Artisti,
sikurse vepra artistike, kanë në thelb një karakter protestues. Duke përhapur e
mbështetur të renë, përmes më së mirës, drejt më së mirës, vepra artistike
duhet të kundërshtojë vetë mjedisin që e ka lindur. Çdo vepër artistike bart në
thelb ligjin e vet jetik, - i ndryshëm nga një artist tek tjetri, - që përbën
një provokim kundër çdo interpretimesh të ngurta, duke dhënë vetëm kështu masën
e së vërtetës së vet. Preteksti, pikënisja kanë më pak rëndësi. Këto edhe mund
të mohohen krejtësisht. Me rëndësi është nëse vepra mund të zgjojë një lloj
fiksioni, shprehës për botëkuptimin e artistit, në marrëdhënie me temperamentin
e tij.
Të vërtetën
time psikologjike nuk e njoh. E kërkoj. Po kështu kërkoj një rrugë çlirimi nga
disa mbistruktura edukative, ose matrica intelektuale të trashëguara. Një
artist është njeriu që synon pandalshëm drejt pikës së mbrame, të rritet, por
nuk duhet t’ia dalë mbanë asnjëherë.
Rezervoj të
drejtën ta kundërshtoj veten. Nuk dua ta humb të drejtën për të thënë marrëzira
dhe kërkoj përunjësisht të më lejojnë të gënjehem herë pas here.
[Nga libri
„Takime joshës” (Întâlniri seducătoare),
Adina Darian, Sh. B. Silex, Bukuresht,
1998]