Toma de Kempis
Shpërblimet
Imitatio Cristi, Kapitulli XLIX
4. Duhet të sprovohesh shumë e në shumë gjëra në këtë tokë. Heraherës do të kesh pjesë në ledhatim, por asnjëherë aq sa të ngopet zemra jote. Forcohu, pra, burrërohu shumë, si për të punuar, ashtu edhe për të duruar kundërshtitë. Duhet të vishesh me „njeriun e ri” dhe të bëhesh tjetër qënie. Të bësh shpeshherë atë që nuk dëshiron dhe të lesh mënjanë atë që dëshiron. Atë që duan të tjerët do ta marrin; ajo që dëshiron ti nuk do të plotësohet. Ajo që thonë të tjerët do të dëgjohet; ajo që thua ti nuk do të merret parasysh. Të tjerët do të kërkojnë e do të marrin; ti do të kërkosh e nuk do të të jepet.
5. Do të lavdohen e do të tepërçmohen të tjerët në gojën e njerëzve, kurse ti do të mbetesh i papërmendur. Rangje e ofiqe do t’u jepen të tjerëve, teksa ti do të llogaritesh i padenjë për asgjë. Prandaj qënia jote do të hidhërohet ndonjëherë, por do t’i vuash të gjitha në heshtje. Përmes këtyre dhe të tjerave si këtos prova të panumurta njihet deri ku një shërbëtor besimtar i Zotit mund të shkëputet nga vetja dhe të thyhet në të gjitha. Pothuajse nuk ka mjet tjetër që të bëjë ta ndjesh kaq fort nevojën për të vdekur, se sa kur sheh e vuan ato që kundërshtojnë vullnetin tënd, sidomos kur të urdhërohen gjëra të pandershme. E si ai që i nënshtrohet prijësit të vet, nuk duhet të guxosh t’i kundërvihesh një fuqie më të lartë, prandaj është tejet e pakëndshme që gjithmonë tjetri të të prijë e ti të mos jesh kurrë i denjë të pasosh shqisën tënde të mirë.
Kapitulli XLIII
3. Unë jam Ai që e ngre në një minutë mendjen e përunjur dhe e bëj të shohë më thellë në të vërtetën e përjetshme se sa ai që ka bërë dhjetë vjet shkollë. Atje ku mësoj Unë nuk ka shkreti, nuk ka betejë fjalësh skolastike. Unë jam Ai që i them njeriut të përbuzë gjërat kalimtare dhe t’i nderojë ato jokalimtare; t’i urrejë të mirat e kohës së tanishme dhe t’i dojë gjërat shpirtërore e të përjetshme; të largohet nga nderimet e lëvdatat dhe t’i durojë poshtërimet; që, përveç Meje, të mos dëdhirojë asgjë; të shpresojë tek Unë dhe të Më dojë mbi gjithçka që gjendet në qiell e në tokë.
4. Kush do të Më dojë sipas këtij mësimi, do të aftësohet të kuptojë shumë gjëra të perëndishme dhe do të zhbirojë shumë të fshehta të Miat. Një i tillë do të rritet më fort se sa përmes hulumtimit më të thellë. Unë nuk u zbuloj të gjithëve të njëjtat gjëra dhe në të njëjtën mënyrë, por disave u mësoj gjëra lidhur me bashkësinë, kurse të tjerëve – gjëra të veçanta. Disave iu shfaqem mes shenjash e pamjesh, të tjerëve u hap të vërtetën në krejt shkëlqimin e dritës. Librat u flasin me të njëjtën frymë të gjithëve, mirpo kjo frymë nuk i ndriçon të gjithë njëheresh, sepse mësuesi i vërtetë, ai që nga nën lëvozhga e gërmave tregon të vërtetën e brendshme të njeriut jam Unë, Zoti, ai që kërkon zemrat, njoh mendimet, shtyj drejt bamirësish, ndaj dhuntitë, në varësi të aftësive dhe nevojave të secilit.