“Me kalimin e kohës njerëzit dolën prej shpellave, gërmuan kasolle, ngritën shtëpi, madje shtëpi-mbi-shtëpi, por gjithsesi me mendësi shpellaku mbetën. Kjo mund të përmblidhej: individi që ik nga bashkësia, quhet i ikur edhe po qe se rikthehet; cilësohet “tradhtar” i huaj dhe s’ka më vend në shpellën e lindjes. Shpella në fjalë është vendi ku nuk mund të depërtojë më asnjë i huajsuar! ‘Ne jemi të këtushmit, ne jemi më të zotët, më qerratenjtë, të mençur qysh kur dolëm nga barku i nënës, s’duam të na vijnë të tjerë, nga vise të tjera, të na mësojnë ç’duhet të bëjmë e sidomos... ç’duhej bërë’”.