe F.I.N. Mban titullin Docent dhe drejton
lëndën e Kompozimit dhe analizës së formës dhe hapësirës pranë këtij fakulteti.
Kontribute të vyera ka dhënë edhe në fushën e projektimit. Shkruan poezi qysh
herët, veçmas katrene lirike (një zhanër gati në zhdukje), dhe boton shumë
rrallë.
*
Të pathënat e
shpirtit tim
Dua t’i them
thjesht, pastër, pa ndroje,
Dhe ti, o ëngjëll që
pranë më rri,
Fjalës sime bëj roje!
*
Erdha ku pashë
dritën e parë,
U enda gjithandej,
Por njoha më shumë
të vdekur se të gjallë.
*
Çapitet avioni si
hamall i vjetër,
Me brengën tënde
ngarkuar unë,
Pres të takohemi në
ëndërr
E pamundur, nuk kam
gjumë!
*
Ditës i munguan
fjalët,
Nata rropatet të
derdhë brenda meje
Dritën e yjeve të
saj,
Kot lodhet të mundë sytë e tu!
*
Dikur klithja nëpër
natë
E ëndërroja çastin
fatlum.
Tani që e gjeta e të
preka,
Mes dhimbjeve po
tretem Itakë!
*
Rri kundroj që prej
së largu,
Magjinë e hireve të
tua,
U tha buza që mallin
lagu,
Në ditën kur një
dashuri u zgjua
*
Ranë gjethet e
pemëve,
E zbuluan bukurinë e
shpirtit tend
*
Erdha, qyteti fle,
Aty këtu copra
bisedash,
Them fjalët e pathëna,
Duke mbledhur puthjet e mbetura.
*
Shkëmb me duar që dridhen,
Qëndroj unë para
teje,
Ti, pa mëshirë mbi mua,
Derdh dritërrufeje!
*
Yjet i mblodha një e
nga një,
Ashtu pa fjalë,
ashtu pa zë,
Ty t'i solla buqetë
me lule,
Ty që zemrën ma
shkule
*
Fytyra jote më vjen
çdo natë,
Çdo ditë
Në plagët e mia
shtron kripë,
Unë JOBI i pamatësise!
*
Erdha, por nuk ikkam
dot,
Plumb këmbët nga malli,
Plas zemra dhe thotë
Si u marrka mali