Filmi është
vetjak. Teatri është objektiv.
Per mua
kinematografia është në radhë të parë dhe veçanërisht afrim ndaj fytyrave.
Fytyrave njerëzore. Kam vënë re se kjo më magjeps gjithnjë e më shumë – dhe ajo
që përjetoj është pafundësisht tërheqëse. Jo çdo fytyrë, por fytyrat e
aktorëve. Kur humb shqisën e lojës, duhet të heqësh dorë. Nëse harron se është
një lojë dhe si kineast imiton realitetin, atëhere ke marrë udhën drejt një
mashtrimi të tmerrshëm të vetvetes.
Kur filmi
nuk është një dokument, është një ëndërr.
I vetmi
instrument në profesionin tim është intuita. E kam provuar këtë kur punoja në
teatër, ose në studio, me aktorët e mi; unë thjesht ndjej, nuk di si ta kem
ndryshe situatën nën kontroll dhe si të bashkëpunoj me aktorët.
Në njëfarë
mënyre, unë nuk di asgjë për mesazhet, apo simbolet, apo gjëra të tilla. Mbetem
gjithmonë i befasuar pasi njerëzit më pyesin për mesazhet, sepse, kur bëj një
film, unë dua vetëm të krijoj një lidhje me qëniet e tjera njerëzore, të rrëfej
një ngjarje, ose vetëm të jem bashkë me to dhe t’i lëviz, që të ndjejnë diçka
të caktuar. Nganjëherë, kur kam mesazhe, gjithçka shkon sëprapthi…
Gjëja më e
rëndësishme është dëgjimi, - dëgjimi i regjisorit dhe dëgjimi i aktorit;
dëgjimi ndaj njëri-tjetrit.
Nëse
intuita është instrumenti ynë mendor, kamera është instrumenti ynë fizik.
[Ingmar
Bergman Interviews, edited by Raphael Shargel,
University
Press of Mississippi / Jackson, 2007]