Smira (Cenzura invidiei)
„Smirëziu s’ka doktor për sëmundjen e tij dhe s’mund të gjejë melhem shërimtar të vuajtjes, ndonëse Shkrimet e Shenjta janë plot me ilaçe. Ai pret lehtësimin e lëngatës vetëm në një mënyrë: të shohë duke u rroposur njërin nga ata që ka zili. Fundi i urrejtjes së tij është atje ku e sheh të zilepsurin tek bëhet nga i lumtur në të palumtur, nga fatlum në fatkeq.
Disa njerëz të mbrapshtë zbuten prej bamirësive. Por smirëzinjtë bamirësia i egërson më keq. Plagët e smirës janë të thella dhe të fshehura, dhe smirëziu s’gjen shërim, sepse ato plagë janë mbyllur në dhembjen e tyre të verbër në skutat e vetëdijës.
Smirëziu është hasmi i shëndetit të vet shpirtëror. I sulmuari nga smira mund të shpëtojë dhe ta shmangë smirëziun, kurse smirëziu s’mund t’i bishtojë vetvetes. Ti, smirëzi, armiku yt është me ty, të paudhin e ke prore në zemër, rreziku të është rrënjosur në thellësi, je i lidhur me një zinxhir të pamëshirshëm, je i burgosuri i smirës dhe asnjë ledhatim s’të vjen në ndihmë. Të përndjekësh një njeri të bekuar nga Zoti dhe të urresh të lumturin – ja një fatkeqësi pa shërim”[1].

* Paragrafi i mësipërm është shkëputur nga vepra e gjerë e At Arsen Bokës, një nga priftërinjtë e mëdhenj të ortodoksisë. Lindur më 29 shtator 1910, prift, mendimtar, piktor kishash dhe orator i pazakontë, At Arsen Boka vdiq më 28 nëntor 1989 në Sinaja. Varri i tij është shndërruar kaherë në një vend pelegrinazhi, ku mrekullitë nuk kanë qënë të pakta. Një nga shprehjet e tij, tashmë pjesë në thesarin e shpirtërimit ortodoks rumun ishte: „Dashuria e Zotit ndaj më të madhit mëkatar është më e madhe se dashuria e më të madhit shenjtor ndaj Zotit!”. Revista Haemus do të botojë sërish pjesë nga trashëgimia që la ky „Shenjt i Ardealit”.
[1] Lumturia e njohjes së Udhës (Părintele Arsenie Boca, Fericirea de a cunoaşte Calea), Jash, f. 85.