PËRPARËSIA
E KARAKTERIT NDAJ IDEVE. A ka, vallë, individë me një kulturë të epërme dhe me
një karakter të ulët? Pra, a është e mundur një pavarësi e pjesshme ndërmjet
kulturës dhe karakterit? Gjërat mund të jenë si më poshtë: Njohuritë që nuk
kanë pasur një ndikim të thellë shndërrues nuk quhen kulturë, por informacion.
Kurse informacioni është tjetër gjë në krahasim me kulturën. Ështe ana e saj
sasiore, është premisa e saj, është trampolina e saj, është varri i saj.
EKIZSTON
NJË ‚GJUHË E LASHTË DHE E MENÇUR’? Eminesku na zgjon edhe sot mendime me këtë
pyetje. Një kritik na përgjigjet me jo: nuk ekziston ‚një gjuhë e lashtë dhe e
mençur’, përveçse në paraqitjet utopike të poetëve’.
Kam pyetur
veten se si mund të ishte... Gjuhën e lashtë nuk e njohim, natyrisht,
veçse përmes shkrimit. Kurse shkrimi ishte ai vetë, - dhe duhet të jetë edhe
tani, - një bast me mençurinë.
Një tjetër
vëzhgim. Hasim sintagma latine, dy-tri fjalë; sot na duhet të përdorim fjali të
tëra dhe shtjellime ligjërimtare, që t’i përkthejmë. Latinishtja ishte më
sintetike. Vallë, ‚nyja’ e fjalëve të lashta vuan tani nga një shpërthim dhe
një zgjerim?!
Dendësia e
së folmes, tepria e realitetit që përkapet, arrihet përmes ripërqëndrimit
gjuhësor.
PLEQ NË NJË
KULTURË TË RE. Një kritik amerikan thoshte se një kulturë e plakur interesohet
në mënyrë obsesive për qëllimin dhe jo për hijeshinë e rrugës drejt mbërritjes.
Kur të preokupon rruga e përshkuar, domethënë se je ende i ri...
[Pjesë nga libri „Jetë dhe shenjë” (Viață și semn),
Sh. B.
Herald, Bukuresht, 2005]