HAEMUS PLUS, shtojcë e Haemus Review, nr. I, 2014-2015, botim
i Shoqatës
Kulturore Shqiptare Haemus, ars poesis prosa theatrum esse
biblios...
Me frontespicin Felix qui potuit rerum cognoscere causas,
revista dygjuhëshe, në shqip e në rumanisht, e themeluar (më 1998, në
Bukuresht) dhe e realizuar nga Kopi e Ardian Kyçyku, at e bir, del në kushte grafike
të jashtëzakonshme, me një përmbajtje ku zbulojmë emra duke filluar nga Arsenie
Boka deri tek Vasile Andru, duke kaluar, sipas pasqyrës së lëndës, me
një-dy-tri a më shumë poezi të autorëve Daniel Turçea, Marian Dragiç, Valeriu
Matei, Paul Vinicius, Grigore Vieru, Ion Mureshan.
Sikur kaq lirika të mos mjaftonin për 125 faqet e Haemus-it,
lexuesi gjendet edhe përballë një seksioni të titulluar “mikroantologii” me nga
një vjershë nga Oktavian Goga, G. Bakovia, Konstant Tonegaru, Radu Kërneç,
George Istrate, të përkthyera nga i palodhuri Kopi Kyçyku.
Është e qartë që kolegëve tanë të admirueshëm shqiptarë, - u them të admirueshëm, por në të vërtetë janë heroikë, po të kemi parasysh vështirësitë financiare me të cilat ballafaqohen, - poezia u shërben si vektor kryesor komunikimi i letërsisë rumune, për nga vlera, kuptohet, dhe për gatishmërinë e veçantë për ta transmetuar shpejt e thelbësisht. Këtë e dëshmon plotësisht vetë themeluesi-poeti-përkthyesi-eseisti Kopi Kyçyku, në një material programatik me titull “Popuj të farefisnuar”. Për çfarë farefisni mund të jetë fjala ndërmjet rumunëve dhe shqiptarëve, këtyre dy kombeve ballkanike më të vëna në provë nga eksperimenti komunist-ateist-materialist vulgar, që përfundoi para një çerekshekulli? Natyrisht për një farefisni shpirtërore dhe jo vetëm: “Prej mbi një shekull, në kulturën shqiptare ekziston një traditë njohjeje dhe dashurie e poezisë rumune, e letërsisë dhe e kulturës në përgjithësi. Këmbëngulja në këtë njohje nuk bëhet mbi bazën e epërsisë të njërës dhe të ndarjes së padrejtë në ‘kultura të mëdha’ dhe ‘kultura të vogla’, por në bazë të nevojës stërgjyshore të rigjetjes së lidhjeve të hershme shpirtërore, madje dhe estetike të të dy popujve tanë. Poezia emineskiane përfaqëson jo vetëm një pikë, por një qëndër (univers) referimi në këto kërkime dhe rigjetje mbresëlënëse”.

Ndër firmat e “të huajve”, përmendim emra, rreshtimi/ cilësia
eufonike e të cilëve flet vetiu, për grafinë e gjuhës shqipe, për hapjen
planetare, kozmike, mund të thuhej, të faqeve të revistës: Azem Shkreli,
Ardian-Christian Kuciuk, Ramadan Beqiri, Ardian Vehbiu, Manolis Anagnostaqis,
Edlira Mantho, Ramon Del Valle-Inclan, Andi Meçaj, Robert Walser, Artan
Minarolli, Anton Çefa, Elisabeta Luli (Anxhaku), Xhevat Latifi, Hulio Kortasar,
Merita Toçila, Flora Sela Kastrati, Sofron Saharov. Eseja mbresëlënëse e
Dumitru Gaburës për poetin largpamës Viktor Teleuka meriton vëmendje të
veçantë.
Më në fund, po riprodhoj nga Rregullorja e botimit, për vëmendjen
e të interesuarve: “Vlerësimi i cilësisë akademike të materialeve të
dërguara për botim në Revistën Haemus bëhet në përputhje me procesin double
blind review; korrespondenca ndërmjet vlerësuesve dhe autorëve realizohet me anën
e e-mail-it:
haemus.librarium@gmail.com
Dhe më tej: Ata që dëshirojnë të mbështesin daljen në letër të Revistës Haemus, mund ta bëjnë në:
Dhe më tej: Ata që dëshirojnë të mbështesin daljen në letër të Revistës Haemus, mund ta bëjnë në:
MARIAN DRĂGHICI
(Viața Românească / Jeta Rumune,
Nr. 8 / 2015)