Bajram Sefaj
Plagjiaturat, kleptomanitë... këto sëmundje të moçme!
(Shkëputje nga dorëshkrimi “Prozë pa pozë”)

Dëshpërimi ishte i madh. Më egërshan se që dukej në shikim të parë. Rasti i shkrimtarit nobelist, sikur ia gërvishti dhe lëndoi një plagë të thellë që, kurrsesi të zinte cipë shërimi. Kishte kohë që ishte ndalë në nyjën që iu shfaq më e madhe se Nyja e Gordonit. (Shtesë: pse, si e qysh ka ardhur dere të ky krahasim nuk e dinte dhe, për momentin përtonte të rrëmonte nëpër fjalorë të fjalëve dhe të shprehjeve të huaja, i bindur që të tjerët, lexuesit e dinë mirë ketë, prandaj e la për njëherë tjetër!). Problemi që e mundonte ishte me i madh se çdo nyje dhe, si shumë vështirë, të lirohej prej tij. Ndryshe, e dëshironte një gjë të tillë. Një shërim sa më të shpejtë. Sa më efikas. Kishte krupë, mos durim kishte, ndaj vjedhësve. Ndaj hajdutëve, të çdo lloji e soji. Qoftë edhe të imtë të jenë. Në veçanti kishte inat ndaj atyre që qojnë dorë në shkrimet e të tjerëve. Ndaj huazuesve. Përshkruesve të tekstit të tjetrit. Imituesve. Me një fjalë, ndaj plagjiatorëve. Kleptomanëve. Të gjithë, pa përjashtim, e dinë domethënien e këtyre dy fjalëve të huaja. Uri a etje e sëmur për vjedhje nevojë e pa nevojë!
(Huazim: “Si sorra sot / Gjenden njerz plot; shkronjëtorë plot kam parë / Vjershëtorë të dëgjuar / Po veprat që kanë shkruar / Nga të tjer’ i kanë marrë / Me vjen të shaj këto shkrime / Po nuk është puna ime”).
Kur të kihet parasysh se këto vargje shkëputën nga poema “Sorra që niset me pendët e palloit”, të fabulistit me famë botërore, që ka jetuar dhe shkruar, midis vjetëve 1621 dhe 1695, do të thotë, para afro pesë qind vjetësh, nga dita e sodit, kjo vetvetiu do të thotë se, shëmtia e plagjiaturës është jetëgjatë, siç është gënjeshtra (rrena), tradhtia, pabesia, lija, spiunllëku, inati, zilia, sifilizi, mortaja, hijanetllëku...
Lum fabulisti i njohur, kur poemën e mbyll me vargun – “Po nuk është puna ime”.
Ndaj atyre që “Po veprat që kanë shkruar / nga të tjer’ i kanë marrë”, shkruesi ynë kishte inat dhe hidhërim të pashërueshëm!.
Tamam kur ishte në zgripin e zhgënjimit dhe të fatalitetit, tamam kur bëhej gati të braktiste tavolinën e punës dhe kurrë mos t’i avitej më, me qëllim të shkruante as proze, të shkurtër, se më të gjatë, hiç se hiç, në faqet e një gazete shqipe të ditës, sikur ishte mbështjellë medikamenti që, në atë çast jetik, në atë dekik të ligë, do ta shpëtojë nga vdekja e pamëshirshme si autor, më mirë të thuhet si shkrues.
Gazetë jona nuk ishte “autore” e atij teksti shpëtimtar. Jo, atë e kishte marrë dhe e kishte riprodhuar nga një gazetë e madhe. Nga ato titujt e të cilave fillojnë me një shkronjë të madhe Th. Në atë copë tekst, bëhej fjalë për një shkrimtar të madh spanjoll. Ishte edhe laureat i çmimit më të lartë botëror (Nobël) për letërsi, për vitin 1989. Një tjetër, tash shkrimtare, po ashtu spanjolle, sivëllain e saj, e akuzonte për plagjiaturë. Nga filan romani im, thoshte ajo, nobelisti në fjalë, kishte huazuar pjesë të tëra tekstesh të saj. Madje, me ambiente të njëjta, me ngjarje të njëjta, me emra të njëjtë personazhesh etj. etj. Krejt kjo ngjante disa vjet pas vdekjes se nobelistit në fjalë , të cilit, ky skandal i madh, ia kishte zbritur, kushedi sa për qind, respektin dhe autoritetin që kishte pasur dikur.
Sa lexoi për skandalin më të ri të kësaj dukurie, kur kësaj radhe, ishte i nivelit më të lartë dhe e përmasave botërore, në vështrim iu shfaq një fushë, një mal i madh, plagjiatorësh, hajdutësh e shkretanësh të tjerë të imtë, asi që nuk dinë ta shkruajnë as emrin e vetë si duhet e me korrektësi. As emrin e vetë nuk kanë fuqi ta qesin në letër pa konsultuar shkrimin e tjetrit. Në mesin e tyre dalloheshin gjithfarë fytyrash bajate. Më të imëtit, por njësoj të dëmshëm, për të mos thënë të rrezikshëm, kur përditë shkruajnë. Në shtypin e shkruar dhe atë elektronik. Por, nuk është fjala për ta. Më të rrezikshmit, më të pandershmit dhe, më çoroditësit, dhe të paskrupull janë ata shkrimtarë dhe poetë, që ngritën e zhvillohen si të tillë, gjithmonë në saje të vjedhjes, të marrjes hua nga të tjerët. Këta janë më të shëmtuarit. Fjalë nuk ka. Ata nuk ka ujë, në dete as oqeane, që t’i lajë, që t’i pastrojë mëkati e marreje.
Në çastin më kritik, në kthesën më të keqe, në bërrylin më të mbrehtë dhe më delikat të dëshpërimit, kur ishte në një gjendje të tillë shpirtërore, shqetësimi dhe trazimi, deri në maksimum, në çastin kur, jo vetëm shkrimin në prodhim (ndërtim), por tërë atë që kishte rreth vetës, desh i asgjësoi dhe t’i bëjë hi e pluhur. Duke filluar nga ato më të trashat: kompjuter, monitor, tryezë të punës e deri të, të imtat, stilolapsat, shumë fletët e radhorëve të shpërndarë gjithandej, me copa shënimesh, qoftë edhe si ide të mjegulluara, për ndonjë krijim të arsyeshëm, nëse jeta shfaqet dorëlirë, e i jep ymër...
Deri sot kurrë nuk kishte futur dorën në xhep të tjetrit. Nuk kishte vjedhur qoftë një qindarkë, një varg poezie, një rresht proze. Edhe nëse, ndonjëherë, në të rrallë, kishte ndodhur huazimi, në çast magjepsjeje a mrekullimi, nga një thënie, mendim, përshkrim apo varg i bukurisë mahnitëse, të një tjetri, shpejtë e ngutas, si të binte me bythë në prush, përnjëherë e fuste nën thonjëza, dhe, po ashtu shpejt e për ngut, shënonte burimin nga e kishte marrë një xhevahir tillë!
Në anën tjetër, në malin a llumin e dendur të hajdutëve, kishte edhe të atillë që lirisht mund të emëroheshin dhe të kualifikoheshin, të renditeshin midis njerëzve të sëmurë nga sëmundje e ligë dhe e njohur si kleptomani. Ndër shumë krijues, këtë fjalë lezetshëm do e zinte mes thonjëzash (“krijues”, pra!), kishte edhe të atillë që ishin të paskrupull, të pamoralshëm. Përvetësimet, vjedhjet, nga etja e pangopur kleptomanie, i quanin punë të tyre, të arritura të veta. Krenoheshin, deri në krekosje, me to. Ata mjeranë, me përjashtime të vogla, shpesh e në shumë raste, merrnin edhe shpërblime nëpër konkurse të ndryshme letrare. Mirënjohje shoqërore e letrare, deri të ato më të lartat!
Ajme!
Hajdutët e tjerë e kanë njëfarë boje, por, këta që janë vjedhës të krijimtarisë së tjetrit, të pjellës dhe frytit shpirtëror të tjetrit, nuk marrin asnjë ngjyrë. Janë matrapazë faqezi dhe të pa cipë fare, të pa moral. Janë prostituta. Bythëqirës janë! Lule dritë (sado që dritë e errët është!), të futët dora në xhep të huaj dhe nga andej kthehet me ndonjë lek të imët, krahas asaj që të hapet romani, libri shkencor a vëllimi me poezi i tjetrit, e të përshkruhet. Të kopjohet. Me një fjalë, të vidhet.
Asgjë më të mirë nuk janë as epigonet. Ata që, duke mos pasur besim në fuqitë e veta, krijuese dhe kreative, përgjithësisht, hyjnë nën hijen e pemës se tjetrit. Mbledhin fruta të pjekura, të gatshme ose të ngjashme. E kështu me radhe, deri në pambarim, në të pasosur.
Demoralizimi e katandisi të tërin, kur i shkrepi në mendje se edhe autorësia e vetë Uliem Shekspiri. Iu kontestua ajo, duke thënë se Hamletin dhe tjerat kryevepra të dramaturgjisë botërore, të firmosura nga ky autor, nuk janë fryt i tij, por janë pjellë e mendjes, punës dhe dorës e djersës se një tjetrit. Del, pra se edhe vetë Shekspiri, jo vetëm se nuk ishte plagjiator, kleptoman, epigon dhe të tjera të ngjashme. Nëse del se është ashtu siç vazhdon të supozohet, se edhe ai ishte një hajdut, një vjedhës i madh që, mori, përvetësoi dhe me emrin e vet nënshkroi, shumë kryevepra letrare dramaturgjike, duke fituar kështu, reputacionin dhe famën më të famshme botërore, kuku për ne dhe letërsinë e Globit të ri e të vjetër...
Jam topall (shkrimtar as mesatar!) por jam krenar. Zemra i këndoj kur dhe njëherë kujtoi se kurrë kurrgjë nuk vodh as huazoi nga askush. As i madh, as i vogël. As nga i famshmi, as nga anonimi.
Prishtinë, 05/06/2008