Përmes
vdekjes, ajo që është universale në unin tonë i rikthehet, ose i shtohet
njësisë, ashtu siç bula e vesës kthehet në oqean...
Vetëm kush
di të vdesë meriton të jetojë!
Pushteti
është gjithmonë i djathtë. E majta mbetet e majtë vetëm për aq kohë sa
ëndërron, ose lufton për pushtet; me ta shtënë në dorë atë pushtet (dhe në
rastin e saj s’mund të jetë fjala veçse për pushtetin Total), dalngadalë, falë
qënies së gjërave (dhe të njerëzve), ajo kalon, qetë, por me siguri, drejt së
djathtës (nacionalizëm, shovinizëm, autoktonizëm, protokronizëm, ksenofobi).
Nga ky çast, tek e majta nuk mbeten veçse vejushat, jetimët, librarët
vetmitarë, disa ish-mësues, shumica e komunistëve naivë, tepër sentimentalë,
ose tepër të kulturuar.
Mbase
Historisë, konceptuar si një lumë i kujtesës kolektive, i shpëton, gjatë
çasteve të veta të mjegullta, nga një fletë në erë; dhe atëbotë, ajo fletë e
harruar, tashmë e jetuar, mund të na fanitet si ndonjë vegim, vizion, zgjidhje
përfundimtare... Për shembull, duket se tani po jetojmë duke rijetuar një
kapitull nga epoka fanariote.
[Nga interneti]