Ai vend që,
përmes veprimtarisë së institucioneve të tij, inkurajon padijën, mungesën e
vendimmarrjes, të karakterit, madje i dekoron, dëshmon se është në shpërbërje
të plotë.
E keqja
kryesore që kërcënon vitalitetin e popullit tonë ëstë demagogjia.
Ligjet e
një populli, të drejtat e tij, nuk rrjedhin veçse nga ai vetë.
Natyra e
popullit, instinktet dhe prirjet e trashëguara, gjenia e tij, që shpesh, e
panjohur, ndjek një ide teksa tjerr në veglën e kohës – këto duhet të jenë
vendimtare në jetën e një shteti, jo majmunllëku ndaj ligjeve dhe zakoneve të
huaja.
Zakonet pa
ligje mund të bëjnë gjithçka; ligji pa zakonet – gati asgjë. Atdhedashuria nuk
është vetëm dashuri ndaj tokës që të ka lindur, por sidomos ndaj së shkuarës,
pa të cilën nuk ekziston dashuri ndaj atdheut.
E fshehta e
jetëgjatësisë së një shteti është ruajtja e hierarkisë së meritave.
Bashkëkohësit
janë historianët më të këqinj.
Barazia nuk
ekziston përveçse në matematikë.
Puna e një
njeriu mund të paguhet. Karakteri, kultura e tij – kurrë.
I varfër
është ai që ndihet i varfër dhe të cilit i duhet medoemos më tepër nga sa ka.
Shkolla ka
për të qënë shkollë kur njeriu të jetë njeri dhe shteti – shtet. Edukimi është
kultura e karakterit; kultura është edukimi i mendjes.
E vetmja
pasojë e mbushjes së kujtesës me gjëra që s’mund t’i tretë
është
neveria e nxënësit ndaj librit. Këtu kanë sosur gati të gjitha shkollat tona.
Sheh të rinj që kanë mësuar latinisht, greqisht, histori botërore, logjikë dhe
psikologji, shkenca natyrore, gjeografi, drejtësi administrative, ekonomi
politike, kanë marrë maturën... e megjithatë nuk dinë të shkruajnë një fjali të
saktë, kurse një ditë pas mbarimit të shkollës kanë harruar gjithçka...
Drita nuk
ndizet veçse për ata që shohin, jo për të verbërit.
Nuk jemi ne
sundimtarët e gjuhës, po është gjuha sundimtarja jonë.
Të detyrosh
një popull të mësojë një gjuhë tjetër nënkupton ta budallallepsësh, ta bësh
intelektualisht të mangët, por edhe ekonomikisht e politikisht.
Fatkeqësia
është mësuesi më i mirë; ka metodën e vet, po kurrë nuk gabon.
Ngadhnjimtari
i përkohshëm nuk është gjithmonë edhe i mbrami.
[Nga Vepra]