binte dëborë
nga venat e mia për jashtë
britma kish ngrirë ndër lumenj
duke na mbyllur rruzullimthi
pa asnjë krisje
pa asnjë shpëtim
e lartme qe e ftohta
brisk harresa
ëngjëj të bardhë kalëronin
kujtimet e verbër
dhëmbët e tyre ndriçues
ndiznin terrin
shkëlqimtare dhe memece
vdekja më qeshte
dhe nuk përpëlitej brenda meje fjala që pata qenë
vdisja
pavdekur
pata rreshtur kaherë
të ëndërrohem
Në shqip nga rumanishtja: A.-Ch. Kyçyku