Ioan-Aurel Pop*: Çtrunimi i brezave të ardhshëm përmes asgjësimit të kulturës kombëtare dhe të pëgjithshme nga edukimi…

Akademiku, profesori universitar doktor Ioan-Aurel Pop, Kryetar i Akademisë Rumune të Shkencave, rektor i Universitetit Babesh-Bojoj të Kluzhit, mbajti një kumtesë për rëndësinë e kulturës dhe studimin e historisë në shkolla, duke e vënë theksin në domosdoshmërinë e “përmasës historike në studimin e trashëgimisë kulturore të njerëzimit e të kombit”. Në një sesion shkencor të organizuar nga Akademia Rumune me rastin e Ditës së Kulturës Rumune, profesori Pop tregoi me shembuj bindës se edukimi sipas të të ashtuquajturit tip i ri në shkollat rumune, çon në formimin e brezave të tërë analfabetësh funksionalë.

Në fillimvitin 2018, kryetarja e Koalicionit (qeveritar rumun, sh. ynë), dha sërish, me anë të mjeteve të komunikimit masiv, një shënjë alarmi: “40% e brezave të ardhshëm, që duhet ta mbështetin Rumaninë në rrafsh ekonomik, social, kulturor e politik, janë analfabetë shoqërorë e funksionalë, domethënë do të jenë në të ardhmen të pajetë, dhe joaktivë, si tani, për tregun e punës, për biznesin, për ekonominë, për Rumaninë. Ç’do të thotë analfabet social dhe funksional? Nuk mund të kuptojnë, nuk mund të shprehin atë që lexojnë, nuk mund të bëjnë më shumë se sa veprime të thjeshta, mekanike, fizike”. Është e mundur, vallë, që Rumania bashkëkohëse të katandiset në një gjendje të tillë? Dhe, në rast se është vërtet kështu, apo afërsisht kështu, si ndodhi kjo? Në ç’marrëdhënie është ky “analfabetizëm social dhe funksional” me atë që e quajmë zakonisht kulturë?