Ekspozitë shqiptare në Athinë

Kohët e fundit në Athinë, publiku artdashës admiroi për disa ditë rresht artin me nivel të lartë të piktores shqiptare Rudina Proda. Vlerësime të merituara bënë edhe piktorët profesionistë të vendit fqinj. Mediat greke njoftuan qysh më parë për çeljen e ekspozites duke paraqitur edhe të dhëna për veprimtarinë artistike të piktores shqiptare. Në veçanti vend dhe jehonë të gjerë i bëri ekspozitës he te dhena Radio Athina Internacional Athina, në gjuhën shqipe dhe greqisht. Konkretisht, në prag të hapjes së ekspozitës, piktorja zhvilloi një bisedë telefonike rreth 20 minuta, që u pasua nga një tjetër në studio, për rreth gjysëm ore. Drejtori i Radios së mësipërme dha porosi që të jepej një informacion i plotë për Rudinen edhe në gjermanisht, anglisht, italisht e rumanisht, për bashkësitë përkatëse që jetojnë e punojnë në Greqi. Evenimenti u përcoll me shkrime edhe nga dy gazeta në gjuhën shqipe.

Kuratorja e ekspozitës, piktore dhe skenografe greke, e çeli Librin e përshtypjeve me këto fjalë në shqip: “Soum mirë, Rudina, bravo!”.

Një piktore dhe studiuese greke, e cila kishte dëgjuar për ekspozitën në radio, udhëtoi tetë orë me traget nga një ishull afër Turqisë dhe kur e pa ekspozitën u mrekullua.

Një artiste greke, pasi e vizitoi me vëmendje ekspozitën, u shpreh: "Po më rrënqeth, ti, Rudina!”

Në prag të mbylljes së ekspozitës, një piktor grek, i cili pasi e vizitoi ekspozitën dhe bëri pyetjet e rastit, iu drejtua atit të Rudinës me këto fjalë:“Si është e mundur që nuk është njoftuar siç duhet publiku grek që të vinte të shikonte këtë artiste shqiptare të paparë në Athinë? Ti je baba i mirë, por menazher i keq!”