(Măsurători pentru un piedestal)
Plotësonim gati të
gjitha kushtet e kërkuara.
Pata pirë në një
tryezë me ta.
Natën më kishin sulmuar edhe mua
gjallesat
e vogla e të kuqe
etur për gjak
(gjak poetik – siç thotë pastruesja)
një gështenjë e ngrohtë në duar aty nga
perëndimi i diellit
kur dashuria ik me një veturë nikeli
drejt qytetit?
- Në të perënduar të diellit
(ç’marrëzi)
E gjer edhe mbi urën
vigane që ndante
botën time nga e
tyrja
patëm kapur miq me
karrem e mëmëlige
(peshq për së mbari
mbajtur më pas
në një shapkë fëmijësh)
kur dashuria ik me një
veturë nikeli drejt
qytetit...
e megjithatë
tek dilnim nga kisha
duke kënduar nën buzë
këngë lehtas të mësyshura
duke u drejtuar çakërrqejf
mes rojesh e zambakësh
drejt vaporrit tim të
pandërtuar
ëndërror
askush nuk vinte të
më bënte matje për piedestal
askush s’dukej të vinte as nga pas...
Ngjarje gjahu
(Poveste de vânătoare)
... kafshimi i nepërkës
(përfundoi rrëfimtari).
Unë e kisha mendjen
tjetërkund.
Zëri i tij i lodhur,
mençuror dhe i mbarë
qe përzjerë me
fillin e ujit. Për qejf pata bredhur
me kaprollin tim të
rëndë mbi fushë.
E thella heshtje që u
shtrua befas me trembi.
Gjaku i zi mbi mëngën
e tij më çmeriti
njësoj si kur me lotë
i lutesha
të ma tregojë
ngjarjen
turbullimi i syve të
tij asgjë s’më thosh
ndaj edhe
duke lëvizur kiskën
e kapur në kurth
e pyeta:
- Pse ke gjak në mëngë?
Me bulëza djerse mbi ballë
duke më kafshuar buzët
me sytë e ngushtuar
rrëfimtari ia nisi:
Po të kërkoja
……………………………………….
Njëheresh me të dëgjova
pëshpërimën e ujit dhe mora vrapin
Me kaprollin tim të rëndë
mbi fushë.
Deliri
(Delirul)
Themeluesi i Romës jam unë.
Zbuluesi i Amerikës jam unë.
Shpikësi i
aeroplanit
dhe i lokomotivës me
avull
jam unë.
Zbulova
themelova
shpika.
Këtë kapitje prej
fund bote
ju lutem të ma
kuptoni.
Mos
i ngrini më sytë drejt qiellit
mos
kërkoni më.