ESSE

Ragip Sylaj

Bukuria e gjakimit jetësor dhe krijues
(Në vend të homazhit për shkrimtarin, Beqir Musliu*)

Në shikim të parë, vepra e Beqir Musliut duket e vështirë për komunikim, sepse kërkon njohje dhe sens të veçantë për receptim. Një pjesë të shkëlqimit të vet, arti i tij e pati edhe për të gjallë të autorit. Kësisoji, opusi i tij poetik u bë objekt trajtimi nga studiuesit tanë më eminentë, ndërsa dramat e tij u inskenuan në teatrot tona, madje edhe u ekranizuan dhe si të tilla arritën një sukses të konsiderueshëm me modernitetin e niveleve të tyre estetike

I. NGA UDHËTIMI I MBRAMË I MAESTROS

Udhëtimi i mbramë nga Prishtina i maestros Beqir Musliu, njërit nga themeluesit e poetikës sonë moderne, ndodhi më 24 qershor 1996. Ai, që në rininë e hershme, e kultivoi shprehjen e pastër artistike, duke i refuzuar klishetë dhe shkollat ekzistuese letrare të kohës. Edhe në poezinë brilante, ekskluzivisht estetike (ku shquhen librat “Bukuria e zezë” dhe “Libri i anatemave”) edhe në prozë (ku veçmas shquhet romani i imazheve “Mbledhësit e purpurit”), edhe në dramat e karakterizuara si libër-teatër e teatër-libër (“Shtrigani i Gjel-hanit” dhe “Rrakullima”), Beqir Musliu është poet i ndjenjës subtile, i mendimit filozofik dhe i formave harmonike të përpjesëtimeve të përkryera e të pazakonshme në letërsinë shqipe. Artin e flijimit, Beqir Musliu e krijoi me durimin dhe sensin e artistit, flijim i profetizuar dhe i shpërfaqur në teatrin e flisë që e përjetoi Kosova dhe shqiptarët, në epopenë e fundit të luftës për lirinë. Gjuha specifike e veprës së këtij autori ishte një sprovë për të folur ashtu si nuk i pëlqen shumicës, siç do të thoshte miku i tij, Teki Dërvishi. Së këndejmi, ai ishte edhe shembulli më tipik i blasfemisë së modeleve shkrimore stereotipe. Arti i tij, i dimensioneve poliedrike, i suksesshëm në secilin lloj të kultivuar letrar: poezi, prozë, dramë etj., është i karakterit elitar.
Veçantia e veprës së Beqir Musliut, para së gjithash, shquhet për natyrën e materies specifike, me të cilën është e brumosur ajo. “Materia” metafizike, me të cilën është e përshkuar vepra e gjithëmbarshme e tij, si te asnjë autor tjetër yni, madje edhe te tekstet e kritikës teatrore e të natyrës publicistike, këtë autor e shpërfaqin me krejt dendurinë kuptimore dhe me sensibilitetin e personalitetit të tij fisnik. Çiltëria e shkrimit të paimponueshëm të veprës së këtij artisti, pos nga kontakti i drejtpërdrejtë i veprës me lexuesin, mund të nënkuptohet edhe nga një deklaratë e një interviste të tij, kur thotë se, “unë tërë jetën e kam shkruar përrallën e melankolisë pagane”.
Gjurmët e tij të ndritura, Beqir Musliu do t’i lërë kudo që punon, duke mbetur shembull i guximit të qytetarisë, i fisnikërisë dhe i dinjitetit, veçmas në fushën e letërsisë, po edhe të kulturës në përgjithësi: redaktor në “Zërin e rinisë”, kryeredaktor i “Fjalës”, redaktor profesional i “Jetës së re” etj.
Ai shkoi në përjetësi, kur kishte për të thënë edhe shumëçka të shtrenjtë, por së paku arriti ta shkruajë rekuiemin e vetvetes – “Rekuiem i vitit 1995”. Edhe pse më 24 qershor të vitit 1996, Beqir Musliu e ndërpreu gjëllimin e tij (bio)fizik, mund të thuhet se, vepra që la pas e arriti konsolidimin e nevojshëm dhe autorin e saj e shquan si njërin prej klasikëve të fundit të letërsisë shqipe. Kjo mund të thuhet për faktin se shkrimtari Beqir Musliu, edhe nëse nuk arriti të krijojë ndonjë shkollë të veten letrare, së paku me potencën e ideve dhe të imazheve ndikoi fuqishëm, ndoshta më shumë te krijuesit se te lexuesit. Dhe, kjo mund të hetohet fare lehtë nga veprat e autorëve, të cilët nuk arritën t’i shpëtonin magjisë dhe mrekullisë së veprës së Beqir Musliut.

II. ARTISTIT I IKËN E TASHMJA, POR E ARDHMJA ËSHTË E TIJ

Përvjetorët e vdekjes së shkrimtarëve të shquar, në mos për asgjë tjetër, do të ishin një shtytje që së paku kolegët e tyre t’iu rikthehen veprave të tyre, sa për ta kujtuar mikun e letrave, po aq edhe për t’i zbuluar të fshehtat e tjera që mban akëcila vepër artistike. Në përvjetorin e vdekjes së Beqir Musliut, jam orvatur të bëjë një përsiatje për disa këndvështrime karakteristike të veprës së tij, sidomos të opusit të tij poetik, i cili për shumëçka është i veçantë si për formën, si për mënyrën e artikulimit të ideve poetike, si për gjuhën e kursyer dhe subtile artistike. Jo vetëm poezia e tij, sepse vepra letrare e Beqir Musliut në përgjithësi është thellësisht poetike, por edhe proza e drama, madje edhe shkrimet e tjera ligjërimore janë të një ndjesie të thellë. Ndonëse edhe arti është dije, gjë e cila nuk i mungonte këtij autori, cerebraliteti artit të ndjeshmërisë subtile të tij asnjëherë nuk ia nxë frymën. Ndërkaq, gjuha retorike, që del si përkryerje e stilit dhe e vulos individualitetin e tij, ta kujton një mëtim tjetër që i fle veprës letrare të Beketit, te e cila esenca është formë dhe forma është esencë (R. M. Shala). Shkalla e lartë e abstraksionit poetik të Beqir Musliut disa herë është vlerësuar si refuzim i formave ekzistuese kanonike në letrat tona dhe si kërkim i përhershëm i origjinalitetit dhe me qëllim që artin e tij ta dominojë artistikja.

Metafizika – segment i filozofisë së artit poetik

Dëshmi e këtij origjinaliteti është arti i modernitetit dhe i pasionit të lartë që ka kultivuar ky krijues, esencë e të cilit pos të tjerash janë edhe figurat stilistike autoriale si mbledhësit e purpurit, dafrunga hyjnore, lulëkuqet e gjakut etj. Duke qenë estetizant i madh, Beqir Musliu është kundruar edhe si lartpurlartist. Në këtë kontekst nuk duhet harruar konstatimin e Çabejt që autori e nxjerr edhe moto të ciklit poetik “Albanopoli” se çdo thellësi është edhe e errtë. Kësaj errësire për ata që nuk kanë vështrim të thellë, jo pa qëllim, ky krijues i ishte përkushtuar, duke e pasur të njohur thënien e Shën Palit, sipas të cilit, ne nuk i drejtomë sytë ndaj gjërave që duken, por ndaj gjërave që nuk shihen, sepse gjërat që duken janë për një kohë, kurse ato që nuk shihen janë të përjetshme. Po, cilat janë gjërat që nuk duken, e me të cilat ishte i mishëruar përhershmërisht ky artist? Është bota metafizike, e cila kërkon njohje të thellë dhe mundësi të mëdha krijuese për ta materializuar artistikisht atë. Vdekja, ëndrra, dashuria, pikëllimi, magjia etj. janë disa nga “objektet” e përsiatjeve që përbëjnë filozofinë e artit poetik të këtij shkrimtari. Kontemplacionet e tilla gjithmonë ofrojnë mundësi për ta përftuar kohën subjektive, brenda së cilës rrjedhin e shkrihen, e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja. Këto janë disa nga premisat qenësore që një mjeshtri të artit letrar t’i mundësojnë që të përftojë vlera të karakterit universal. Veçantitë e këtij arti doemos e kërkojnë edhe recepientin e veçantë, të niveleve të larta energjetike ose të atillë që janë në të njëjtat valë të botëpërjetimit të krijuesit të tyre. Arti i tillë prore i grish shpirtrat e privilegjuar, ata që gjuhën e tillë e shqiptojnë si gjuhë të fisnikërisë së lartë. Sipas dijetarit Xhon Raskin, kjo mund të shprehet edhe kështu: “Vepra në të cilën qenia e përsosur flet duhet ta ketë edhe qenien e përsosur që ta dëgjojë”. Këtij konstatimi do t’i shtohej edhe një segment tjetër i Lasgushit tonë, i cili, sipas Petraq Kolevicës, thoshte arti nuk është për të gjithë njerëzit. Është për ata shpirtra të lartë që e ndiejnë. Më tej, moskorrespondimi i artistëve të mëdhenj me bashkëkohësit dhe përbuzjen që iu shkaktohet për të gjallë të tyre, italiani De Sanktis do ta shtronte në këtë mënyrë ngushëlluese: “këtyre qenieve vetmitare u ikën e tashmja, por e ardhmja është e tyre”.

Misteri poetik dhe dendësia e figuracionit

E shëmtuara, si kategori estetike, disa herë bëhet bazament i artit letrar të këtij autori, madje edhe frymëzuesja kryesore e tij. Mbase në këtë rrafsh, ky shkrimtar i merr shtytjet më të forta krijuese, sepse zemërimi lind vargun (Juvenali). Pësimet e heroit lirik, por edhe të protagonistëve të veprave të tjera (“Mbledhësit e purpurit”, “Vegullia”, “Shtrigani i Gjel-Hanit”, “Rrakullima” etj.) janë dhënë me tone melankolike dhe me nota baladike. Shfrytëzimi i mitologjisë së antikitetit e i asaj kombëtare dhe shkrirja mjeshtërore në tekstin poetik e kontekstualizon mesazhin universal të veprës së tij. Disa nga të veçantat e përmendura më suksesshëm janë realizuar te libri poetik (sepse B. Musliu nuk botonte përmbledhje poezish), “Bukuria e zezë” (1968). Ndërkaq, misteri poetik i kësaj vepre, për të mos thënë i krejt opusit poetik të Beqir Musliut mund të shprehet me thënien e Santorit “Kam në zemër një diçka që as unë s’di ta them”. Strukturën tekstore të kësaj poezie e dendëson figuracioni i pasur e në këtë kuadër disa herë edhe paradoksi poetik, si mbindërtim i thënieve antitetike, p. sh. “Asgjë s’more nga unë e s’më le gjë” etj. Përjetimi i kësaj poezie nga lexuesi, prandaj, kërkon jo vetëm njohjen e shkrim-leximit letrar por edhe një art të leximit, thënë sipas Sabri Hamitit. Për gjuhën specifike e të racionalizuar artistikisht, Beqir Musliu, bashkë me Lasgush Poradecin, Ernest Koliqin, Mitrush Kutelin, Martin Camajn, Anton Pashkun, Azem Shkrelin etj., mbetet njëri ndër klasikët e letrave shqipe. Ai, pos të tjerash, ishte edhe njëri nga autorët më me ndikim në poezinë shqipe të Kosovës.

III. RITUALI I KËNGËS, I KËNGËS QË ËSHTË JETË, I JETËS QË ËSHTË DHEMBJE

Qysh si fëmijë kishim fituar përshtypjen se shkrimtarët janë vetëm ata njerëz krijues që nuk jetojnë më edhe fizikisht në mesin e të gjallëve, prandaj edhe na dukeshin disi figura mitike. Vetë shkrimtarët, në kohë të hershme, kishte raste që nuk i nënshkruanin veprat e tyre me emër e mbiemër, duke ua dhënë atyre shenjën e universalitetit, të gjeniut popullor, të krijimit që ishte përsosur, duke “u redaktuar” brez pas brezi. Kjo flet edhe për një fakt të tjetër, që i ka të dy anët e medaljes: për modestinë dhe për anën e vështirë për t’u identifikuar me veprën, që e kërkon edhe një trajtë tjetër të flijimit. Më vonë, ndërkaq, do të mësoj se në Kosovë kishte pothuaj vetëm shkrimtarë të gjallë, por ky nuk ishte ndonjë zhgënjim imi, madje më të shquarve ndër ta as që do t’u zbehet aureola mitike që kisha imgjinuar. Kjo brerore hyjnore mbase më kishte bërë ta adhuroja librin deri në fetishizim dhe më kishte yshtur që edhe unë të mëtoja për ta nyjëtuar fjalën e të fshehtave që i ndryn vetëm zemra dhe që mund t’i flasë në heshtje veç shpirti. Ky gjakim dhe nevoja për ta përplotësuar atë më kishte mundësuar që me disa shkrimtarë të bashkëjetoja miqësisht përmes librave të tyre, ndërsa me disa të tjerë të jem, përveç koleg, edhe mik i tyre. Kjo miqësi e ky kolegialitet shpeshherë ka edhe një masë të madhe naiviteti, por pikërisht këtu buron çiltëria dhe shenjtëria që fle te qeniet krijuese, që për shumëçka dallon nga qeniet tjera njerëzore.

Harta e shenjave shpirtërore dhe mbretëria e metaforave

Njohja ndërmjet krijuesve, kur është nevojë e brendshme dhe një miqësi pasionante që e lidh shkrimi, shpeshherë ndihmon për të zbuluar shtresa të reja të veprave të tyre. Shpeshherë ndihmon që ta njohësh veten edhe në dimensione të tjera dhe fiton mundësinë që në fushën e krijimtarisë ta bësh edhe një hap përtej vetvetes. Bota e misterit prore merr trajta të reja dhe si e tillë të provokon pandërprerë për ta vënë interkomunikimin shpirtëror të ndërmjetvetshëm. Kjo ndodh sidomos me atë vepër që ka strukturë interesante tekstore, veçanti dhe pasuri gjuhësore, ndjeshmëri të thellë dhe mesazhin a kumtin e përkorësisë së gjithkohshme. Një studiues yni njëherë tha se libri është si je vetë. I tillë mund të thuhet se ishte edhe poeti, prozatori e dramaturgu Beqir Musliu: I mbyllur e i hapur ashtu siç e kishte veprën letrare. Ai ishte me përvojë të pasur jetësore dhe me kulturë të gjerë letrare e artistike. Prandaj, për të depërtuar te ai e te vepra e tij, duhej ditur me gjet çelës të posaçëm. Duhej njohur hartën e shenjave shpirtërore për t’u bërë rob i mbretërisë së metaforave të tij. Arti i fshehtësive të tij përbën një ritual poetik, origjina e të cilit i ka rrënjët në thellësinë mijëvjeçare. Ai është rituali i këngës, i këngës që është jetë, i jetës që është dhembje. Por, ku shpie kjo dhembje? Kjo dhembje më në fund i falet amshimit, qoftë në rrafshin metafizik, kur shpirti ndahet përgjithmonë nga trupi, qoftë në rrafshin artistik, e cila mbetet qenësi e gjallë e letrave për t’u deshifruar nga lexuesi i kohëve të ndryshme. Kjo ma kujtoi edhe kohën kur shkrimtarët e gjallë (prijatarë, në Kosovë, ishin Esad Mekuli e Martin Camaj) e nisën udhëtimin e tyre për në përjetësi. Në këtë udhë të mbramë shkonin shkrimtarët modernë të letrave shqipe dhe bëheshin gurë të paçmueshëm në themelet e traditës sonë më të re: të rilindjes sonë moderne. Shkuan për ta lënë vazhdën e tyre të ndritur: Esad Mekuli, Hasan Mekuli, Martin Camaj, Fahredin Gunga, Hajdar Salihu, Anton Pashku, Mirko Gashi, Beqir Musliu, Azem Shkreli, Latif Berisha, Ymer Elshani etj. Pastërtinë e qenies së tyre të gjallë këta artistë e lanë në letrat shqipe, pjesën më sublime të frymës së tyre që arritën ta bënin art të pavdekësisë së tyre dhe sonës.

Vepër e sensualitetit të stërholluar dhe e ligjërimit filozofik

Shkrimtari Beqir Musliu jetoi 52 vjet dhe ndonëse nuk arriti t’i botojë të gjitha veprat e tij, mund të thuhet se, megjithatë, ai ia doli ta rrumbullakësojë opusin e tij krijues. Që në rininë e tij të hershme, Musliu do të shpërthejë me talentin e tij, shenjat e individualitetit të të cilit do të vazhdojnë të pasurohen dhe të zgjerohen në spektrin e opusit letrar të paralajmëruar. Këto shenja më pastaj do ta konstituojnë hartën e botës krijuese të autorit, si në poezi, në tregime e romane, në drama dhe në veprat mikste, që dikush i ka quajtur, bie fjala romane kentaurë etj. Kështu, edhe drama e tij, sado që në shikim të parë duket krejt laboratorike dhe një pjesë e kritikës e ka quajtur teatër eksperimental, a teatër në teatër, ajo shpërfaq botën krijuese dhe krejt origjinale të autorit të saj Beqir Musliu, i cili prore sillte freski, qoftë me sensualitetin e stërholluar, qoftë me botën e mendimit filozofik, edhe kur bosht i saj është mitologjia kombëtare ose ajo e antikitetit. Edhe pse, në shikim të parë, vepra e këtij autori duket e vështirë për komunikim, sepse ajo kërkon njohje dhe sens të veçantë, mund të thuhet se një pjesë të suksesit a të shkëlqimit të vet ajo e pati edhe për të gjallë të autorit të saj. Mund të thuhet kështu, qoftë pse opusi i tij poetik u bë objekt trajtimi nga studiuesit tanë më eminentë, qoftë pse dramat e tij u inskenuan nga teatrot tona, madje edhe u ekranizuan dhe si të tilla arritën një sukses të konsiderueshëm me modernitetin e niveleve të tyre estetike.
Bukuria e gjakimit jetësor dhe krijues të Beqir Musliut nuk përfundon me udhëtimin e mbramë të maestros nga Prishtina për në Gjilan, aty ku trupi i tij prehet në qetësinë e amshueshme mbretërore.

*Shkrimtar që la në dorëshkrim vepra të rëndësishme letrare

Shkrimtari Beqir Musliu (Gjilan, 1945-1996) një kohë të gjatë ka punuar në revistën “Zëri i rinisë” si gazetar dhe redaktor i kulturës, ishte redaktor përgjegjës i revistës letrare “Plejada”, pastaj redaktor profesionist i revistës letrare “Jeta e re”, redaktor dhe ushtrues i detyrës së kryeredaktorit të revistës për kulturë, art e letërsi “Fjala”. Shkroi poezi, prozë, drama dhe kritikë të teatrit. Krijimtaria letrare e Beqir Musliut është prezantuar në disa panorama e antologji të letërsisë shqipe edhe në gjuhë të tjera si, në frëngjisht, anglisht, spanjisht, italisht, arabisht, gjermanisht, hungarisht, rumanisht, turqisht, sllovakisht etj. Beqir Musliu vdiq më 24 qershor 1996 dhe është varrosur në Gjilan. Pas vetes ka lënë dorëshkrime të shumta të pabotuara. Ai për të gjallë të tij botoi dymbëdhjetë vepra letrare në llojet dhe gjinitë e lartpërmendura.
Libri i tij me tregime “Kori i gjelave të vdekur” doli nga shtypi në botim të SHB “Dukagjini” të Pejës.
Trashëgimia letrare e shkrimtarit Beqir Musliu, e cila është botuar nga SHB “Faik Konica” e Prishtinës (2004) përbëhet nga pesë romane: “Amullia” (1970), “Makthi” (1970), “Krupa” (1972), “Skërluta” (1971) dhe “Ndeshtrasha” (1981), si dhe dy libra poezish: “Skënderbeu” (1968) dhe “Orfeiana” (1989).

(Çmimi i parë për ese në konkursin letrar në konkursin letrar “Kadmus”, që shpalli revista “Pelegrin” për vitin 2006, në Athinë)


Iolanda Malamen

Să fii scriitor în România...

Nu o să insist asupra celor cincizeci de ani de comunism, fiindcă, după cum arată un proverb extrem de popular la noi, aş vorbi ,,de funie în casa spînzuratului,,. A fost perioada în care literatura s-a manifestat, cu porţile închise, porţi de care lipeam urechile ca să ascultăm cu nesaţ. Tortura morală.cerea duplicitate şi ascultare. Spun cu mîna pe inimă, că am fost totuşi norocoşi, lăsaţi să scormonim în apele freatice ale limbajului. După tertifiantul proletcultism, cînd scriitorii s-au umplut de mîzga comunistă ideologică, şi mulţi dintre ei s-au sinucis literar, un oarecare spirit liberal, novator, dar mai ales virtuţile criticii, au fost îngăduite într-un joc de-a baba oarba: eu mă prefac că nu te văd, tu te prefaci că mă prinzi. Aşa se face că, cel puţin trei generaţii de scriitori (60, 70, 80), au putut cu mici sau mai mari sincope, să-şi scrie şi să-şi publice literatura, chiar dacă uneori li se arăta o nuieluşă pedepsitoare. Printr-un miracol constant, cartea străină pătrundea masiv la noi în traduceri excelente. E drept, cartea care nu conţinea vituperări explicite, anticomuniste. Eram foarte tînără pe la începutul anilor ,70, ca să-mi dau seama de importanţa întîlnirilor cu scriitori de oriunde din lumea asta. Citeam hămesită, într-o stare de beatitudine, carte după carte, fără să cîntăresc în fiecare clipă amoralitatea unui sistem ce părea de neclintit. Am îndurat cu scrîşnet de dinţi, cele mai cumplite forme de alienare, încredinţată fiind, că ororoarea ideologică, cel puţin în literatură, nu a născut numai monştri.
N-am făcut nicio concesie sistemului, nu m-am tîrît în genunchi în faţa lui, nu i-am cerşit ,,peştişori de aur,, nu am cules vreun eventual rod din trupul lui năpădit de buruieni Am avut întotdeauna sentimentul că literatura a fost cea care mă salvează, îmi arată mai limpede prezentul cît şi viitorul. Schimbarea sistemului nu m-a înfricoşat, nu m-a panicat, pentru că oricum, între mine şi vechiul regim, relaţiile fuseseră reci, indiferente şi neconstructive. Am înaintat în scris ca şi cînd nu se întîmplase nimic. La fel de liber gîndisem şi înainte, atîta doar, că cenzura bezmetică vîna cuvinte cu o consecvenţă diabolică şi scăpam mulţi, foarte mulţi dintre noi ca prin urechile acului. Le era frică de scriitori. Scriitorii nu aveau tunuri, puşti, revolvere, aveau în schimb cuvinte, mult mai perticuloase ca toate armele la un loc. Astăzi, teama de cuvinte e la fel de mare. Vînătorii de cuvinte nu mai seamănă însă cu cei de ieri. Au forţă financiară şi pot cumpăra cuvintele, nu pe cele din cărţile de literatură, ca în comunism, ci pe cele din presă, de la radio, de la televiziune.
A fi scriitor în România, înseamnă să ai certitudinea singurătăţii, iluzia vieţii şi extazul revoltei.
Scriitorul român este într-o aşteptare lucidă. El sfidează în general politica, şi stă cu privirea fixată obsesiv spre Occident, de unde-i poate veni dacă are noroc, cîndva, celebritatea. Norocul ar înseamn şi bani, pe care scriitorul român nu-i prea are. Scriitorul român este un animal rezistent şi prolific, dar viaţa l-a învăţat să aibă încredere doar în bucuriile mărunte.
Raţiunea îmi spun însă că, a fi scriitor în România, înseamnă, asemeni lui Ianus, cu o faţă să rîzi şi cu alta să plîngi. Scriitorul român îndeobşte tînjeşte după: o difuzare mai bună a cărţilor lui, după tiraje mai mari, după cititori mai mulţi, după traducători prompţi, după editori mai puţini mefienţi, după bani şi premii, după burse de scris…Însă, cum spunea un confrate cu mult umor, chiar dacă duce lipsă de tot ce am enumerat, ,,cu greu îi poţi smulge pixul din mînă,,.
Să fie oare, mă întreb, scriitorul român, aidoma celui din: Canada, Malezia, Uruguay, Laponia, Togo, ş.a.m.d.? Cu siguranţă, îmi răspund.
Aş încheia totuşi, cu încă o parafrază a unui proverb: ,, Scriitorii mor, fiecare în limba lui,,

Të jesh shkrimtar në Rumani...

Nuk do të ndalem mbi pesëdhjetë vitet e komunizmit, sepse, ashtu siç thotë një fjalë e urtë tejet e përhapur tek ne: do të flisja “për litarin në shtëpinë e të varurit”. Ishte periudha kur letërsia mbijetoi me dyer të mbyllura, dyer tek të cilat ngjisnim veshët, që të mund të dëgjojmë pa u nginjur. Tortura morale lypte dyfaqësi dhe përulje. E them me dorë në zemër se ishim gjithsesi fatlumë, të lirë që të rrëmonim në ujrat e nëndheshme të ligjërimit. Pas të tmerrshmit proletkultizëm, kur shkrimtarët u mbushën me zgjyrën e ideologjisë komuniste dhe shumë syresh u vetëvranë nga pikëpamja letrare, njëfarë shpirti liberal, plot risi, por sidomos virtytet e kritikës letrare u lejuan si në një tip loje symbyllas: unë po bëj sikur s'të shoh, ti po bën sikur më kap. Për këtë arsye, të paktën tre breza shkrimtarësh (vitet '60, '70, '80) ia dolën mbanë, me mangësi të vogla a më pak të vogla, të bëjnë e të botojnë letërsi, ndonëse heraherës u tundej para sysh dajaku ndëshkimtar. Falë një mrekullie të pandryshueshme, libri i huaj përshkonte fuqishëm vëmendjen tonë, me përkthimesh të shkëlqyera. Vetëkuptohet: libri që nuk përmbante sulme të drejtpërdrejta, antikomuniste. Isha mjaft e re aty nga fillimi i viteve '70, që të mund të kuptoja rëndësinë e takimit me shkrimtarë nga e gjithë bota. Lexoja me uri, në një gjendje dehjeje e lartimi, libër pas libri, pa peshuar në secilin çast mungesën e moralit të një sistemi që dukej i patundshëm. Durova me shpirt ndër dhëmbë trajtat më të frikshme të tjetërsimit, duke ditur se makthi ideologjik, të paktën në letërsi, nuk lind vetëm përbindësha.
Nuk i bëra asnjë lëshimi sistemit, nuk u hoqa zvarrë më gjunjë para a pas tij, nuk i lypa “peshkun e artë”, nuk korra kurrfarë fryti të mundshëm nga trupi i tij i dyndur nga shkurret. Kam pasur gjithmonë ndjesinë se letërsia është ajo që më shpëton, ma vegon më qartë të tashmen si dhe të ardhmen. Ndërrimi i sistemit nuk më shtiu frikën, as panikun, sepse mes meje dhe regjimit të shkuar marrëdhëniet patën qënë të ftohta, shpërfillëse dhe pa shanse. Përparova në të shkruar sikur të mos kish ndodhur asgjë. Po aq lirshëm pata menduar edhe më parë, por dikur çenzura verbane i gjuante për t'i zhdukur fjalët e pavarura me një këmbëngulje djallëzore dhe shumë prej nesh shpëtonim si nga vrima e gjilpërës. I kishin frikë shkrimtarët. Shkrimtarët s`kishin topa, pushkë, revolverë, mirpo kishin fjalë(t), pakrahasimisht më të rrezikshme se të gjitha armët njëheresh. Sot frika ndaj fjalëve është gjithaq e madhe. Vetëm se gjahtarët e fjalëve nuk ngjajnë me binjakët e tyre të dikurshëm. Tani kanë pushtet financiar dhe mund t'i blejnë fjalët, jo ato të librave letrarë, si në kohë të komunizmit, por ato të shtypit, radios, televizionit.
Të jesh shkrimtar në Rumani nënkupton të kesh vetëdijën e vetmisë së sigurt, iluzionin e jetës dhe frymëzimin e revoltës.
Shkrimtari rumun jeton në një pritje mendjeqartë. Ai e sfidon përgjithësisht politikën dhe rri me vështrimin ngulur drejt Perëndimit, nga ku mund t'i vijë, - po pati fat, dikur, - fama. Fama domethënë edhe kamja, të cilën shkrimtari rumun s'para e ka. Ai është një qënie plot qëndresë e prodhimtari, por jeta nuk e ka mësuar ende të ketë besim vetëm në gëzimet e vogla.
Arsyeja më thotë se, që të jesh shkrimtar në Rumani duhet, si puna e Janusit, të qeshësh me njërën faqe, kurse me tjetrën të qash. Shkrimtari rumun ngarend njëherazi pas: një shpërndarje më të mirë të librave, tirazhesh të mëdha, lexuesish sa më të shumtë, përkthyesish të besës, botuesish më pak të mefshtë, pas shpërblimesh e çmimesh, pas bursash të shkruari… Mirpo, siç shprehet me mjaft humor një sivëlla: ndonëse i mungojnë të gjitha të mësipërmet, “zor se mund t'ia shkulësh lapsin nga dora”.
Të jetë, vallë, shkrimtari rumun, njëlloj si ai nga: Kanadaja, Malajzia, Uruguaji, Finlanda, Togua e kështu me radhë? Besoj se po.
Do t'i mbyllja këto radhë duke “shartuar” një fjalë të urtë: “Shkrimtarët vdesin secili në gjuhën e vet”.
Bukuresht, shtator 2008