Homo Balcanicus
ose një bisedë e shkrimtarit Flurans Ilia me poetin slloven me prejardhje boshnjake Esad Babaçiç
Festivali III. Ndërkombëtar i Poezisë “Poeteka”
Durrës, Maj 2007
Pas disa gotave me verë të bardhë, bashkërisht, nga restoranti jemi kthyer në hotel. Dielli i pasdrekes djeg pamjen e turbullt të çatisë përballë dritares së dhomës, mbi të cilën një bashkësi pëllumbash qëndrojnë të strukur, squkës, dhe të pagojë. Esad Babaçiç, poeti me origjinë boshnjake, i ardhur nga Sllovenia, më tepër i përngjan një basketbollisti me trupin e vet gjigant dhe veshjen sportive. Koka e tij e qethur në nivelin zero, mban statusin e një ikone të muzikës pank, pa lidhje fizionomie me portretin e “mendimtarit”, që jemi mësuar të kërkojmë më kotë në antologjitë e poezisë. Muzika gjallon në kompjuterin e tij. I pagojë, ai noton në përhumbjen e asaj që përgatitet të thotë më pas. Përthith fjalët dhe muzikën e këngës “Chelsea Hotel” nga Leonard Cohen, ndërsa përgatis pyetjet për bashkëbisedimin tonë. I kërkoj ta uli pak volumin e baladës, që më ngulet mu si thumb blete në llapën e veshit, duke mos më lënë hapësirë përqendrimi, por, ai kundërshton. “Harroje,” thotë. “Pa muzikë nuk mund të përqendrohem në këto çaste. Ne jemi të shëmtuar, por fatmirësisht, me vete kemi muzikën.”
Çfarë është vargu për ju?
Urë për në përjetësi. Vendi ku shpirti im prehet.
Çfarë nënkupton poezia, veçanërisht, për popujt ballkanikë?
Mendoj se poezia për ballkanasit ka përmasa të tjera, akoma edhe më të mëdha se pjesa tjetër e Evropës. Ne jemi njerëz të “sëmurë” nga ndjenjat. Ne jemi njëkohësisht përçues të emocioneve të reja.
Personalisht si poet, çfarë jeni rekur të thoni nëpërmjet poezisë tuaj, a është ajo një përpjekje për pastrim nga papastërtia shoqërore, një manifest politik, apo thjesht është një marshim gjuhësor në zemër të (qenies) Homo Balcanicus?
Që të jem i sinqertë nuk ka qenë as njëra, as tjetra. Ose, që të jem më i saktë në shpjegim, nuk jam aq i aftë të perceptoj gjendje të tilla në vetëdijen time poetike. Aktualisht jam në procesin e pastrimit të vetvetes. Pastrim që po e kryej nëpërmjet poezisë.
Si ta kuptojmë fjalën pastrim i vetvetes?
Në jetë, njeriu është i rrethuar nga shumë papastërtia. Ujëra të ndotura kanë qarkuar shtegtimin tim. Nëpërmjet rrjedhës poetike, jam në kërkim të ujërave të kthiellta, ku çdo guralec në veçanti duhet të jetë i dukshëm në shtratin përfund.
Nuk besoni se ky fokusim në detaje është një pengesë drejt një pamje më universale?
Aspak. Unë jam. Ne jemi, universal. Të gjithë së bashku, miku im. Njëherazi, të gjithpërfshirë, me identitetin tonë të përbashkët si ballkanas, me karakteristikat e veçanta si individë.
Cilat janë këto karakteristika të veçanta?
Ne jemi gjaknxehtë. Por kjo ka një të mirë në vetvete, sepse tregon që jemi njerëz të ngrohtë në shpirt. Ky është edhe ndryshimi thelbësor, besoj, midis Ballkanit dhe soditjes cinike (të akullt) të Evropës së civilizuar. Ma bëj hallall, por, për hir të së vërtetës, më duhet ta theksoja këtë.
I nisur nga kjo pikë, si e shihni të ardhmen e popujve tanë në Bashkësinë Evropiane?
Shoh të ndërtohen akoma më tepër Hotele turizmi, nga sa janë ndërtuar gjer më tash, përgjatë brigjeve të detrave që lagin gadishullin. Rrugicat me kalldrëm që përshkojnë lagjet e veçanta karakteristike, i shoh të pushtuara me Piceri dhe Fast Food, të ngjeshura njëra pas tjetrës. Motoçikleta që prodhohen në perëndim i përshkojnë këto rrugica, ndërsa firmat e Automobilave të mbrame (që vijnë edhe ato, po nga perëndimi nëpërmjet autorrugëve ndërkombëtare), e elektrizojnë më tepër pamjen eksituese të këtij dekori futuristik. Shoh njerëz të mbathur, dhe stolisur, me veshjet më të reja të modës bashkëkohore. Shoh njerëz të qeshur me fytyra të lumtura, por të përhumbur në botën materiale të konsumit.
Si të janë dukur poetët shqiptarë gjatë këtyre ditëve të festivalit?
Nuk i njoh edhe aq mirë sa për të krijuar një opinion të saktë. Por ajo që kuptoj dhe më shtynë ta shpreh mendimin tim me zë të plotë, është fati i mrekullueshëm që mu dha rasti të njoh nga afër njerëzit. Dhe në të gjithë ata shpirtra që njoha nga afër, me shikim të lirë, pothuajse njëtrajtësisht, dallova trajtat e një poezie më vete.
Kjo do të thotë se shpresa për një shoqëri më tepër ndërkomunikuese në nivelet shpirtërore është në udhë të mbarë edhe për ne tashmë?
Nga çfarë vëzhgova gjatë këtyre ditëve, them se po. Jam optimist në këtë këndvështrim. Shqipëria sapo ja ka filluar të korave. Ndërkohë që Sllovenia ka mbërritur diku, dhe pretendon të ngjitet diku gjetkë, më lart. Nuk mund të ngjitesh në katin e sipërm të godinës po qe se më parë nuk ngreh shkallë të forta për atje. Dikur, përgjatë historisë, shqiptarët pothuajse u rrezikuan të humbin ndjeshmërinë e tyre shpirtërore dhe intelektuale. Shkallë pas shkalle, sot ata kanë larguar nga shpirtrat e tyre demonin e egërsisë që padashur kushtet historike u kanë diktuar. Ajo çka është më e rëndësishme për ju, dhe që unë mendoj se ka akoma kohë për të ndryshuar dhe përmirësuar, pikësëpari, është shëndeti i plotë që duhet të gëzojnë këto niveleve shpirtërore për së brendshmi. Ndryshimet që shohim nga jashtë, janë vetëm lëvozhga që mbështjell shoqërinë ...
... Trokitjet në portë bëjnë që dialogu ynë papritur të ndërpritet nga prania e poetes angleze Fiona Sampson, redaktore e “Poetry Review” dhe themeluese e “Orient Ekspres”. Ndërsa biseda jonë e mëparshme ka humbur fillin e saj të mirëfilltë. Babaçiç fillon e rrëfehet për rebelizmin që e karakterizonte përgjatë viteve të rinisë së hershme, kur kishte qenë lider, këngëtar, dhe shkruesi i lirikave të grupit pank-rok “Via Ofenziva”. Tregon për takimin me Xhon Ashbërin, poetin amerikan, me të cilin kishin lexuar poezi krah-për-krah, gjatë një mbrëmje poetike në Berlin. E konsideron punën e tij si gazetar i televizionit kombëtar slloven, si një përballje të domosdoshme me realitetin. E të tjera, të tjera, realitete, prej të cilave zor se mund të ndash poetin dhe njeriun. Por, muzika e njëtrajtësuar tashmë, dhe një tjetër bashkëbisedim i shtruar, i ndarë në tre personazhe të panjohur, të mbërthyer në “grackën” e figurave drejt së cilave Fjala të shpie, nën çatinë e njëjtë të tri botëve të ndryshme, fillon të rrugëtojë nga kjo dhomë hoteli në Durrës, ku mundet të shohësh me sy të lirë gjithçka, edhe portin detar.

Bashkëbisedoi: Flurans Ilia
Esad Babaçiç
- Poezi -
Këngë tranzicioni
Lëre poezinë, biri im
S’të jep bukëhiç
Lërua bjellorusëve ta shkruajnë.
S’kanë ç’humbingjithsesi.
Rusët
Rusët
kurrë nuk
nguten ta arrijnë;
Është tepër larg.
Për mua
Për mua
dashuria është shpërthim
janë velat e shpalosura
n’ajri.
Wannsee
Ai e zhuriti veten me katër salsiçe
Wannsee
Ai e zhuriti veten me katër salsiçe
Katër telashe më pak hëngri
Bota si gjithmonë lart.
Teksa hante
Me sytë e terratisur poshtë,
ndëshkimin e vet në mustardë duke e ngjyer
po i jepte fund mbllaçitjes së telashit të tij të
përjetshëm:
ah sikur të mundte
t’ia mbathte nga e ngrëna.
Danubi*
Gjurmët shtrihen në pafundësi,
Danubi*
Gjurmët shtrihen në pafundësi,
dhe braktisja fashitet në thellësi.
po qe se unë lëshohem tërësisht, mund të ndodhë
të bie dhe pas
kësaj
mund të fluturojë edhe shpresa e fundit,
-bota- më transparente se fara e mendimit,
pushteti del nga dora e arsyes, ai nuk mund të frenohet,
dhe do të dojë të sulmojë prapë, më shumë se të gjitha herët e mëparshme.
Po qe se unë i them JO, po qe se unë nuk mëshiroj,
atëherë ai do të vazhdoj të rrjedhë,
do t’i lerë pas boshësitë e dëshirave të reja,
sëmundja e ngadaltë do të marrë hov të ri.
as shpirtrat nuk e ndërpresin përkundjen e verbër
nëpër stepat e popullit
të humbur.
Lëvizje e ethshme e burrit para moshimit.
Tanimë mardhëniet e shëndetshme me Fatin,
saqë nganjëherë është e pamundur të vazhdosh,
saqë akrepi i heshtur ndalon, saqë gëzimi nuk gjen
asnjë motiv për vetveten.
Përse gugitja e zogjve të Danubit të thotë aq shumë
nga trazimi yt i përhershëm,
do ta shohësh se pasi të habitesh edhe njëherë nga
engjëlli i shkretëtirës, dhe do ta kuptosh
Me të vërtetë nuk kishte arsye, me të vërtetë asnjë

arsye.
Messias
Ti fle në dashuritë e lodhura
*Poezi e nderuar me çmimin “Kultursalon Hörbiger Literary Award” në Austri.
Messias
Ti fle në dashuritë e lodhura
mbuluar me guximin e burrit,
njëmijë herë i mallkuar për të qenë femër,
i mbrojtur nga plagët e betejave të ashpra;
I çlirët, por gjithmonë vigjilent,
I çlirët, por gjithmonë vigjilent,
i futur në plagët e atij që kupton,
dalë nga ai që është i ditur.
Je më i fortë se të gjitha arsyet për t’u bërë i lirë,
i parë aq shpesh për të qenë seksual.
Tek gjurmët balta vazhdon të mbetet po ajo,
E pafajë dhe e paprekur,
ti thjesht duhet, ti nuk duhet të refuzosh.
ti vëzhgon nga pas të tjerët, je i fundit në kolonën që
harrohet në ëndërr,
të pyesin pse nuk ka fund kjo kolonë, të besojnë, kur ti
gënjen, se nuk ka gjëra, të cilave
mund t’u besohet, përveç njërit të vetëm.
ti mund të lindësh, të zhvarrosësh mitrën e nënës,
të krijosh nga hiçi dhe pastaj të shplodhesh,
ti je shpuar tejpërtej në plagët e të tjerëve;
ti e gjen dritën në cepin e kësaj dhome të mallkuar e
bosh,
të braktisur nga dikush që as nuk e dinte se për nga e mori udhën.