Iolanda Malamen (Rumani): Poezi/i

Poete dhe prozatore e shquar, piktore, përkthyese dhe gazetare e kulturës (l. 1948), autore e vëllimeve Gjendje hyjnore, Udhëtim në natyrë, Tokë nën dëborë, Një gur i bardhë mbi një gur të zi, Lulja që ec, Engjëlli i zbritur në rrugë, Ngadhnjimi i dantellës, Islanda e dytë (poezi); Unë, mjeshtëria e xhelatit dhe mbretëresha e pikëlluar, Shtëpia Verdi, Filipi dhe Margarita, Letër Lavuazierit, Alisa në Botën e Krimit, Antoni dhe Kavabata (prozë) etj. Ka botuar pesë vëllime bisedash me shkrimtarë rumunë e të huaj. Laureate e shumë çmimeve me rëndësi, mes të cilëve Medalja e Akademisë Femina për poezi (1999) dhe e Çmimit APLER për gazetari kulturore (2006). Ndërroi jetë në Bukuresht më 11 tetor 2022. 

 

Një kafshë e rraskapitur

(Un animal sleit de puteri)

 

Një kafshë e rraskapitur

kështu e shoh veten në shtatëdhjetëvjetorin

që duhet mbrojtur medoemos

nga ndërkryerja.

 

Kur shkrova këtë, tërhiqja pas vetes jetën

Dhe pata bërë prej saj një pamje të pavdekshme. Veshur me një pardesy ngjyrë algash, qepur sipas modës

studentore të atyre viteve

e shihja veten si shpëtimtar i shkathët i vdekjes

ndëshkuar të shkruajë vargje të ngathët.

 

Në Indi pat rënë shi gjatë një dite sa për një shekull dhe Ganxhi qe ngritur gjer në qiell.