Një sërë kërkimesh janë orientuar në studimet cilësore mbështetur nga mjete sasiore dhe kanë arritur në rrjedhime (konkluzione) mbi formulimin e kërkimeve «intelligjente» mbi një kampion të të dhënave të ligjërimit si në fushën semantike, ashtu dhe në fushën gramatikore. Analiza e ligjërimit zë një vend të privilegjuar në objektin e kërkimeve të ndryshme e për të realizuar atë duhet të pajisesh me mjete që edhe pse janë klasike kanë dhënë rezultate të vlefshme në fushën e shkencave humane dhe sociale. Analiza e të dhënave të një ligjërimi, tashmë, përfshin një shumëllojshmëri metodash, mbështetur në burime të shumta, të cilat kanë për qëllim të zbulojnë informacione "thelbësore" në një ligjërim të dhënë, në ndihmë të mësimit të gjuhëve të huaja. Për të arrritur në konkluzione, analizën e fillojmë me pyetjet përkatëse që mbulojnë fushën e analizës leksikore, gjuhësore, atë të njohjes e informacionit dhe, së fundmi, atë të tematikës. Duke u mbështetur në keto burime, në studim do të analizohen probleme metodologjike dhe teorike: ligjërimi dhe përfaqësimi, gjuha dhe parashtrimi i saj, strukturimi dhe komunikimi, interpretimi dhe abstraksioni.
A number of researches
have focused on quality studies supported by quantitative tools and have come
to conclusions on the formulation of "intelligent" research on a
sample of discourse data both in the semantic field and the grammatical field.The discourse analysis occupies a privileged
place in the object of various research and to realize it must be equipped with
tools that, although classical, have yielded valuable results in the field of
human and social sciences. Analysis of a discourse data already includes a
variety of methods, based on multiple sources, which are intended to reveal
"core" information in a certain discourse given to help foreign
language learning. To reach conclusions, we begin with the relevant questions
that cover the field of lexical, linguistic, information recognition and,
ultimately, topic themes. Based on these sources, the study will analyze
methodological and theoretical problems: discourse and representation, language
and its presentation, structuring and communication, interpretation and abstraction.
Fjalë kyçe: Komunikim, metodologji, koherence, skamatizim,
argumentim.
Keywords: Communication,
methodology, coherence, mapping, argumentation.
Studime të ndryshme mbi funksionin gjuhësor të argumentimit
janë kryer në vazhdimësi prej vitesh, për të analizuar përfshirjen e teorinë së
përgjithshme të tij në teorinë e përgjithshme të ligjërimit
dhe komunikimit. Argumentimi gjate ligjërimit çon në përfundime, por është
e pamundur të arrihet një kuptim i thelluar dhe i përshtatshëm i këtij koncepti pa një
përfshirje të logjikës natyrore. Identifikimi i elementëve të tij tregojnë se në thelb,
ideja e argumentimit dhe skematizimit rrjedh
nga bashkësia e koncepteve të logjikës natyrale në ligjërimin e gjuhës.
Analiza e të dhënave
të një ligjërimi përfshin shumë metoda, mbështetur në mjete të shumëllojshme,
të cilat kanë për qëllim të zbulojnë informacione "thelbësore" në një
ligjërim të dhënë. Analiza e të dhënave të një ligjërimi tashmë përfshin shume
metoda mbështetur në mjete të shumëllojshme, të cilat kanë për qëllim të zbulojnë
informacione "thelbësore" në një ligjërim të dhënë. Arritja e
konkluzioneve të qarta kërkon që analizën ta fillojmë me pyetjet përkatëse që
mbulojnë fushën e analizës leksikore, gjuhësore, atë të
njohjes, të informacionit e së fundmi të tematikës. Për çfarë jemi duke folur? (analiza leksikore). Si mund
të flasim? (analiza gjuhësore). Si të strukturojmë një mendim? (analiza komunikuese
njohëse). Si të interpretojmë një përmbajtje? (analiza tematike). Duke u mbështetur
në këto mjete janë analizuar probleme metodologjike dhe teorike: gjuha dhe
parashtrimi i saj, ligjërimi dhe përfaqësimi, strukturimi dhe komunikimi,
interpretimi dhe abstraksioni. Kanë kaluar më shumë se dy shekuj kur Antoine de
Rivarol, në esenë e tij të famshme mbi
Universalitetin e gjuhës frënge, argumentoi se gjuha frënge është një gjuhë me
logjikë: "gjuha frënge në ligjërim vendos kryefjalën në fillim, më pas
foljen që është veprimi dhe në fund objektin e këtij veprimi: kjo është logjika
e natyrshme për të gjithë njerëzit."[1].
Nga përfundimet e dala nga krahasimet e studimeve të shumta që janë bërë së
fundmi, analizat tradicionale të përmbajtjes konsiderohen shumë subjektive, ndërkohë
që analizat mbi fjalët kyçe konsiderohen jo të thelluara. Një sërë kërkimesh janë orientuar
në studimet cilësore mbështetur nga mjete
sasiore dhe kanë arritur në konkludime mbi formulimin e kërkimeve
«inteligjente», bazuar në një kampion të të dhënave të ligjërimit, si në fushën
semantike, ashtu edhe në atë gramatikore. Analiza e ligjërimit zë një vend të
privilegjuar në objektin e kërkimeve të ndryshme dhe për të realizuar atë duhet të pajisesh me
mjete që, edhe pse janë klasike, kanë dhënë rezultate të vlefshme në fushën e shkencave humane dhe sociale. Për një kërkim mbi një strategji të
përcaktuar mirë
zgjedhja e një mjeti për të bërë analizën e
ligjërimit varet nga tre faktorë:
- zgjedhja metodologjike,
- përbërja e kampionit,
- momenti i analizës,
Zgjedhjet
metodologjike janë të gjitha të pranueshme,
mjafton të jenë
të justifikuara dhe të argumentuara, ndërkohë duhet theksuar që në zgjedhjen e një tipi
analize, në funksion të kampionit mbi bazën e një tematike ndihmëse, bëhet
gjithnjë e më shumë problematik homogjeniteti i kampionit që është zgjedhur për
t’u analizuar, ku dilema mes analizës së ligjërimit të një personi apo të
personave të ndryshëm meriton vëmendje dhe kujdes të veçantë.
Në ndërtimin progresiv të një kampioni të ligjërimeve, metoda tradicionale e "zgjedhjeve të
arsyeshme", siguron edhe ngjashmërinë dhe shumëllojshmërinë, në një përfaqësim të
mjaftueshëm të statusit, roleve, interesave,
burimeve formale dhe joformale, marrëdhënieve të shumëllojshme, dakortësive dhe
kundërshtive. Zgjidhja e drejtë e këtyre elementëve duhet të orientojë zgjedhjen e drejtë të llojit të analizës, ndërkohë që shohim se mjetet e
propozuara meritojnë një diskutim të gjerë si teorik, ashtu edhe metodologjik.
Mund të zgjedhim një analizë leksikore, pra një inventar leksikor të një kampioni,
duke trajtuar shpeshtësinë e përdorimit të fjalëve të caktuara dhe zhvillimin e një
rrjeti grafik të nocioneve e të klasifikimeve të ndryshme, duke e konsideruar
të gjithën si një mbështetje për një interpretim të caktuar. Ndërkohë mund të vendosim analizën edhe në një plan gjuhësor/gramatikor; për
shëmbull, në studimin e lidhëzave, progresionit tematik, analizës së cilësuesve të formës
në ligjërim (forma pohore, pyetëse, urdhërore etj.). Në këto dy përqasje, leksikore dhe gjuhësore/gramatikore, çështja
e kuptimit të ligjërimit del në fund të analizës.
Gjuha ka logjikën dhe rregullat e veta që duket e pamundur për t’i formalizuar. Kjo logjikë
e gjuhës, e quajtur logjikë natyrore, është e pareduktueshme në logjikë
matematikore, por, në të njëjtën kohë, është në përputhje me të. Eshtë interesante të vëmë në dukje dallimin e termit “logjikë e gjuhës
natyrore” dhe “gjuhë logjike”.
Gramatika e një gjuhë logjike, si përbërëse e
rëndësishme e gjuhës, është e vetme, e mirëpërcaktuar, e saktë dhe e plotë,
ku kufiri mes frazave gramatikisht korrekte dhe jokorrekte është i qartë. Gjuhët natyrore nuk kanë gramatike të njëjtë, pasi gramatikat e tyre në
përgjithësi
të paplota, janë teori a posterori që synojnë të
përshkruajnë, pak a shumë, me besnikëri
strukturën e gjuhës.
Gjuhët logjike janë kryesisht
gjuhë të shkruara. Thëniet gojore të rastësishme kanë
për referencë shprehjet e shkruara ose që presupozohen të mundshme për t’u
shkruar. “Një gjuhë logjike nuk ka të
ngjarë të jetë një gjuhë amtare apo një gjuhë natyrore, ajo është si
Esperanto […], e cila është, gjithashtu, një gjuhë logjike."[2]
Kjo nuk do të thotë se gjuhët logjike i caktojnë kufijtë a priori në pushtetin e
saj të shprehjes e komunikimit. Ajo ripërdor fjalë të gjuhës së përditëshme pa
iu ridhënë atyre një kuptim që i përshtatet
kontekstit të ri të përdorimit, duke thyer kështu
kushtin themelor të një ligjërimi me kuptim në një drejtim të caktuar. Në këtë
pikë gjuhët logjike përqasen me
filozofinë që bie në grackën e fjalorit të zakonshëm dhe nuk merr parasysh strukturën reale të mendimit, e cila duke u lidhur me
gramatikën natyrore nuk bazohet në gramatikën logjike të fjalëve, duke i përzierë
e ngatërruar shenja dhe simbole dhe duke përfunduar në absurditete. Për
shembull, Wittgenstein, në veprën e tij
“Tractatus logico-philosophicus”, vendos një paralele midis gjuhësisë dhe
objekteve. Në këtë
këndvështrim ai mbështet idenë që “objekti
është domethënia e fjalës, emërtimit, ajo që emri shpreh dhe roli i objektit
është esencial për përcaktimin e kuptimit”[3]. Është interesante të shikosh ndryshimin progresiv të
mendimit të Wittgenstein në lidhje me kuptimin e shenjave në varësi të
përdorimit të tyre në një ligjërim të caktuar. Nëse një shenjë «nuk ka përdorim, nuk ka kuptim», do të nënvizonte ai në vazhdimësinë
e veprës
së tij “Tractatus logico-philosophicus”, ku shtron katër teza për logjikën
e gjuhës:
- atomizmi logjik (fjalitë e thjeshta janë të pavarura njëra nga tjetra),
- vazhdimësia (nënrenditja), (vlera e të vërtetës të një fjalie varet nga
vlera e pjesëve përbërëse të saj),
- gjuha ka për rol të paraqesë botën,
- llogjika është e vetmja gjuhë perfekte,
Sipas tij, në
filozofi kuptimi i emërtimit (fjalës) nuk është objekti. Kuptimi mbështetet në
përdorimin semantik, ku duket theksi që i vihet logjikës dhe largimi ose
distancimi nga një metodë analize të saktë, e trashëguar nga atomizmi logjik. Nocioni
i përdorimit sintaksor shihet si një orientim semantik.
Është e
rëndësishme të vëmë në dukje edhe një dallim themelor të gramatikës tradicionale,
si atë ndërmjet bashkërenditjes dhe nënrenditjes, që përfshin një investim
argumentues dhe ligjërimor. «Bashkërenditja
duhet të jetë e lidhur me kërkesat përshkruese të folësit, ndërsa nënrenditja
është e lidhur me kërkesat polemike të bashkëbiseduesit, qoftë ky real apo
virtual»[4].
Në fakt, të gjitha mendimet tona janë të shprehura në një
gjuhë natyrale dhe, në të njejtën kohë, bashkësia e
përdorimeve të gjuhës natyrale realizon njëfarë logjike. Argumentimi është i
analizueshëm si pjesë e logjikës gjatë ligjërimit, me fjalë të tjera, është e
lidhur me logjikën e veprimit, e cila është specifike për strukturat e
ligjërimit në komunikim. Ajo është quajtur, në një mënyrë të dukshme,
logjikë-proces, për të dalluar atë nga logjika-sistem. Nëse logjika-proces
nënkupton vlerësimin e një të vërtete ndaj një tjetre, logjika natyrore
nënkupton prodhimin e skematizimeve të vlefshme nëpërmjet ligjërimit.
I përfshirë në të gjithë infrastrukturën si një realitet
themelor i gjuhës, argumentimi i propozuar nga folësi për bashkëbiseduesin e
tij (real apo virtual), nënkupton një skematizim, një mikro univers, autonomia
relative e të cilit është e lidhur me idenë se përmbajtja është e pandashme nga
forma e saj. Si rrjedhim, kjo varet në modelin mendor të bashkëbiseduesit e nga
koordinatat e kontekstit. Argumentimi si një
përpunim ligjërimor që përmban/mishëron vetitë e koherencës dhe përditëson
proceset konkluduese të justifikimit dhe të shpjegimit, supozon një komponent
social (i/ të pandashëm nga situata e komunikimit dhe statusi social i
pjesëmarrësve) dhe një komponent të procesit njohës (induksion, rrjedhim
logjik, analogji, metaforë). “Në këtë kontekst, të
argumentosh nënkupton të kërkosh të bindësh audiencën për të bërë disa veprime
(të veprojë në një mënyrë të caktuar apo të bllokojë një sjellje të caktuar),
të kesh ose të ndryshosh një mendim. Kjo do të thotë se argumentimi është një
proces virtual bashkëbisedues, i ndërtuar gjithmonë për dikë, në krahasim me
demonstrimin, i cili është i vlefshëm për të gjithë.”.[5]
Si rrjedhim, “ligjërimi i përditshëm, i cili është një
materializim emblematik i logjikës natyrore”[6] është
karakterizuar nga tiparet e mëposhtme:
- ligjërimi i drejtohet një bashkëbiseduesi,
- lind, krijohet gjatë diskutimit,
- është një ligjërim i veprimit,
- synon vetëm vlefshmëri lokale.
Sipas përfaqësuesve të shkollës zvicerane Grize et Vignaux,
ligjërimi është i lidhur në mënyrë të pashmangshme me sistemin simbolik të
gjuhës natyrore dhe gjendjen e komunikimit. Po ku konsiston kjo logjikë
natyrore?. Grize
ka quajtur “logjikë natyrore studimin e operacioneve të mendimit që janë
në zbatim të një zhvillimi në një skematizim."[7]
[1] Rivarol A.,
L'universalité de la Langue Française, Editions de la République des Lettres,
Mars 2017, fq 27
[2] Rivarol A.,
L'universalité de la Langue Française, Éditions de la République des Lettres,
Mars 2017, fq.39
[3] Wittgenstein L., Tractatus Logico-Philosophicus, New York
Harcourt. Brace & Company INC 1921, fq.59
[4] Martin R., Pour une Logique du Sens, P.U.F., 1983, fq.143
[5] Grize
J.B., Sciences du comportement, Paris, Dunod, 1966, fq. 379
[6] Grize J.B., Tyteca to the natural logics, Paris 1982,
fq. 191
[7] Grize J.B., Tyteca to the natural logics, Paris 1982, fq. 191